Murteza Xajë Nura | |
---|---|
![]() | |
Lindi | 27 Nëntor 1934 Peja |
Vdiq | 12 Korrik 2017 Gjakovë |
Kombësia | Kosovar |
Shtetësia | Kosovar |
Arsimi | Jurist |
Profesioni | Shkrimtar, Poet, Piktor |
Njohur për | Atdhetar |
Bashkëshorti/ja | Ganimete Nura Vula |
Fëmijë | Kastrioti, Iliriana, Dugagjini |
Prindër |
|
Faqja në rrjet | https://www.xaja.art |
Murteza Nura (i njohur si Xaja, Baca Xajë, Xajë Nura), lindur në Pejë, rritur në Pejë, ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Gjakovë. Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën u dënua me burg për dyzet e katër vite, por i mbajti vetëm dymbëdhjetë. Ai ishte piktor me disa ekspozita personale, poet e shkrimtar i shumë veprave.
Xaja i takon grupit të shkrimtarëve të lirë po që në kohen e "patlixhonave të kuq"[1] ishte i ndaluar dhe i burgosur. Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librash, por si pasojë e rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim.
Ndër tjera nga shënimet gazetareske lë të kuptohet se, Xaja, ka 15 vëllime poetike, 5 romane dhe disa piktura si pjesë e "pakërcimeve" letrare. Me këto piktura, Xaja, është paraqitur pas luftës së fundit, për dashamirëve të artit figurativ në gjashtë ekspozita.
Nga përcjellësit e veprimtarisë së tij ai paraqitet si një figurë e lindur rebele dhe oponente e krijimtarisë artistike.
Xaja ka botuar gjithësej 22 vepra, disa prej të cilave janë të listuara më poshtë. Xaja poashtu ka dhe mbi 30 vepra të pabotuara akoma, në formë dorëshkrimesh.
Xaja gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij është vlerësuar me shumë çmime e mirënjohje.
Xaja ishte pjesë e pesë ekspozitave personale dhe shumë tjera kolektive.