Klose është i njohur më mirë për performancat e tij mekombëtaren gjermane, ku është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 71 Gola. Ai ka bërë paraqitje të shkëlqyera edhe nëKupën e Botës, ku ai ështëgolashënuesi më i mirë në histori me 16 gola. Ai ishte pjesë e skuadrës fituese gjermane nëKupën e Botës 2014, duke qënë gjithashtu pjesë e skuadrave të shkuara që kanë përfunduar turnamentin respektivisht të dytët (2002) dhe të tretët (2006,2010). Klose shënoi pesë Gola në edicionin e tij debutues në vitin 2002 dhe fitoiKëpucën e Artë nëKupën e Botës 2006 që u zhvillua në Gjermani, ku edhe në atë rast Klose shënoi pesë Gola[2], Klose gjithashtu shënoi katër herë nëKupën e Botës 2010 dhe shënoi dy herë edhe nëKupën e Botës 2014, duke përshirë një gol në fitoren7–1 në gjysmë–finale kundër Brazilit, gjë që e vendosi atë paraRonaldos me 16 Gola[3]. Duke shënuar në turnamentin e vitit 2014, Klose barazoi arritjen e patriotit të tijUwe Seeler dhe brazilianitPelé, duke u bërë lojtarët e vetëm që kanë shënuar në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës[4], si dhe lojtari i vetëm që ka shënuar të paktën katër Gola në tre edicione të ndryshme të Kupës së Botës[5]. Kombëtarja gjermane nuk ka humbur asnjë ndeshje ku Klose ka shënuar[6]. Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtarë më 11 gusht 2014.
Në nivel klubesh, Klose nuk ka qënë një golashënues i dalluar por ka qënë një golashënues i rregullt dhe i besueshëm. Pasi filloi karrierën e tij teFC 08 Homburg, ai ka luajtur nëBundesligë meKaiserslautern,Werder Bremen dheBayern Munich, si edhe nëSerie A me klubin kryeqytetasLazio. Ai ka fituar dy tituj të ligës me Bayernin, dhe gjithashtu ka fituar kompedicionet e kupave me Bayernin, Werder Bremen dhe Lazion.
Klose ka lindur në qytetin silesian tëOpoles,Poloni. Të dy prindërit e tij kanë qënë atletë profesionist.[7] Babai i tij,Josef Klose, ishte një ish futbollist profesionist i cili ka luajtur meOdra Opole, përpara se të largohej në vitin 1978 nga Polonia komuniste për të luajtur me klubin francezAJ Auxerre.[8] Mamaja e tij, Barbara Jeż, ishte një pjestare eKombëtares polake të hendbollit për femra. Si një gjerman etnik dhe gjerman, Josef Klose ishte njëAussiedler familja e të cilit kishte mbetur prapa, kur Silesia u dha në Poloni, pasLuftës së Dytë Botërore dhe vendosi për të sjellë familjen e tij në Gjermani.[1] Në vitin 1986, në atë kohë tetë vjeçari Klose u bashkua me babain e tij nëKusel Rhineland-Palatinate dhe ai dinte vetëm dy fjalëgjermanisht.[9] Klose përmirësoi aftësitë dhe pasionin e tij në futboll në klubin e fshatit, SG Blaubach-Diedelkopf, që në atë kohë ishte në divizionin e shtatë të futbollit gjerman. Ai gjithashtu u stërvit si nxënës për t'u bërë një marangoz.[10][11]
Klose dhe gruaja e tij Sylwia kanë dy djem, Luani dhe Noah.[12][13] Në vitin 2007 në një intervistë meDer Spiegel, ai tha se gruaja e tij dhe ai i flasin fëmijëve polonisht në shtëpi, kurse fëmijët e mësojnë gjermanishten në shkollë.[14]
Në vitin 1998, karriera e tij profesionsite filloi kur ai ishte 20 vjeç ku filloi të luante me rezervat eFC Homburg. Dymbëdhjetë muaj më vonë, ai kaloi teFC Kaiserslautern[17]. Ai luajti me skuadrën e parë, dhe bëri paraqitjen e parë në Bundesligë në prill 2000. Ai shënoi 16 Gola në sezonin 2001–02 dhe ishte vetëm dy Gola larg për t'u bërë golashënuesit më i mirë[18].
Në mars 2004, Klose firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin gjerman tëBundesligësWerder Bremen për 5 milion€ (6.2 milion $).[19][20] Ai bëri debutimin e tij në ligë me klubin më 6 gusht 2004, duke hyrë si zëvëndësues për sulmuesinparaguajianNelson Valdez në fitoren 1–0 në shtëpi kundërSchalke 04.[21][22] Klose shënoi Golin e parë me klubin më 29 gusht 2004, një Gol barazimi të përkohshëm në humbjen 2–1 në shtëpi kundërWolfsburg.[23][24]
Më 7 qershor 2007, Klose konfirmoi se ai do të largohet nga Werder Bremen për të kaluar te Bayern Munich përpara fillimit të sezonit 2007–08, pavarësisht se kontrata e tij me skadonte në fund të sezonit 2007–08.[25]
Më 26 qershor 2007, presidenti i FC Bayern MunichKarl-Heinz Rummenigge konfirmoi se klubi kishte arritur një marrëveshje meWerder Bremen për trasnferimin e Kloses te skuadra e Munich. Klose bëri testet mjeksore me klubin më 28 qershor 2007 përpara se të firmoste kontratën katër vjeçare[18][26].
On 7 qershor 2011, me kontratën e tij e cila ishte gati për të skaduar, Klose nuk arriti dot një argument të ri me Bayern Munich, duke lënë klubin në fund të sezonit 2010–11[28] Ai kishte shënuar vetëm një Gol nëBundesligë gjatë 20 ndeshjeve në sezonin e tij të fundit[29].
Përgjatë karrierës së tij, Klose është dalluar për lojën e tij të drejtë dhe ndershmërinë sëbashku me aftësinë e tij të shënimit të golave si futbollist.[30] Më 30 prill 2005, duke luajtur me Werder Bremen, Klose refuzoi të pranojë një penallti të fituar ndajArminia Bielefeld pasi ai e ndjeu se vendimi nuk ishte i saktë. Ai më pas u nderua me një çmim fair play për këtë veprim,[31] edhe pse ai kishte emocione të përziera për këtë çmim, duke deklaruar: "Është një nder i madh për mua të marrë këtë çmim, por jam gjithashtu edhe pak i acaruar. Për mua, është një gjë që duhet ta bësh përherë. Unë do ta bëja sërisht – gjithnjë."[32]
Në fund të shtatorit 2012, Klose shënoi një gol duke përdorur krahun në një ndeshje të Lazios kundër Napolit. Ai e pranoi këtë gjë te gjyqtari, i cili e ktheu golin, i zgjati dorën dhe i kurseu një karton të verdhë.[31][32] Më vonë në atë vit, ai u nderua me një tjetër çmim fair play për veprimin e tij ngaFederata Gjermane e Futbollit; ai e komentoi këtë çmim duke thënë: "Gjyqtari më pyeti nëse e kisha prekur me dorë dhe nuk ishte problem që t'i thoja "po". Janë shumë të rinjë që shohin futboll dhe neve jemi shëmbuj për ta.[33] Në vitin 2016, atij j'u dha çmimi i etikës sportive për ndershmërinë e tij nëUniversitetin e Romës Tor Vergata, dhe më pas u shtoi në lidhje me episodin, "Napoli? Për mua ishte e lehtë, është në karakterin tim. Neve duhet të vendosim një shëmbull, ... Nëse unë mundem t'i ndihmojë gjyqtarët, do ta bëja vullnetarisht."[34]
^Pereira, Lester (11 maj 2011)."Miroslav Klose - German Legend".sportskeeda. Absolute Sports Private Limited. Marrë më14 korrik 2014.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
^"Miroslav Klose". tribalfootball.com Pty Ltd. Arkivuar ngaorigjinali më 14 korrik 2014. Marrë më13 korrik 2014.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
^abHenke, Sebastian."Miroslav Klose Biography".History-of-Soccer.org. Caleb-Pavao. Arkivuar ngaorigjinali më 14 korrik 2014. Marrë më13 korrik 2014.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)