Fillimisht u themelua për të zhvilluar dhe shiturBASICinterpretues përAltair 8800, Microsoft tashmë dominon tregun e sistemeve operative tëkompjuterëve personalë meMS-DOS në vitet 80', ndjekur nga linjaWindows e sistemeve operative. Produktet e tij mund të gjinden pothuajse kudo në tregun ekompjuterëve desktop. Një komentator shënon se misioni origjinal i Microsoftit ishte "një kompjuter në çdo tavolinë dhe çdo shtëpi, duke operuar me softuerë të Microsoft."[9] Microsofti posedon footholds në tregje të tjera, me asete si rrjetikabllor televizivMSNBC,web-portalinMSN, dhe enciklopedinë multimedialeMicrosoft Encarta. Kompania shet si harduerë kompjuterikë, siç ështëIntelliPoint (Microsoft mouse), ashtu edhe produktehome entertainment (argëtim shtëpiak) siXbox,Xbox 360,Zune dheMSN TV.IPO-ja e kompanisë ishte më 1986; rritja pasuese e stoqeve kompanisë ka bërë katër miliarderë dhe përafërsisht 12,000 milionerë nga të punësuarit e Microsoftit.[10][11][12]
E nohur për atë që njihet si kulturë biznesi zhvillues-centrike (developer-centric), Microsofti historikisht ka dhënë përkrahje konsumatorëve përmes newsgrupeve tëUsenetit dheWorld Wide Web, dhe u dhuron statusinMicrosoft MVP vullnetarëve që konsiderohen të dobishëm në përkrahjen e konsumatorëve.[15][12]
Mes produkteve para-IBM-PC ishin paketa softuerike TASC (PërpiluesiAppleSoft), e cila përpilonte një program BASIC në gjuhën e makinave Apple, dhe harduerinMicrosoft Softcard, një add-onZ80 kartë procesorike për Apple dhe kompjuterë kompatibilë që lejonin përdorimin e sistemit operativCP/M në vend tëApplesoft dheApple DOS.
DOS (Disk Operating System) ishtesistemi operativ që i solli kompanisë suksesin e parë të vërtetë. Më 12 gusht, 1981, pasi negociatat meDigital Research kishin dështuar,IBM i dhuroi një kontratë Microsoftit për të ofruar një version të sistemeve operativeCP/M, që do të përdorej nëIBM Personal Computer (PC). Për këtë marrëveshje, Microsofti bleu një klon tëCP/M të quajtur86-DOS ngaSeattle Computer Products, të cilënIBM e riemëroiPC-DOS. Më vonë, tregu pati një vërshim të kloneve të IBM PC pasiColumbia Data Products klonoi me sukses "IBMBIOS", dhe duke e tregtuar agresivishtMS-DOSin tek prodhuesit e kloneve të IBM-PC, Microsofti u shndërrua nga një lojtar i vogël në një nga shitësit kryesorë të softuerëve në industrinë e kompjuterëve shtëpiakë.[17][18][19][20][21][22][23] kompania u zgjerua në tregje të reja me prezantimin eMicrosoft Mouse më 1983, si dhe një divizioni publikues të quajturMicrosoft Press.[16]
Në gusht 1985, Microsoft dheIBM u bashkuan në zhvillimin e njësistemi operativ tjetër të quajturOS/2.[24] Më 20 nëntor, 1985, Microsoft prezantoi versionin e parë tëMicrosoft Windows, orgjinalisht një shtesë grafike e sistemit MS-DOS.[16] Më 13 Mars, 1986, Microsofti u bë kompani publike me një"initial public offering" (IPO), me një ofertë fillestare prej $21.00 dhe duke përfunduar ditën e parë të tregtimit me US $28.00. Ngritja pasuese e çmimit të stoqeve ka bërë katërmiliarderë dhe përafërsisht 12,000milionerë nga të punësuarit e Microsoftit.[11][25][26] Më 1987, Microsofti eventualisht prezantoi versionin e parë të OS/2 tekOEM-ët.[27]
Initial Public Offering (oferimi i aksioneve për publikun) ndoshi më 14 Mars, 1986. Aksioni u mbyll me $27.75 për aksion pasi kishte arritur në $29.25 pak pas hapjes. Dy themeluesit e microsoftit,Gates dheAllen, u bënë milionerë të menjëhershëm. Gates zotëronte 45% nga 24.7 milion aksionet e kompanisë ndërsa Allen thuajse 25%.[28] Gates tani kishte $234 milion dhe vlera totale i Microsoftit ishte $520milion, në atë kohë.[29]
Shenja në një hyrje kryesore në kampusin e Korporatës. Kampusi Redmond Microsoft sot ka rreth 750,000m² dhe mbi 30,000 të punësuar.[30]
Më 1989, Microsofti prezantoi suitënMicrosoft Office. Ky softuer mblodhi aplikacione produktive për zyra, siMicrosoft Word dheMicrosoft Excel.[16] Më 22 maj, 1990 Microsofti lëshoiWindows 3.0.[31] Versioni i ri i sistemit operativ të Microsoftit solli shumë karakteristika të reja si grafika të thjeshtësuara të ndërfaqes së përdoruesit dhe përmirësim e "mënyrës së mbrojtur" për procesorinIntel 386; u shitën mbi 100,000 kopje brenda dy javësh.[32] Në atë kohë Windows sillte më shumët të ardhura për Microsoftin se OS/2, kështu që kompania vendosi të lëvizte më shumë resurse nga OS/2 tek Windows.[33] Në vitet pasuese, popullariteti i OS/2 zbriti, dhe Windows shpejt u bë platforma e preferuar përPC.
Gjatë tranzicionit nga MS-DOS në Windows, suksesi i produktitMicrosoft Office i mundësoi kompanisë të përballonte konkurrentën e prodhuesve të softuerëve aplikativ, siWordPerfect dheLotus 1-2-3.[34][35] SipasThe Register, Novell, një pronar i WordPerfect për një kohë, thoshte se Microsofti përdori njohuritë për brendësinë e DOS dhe Windows dhe për karakteristikat e padokumentuara tëApplication Programming Interface për ta bërë Office më të mirë se konkurrenca e tij.[36] Eventualisht, Microsoft Office u bë suita dominuese për biznes, zotëronte pjesën më të madhe të tregut, e tejkalonte konkurrencën.[37]
Më 1993, Microsoft lëshoiWindows NT 3.1, një sistem operativ për biznes me ndërfaqen e Windows 3.1 por një kernel krejtësiht tjetër.[34] Më 1995, Microsofti lëshoiWindows 95, një version i ri i sistemit operativ kryesor të kompanisë që ofronte një ndërfaqe krejt të re, përfshirë një novelstart buton; mbi 1 milion kopje u shitën brenda katër ditëve të para.[34] Kompania gjithashtu lëshoishfletuesin e rrjetit (web browser),Internet Explorer, me Windows 95 Plus! Pack në gusht të vitit 1995 dhe versione të ardhshme të Windows.[38]
Më 26 maj 1995, pas një memorandumi nga të brendshëm të Bill Gates, "Internet Tidal Wave memo"[39], Microsofti filloi të zgjeronte linjën e produkteve nërrjete kompjuterike dheWorld Wide Web. Më 24 gusht, 1995, ajo lëshoi një shërbim online kryesor,MSN (Microsoft Network), si konkurrencë direkte meAOL. MSN u bë një shërbim ombrrellë për shërbimet online të Microsoftit.[16][34][40] Kompania vazhdoi të degëzonte në tregje të reja më 1996, duke filluar me një ndërrmarje të përbashkët meNBC për të krijuar një stacion kabllor të lajmeve 24/7,MSNBC.[34][41] Microsofti hyri në tregun e PDA-ve (personal digital assistant, asistend personal digjital) në nëntor meWindows CE 1.0, një version i krijuar nga fillimi i sistemit kryesor operativ, specifikisht të dizajnuar të operon në teorie të ulët, makina me performancë të ulët, si kompjuterë dore dhe kompjuterë të vegjël.[42] Më vonë më 1997,Internet Explorer 4.0 u lëshua përMac OS dhe Windows, duke shënuar fillimin e marrjes së tregut të shfletuesve (browsers) nga rivaliNetscape. Në tetor, Departamenti i Drejtësisë paraqiti Microsoftin paragjykatës federale të qarkut ku thoshte se Microsofti kishte shkelur një marrëveshje të nënshkruar më 1994, dhe i kërkoi gjykatës të ndalonte përfshirjen Internet Explorer në Windows.[16]
Viti 1998 ishte shumë i rëndësishëm në historinë e Microsoftit, ndërsa Bill Gates emëroiSteve Ballmerin si president të Microsoftit por qëndroi si kryetar dhe drejtor ekzekutiv vetë.[16] Kompania lëshoiWindows 98, një freskim të Windows 95 që solli disa karakteristika të fokusuara në Internet dhe përkrahje për vegla të reja.[16] Më 3 prill, 2000, një vendim gjyqësor u morr në çështjenShtetet e Bashkuara kundër Microsoft,[13] duke e quajtur kompaninë një "monopol abuzues"[43] dhe duke e detyruar atë të ndahej në dy njësi të pavarura. Një pjesë e këtij vendimi u rrëzua më vonë nga një apel, dhe eventualisht u rregullua me Departamenti e Drejtësisë më 2001.
Më 2001, Microsofti prezantoiWindows XP, versionin e parë që përfshinte karakteristikat si të biznesit ashtu edhe të linjës së produkteve shtëpiake. Para se të lëshohej XP, Microsoft-it iu desh të mirëmbante kod-bazat eWindows NT dheWindows 9x. XP solli një ndërfaqe grafike të re, ndryshimi i parë i këtij lloji qysh nga Windows 95.[16][44] Më 2001, me lëshimin eXbox, Microsofti hyri në tregun multi-miliardësh të konzolave të video-lojërave, që dominohej ngaSony dheNintendo.[16] Microsofti përjetoi trazirë në Mars 2004 kur u ndërmorr aksion ligjor antitrust kundër tij ngaBashkimi Evropian për abuzimin e dominancës së tij me sistemin operativ Windows, eventualisht duke rezultuar me një vendim që të fillonte të prodhonte versione të reja të platformës Windows XP të quajtur "Windows XP Home Edition N" dhe "Windows XP Professional N"—e cila nuk përmbanteWindows Media Player, si dhe një dënim prej 497 milion€.[45][46]
↑John Charles - Indecent proposal? Doing Business With Microsoft * Jennifer Edstrom dhe Marlin Eller - Barbarians Led by Bill Gates: Microsoft from inside * Fred Moody - I Sing the Body Electronic: A Year With Microsoft on the Multimedia Frontier * Michael A. Cusumano dhe Richard W. Selby - Microsoft Secrets: How the World's Most Powerful Software Company Creates Technology, Shapes Markets and Manages People
↑Gates, Bill -The Internet Tidal Wave. Microsoft, May 26, 1995. Made publicly available at United States Department of Justice. United States v. Microsoft Trial Exhibits