Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Mesut Özil

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mesut Özil
Mesut Özil në aksion me Kombëtaren Gjermane në vitin 2018.
Informacioni personal
Emri i plotëMesut Özil
Data e lindjes15 tetor 1988 (37 vjeç)
Vendi i lindjesGelsenkirchen,Gjermania
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)[1][2]
Pozicioni(et)Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
İstanbul Başakşehir
Numri10
Karriera me të rinjtë
1995–1998Westfalia 04 Gelsenkirchen
1998–1999Teutonia Schalke-Nord
1999–2000Falke Gelsenkirchen
2000–2005Rot-Weiss Essen
2005–2007Schalke 04
Karriera si profesionist*
VitetEkipiNdsh(Gola)
2006–2008Schalke 0430(0)
2008–2010Werder Bremen71(13)
2010–2013Real Madrid102(19)
2013–2021Arsenal184(33)
2021–2022Fenerbahçe32(8)
2022–İstanbul Başakşehir0(0)
Karriera ndërkombëtare
2006-2007Gjermania U–1911(4)
2007-2009Gjermania U–2116(5)
2009-Gjermania46(14)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Mesut Özilturk.:Mesut özil) (15 tetor1988,Gelsenkirchen) është një futbollist profesionistGjerman me origjinë Turke i cili luan përArsenalin dheKombëtaren Gjermane të Futbollit.

Özil ka qënë pjesë e kombëtares Gjermane që tek skuadrat e të rinjëve. Ai ka qënë pjesë e Kombëtares U–19 gjatë viteve 2006 dhe 2007 ku në 11 ndeshje shënoi 4 Gola. Me kombëtaren U21, Özil ka qënë pjestar nga viti 2007 deri në vitin 2009, duke luajtur 16 ndeshje dhe duke shënuar 5 Gola. Me kombëtaren e parë, Mesut Özil debutoi më 11 shkurt 2009 kundërNorvegjisë kuGjermania humbi me rezultatin 1-0, Özil hyri si zëvëndësim në minutën e 78. Özil fitoi famë nëBotërorin 2010 ku bëri performanca fantastike dhe u nominua për "Golden Ball Award" për lojtarin më të mirë të turnamentit. Pas performancës së mirë në Botërorë, ai u transferua tekReal Madrid CF ngaWerder Bremen në gusht të vitit 2010.

Karriera me klube

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Gelsenkirchen dhe Rot-Weiss Essen

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Özil filloi karrierën e tij futbollistike duke luajtur me klubet e herëshme tëGelsenkirchen, ai luajti gjithashtu 5 vite meRot-Weiss Essen.

Në vitin 2005, Özil lëvizi në departamentin e tij rinjëve tëFC Schalke 04. Ai ishte një mesfushor dhe mori fanellën me numrin 17, pasi startoi dy ndeshje si playmarker dhe si mesfushor qëndror në vend të futbollistitLincoln që ishte i ndëshkuar, ai luajti në ndeshjet kundërBayer Leverkusen dheBayern Munich[3].

Özil u largua nga skuadra në janar të vitit 2008, ai u transferua tekWerder Bremen[4].

Më 31 janar 2008, Özil u transferua tekWerder Bremen për një shumë të raportuar prej 4.3 Milion €, ai firmosi një kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2011[5]. Pas përplasjeve me drejtuesit e klubit të Schalkes, ai u largua me këpucët e mesfushorit brazilianDiego, për të ndihmuar klubin verior gjerman (Werder Bremen) në fitimin eDFB–Pokal, Goli i tij në finale kundërBayer Leverkusen, i dhuroi trofeun skuadrës së tij[6]. Ai gjithashtu nëEuropë ishte lojtari që udhëhoqi Werderin të arrinte deri në finalen eKupës UEFA kundër ukrainasve tëShakhtar Donetsk, skuadra e tij humbi me rezultatin 2–1 pas kohës shtesë, Özil luajti në të gjithë ndeshjen[7]. Në sezonin e dytë me klubin, Werderi e përfundoi sezonin në vendin e tretë, Özil kontriboi me 9 Gola dhe 17 Assis në 31 ndeshje.

Performancat e mira të Mesut Özil nëBotërorin 2010, i siguruan atij një vend në talentët më të mirë në Europë. Özil kërkoheshe nga skuadra si:Barcelona,Arsenali dheManchester United, dhe medjat raportonin se Özil kishte arritur një marrëveshje meBarçën. Werder Bremen mohoi raportimin e mediave më 17 gusht 2010 dhe njoftoi se shoqëria kishte arritur një marrëveshje meReal Madridin[8]. Taksa e transferimit besohet të ketë qënë 15 Milion €[9][10].

Özil duke luajtur përReal Madrid në vitin 2010.

Mesut Özil bëri debutimin e tij më 22 gusht në një ndeshje miqësore kundër Hércules, kuReal Madrid fitoi me rezultatin 3-1[11].

Numri i Özil ndryshoi përpara fillimit të sezonit, sepse në fillim kur u transferua, Özilit ju dha fanella me numrin 26, kurse në debutim, mori fanellën me numrin 19. Pasi Rafael van der Vaart u transferua tekTottenham Hotspur, ai mori fanellën e tij me numër 23.

Mesut Özil u transferua tekReal Madrid për të qënë partneri iRicardo Kakás, por për shkak të operacionit të brazilianit, Ozil fitoi vendin e titullarit. Özil bëri debutimin e tij nëLa Liga kundër Mallorcas, ku hyri si zëvëndësim në minutën e 62 në vendin e Ángel di María, Reali barazoi me rezultatin 0-0[12].

Özil bëri debutimin e tij nëChampions League më 15 shtator 2010. Ai dhuroi Assistin e tij të parë meReal Madridin në minutën e 74, kundërAjaxit, ku Özil krosoi për Golin e Gonzalo Higuaín[13].

Goli i parë i Mesut Özil përReal Madridin erdhi nëLa Liga kundërDeportivo La Coruña më 3 tetor 2010, kuReal Madridi fitoi me rezultatin 6-1[14]. Goli i parë i Mesut Özil nëChampions League erdhi më 19 tetor 2010 kundërAC Milan, ku Özil shënoi në minutën e 14[15]. Më 22 dhjetor, Özil debutoi meRealinCopa del Rey, duke shënuar 1 Gol në fitoren 8-0 tëReal Madridit kundër UD Levantes[16].

Mesut Özil e përfundoi sezonin e tij të parë mëReal Madridin me 25 Assis, lojtari me më shumë Assis në të gjitha kompedicionet Europiane pë atë sezon. Performancat e Özil u vlersuan nga mediat, tifozët dhe lojtarët[17][18].

Mesut Özil e filloi sezonin 2011–12, duke marrë fanellën me numrin 10, dhe duke sinjalizuar edhe qëllimin e trajneritJosé Mourinho që kishte dëshirë ta përdorte lojtarin e Kombëtaren Gjermane si organizator në skuadër[19]. Më 14 gusht 2011, Mesut Özil shënoi Golin e tij të parë nëEl Clásico kundërBarcelonës në ndeshjen e parë të SuperKupës Spanjolle. Më 17 gusht 2011, Mesut Özil u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të ndeshjes, pas një grinde me sulmuesin spanjollDavid Villa[20]. Özil shprehu dëshirën për ta përfunduar karrierën në Madrid, në një intervistë për revistën gjermane "Kicker", ai tha: "Unë do të doja të përfundoja karrierën time tek Real Madrid. Unë e di që do të jetë e veshtirë sepse kam edhe shum vite në karrierën time, dhe në të ardhmen do të ketë shum lojtarë të rinj, por unë dua të jem pjesë e së ardhmes. Unë jam i bindur se jam i aftë për të qëndruar edhe për shum vite të tjera në Madrid."[21].

Özil ishte në listën e çmimitTopi i artë për sezonin 2011–12.

Ai e përfundoi sezonin eLa Ligas me 17 Assis[22]. Më 2 maj 2012, ai ndihmoi Real Madridin që të fitonte titullin e 32 në histori tëLa Ligas, në fitoren 3-0 kundërAthletic Bilbao, pasi Assistoi Golin e parë dhe shënoi Golin e dytë. Tetë ditë më vonë, Özil shënoi 2 Gola në ndeshjen e fundit të sezonit kundërRCD Mallorca duke bërë edhe një herë një paraqitje fantastike me klubin. Kjo fitore e bëri Realin klubin e parë në historinë eLa Ligas që fiton kampionatin me 100 pikë[23]. Forma e tij e mirë me Realin dheGjermaninë e bënë që të jetë i nominuar për çmimin "UEFA Lojtari më i mirë në Europë", ai u rendit i 10, dhe gjithashtu ishte lojtari më i ri në 10 të parët[24].

Me ardhjen eLuka Modrić para fillimit të sezonit, disa në media spekulluan duke thënë se Özil ishte e pakënaqur në Real Madrid, por më vonë ai refuzoi këto spekullime duke pretenduar se ai ishte i lumtur në klub dhe se ishte në kërkim përpara për të konkurruar për vendin e tij në formacionin e parë[25]. Pas fillimit të sezonit, Ozil dhe Real Madrid fituan trofeun e parë të sezonit, ata fituan Superkupën spanjolle duke mundur në dy ndeshjeBarcelonën. Në një ndeshje nëLa Ligas kundërBarcelonës, ai dhuroi një Assis shumë të rëndësishëm përCristiano Ronaldon, i cili i dha Realit barazimin me rezultatin 2–2 nëCamp Nou[26]. Më 6 nëntor 2012, Özil shënoi një Gol kritik në minutën e 89 me goditje dënimi në barazimin 2–2 kundërBorussia DortmundChampions League, për ti siguruar Realit 1 pikë[27]. Ai vazhdoi formën e mirë në kampionatë duke shënuar 2 Gola në fitoret e Realit me rezultatin 3–2 kundërReal Valladolid[28]. Ai e përfundoi sezonin me 29 Assis, me Realin që përveç superkupës nuk fitoi asnjë trofe tjetër, performancat e Özil gjatë sezonit u vlerësuan. Në fund të sezonit, me 26 Assis, Özil ishte assistuesi më i mirë në kampionat.

Özil duke ekzekutuar një goditje dënimi përArsenalin.

Më 2 shtator 2013, Özil pranoi të transferohej tekArsenali[29]. Ai firmosi një kontratë 5 vjeçare për shumën e 42.5 Milion £. Pas transferimit tekArsenali[30], Özil u bë lojtari gjerman me vlerën më të madhë në histori. Ozil zgjodhi fanellën me numrin 11.

Özil tha për transferimin e tij: "Në fundjavë unë isha i sigurtë për qëndrimin tim tekReali, por pastaj kuptova se trajneri dhe drejtuesit e kishin humbur besimin tek unë. Unë jam një lojtar i cili ka nevojë për besim, dhe këtë gjë e ndjeva tekArsenali, kjo është arsyeja që unë u bashkova me ta." Disa lojtar tëRealit ishin të pakënaqur që Özil la klubin, njëri nga ata ishteCristiano Ronaldo i cili tha: "Ai ishte një nga lojtarët që e kuptonte më mirë stilin e lojës...unë jam i zemëruar për largimin e tij."

İstanbul Başakşehir

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 korrik 2022, Özil firmosi një kontratë një-vjeçare me mundësi rinovimi edhe një vit tjetër meİstanbul Başakşehir.[31]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Në një intervistë me revistënFourFourTwo, Özil foli rreth zgjedhjes së tij për të luajtur meGjermaninë: "Unë jam gjenerata e tretë në Gjermani: babai im u rrit këtu. Turqia do të jetë gjithmon një shtet special për mua, por unë nuk dyshoj për vendimin tim për të luajtur me Gjermaninë – kurrë. Unë fillova të luaj me Gjermaninë në skuadrat e moshave."[32].

Në shtator të vitit 2006, Özil u thirr për të luajtur me kombëtaren gjermane U17. Özil ka qënë lojtar i kombëtares U21 që nga viti 2007. Më 29 qershor 2009, Özil u zgjodh lojtari i ndeshjesh në fitoren me rezultatin 4–0 kundër Anglisë në finalen eKampionatit Europian U21 në vitin 2009.

Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e parë më 11 shkurt 2009 gjatë një ndeshje miqësore kundërNorvegjisë. Ai shënoi Golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e tretë të tij, në një ndeshje tjetër miqësore kundërAfrikës së Jugut më 6 shtator 2010 nëLeverkusen në stadiuminBayArena.

Kupa e Botës 2010

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u përzgjodh në ekipin kombëtar Gjerman për Kupën e Botës të vitit 2010, duke filluar si titular në katër ndeshjet e para të skuadrës. Özil shënoi edhe një gol në ndeshjen e grupeve kundër Ganës në hyrje të zonës së penalltisë, duke i siguruar Gjermanisë kualifikimin si e para e grupit. Në27 qershor2010, ai luajti në ndeshjen kundër Anglisë ku Gjermania fitoi 4-1 dhe Özil dha pasën për golin e katërt.

Pensionimi dhe polemikat

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Në maj 2018, Özil, sëbashku me lojtarin tjetër të kombëtares gjermaneİlkay Gündoğan, të dy me origjinë turke, takuan dhe pozuan për fotografi me presidentin e TurqisëRecep Tayyip Erdoğan, në afrim të zgjedhjeve parlamentare turke. Këto foto u morën si mbështjete politike për Erdoğanin dhe politikat e tij, e cila shkaktoi tensione në Gjermani, si dhe i ngriti akuza lojtarëve për mungesë besnikërie ndaj kombëtares.[33][34][35]Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e distancoi veten nga kritikat publike,[36] duke bërë thirrje për mbyllje të debatit dhe përqëndrim për Kupën e Botës që do të niste pas më pak se një muaji, ku Özil dhe Gündoğan do të luanin.[37]

Pas fushatës së dështuar të Gjermanisë në Kupën e Botës, ku ata u eliminuan në fazën e grupeve, Özil publikoi disa mesazhe në rrjetet sociale më 22 korrik, me qëllim për të qartësuar fotografitë dhe t'i drejtoheshe kritikave që ai kishte marrë. Në një postim të gjatë, ai e përshkroi fotografinë thjesht si një "respekt ndaj zyrtarit më të lartë të shtetit të familjes së tij", duke shtuar se biseda e tij me Erdoğanin ishte vetëm në lidhje me futbollin, një interes që e kishin të përbashkët.[38] Ai gjithashtu foli rreth disa mediave për po e përdornin atë fotografi, duke pohuar se median e kanë kritikuar atë në mënyrë të përzgjedhur për origjinën e tij turke, ndërkohë që nuk pati asnjë reagim për takimin eLothar Matthäus me presidentin e RusisëVladimir Putin.[39] Por në të vërtetë, edhe Matthäus mori kritika për takimin e tij me Putin.[40][41]

Ai më pas e kaloi çështjen te problemet që ka pasur meReinhard Grindel, presidentin e federatës, të cilin e akuzoi për rracizëm dhe mungesë respekti në disa raste, duke shtuar se pa pasur incidente të ngjashme me njerëz të tjerë të profilit të lartë, si Bernd Holzhauer dhe Werner Steer.[42] Özil deklaroi tërheqjen nga kombëtarja si shenjë proteste ndaj disa antarëve të federatës, të cilët ai i quajti njerëz "me sfonde rracise diskriminuese".

Statistikat

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 26 maj 2013[43][44][45][46][47]

KlubiSezoniLigaKupaKupa e LigësEuropaTjetërTotal
DivizioniNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Schalke 042006–07Bundesliga190102010230
2007–08Bundesliga110110040160
Total300212050391
Werder Bremen2007–08Bundesliga121000020141
2008–09Bundesliga28352140475
2009–10Bundesliga31950804411
2010–11Bundesliga00100010
Total71131120024210617
Real Madrid2010–11La Liga366631115310
2011–12La Liga3545010221527
2012–13La Liga32980101205210
2013–14La Liga20000020
Total105191933144115927
Arsenal2013–14Premier League3000002151
Total3000002151
Karriera në total20732326206274130846

Golat me Kombëtaren

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
#DataVendiKundështariGoliRezultatiKompedicioni
15 shtator 2009BayArena,Leverkusen,GjermaniaAfrika JugoreAfrika e Jugut2–02–0Ndeshje Miqësore
223 qershor 2010Soccer City,Johannesburg,Afrika e JugutGanaGana0–10–12010 FIFA World Cup
38 tetor 2010Olympic Stadium,Berlin,GjermaniaTurqiaTurqia2–03–0UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
47 qershor 2011Tofiq Bahramov Stadium,Baku,AzerbajxhaniAzerbajxhaniAzerbajxhani0–11–3UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
52 shtator 2011Veltins-Arena, Gelsenkirchen,GjermaniaAustriaAustria2–06–2UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
62 shtator 2011Veltins-Arena, Gelsenkirchen,GjermaniaAustriaAustria4–16–2UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
711 tetor 2011Esprit Arena, Düsseldorf,GjermaniaBelgjikaBelgjika1–03–1UEFA Euro 2012 – Kualfikueset
815 nëntor 2011Volksparkstadion,Hamburg,GjermaniaHolandaHollanda3–03–0Ndeshje Miqësore
928 qershor 2012National Stadium, Warsaw,Warsaw,PoloniaItaliaItalia1–2 (pen.)1–2UEFA Euro 2012
10.7 shtator 2012AWD-Arena,Hanover,GjermaniaFlamuriIshujt Faroe2–03–0Botërori 2014 – Kualifikueset
11.7 shtator 2012AWD-Arena,Hanover,GjermaniaFlamuriIshujt Faroe3–03–0Botërori 2014 – Kualifikueset
12.11 shtator 2012Ernst-Happel-Stadion,Vienna,AustriaAustriaAustria2–0 (pen.)2–1Botërori 2014 – Kualifikueset
13.12 tetor 2012Aviva Stadium,Dublin,IrlandaRepublika e IrlandësIrlanda3–0 (pen.)6–1Botërori 2014 – Kualifikueset
14.16 tetor 2012Olympic Stadium,Berlin,GjermaniaSuediaSuedia4–04–4Botërori 2014 – Kualifikueset
Redaktuar më 16 tetor 2012

Trofe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Werder Bremen

Germany U-21

Jeta personale

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllai i Özil, Multu është gjithashtu një futbollist i cili luan për Heßler 06 nëGelsenkirchen.

Özil është me origjinë Turke, familja e tij është nga Zonguldak në Turqinë Veriore. Ai është i fejuar me Anna-Maria Lagerblom, motra eSarah Conor, e cila në qershor 2010 u kthye në besiminislam. Gjithashtu ajo eshte disa vite me e madhe se Özil.

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Real Madrid C.F. – Official Web Site – Mesut Özil".realmadrid.com (në spanjisht). Marrë më11 korrik 2012.
  2. "DFB – Deutscher Fußball-Bund e.V. – Team – Mesut Özil Profile". Dfb.de. Marrë më11 korrik 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  3. Jean-Julien Beer (27 korrik 2006)."Ein 17-Jähriger soll Lincoln ersetzen" (në gjermanisht). kicker.de. Marrë më 13 nëntor 2007.
  4. "Mesut Özil Bio". espnsoccernet.com. Marrë më 9 nëntor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  5. "23 Mesut Özil" (në gjermanisht). transfermarkt.de. Arkivuar ngaorigjinali më 3 mars 2010. Marrë më4 tetor 2010.
  6. "Mesut Oezil: A gift for German Football". 4to40.com. Arkivuar ngaorigjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 9 nëntor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  7. Shapland, Dave (28 nëntor 2009)."Bundesliga player profile – Mesut Ozil, Werder Bremen". adifferentleague.co.uk. Arkivuar ngaorigjinali më 19 nëntor 2010. Marrë më 9 nëntor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  8. "Mesut Özil to Play for Real Madrid". realmadrid.com. Marrë më17 gusht 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  9. "Real Madrid confirm signing of Germany star Mesut Ozil". BBC sport. 17 gusht 2010. Marrë më17 gusht 2010.{{cite news}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  10. "Mesut Ozil Interview: Real Madrid's new star". soccernet.com. 10 shtator 2010. Arkivuar ngaorigjinali më 18 shtator 2010. Marrë më22 prill 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  11. Madden, Paul (22 gusht 2010)."Hercules 1–3 Real Madrid: Benzema Brace Seals Friendly Triumph". Goal.com. Marrë më23 gusht 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  12. "Report: The Whites make their debut in the 2010/11 edition of La Liga". Real Madrid. 29 gusht 2010. Marrë më16 shtator 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  13. "Report: The Whites earn a victory in their Champions League debut". Real Madrid. 15 shtator 2010. Marrë më16 shtator 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  14. Mondal, Subhankar (3 tetor 2010)."Real Madrid 6–1 Deportivo La Coruna: Ronaldo Brace Sees Los Blancos Go Above Barcelona". goal.com. Marrë më20 tetor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  15. Lutz, Tom (19 tetor 2010)."Real Madrid v Milan – as it happened". TheGuardian. Marrë më20 tetor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  16. "Real Madrid vs Levante Report". Goal.com. 23 dhjetor 2010. Marrë më23 dhjetor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  17. "Praise for Mesut Ozil". Real Madrid. 13 shtator 2010. Marrë më4 tetor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  18. "Ozil's magic amazes the entire planet". RealMadrid. 7 mars 2011. Marrë më7 mars 2011.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  19. "Mesut Ozil To Wear No.10 Shirt For Real Madrid in 2011–12". Goal.com. 23 korrik 2011. Marrë më31 korrik 2011.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  20. "Barcelona 3–2 Real Madrid (Agg. 5–4): Lionel Messi brace wins Supercopa amid violent scenes at Camp Nou".Goal.com. 17 gusht 2011. Marrë më28 gusht 2011.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  21. "Ozil: "I'd like to end my career at Real Madrid"". Real Madrid. 2 shkurt 2012. Marrë më2 shkurt 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  22. "La Liga Scorerpoints".transfermarkt.co.uk. 23 maj 2012. Marrë më23 maj 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  23. "Ton-up Real set new landmark". ESPN Soccernet. 13 maj 2012. Arkivuar ngaorigjinali më 13 korrik 2012. Marrë më13 maj 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  24. "Iniesta, Messi, Ronaldo up for Best Player Award".UEFA. 14 gusht 2012. Marrë më19 gusht 2012.{{cite news}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  25. "Mesut Ozil reiterates happiness".ESPN. 11 tetor 2012. Marrë më12 tetor 2012.{{cite news}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  26. "Ronaldo, Messi share spoils in draw". ESPN FC. 7 tetor 2012. Marrë më16 tetor 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  27. Lowe, Sid (6 nëntor 2012)."Mesut Ozil saves Real Madrid with late goal against Borussia Dortmund". The Guardian. Marrë më 9 nëntor 2012.{{cite news}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  28. "Ozil to the rescue after Real hit by brace from former Man United flop Manucho". dailymail.co.uk. 8 dhjetor 2012. Marrë më14 dhjetor 2012.{{cite news}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  29. "Mesut Ozil signs for Arsenal in a £42.5m transfer deal from Real Madrid". The Gurdian. Marrë më2 shtator 2013.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  30. "Arsenal say big spending will not end with Mesut Ozil after revealing more healthy financial results". Metro. Marrë më2 shtator 2013.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  31. "Ozil gjen skuadrën e re, zyrtarizohet në Turqi".top-channel.tv. 14 korrik 2022. Marrë më15 korrik 2022.
  32. "Ozil – Q&A – Interviews".FourFourTwo. qershor 2010. Marrë më22 prill 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  33. "Zyrtare/ Mesut Ozil tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë". Sot.com.al. 23 korrik 2018. Arkivuar ngaorigjinali më 1 korrik 2019. Marrë më28 qershor 2019.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  34. "Fotoja me Erdogan, Özil kritikohet si në Gjermani, edhe në Turqi". Top-Channel.tv. 12 korrik 2018. Marrë më28 qershor 2019.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  35. Rigers Avdo (22 korrik 2018)."Zyrtare, Ozil tërhiqet nga përfaqësuesja gjermane". Telesport.al. Arkivuar ngaorigjinali më 2 korrik 2019. Marrë më28 qershor 2019.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  36. "Fotoja e Özil dhe Gundogan me Erdoganin zemëron Gjermaninë". Bota.al. 16 maj 2018. Arkivuar ngaorigjinali më 2 korrik 2019. Marrë më28 qershor 2019.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  37. "Bierhoff fährt Bommes wegen Özil und Gündogan an".Hamburger Abendblatt (në gjermanisht). 8 qershor 2018. Marrë më6 gusht 2018.
  38. "Ozil thyhen heshtjen: Përse dola në foto me presidentin Erdogan". Gazeta Dita. 22 korrik 2018. Arkivuar ngaorigjinali më 5 korrik 2019. Marrë më28 qershor 2019.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  39. "Mesut Ozil u largua nga ekipi kombëtar i Gjermanisë pas fotos me të/ Reagon ashpër Erdogan". City News Albania. 26 shtator 2018. Arkivuar ngaorigjinali më 6 korrik 2019. Marrë më28 qershor 2019.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  40. "Doppelmoral-Debatte: Lothar Matthäus erklärt seine Fotos mit Wladimir Putin".Sportbuzzer (në gjermanisht). 8 korrik 2018. Marrë më18 gusht 2018.
  41. "Matthäus bekommt Shitstorm nach Putin-Foto – und schlägt zurück".huffingtonpost.de (në gjermanisht). 9 korrik 2018. Arkivuar ngaorigjinali më 24 janar 2019. Marrë më18 gusht 2018.
  42. "Letra e plotë/Mesut Ozil "masakron" presidentin e Federatës". Tiranatoday.al. 23 korrik 2018. Marrë më28 qershor 2019.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  43. "Mesut Özil". UEFA.com. Marrë më20 prill 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  44. "Özil, Mesut" (në gjermanisht). kicker.de. Marrë më17 shtator 2010.
  45. "Mesut Özil". ESPN Soccernet. Arkivuar ngaorigjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 26 nëntor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  46. "Özil" (në spanjisht). ligabbva.com. Arkivuar ngaorigjinali më 4 maj 2012. Marrë më20 prill 2012.
  47. "Mesut Özil – Performance data". transfermarkt.co.uk. Marrë më23 maj 2012.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)

    Lidhje të jashtme

    [Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
    Wikimedia Commons ka media në lidhje meMesut Özil.
    Arsenal F.C. skuadra aktuale

    1 Raya ·2 Saliba ·3 Mosquera ·4 White ·5 Hincapié ·6 Gabriel ·7 Saka ·8 Ødegaard (c) ·9 Gabriel Jesus ·10 Eze ·11 Martinelli ·12 Timber ·13 Arrizabalaga ·14 Gyökeres ·16 Nørgaard ·19 Trossard ·20 Madueke ·22 Nwaneri ·23 Merino ·29 Havertz ·33 Calafiori ·36 Zubimendi ·41 Rice ·49 Lewis-Skelly ·56 Dowman ·Trajneri: Arteta

    Ekipi i Turnamentit nëUEFA Euro 2012
    Portierët
    Mbrojtësit
    Mesfushorët
    Sulmuesit
    Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Mesut_Özil&oldid=2866582"
    Kategoritë:
    Kategori të fshehura:

    [8]ページ先頭

    ©2009-2025 Movatter.jp