Football Association Community Shield (e quajtur më parëCharity Shield) është një ndeshje e përvitshme në futbollinanglez ndërmjet klubit fitues tëPremier Ligës dhe klubit fitues tëKupës FA nëWembley Stadium. Nëse fituesi i Premier Ligës ka fituar gjithashtu edhe Kupën FA, atëherë ekipi i renditur i dyti në ligë do të zërë vëndin tjetër. Kjo ndeshje njihet si superkupë ngaFederata Angleze e Futbollit.[1][2]
E organizuar nga Federata Angleze, fitimet nga ndeshja shkojnë në shoqata të ndryshme bamirësie rreth vëndit. Fitimet nga biletat dhe programi i ndeshjes i shpërndahen të 124 klubeve që morën pjesë në Kupën FA nga raundi i parë, kurse një pjesë tjetër shkojnë për shoqata bamirësie dhe projekte të tyre.[3] Ky kompeticion u mbajtë për herë të parë në sezonin 1908–09, duke zëvëndësuarSheriff of London Charity Shield.
Klubi fitues në fuqi ështëManchester City, e cila mposhtiÇelsin 2–0 nëndeshjen e vitit 2018.