Maqedonia është një rajon historik dhegjeografik në gadishullin e Ballkanit në juglindje të Evropës. Kufinjtë e këtij rajoni kanë ndryshuar shumë me kalimin e kohës, dhe sot ky rajon është pjesë e gjashtë shteteveBallkanike:Greqia,Maqedonia e Veriut,Bullgaria,Shqipëria,Serbia dheKosova. Ai përfshin një sipërfaqe prej rreth67,000 square kilometres (25,869sqmi) dhe një popullsi prej 4.76 milion banorë.
Vendbanimet më të vjetra që dihen datojnë prej afërsisht 9,000 vite. Prej nga mesi i shekullit të 4 p.e.s,Mbretëria e Maqedonit u bë fuqi dominuese eGadishullit Ballkanik; që nga atëherë Maqedonia ka pasur një histori të larmishme.
Kufijtë e Maqedonisë, sipas autorëve të ndryshëm (1843–1927)
Përkufizimi i Maqedonisë ka ndryshuar disa herë gjatë historisë.
Para zgjerimin e saj nënFilipi II, mbretëria e lashtë eMaqedonisë, sipas të cilës rajoni modern e mban emrin, shtrihet tërësisht në pjesët qendrore dhe perëndimore të provincës së tanishme greke tëMaqedonisë[1]. Në shekullin e dytë Maqedonia përafërsisht përfshinte atë zonë që konsiderohet të jetë edhe sot, por rajonet veriore të Republikës së Maqedonisë të sotshme nuk janë identifikuar si pjesë e tokave të rajonit të Maqedonisë. Megjithatë, për arsye që janë ende të paqarta, gjatë njëmbëdhjetë shekujve të ardhshëm vendndodhja e Maqedonisë është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Provinca Romake e Maqedonisë përbëhej nga ajo që është sot Greqia Veriore dhe Qendrore, një pjesë e madhe e zonës gjeografike të Republikës së Maqedonisë të sotshme dhe juglindja e Shqipërisë.
Gjatë kohëve mesjetare dhe moderne,Maqedonia ka qenë e njohur si një rajon Ballkanik i banuar nga shqiptarët, grekët, vllahët, serbët, bullgarët, çifutët dhe turqit.[2] Sot, si një rajon kufitar ku takohem disa kultura shumë të ndryshme, Maqedonia ka një profil shumë të larmishëm demografik.