Malet Urale, ose shkurt Uralet, janë një varg malor që shkon përafërsisht nga veriu në jug nëpërRusinë perëndimore, nga brigjet eOqeanit Arktik nëLumin Ural dhe në veri-perëndim tëKazakistanit. Ana lindore e tyre zakonisht konsiderohet kufiri natyror iEvropës dheAzisë. Vargu malor shtrihet në 2,500 kilometra duke kaluar përmestundrës Arktike në veri dhe përmes peizazheve të pyllëzuara dhe gjysmë të shkretëtirës në jug.[1] Ishulli Vajgaç dhe ishujt e Novja Zemlja formojnë vazhdimin e mëtejshëm të zinxhirit në veri tëArktikut. Malet shtrihen brenda rajonit Ural dhe në mënyrë të konsiderueshme mbivendosen me distriktin Ural Federal dhe rajonin Ural ekonomik.
Uralet Qendrore përmbajnë depozita të rëndësishme mineralesh dhe metalesh, sihekuri,bakri,kromi,nikeli,qymyri dhenafta, dhe që nga shekulli i 18-të kanë qenë bazë e madhe minerale eRusisë[2] e që edhe në ditët e sotme është një nga rajonet më të industrializuara tëRusisë, veçanërisht rreth qyteteve të Perm, Cheliabinsk, Ekaterinburg dhe Magnitogorsk.[3]
Maja më e lartë ështëNarodnaja me 1895 m lartësi mbidetare[4].
Malet Urale kanë njëklimë kontinentale, të karakterizuar nga ekstreme të temperaturës që bëhen gjithnjë e më të dukshme si nga veriu në jug ashtu edhe nga perëndimi në lindje.[5]
Malet Urale gjatë dimrit
Zonat në perëndim janë 1-2 gradë Celsius më të ngrohta në dimër se zonat lindore sepse zonat perëndimore ngrohen nga erërat eAtlantikut, ndërsa shpatet lindore ftohen nga masat ajrore tëSiberisë. Gjithashtu, për të njëjtat arsye zonat perëndimore marrin më shumë reshje se në lindje, pasi malet në perëndim bllokojnë retë ngaOqeani Atlantik, gjë që ulë reshjet në lindje të maleve Urale. Nivelet më të larta të reshjeve janë në Uralet Veriore, me reshjet maksimale që ndodhin në muajt e verës. Dimri në Urale është i thatë për shkak të Lartësisë Siberiane.[6]
Temperaturat mesatare të janarit në zonat perëndimore variojnë nga -20 gradë Celsius në Uralet Polare në -15 gradë Celsius në Uralet Jugore, dhe temperaturat përkatëse të korrikut janë 10 gradë Celsius (Uralet Polare) dhe 20 gradë Celsius (Uralet Jugore).[7]