Shtetet e përfshira në Luftën e Parë Botërore. Me të kaltër: Pakti i Trefishtë dhe aleatët Me të kuqe: Perandoritë qendrore.
Lufta e Parë Botërore apoLufta e Madhe ishtelufta që përfshiu pothuajse gjithëbotën, nga viti1914 deri në vitin1918. Kjo luftë filloi me pretekstin e vrasjessë Arqidukës Franc Ferdinand, pasardhësit të fronit austriak. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e 20 milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtëkontinentet e banuara të lëmshit tokësor:Afrikë,Amerikë e Jugut,Amerikë e Veriut dheAustrali.
Lufta e pare botërore ishte kryesisht e përqendruar tek dy blloqet. Blloku i Antantes ku bënin pjesë:Britania ,Franca dhePerandoria Ruse dheblloku Tripalësh (Forcat Qendrore) ku bente pjeseGjermania,Austro-Hungaria,Perandoria Osmane dheBullgaria .Te dyja blloqet kerkonin pretekst per fillimin e luftes. Dhe ai u gjet ne 28 qershor 1914 kur nje nacionalist serbGavrillo Princip, vrau trashëgimtarin e fronit të Austrisë, Franc Ferdinandin. Austro-Hungaria i dërgoi ultimatum Serbisë, por Serbia refuzoi kushtet e tij, dhe pas nje muaji, respektivisht me 28 korrik, Austro-Hungaria hyn ne lufte me Serbinë.
Lufta e Parë Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pasLuftërave Napoleonike, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin eLuftës së Dytë Botërore.Atentati per vrasjen e franc Franc Ferdinand njihet ndryshe si atentati i Sarajevës.
Strategjia gjermane në 1914, e njohur si Plani Schlieffen, ishte të mundej fillimisht Franca dhe fortifikimet të shmangeshin duke i rënë përmes Belgjikës, e më pas të sulmohej Rusia. Megjithatë kjo manovër dështoi për shkak të qëndresës belge dhe franceze, dhe përforcimeve britanike. Në fund të vitit 1914, fronti perëndimor përbëhej nga një vijë e vazhduar transheshë që zgjatej ngaKanali Anglez deri nëZvicër. Fronti Lindor ishte më elastik por asnjëra nga palët nuk mundi të merrte një përparësi vendimtare, megjithë një seri sulmesh të kushtueshme. Luftimet u zgjeruan në fronte të dyta kur Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia dhe të tjerat hynë në luftë mes 1915 dhe 1916.
Shtetet e Bashkuara hynë në luftë në anën e Aleatëve në Prill 1917, ndërkohë bolshevikët zunë pushtetin nëRevolucionin e Tetorit dhe bënë paqe me fuqitë qëndrore në fillim të vitit 1918. Të liruar nga detyrimet e frontit lindor, gjermanët nisën një sulm në perëndim në mars 1918, duke shpresuar të arrinin një fitore vendimtare para mbërritjes së trupave amerikane. Dështimi i këtij sulmi e la Ushtrinë Pernadorake Gjermane të drobitur dhe të demoralizuar dhe kur Aleatët filluan sulmin në Gusht 1918, forcat gjermane nuk mundën ta ndalonin përparimin e tyre.
Mes 29 Shtatorit dhe 3 Nëntorit 1918, Bullgaria, Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria pranuan armëpushimin me Aleatët duke e lënë Gjermaninë të izoluar. Duke u përballur me revolucionin në shtëpi dhe me ushtrinë në prag të dezertimit,KajzeriWilhelm II abdikoi më 9 Nëntor. Armëpushimi i 11 Nëntorit 1918 tre ditë më vonë mbylli luftimet ndërsa Konferenca e Paqes së Parisit vuri disa detyrime mbi fuqitë e mundura, më e njohura nga toTraktati i Versajës.
Shkaqet e LPB-së ishin të shumëllojshme.Britania e Madhe dheFranca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë - e gjitha kjo e ndërlikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike:ANTANTËN dheFORCAT QENDRORE.
↑Bullgaria u bashkua me Fuqitë Qendrore më 14 tetor 1915.
↑Perandoria Osmane ra dakord për një aleancë të fshehtë me Gjermaninë më 2 gusht 1914. Ajo iu bashkua luftës në anën e Fuqive Qendrore më 29 tetor 1914.
↑Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Austro-Hungarisë më 7 dhjetor 1917.
↑Austria konsiderohej një nga shtetet pasardhëse të Austro-Hungarisë.
↑Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë më 6 prill 1917.
↑Hungaria konsiderohej si një nga shtetet pasardhëse të Austro-Hungarisë.
↑MegjithëseTraktati i Sévres synonte t'i jepte fund luftës midis Fuqive Aleate dhe Perandorisë Osmane, Fuqitë Aleate dheRepublika e Turqisë, shteti pasardhës i Perandorisë Osmane, ranë dakord me Traktatin e Lozanës.
↑Republika Ruse gjatë vitit 1917. Qeveriabolshevikenënshkroi paqen e veçantë me Fuqitë Qendrore menjëherë pas marrjes së tyre të armatosur të pushtetit në nëntor të atij viti.
12Mougel, Nadège."World War I casualties"(PDF).Centre européen Robert Schuman (në anglisht). Arkivuar ngaorigjinali(PDF) më 2 shkurt 2021. Marrë më9 janar 2022.