I themeluar në vitin 1892, klubi u bë pjesë e Ligës së Futbollit një vit më pas dhe ka luajtur nëAnfield që nga ajo kohë. Liverpool u bë një forcë e madhe në futbollin anglez dhe evropian në vitet 1970' dhe 1980' kuBill Shankly,Bob Paisley,Joe Fagan dheKenny Dalglish e udhëhoqën klubi drejtnjëmbëdhjetë kampionateve dhe katër Kupave Evropiane.
Tifozët e Liverpoolit janë përfshirë në dy tragjedi të mëdha. E para ishteTragjedia e Hejselit në vitin 1985 gjatë të cilës tifozët e Liverpoolit shkaktuan një shembje të murit duke vrarë 39 tifozë te Juventusit. E dyta ishteTragjedia e Hillsboroughit në vitin 1989 gjatë të cilës 96 tifozë të Liverpoolit humbën jetën pas një shtypje me gardhin rethues të stadiumit.
Liverpool F.C. u themelua pas një zënke midis komitetit tëEverton dheJohn Houlding, presidenti i klubit dhe pronar i fushsë sëAnfield. Pas tetë vitesh në atë stadium, Everton u zhvendos nëGoodison Park në vitin 1892 dhe Houlding themeloi Liverpoolin për të luajtur në Anfield.[3] Klubi fillimisht u krijua me emrin "Everton F.C. and Athletic Grounds Ltd" ("Everton Atheltic" shkurt), por në mars 1892 klubi u bë Liverpool F.C. dhe mori njohjen zyrtare tre muaj më vonë, pasi Federata Angleze e Futbollit refuzoi t'a njihte klubin me emrin Everon. Ekipi fitoi ligën Lancashire në sezonin dubutues, dhe u bashkua në divizionin e dytë të ligës së futbollit në fillim të sezonit 1893–94. Klubi u promovua në divizionin e parë pasi e mbyllën të dytin në vendin e parë; ata fituan divizionin e parë vitet 1901 dhe 1906.[4]
Liverpool arriti finalen e parë të Kupës FA në vitin 1914, ku u mposhtën 1–0 ngaBurnley. Ata më pas fituan kampionate rresht në vitet 1922 dhe 1923, por më pas priti sezonin 1946–47 për të fituar trofeun e rradhës, kur ata fituan Divizionin e Parë për herë të pestë nën drejtimin e trajneritGeorge Kay, i cili më parë kishte luajtur përWest Ham Utd.[5] Në vitin 1950, Liverpooli humbi një tjetër finale të Kupës FA, këtë herë ndajArsenalit.[6] Klubi më pas ra në Divizionin e Dytë në sezonin 1953–54.[7] Pak pasi ekipi u mposht 2–1 nga klubi amatorWorcester City në Kupën FA 1958–59,Bill Shankly u punësua si trajneri i ri i ekipit. Pasi erdhi, ai largoi plot 24 lojtarë nga ekipi dhe ktheu një dhomë magazinimi në Anfield në një dhomë ku trajnerët do të diskutonin strategji; atje, Shankly dhe anëtarët e tjerë "Boot Room"Joe Fagan,Reuben Bennett, dheBob Paisley filluan të riformonin ekipin.[8]
Klubi u rikthye në Divizionin e Parë në vitin 1962 dhe e fitoi dy vite më vonë, kjo për herë të parë pas 17 vitesh. Në vitin 1965, klubi fitoi Kupën FA për herë të parë. Në vitin 1966, ekipi fitoi sërisht Divizionin e Parë por u mposht ngaBorussia Dortmund në finales eKupës Evropiane të Fituesve të Kupës.[9]
Që nga themelimi i klubit në vitin 1892, 45 lojtarë kanë qënë kapiten të Liverpoolit.[13]Andrew Hannah u bë kapiteni i parë i klubit pasi Liverpooli u nda ngaEvertoni dhe themeloi klubin e tij. Ishte Alex Raisbeck lojtari që qëndroi më gjatë si kapiten, saktësisht në vitet 1899–1909, por u kalua ngaSteven Gerrard me 12 sezone duke nisur nga sezoni 2003–04.[13] Kapiteni aktual është Virgil van Dijk, i cili zëvëndësoi Jordan Henderson në fillim të sezonit 2023–24.[14][15]
Liverpool gjatë historisë së klubit ka pasur gjithsej 19 menaxhera. Karakteristikë e menaxherëve të Liverpoolit është se deri me datë 16 korrik 1998 nuk ka pasur menaxherë të ndonjë shteti tjetër përveç shteteve tëBritanisë së madhe. Ish Menaxheri i Liverpoolit Bill Shanklly konsiderohet një legjendë e Liverpoolit prandaj në shenjë nderimi të tij ,në qytetin e Liverpoolit ekziston një statujë për Bill Shankllyn. Menaxheri Bob Pasley është menaxheri i vetëm ne futboll që ka fituar 3 herë Kupën e Evropës.
Kopjet e trofeve tëKupës Evropiane që Liverpool fitoi në vitet 1977–1984 të ndodhura në muzeumin e klubit.
Trofeu i parë i Liverpoolit ishte liga Lancashire, të cilën e fituan në sezonin e parë të klubit. Në vitin 1901, klubi fitoi kampionatin e parë, kurse suksesi i parë në Kupën FA u arrit në vitin 1965. Për sa i përket trofeve të fituar, dekada më e sukseshme e Liverpool ishte në vitet 1980', ku klubi fitoi gjashtë kampionate, dy Kupa FA, katër Kupa Ligash, pesëCharity Shields (një e ndarë) dhe dy Kupa Evropiane.
Klubi ka mbledhur më shumë pikë dhe fitore në elitë se çdo ekip tjetër anglez.[16] Liverpool ka gjithashtu mesataren më të lartë të renditjeve në kampionat (3.3) për një periudhë 50-vjeçare deri në vitin 2015[17] dhe mesataren e dytë më të lartë të renditjeve në kampionat në vitet 1900–1999 pas Arsenalit, me një mesatare 8.7.[18] Liverpool e ka fituar gjashtë herë Kupën Evropiane, kompeticionin më elitar tëUEFA-s, duke u renditur mbrapa Real Madridit dhe Milanit. Pas suksesit të pestë të klubit në vitin 2005, klubit j'u dha përgjithmonë trofeu origjinal si dhe stema e nderit të fituesit të shumfishtë nga UEFA.[19][20] Liverpooli gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, kompeticioni i dytë i UEFA-s për nga rëndësia, duke qënë ekipi anglez që e ka fituar më shumë herë këtë trofe.[21]
↑Pietarinen, Heikki (15 korrik 2011)."England– First Level All-Time Tables 1888/89-2009/10"[Angli – Tabela e të gjitha kohërave e nivelit të parë 1888/89-2009/10] (në anglisht). Rec. Sport. Soccer Statistics Foundation (RSSSF). Marrë më22 korrik 2011.