Pjesët kryesore të librit: 1)Mbështjellësi, 2)Ibercigu, 3)Forzeci (parafleta dhe pasfleta), 4)Kopertina, 5)Prerja në krye, 6)Prerja nga ana e jashtme, 7)Prerja nga ana e poshtme, 8)Faqja e djathtë, 9)Faqja e majtë, 10)Lidhja Lloje të ndryshme të librave të cilat janë shtyp në nëKosovë, në ShtypshkronënRilindja gjaë viteve1980 dhe1990 për botues të jashtëm, nga: Warshava, Budapesti, Angola (Afrikë), New Yorku, etj.
Libri është tërësia unitare, e ilustruar ose jo,e tekstit të botuar nën një titull në çfarëdo forme, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë autorëve dhe që botohet një herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë vëllime.[1]
Zakonisht libri është një vepër shkencore, letrare, mësimore etj. me fletë të shtypura e të lidhura mes dy kapakëve së bashku në një vëllim dhe i cili del në shitje. Sipas definicionit tëUNESCO logaritet si libër një botim i shtypur, i cili mund të blehet nga publiku, nuk del në formë periodike dhe ka së paku 49 faqe.
Produkte të përafërta me Librin janë botime të shtypura. Në Kosovë këto produkte përfshihen:almanakë,vjetarë,katalogë,albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura që shpjegojnë funksionimin e aparateve me të cilat janë të lidhura, partitura të thjeshta që përhapin tekstin dhe muzikën e një kënge, fletore muzike për detyra, si dhe botime të tjera të ngjashme siç janë librat me disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë[1]:
a) që këto të përbëjnë një tërësi dhe elementet e tyre të mos jenë objekt e një shitjeje të veçantë dhe
b) që mbështetja dëgjimore-pamore të jetë plotësuese e librit, dhe jo e kundërta, konsiderohen si libra.
Kur civilizimet antike e krijuan shkrimin, shfrytëzuan të gjitha bazat në të cilat mund të shkruhej: gurë, argjilë, pllaka të drurit apo metalike. Alfabeti i parë e ka prejardhjen nga Egjipti, nga viti 1800 para e.s., dhe tekstet e shkruara nuk e kanë njohtë renditjen e fjalëve, apo asnjë formë tëinterpunkcionit. Shkruhej ngae majta në të djathtë, nga e djthta në të majtë, a është e njohur edhe renditja e rreshtave me kahje të kundërt. Me term teknik radhitjen e këtij lloji të shkrimit e quajmëbustrofedon, që fjalë për fjalë dote thotë “kthehen qetë”, një mynyrë sibujqit i punojnëarat meqe.
Pjesë më të vjetëra të librit ruhen te egjiptasit në fletë papirusi të shkruara, mbi 5000 vjet më parë.
Grekët dheromakët dorëshkrimet e tyre i shkruan në fletë ngapapirusi deri nëshekullin 1, kur edhe dolën në dritë edhe librat e parë, në kuptimin e sotëm të fjalës, të asht.Kodekse. Këto libra të përbëra nga pjesë të barabarta ngapergamena, të palosura në mes dhe të lidhura me lidhëse të lëkurës.
Në shekullin 14, pergamena u zavendësua meletër, e cila ishte shumë më e lirë dhe shumë më e lehtë për taprodhuar. Librat e shtypur nështypshkronjat evropiane (deri në vitin 1500) quheshininkunabula. Nga kalimi i shkrimit me dorë në procesin e shtypit, i cili çdo here përmirësohej, bëri që kjo teknikë të zgjerohet në tërë Evropën, kur edhe fillon prodhimi masovik i librit, i cili ishte edhe njëri ndër shkaktarët kryesorë tëreformimit dhe ‘’Ilimunizmit’’ të më vonshëm.Kështuqë dituria në Evropë filloi të bëhet vetëm pjesë e të privilegjuarëve, mirëpo, në përgjithësi ishte për të mirën e përgjithëshme.
Ditari është libër për shënimin e të dhënave për një bazë periodike. Për shembull ditari I marinarit, në të cilën shënohën të dhënat për udhëtime apo ditari përsonal, kur pronoari i shënon përjetimet e veta.
Libri shkollor, ju dedikohetnxënësve, dhe janë të shkruara në bazë të planit dhe programitshkollor. Për nxënës botohen edheushtrimoret, në të cilat pastaj ata i zgjidhin detyrat e tyre.
Enciklopedia është libër apo përmbledhje e librave, e cila përmban artikuj dhe sqarime për tema të ndryshme.
Fjalori është libër i cili përmban regjistër tëfjalëve dhe kuptimit të tyre, njëkohësisht edhe me përkthim.
Përmbledhjegjeografike dhe harta të tjera (me të dhëna gjrografike, të thjeshta shtesë) quhetatlas.