Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Leukocit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë ngaLeukociti)
Ky artikull ështëi cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke ezgjeruar atë.
Nga e majta në të djathtë:Eritrocite (djathtë),Trombocite (mes),Leukocitë (majtas)

Leukocitet janë qeliza të bardha tëgjakut, të cilët janë pa ngjyrë por nën mikroskop duken me ngjyrë të bardhë e çelur, dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme. Për dallim ngaeritrocitet, leukocitet janë dy fish më të mëdha, por për nga numri janë më të paktë (raporti mes tyre qëndron me 1:500). Leukocitet në organizmin e njeriut luajnë rolin mbrojtës, ku bën eliminimin e sulmuesve të huaj, kështu që në vendin ku është i infektuar mblidhet një sasi e madhe e leukociteve. Kjo dukuri ndryshe quhet edhefagocitozë dhe është mekanizëm i rëndësishëm që i mundëson organizmit të trupit të mbrohet prejinfeksioneve të ndryshme. Qelizat e bardha të gjakut formohen nëpalcën e ashtit si dhe nëgjëndrat limfatike, dhe këto ndahen në lloje të ndryshme duke u bazuar në funksionin e tyre që kanë. Leukocitet lëvizin në mënyrë ameboide dhe janë shumë aktiv.

Leukocitet i takojnësistemit imunologjik. Në organizëm bëjnë eliminimin e shkaktarëve të sëmundjeve siç janë:bakteriet,viruset,kancerit,toksinet,kërpudhat dheprotozoarët.

Morfologjia e leukociteve

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Sipasmetodës Papenhajmit të ngjyrosjes, leukocitet i ndajmë në dy grupe:

  1. Leukocite limfatike (Limfocitet)
  2. Leukocite mieloike (Monocitet,qelizat dendrine,mastocitet dhegranulocitet)

Limfocitet ndahen në:Limfocite-B,Limfocite-T.

Granulocitet ndahen në:Granulocite neutrofile,Granulocite euzinofile dheGranulocite bazofile.

Vlera dhe sasia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Vlerat normale të leukociteve në gjakut e njeriut
Të rriturit: 4.000 - 10.000/µl (njësia e vjetër) 4 - 10 mal 109/l (njësia e re)
Shkollarët: 5.000 - 15.000/µl (njësia e vjetër) 5 - 15 mal 109/l(njësia e re)
Fëmijët e vegjël: 6.000 - 17,5000/µl(njësia e vjetër) 6 - 17,5 mal 109/l (njësia e re)
Fëmijët e sapolindur: 9.000 - 30.0000 /µl(njësia e vjetër) 9 - 30 mal 109/l(njësia e re)

Rritja e numrit të leukociteve quhetLeukocitozë.

  • Sasia e qelizave imunologjike të shprehur në %
Monocitet 2 – 8
Limfocitet 20 - 45
Granulocitet Neutrofile formë segmentore 50 - 70
Granulocitet Neutrofile formë shkopi 3 - 5
Granulocitët Euzonofile 2 - 4
Granulocitët Bazofile 0 - 1

Zvogëlimi i numrit të leukociteve quhetLeukopeni.

Sëmundjet që ndërlidhen me leukocitet

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Leukozat akute limfoblastike
Leukoza kronike limfocitare

Foto Mikroskopike

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Leukocit&oldid=2643212"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp