Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Konfuci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Konfuci

Konfuci (nga e foluraPin-jinKŏng Zĭ oseKong Fuci ; nga e foluraUade-gjileK´ung-cu oseK'ung-fu-cu, fjalë për fjalë "Mjështër Kong", emri origjinalK´ung Q´iu, emri letrarQung-ni), ishte një mendimtar, mësues, politikan teorik dhe filozof kinez më i famshëm, themelues iKonfucianizmit. Jetoi rreth vitit551 p.e.s. deri në vitin479 p.e.s..

Mësimet e tija kanë ndikuar shumë thellë ne jetën dhe mendiminAziatik Lindor. Filozofia e tij thekson moralitetin vetjak dhe qeveritar, përpikërinë e marrëdhënieve shoqërore, drejtësinë dhe çiltërsinë. Këto vlera fituan njohje nëKinë mbi doktrinat e tjera siLegalizimi oseDaoizmi gjatëDinastisë Han. Përdorën që atëherë si një drejtësi perandorake, mendimet e Konfucit janë zhvilluar në një sistem të mendimit filozofik të njohur si Konfucianizem. Ato u futën nëEvropë ngajezuitiMatteo Ricci në shekullin e 18-të, që ishte i pari që latinizoi emrin "Confuzius". Mësimet e tija janë të njohura më parë nëpërmjetAnalekteve, një mbledhje e vogël e diskutimeve të tija me nxënësit e tij, te përpiluara pas vdekjes.

Jeta vetjake dhe familja

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
"Me 15, mblodha mendjen të mësoj;
Me 30, mora qëndrim;
Me 40, s´kisha më dyshime;
Me 50, njihja dëshirën e qiejve;
Me 60, m´u mësua veshi;
Me 70, ndoqa të gjitha dëshirat e zemrës sime pa thyer asnjë rregull."
(Analekte, përkthyer nga James Legge)

Konfuci lindi në vitin551 p.e.s. në vitin e 22-te të mbretërimit tëDukësHsiang (gjatëstinëvepranverës dhevjeshtës, në fillimin e lëvizjes filozofikë tëNjëqind Shkollave të Mendimit) në qytetinQufu, që gjendej nëShtetin Lu (sot pjesë eKrahinës Shandong afër kullës mbretërore tëZhous. Tradita pohon se ai lindi në ditën e 27-te të muajit të tetë hënor, por 28 shtatori vërehet gjerësisht në Azinë lindore si ditëlindja e Konfucit. Kjo datë madje është nëTajvan festa zyrtare e "Ditës së Mësuesit". Ai lindi në një familje fisnikesh me mbiemërK´ung dhe u quajt Q´iu, por historia kineze e njeh edhe siK´ung-cu oseK´ung-fu-cu. I ati i Konfucit vdiq kur ky ishte vetëm 3 vjeç. U edukua dhe u mësua nga e ëma në fillim. Në fëmijëri shquhej si një nxënës i palodhur. Ai kujton në fund të jetës së tij se në moshe 15-vjeçare ai i´u përkushtua mësimit.

Konfuci shërbeu në poste të vogla qeveritar duke drejtuare dhe mbajtur llogarite e grunarëve (hambarëve) përpara se të martohej në moshën 19-vjeçare me një grua të nivelit të tij shoqëror. Nuk dihet se kush ishin mësuesit e Konfucit megjithëkëtë ai u mundua me të vërtete të gjente mësuesin e duhur, para se gjithash në ritë dhe muzikë. Mjeshtëria e gjashtë-fishte e Konfucit në ritualë, muzike, shigjetari, ngarje karroje, bukurshkrim dhe aritmetike dhe njohuria me traditat klasike, me poezinë e spikatur dhe historinë i mundësuan atij të niste një karrierë të shkëlqyer mësuesi në moshën 30-vjeçare.

Mësimet

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

"Këto që i mësove para se t'i zbatosh, duhesh ta dishë që je njeri dhe ke familje, ke vëlla, ke motër ke babë e nënë. Asnjë mësim nuk ka vlerë nëse nuk je njeri".

Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Konfuci&oldid=2719930"
Kategoritë:

[8]ページ先頭

©2009-2026 Movatter.jp