Kombi, fjala që në gjuhën shqipe shërben për të përshkruarnacionin, është një bashkësi e qëndrueshme njerëzish e formuar mbi bazën e një gjuhë, territori, jete ekonomike, etnie ose mbrujtjeje psikologjike të përbashkët të manifestuar në një kulturë. Një komb është i ndryshëm nga njëpopull,[1] është më abstrakt dhe më i hapur politikisht sesa një grupacion etnik.[2] Është një komunitet kulturoro-politik që është bërë i vetëdijshëm për autonominë, njësinë dhe interesat e veçanta të vetat.[3]
Sipas francezes Nathalie Clayer, qeShemsedin Samiu që në përpjekje për të bërë një dallimbërje mes termit fetarmilet, përkundrejt termavekavm dhegjind, farkëtoi ose më saktë përhapi terminkomb për të përshkruarnacionin në gjuhën shqipe nga fjalakavm dhe duke shfrytëzuar me gjasë afërsinë me fjalënkombos «nyjë» në greqishte.[4] Samiu në përkushtimin e dramës "Besa":[5]
Për një kohë të gjatë kam ëndërruar të shkruaj një pjesë letrare [drama], me qëllim që të përshkruaj disa zakone dhe tradita tëArnavud kavmi [...]
SipasKristoforidhit, kjo fjalë ka rrënjë arabe (trans.qawm[6][7]) dhe do të thotë «fis; popull».[8]