Kombëtarja faroete e futbollit përfaqsonIshujt Faroe në shoqatën e futbollit dhe është e kontrolluar ngaFederata Faroete e Futbollit, organi qeverisës i futbollit në Ishujt Faroe, që u bë pjestare eFIFA-s në vitin 1988 dheUFEA-s në vitin 1990 dhe është vendi i katërt me popullsinë më të vogël në UEFA. Ishujt Faroe nuk janë kualifikaur asnjëherë nëKupën e Botës oseKampionatin Europian. Ata morën pjesë nëLojërat e Ishullit në vitet 1989 dhe 1991 duke arritur të dalin fitimtarë. Ata gjithashtu kanë marrë pjesë nëKampionatin Nordik të Futbollit për herë të parë në edicionin2001–02, dhe që nga ajo kohë nuk ka marrë më pjesë. Në Ishujt Faroe skuadra njihet silandsliðið. Ata luajnë ndeshjet si vendas nëTórsvøllur dheSvangaskarð.
Kombëtarja faroete e futbollit në mars 2013.Ishujt Faroe duke luajtur kundër Italisë më 2 shtator 2011. Ndeshja u mbyll me humbjen 1–0.
Ishujt Faroe u bënë zyrtarisht pjestarë tëFIFA-s më 2 korrik 1988 dhe tëUEFA-s më 18 prill 1990[1].
Pavarësisht se skuadra kombëtare ka ekzistuar që në vitin 1930, ajo nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare deri në vitin 1988[2]. Ndeshja e parë zyrtare ishte fitorja 1–0 kudërKanadasë në vitin 1989. Ishujt Faroe bënë një nga çudirat më të mëdha të futbollit pasi mposhtën 1–0Austrinë në ndeshjen e parë kompetitive të tyre[3]. Ndeshja, një kualifikuese eEuro 1992, u luajt nëLandskrona,Suedi për shkak se nuk kishte fusha futbolli në Ishujt Faroe. Pika tjetër që ata arritën në ato kualifikuese ishte barazimi kundërIrlandës së Veriut. Gjatë kualifikueseve tëEuro 2000 dheEuro 2004, ata morën barazime kundërSkocisë (ata gjithashtu barazuan meLituaninë dheBosnjen në kualifikueset e edicionit 2000, kurse barazimi kundër Skocisë ishte pika e vetme që morën në kualifikueset e edicionit 2004). Fitoret e vetme të kombëtares në kualifikueset e Europianit ishin dy fitoret kundërSan Marinos në kualifikueset e edicionit 1996, deri sa ata mposhtënEstoninë nëkualifikueset e Euro 2012 më 7 qershor 2011.
Kombëtarja ka marrë pjesë në kualifikueset eKupës së Botës që nga viti 1992. Ata i përfunduan kualifikueset eKupës së Botës 1994 pa mundur dot për të marrë pikë dhe me një golavarazh 1–38 nga dhjetë ndeshje të luajtura. Në kualifikueset eKupës së Botës 1998, ata e përmirësuan rekordin e tyre me dy fitore kundërMaltës, duke e mposhtur dy herë me rezultatin 2–1. Kualifikueset më të suksesshme në historinë e Ishujve Faroe ishte edicioni iKupës së Botës 2002, ku ata morën një barazim 2–2 kundërSllovenisë dhe dy fitore kundërLuksemburgut, 2–0 jashtë fushe dhe 1–0 brënda. Kualifikueset eKupës së Botës 2006 nuk ishin ndonjë sukses i madhë për kombëtaren, pasi ata morën vetëm një pikë të vetme nga një barazim 2–2 jashtë fushe kundërQipros.
Më 2 shtator 2007, në një ndeshje kualifikuese tëEuro 2008 kundërItalisë, faroetët surprizuan me Golin e tyre në minutën e 77 në humbjen 2–1. Në total, fushata e tyre kualifikuese ishte poshtëruese, pasi ata pësuan plot 43 Gola dhe shënuan vetëm katër (të gjithë Golat u shënuan nga i njëjti lojtar,Rógvi Jacobsen, ku dy prej tyre i'a shënoi Italisë) dhe duke humbur 12 ndeshje.
Gjatë verës së vitit 2008, Ishujt Faroe luajtën dy ndeshje miqësore, e para ishte humbja 4–3 kundër Estonisë më 1 qershor 2008, dhe kjo ndeshje cilësohet si ndeshja e parë ku Ishujt Faroe shënuan tre Gola dhe humbën. Më vonë ata u mposhtën me rezultatin 5–0 ngaPortugalia.
Kombëtarja faroete e nisi fushatën e saj tëkualifikueseve tëKupës së Botës 2010 me një humbje 2–0 kundërSerbisë. Megjithatë, në ndeshjen kundërRumanisë disa ditë më vonë, mbrojtja faroete rezistoi më shumë se një orë, por ndeshja u mbyll me humbjen 1–0. Ndeshja e rradhës e tyre, kundërAustrisë më 11 tetor 2008, u mbyll me rezultatin 1–1, duke i dhënë Ishujve Faroe pikën e parë kualifikuese në gati katër vite.
Pasi lajmëroi skuadrën për ndeshjet e rradhës kualifikuese kundërAustrisë dheLituanisë, trajneriJógvan Martin Olsen deklaroi largimin e tij nga kombëtarja pas tre vitesh në krye.
Më 22 mars 2009, Ishujt Faroe mposhtënIslandën me rezultatin 2–1 në një ndeshje miqësore, duke regjistruar fitoren e parë në histori kundër tyre.
Më 5 prill 2009, ish trajneri iRepulikës së IrlandësBrian Kerr u vendos si trajneri i ri i kombëtares[4]. Më 9 shtator 2009, Ishujt Faroe morën fitoren e tyre të parë kompetitive që nga kualifikueset eKupës së Botës 2002 pasi mposhtënLituaninë me rezultatin 2–1[5].
Më 11 gusht 2010, Ishujt Faroe ishin shumë pranë një fitore jashtë fushe kundërEstonisë gjatë një ndeshjekualifikuese tëEuro 2012. Faroetët morën avantazhin e ndeshjes me një Gol tëJóan Símun Edmundsson në fund të pjesës së parë. Ndeshja ishte ende me rezultatin 1–0 deri në minutën e 90, por estonezët shënuan dy Gola në kohën shtesë, duke fituar ndeshjen me rezultatin 2–1.
Dy muaj më vonë, më 12 tetor 2010, Ishujt Faroe barazuan meIrlandën e Veriut 1–1 në Svangaskarð Stadion,Toftir. SulmuesiChristian Holst shënoi për faroetët në minutën e 60, përpara seKyle Lafferty të barazonte shifrat 16 minuta më vonë për vizitorët, duke bërë që të dyja skuadrat të marrin një pikë.