Kolegji Dartmouth (en:Dartmouth College) është një shkollë e lartë private dhe anëtare e Ivy League, e cila ndodhet në Hanover,New Hampshire, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dartmouth përbëhet nga një Kolegj Artesh Liberale, Shkolla e Mjekësisë "Geisel", Shkolla e Inxhinierisë "Thayer", dhe Shkolla e Biznesit "Tuck", si dhe 19 programe të tjera pasuniversitare në fushën e Arteve dhe Shkencave.[1] Dartmouth College është një nga nëntë Kolegjet Koloniale, e themeluara para Revolucionit Amerikan.[2] Me një trup studentor prej 4,289 studentë Bachelor dhe me një total prej 6,298 studentësh, Dartmouth është universiteti më i vogël që bën pjesë në Ivy League[3] dhe qe institucioni i fundit i "Ivy League" në pranimin e studenteve femra, duke i pranuar vetëm në vitin 1972.[4]