![]() | |
![]() Koha Ditore në vitin 2006 | |
Type | Gazetë ditore |
---|---|
Format | Berliner |
Owner(s) | Koha Group |
Founder(s) | Veton Surroi |
Publisher | Flaka Surroi |
Staff writers | 37 |
Founded | 1997 |
Language | shqip |
Headquarters | Prishtinë |
Circulation | 10,665 ditore |
Website | Official website |
Koha Ditore është gazetë e përditshme nga Kosova e themeluar në vitin1997 në kuadër tëGrupit Koha. Botohet nëPrishtinë nga kompania Koha, tash pronë e publicistes kosovareFlaka Surroi. Kryeredaktor i gazetës ështëAgron Bajrami.
Gjatë bombardimeve të NATO-s Koha Ditore u botua në egzil, nëMaqedoni.
Koha Ditore është gazeta më e lexuar dhe më e shitur në Kosovë. Botimi ndërkombëtar i Kohës Ditore mund të blihet në vende të caktuara pothuajse në të gjithë Evropën.
Pas inkuadrimit në politikë tëVeton Surroit botuese e gazetës është motra e Surroit,Flaka Surroi.
Në të gjitha hulumtimet e lexueshmërisë së gazetave në Kosovë në 11 vitet e fundit, Koha Ditore ka rezultuar si gazeta më e lexuar dhe më e besuar. Sipas një raporti të OSBE-së në 2009, Koha Ditore gëzoi lexueshmërinë e 38% të lexuesve.[1]
Së fundi, Koha Ditore lidhi marrëveshje partneriteti me gazetën e njohur amerikane, The New York Times. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në Koha Ditore, çdo të martë, botohet një shtojcë me artikujt më interesantë të The New York Times, të seleksionuar posaçërisht për lexuesit e gazetës Koha Ditore.
![]() | Ky artikull në lidhje meShtypi ështëi cunguar. Mund tëndihmoni Wikipedinë duke epërmirësuar. |