Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Karta grafike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një kartë grafike, NVIDIA GeForce 7950.

Karta grafike është një nga paisjet kryesore tëkompjuterëve modernë. Këto karta kanë në brendësi të tyreGPU-në (Graphics Processing Unit), ky i fundit është shumë i ngjashëm meCPU por ndryshon në faktin që është i optimizuar në kryerjen e operacioneve matematikore që janë mëse të zakonshme në manipulimin egrafikave. Ky optimizim është diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.

Një element tjetër i rëndësishëm i kartës grafike ështëkujtesa. GPU e përdorë kujtesën për të ruajtur rezultatet e përkohshme që asaj i duhen për të kryer operacione në mënyrë sa më efiqiente. Kjo memorie mund të përdoret edhe për qëllime të tjera si ruajta e imazheve të cilat do të shfaqen së shpejti nëmonitor. Sasia dhe tipi i kësaj kujtese është një faktor shumë i rëndësishëm.

Karta grafike lidhet me monitorin nëpërmjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital në analog, i cili më pas shkon te monitori, qoftë kyCRT apoLCD. Disa karta grafike kanë më shumë se një RAMDAC, kjo bën të mundur lidhjen e më shumë se një monitori me skedën grafike.

Duhet përmendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kanë vënë në dispozicion të përdoruesve karta grafike te cilat ndodhen nëpllakë amë (motherboard), këto janë më pak të fuqishme se kartat grafike të jashtme por janë zgjidhje më e mirë për përdoruesit me buxhet të ulët si dhe në rastin e kompjuterëvenotebook.

Prodhuesit më të mëdhenjë të kartave grafike në botë

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Pajisjet hyrëse
Pajisjet dalëse
Lëvizje e të dhënave të ruajtura
Struktura e Kompjuterit
Portet e të dhënave
Wikimedia Commons ka media në lidhje meGraphics card.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Karta_grafike&oldid=2760515"
Kategoritë:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp