Në vepërn e tij seminaleThe Logic of Scientific Discovery (Logjika e zbulimeve shkencore), Karl Popperi hedh poshtë induksionin, dhe propozon falsifikueshmërinë si një ndarje mes shkencës dhe jo-shkencës. Në mënyrë që një teori të jetë shkencore, ajo duhet të jetë e testueshme, dhe rezultatet e testimit duhet të mbështesin, pra konfirmojnë, teorinë, ose ta falsifikojnë atë; pra të tregojnë se testimi e nxjerr teorinë të gabuar në aspekte të caktuara të saj[4].
Një pohim ose një teori është e falsifikueshme nëse hipotetikisht është e mundur që një test apo një vëzhgim ta tregojnë atë të gabuar. Një pohim apo një teori që nuk mund të tregohet asnjëherë se është e gabuar është një teori jo e falsifikueshme, dhe kështu, një pseudoshkencë, ose jo-shkencë.
Që një hipotezë të konsiderohet shkencore, ajo duhet të jetë "e falsifikueshme", pra të mund të tregohet e gabuar. Teori, hipoteza dhe pohime që nuk mund të "falsifikohen" e si pasojë konsiderohen pseudoshkenca janë:psikoanaliza dhengrohja globale.
Shembull: të pohosh se nëse do të ishe X vite më i ri do të ishe më i lumtur, është një pohim jo i falsifikueshëm, pra që nuk mund të tregohet i gabuar, meqë nuk mund t'i nënshtrohet testimit, e si pasojë, çdo teori apo përfundim që bazohet mbi një të tillë supozim quhet jo-shkencor osepseudoshkencor[4].