Republika e Kabardino-Balkarisë (Rusisht: Кабарди́но-Балка́рская Респу́блика,Kabardino-Balkarskaya Respublika;Karbadianisht: Къэбэрдей-Балъкъэр Республикэ,Ķêbêrdej-Baĺķêr Respublikê;Karaçaj-Balkarisht: Къабарты-Малкъар Республика,Qabartı-Malqar Respublika) oseKabardino-Balkaria (Rusisht: Кабарди́но-Балка́рия,Kabardino-Balkariya), ështërepublikë anëtare eFederatës Ruse, e ndodhur nëKaukazin e Veriut. Sipas regjistrimit të vitit 2010, popullsia e tij ishte 859,939. Kryeqytet ështëNalçik. Zona përmban malin më të lartë në Evropë,malin Elbrus, me 5,642 m. Mali Elbrus ka 22 akullnaja që ushqejnë tre lumenj - Baksan, Malka dhe Kuban. Mali është i mbuluar me borë gjatë gjithë vitit.
Burimet natyrore të Kabardino-Balkaria përfshijnëmolibden,tungsten dheqymyr. Republika ka klimë kontinetiale.
Kabardino-Balkaria përfshin dy bashkësi të mëdha etnike,kabardinët (çerkezët), të cilët flasin njëgjuhë kaukaziane veriperëndimore dheballkarët që flasin njëgjuhë turkike. Sipas Censusit të vitit 2010, kabardinët përbëjnë 57.2% të popullsisë së republikës, të ndjekur ngarusët (22.5%) dhe ballkarët (12.7%). Grupet e tjera përfshijnëosetianët (1.1%),turqit (1.6%),ukrainasit (0.6%),armenët (0.6%),koreanë (0.5%),çeçenët (0.2%) dhe një mori grupesh më të vogla, secili llogarit më pak se 0.5% e popullsisë së përgjithshme.
Sipas një sondazhi të vitit 2012, i cili intervistoi 56,900 njerëz, 60% e popullsisë së Kabardino-Balkariya i përmbahenIslamit, 15,6%Kishës Ortodokse Ruse, 3% fesë popullore adigjeze (Kabardiane) dhe besime të tjera indigjene, 5% janë gjenerikë krishterët të pa shoqëruar. Për më tepër, 12% e popullsisë deklaron të jetë "shpirtërore por jo fetare", 5.4% janëateist ose ndjek fe të tjera përfshirëDëshmitarët e Jehovait.
↑Президент Российской Федерации.Указ№849от13 мая 2000 г. «О полномочном представителе Президента Российской Федерации в федеральном округе». Вступил в силу13 мая 2000 г. Опубликован: "Собрание законодательства РФ", No.20, ст. 2112, 15 мая 2000 г. (President of the Russian Federation.Decree#849ofMay 13, 2000On the Plenipotentiary Representative of the President of the Russian Federation in a Federal District. Effective as ofMay 13, 2000.).
↑Госстандарт Российской Федерации.№ОК 024-9527 декабря 1995 г. «Общероссийский классификатор экономических регионов. 2.Экономические районы», в ред. Изменения №5/2001 ОКЭР. (Gosstandart of the Russian Federation.#OK 024-95December 27, 1995Russian Classification of Economic Regions. 2.Economic Regions, as amended by the Amendment#5/2001 OKER. ).
↑"Об исчислении времени".Официальный интернет-портал правовой информации (në rusisht). 3 qershor 2011. Marrë më19 janar 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
↑Official throughout the Russian Federation according to Article68.1 of theConstitution of Russia.