KSHMR | |
---|---|
![]() | |
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Niles Hollowell-Dhar |
Lindi | 6 tetor1988, (27 vjeç) |
Prejardhja | ![]() |
Zhanret | EDM, electro house |
Vitet aktive | 2013-prezent |
Labeli | Spinnin' Records |
Niles Hollowell-Dhar (lindur më 6 tetor 1988), i njohur siKSHMR (shqiptohet "Kashmir"; përdorur dhe siKSHМЯ), është një DJ nga Berkeley,Kaliforni. Emri i tij dhe kënga me të njëjtin emër e marrin emrin nga Kashmir, një provincë nëIndi. KSHMR ka prodhuar muzikë nën këtë emër që pas ndarjes ngaThe Cataracs në 2014. Ai debutoi në vendin e 23 në DJ Mag 2015, duke arritur debutimin më të mirë të vitit. Në vitin 2016, ai u ngjit edhe me 11 pozicione të tjera, duke arritur vendin e 12, dhe duke fituar edhe çmimin"Akti më i mirë Live".[1]
Në 2013-2014, Niles "Cyranizzy" Hollowell-Dhar nisi të prodhonte muzikë electro house nën emrinKSHMR të cilin e përdori më pas si pseudonim. Në Beatport, ai është klasifikuar me këtë emër. Bashkëpunimet më të njohura të KSHMR janë me Firebeatz, R3HAB, DallasK dheTiësto.
KSHMR lançoi këngën "Megalodon" në24 shkurt2014 nëSpinnin' Records. KSHMR & R3HAB bashkëpunuan me këngën "Karate" që u listua në SNEP, Klasifikimin Zyrtar Francez në mars 2014.
Shumica e këngëve të KSHMR janë lançuar prejSpinnin' Records. KSHMR filloi të tërhiqte vëmendje kur kënga e tij "Burn", një bashkëpunim me DallasK, debutoi në klasifikimin e Beatport duke arritur në Top 40 duke u ngjitur eventualisht në vendin e parë. Kënga është lançuar nëpërmjet 3 shtëpive diskografike: Revealed Recordings,Spinnin' Records, dhe Ultra Records.
Një tjetër lançim i njohur është "Secrets" meTiësto dhe vokalet e Vassy (Vasilliki Karagiorgos). Niles e zbuloi fytyrën e tij në "Ultra Music Festival dhe u prezantua nga vetëTiësto.
KSHMR pati një numër të madh hitesh në Beatport, si "No Heroes", "Burn", "Secrets", "Dead Man's Hand", "Kashmir", "Dogs", "Karate", "It Feels (KSHMR Remix)" dhe "JAMMU".
Logoja, emri i tij dhe disa këngë si "Delhi", "JAMMU", "Kashmir", "Bazaar", " Dharma" dhe albumi "Paradesi EP" bazohen në kulturën indiane, fymëzuar nga origjina e tij.
Në qershor 2015, KSHMR shfaqi se do të mbante meSpinnin' Records një konkurs për të krijuar remix-e të "JAMMU", ku çmimi i parë do të ishte një bashkëpunim me KSHMR. Vendi i parë i shkoi KYFRA.
Pas konkursit, KSHMR tha se do të zhvillonte shfaqjen e tij të parë live në Teatrin Fonda,Los Angeles. Shfaqja u zhvillua më19 shtator2015.
Më11 dhjetor të po këtij viti, lançoi "Bazaar" në bashkëpunim me Marnik, i cili do të ishte himni zyrtar i festivalit "Sunburn Goa 2015".
Më 17 prill 2016, ai performoi në eventin më të nxehtë të vitit,Coachella.
Në 13 maj, KSHMR lançoi albumin e tij të parë, të titulluar " The Lion Across The Field".
Më 23 korrik, ai performoi për herë të parë në skenën kryesore të festivalit muzikor Tomorrowland.
KSHMR ka bashkëprodhuar 'Tsunami' nga DVBBS & Borgeous, dhe gjithashtu edhe 'Stampede' nga DVBBS, Borgeous, Dimitri Vegas & Like Mike, përveç shumë këngëve të tjera.
KSHMR aktualisht përdor programin Ableton Live 9. Kur ishte pjesë e The Cataracs, ai përdorte programin Propellerhead Reason.
Në 24 tetor 2016, ai bashkëpunoi me Bassjackers duke lançuar "Extreme" me vokalet e Sidnie Tipton. Bassjackers thanë "Përveç një lidhjeje muzikore, ne gjithashtu krijuam një miqësi jashtë muzikës. Ne mendojmë se miqësia jonë është ajo çka e bën këtë këngë kaq speciale".[2]