Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Jakov Xoxa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jakov Xoxa
Lindi1923
Vdiq1979
KombësiaShqiptar
ProfesioniShkrimtar

Jakov Xoxa (Fier,15 prill1923 -Budapest,28 prill1979) ka qenë partizan i Frontit Nacional-Çlirimtar gjatëLuftës së Dytë Botërore në Shqipëri, pas lufte qe gazetar dhe shkrimtar. Vepra e tij më e famshme është romaniLumi i vdekur botuar më 1964 në Tiranë, për të cilin mori çmimin e Republikës së Shkallës së Parë[1] dhe vepra u brohorit nga kritika shqiptare si një kryevepër e narrativës socialiste.[2]

Biografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Fierit më 15 prill 1923. Vitet e para të shkollimit i ndoqi në qytetin e lindjes, pèr t'i vazhduar më pas në Vlorë, Kavajë, Korçë; qytete ku shkonte pèr të punuar i ati i tij, Thanasi. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në qytetin e Elbasanit, por e ndërpreu gjatè pushtimit italo-gjerman dhe e përfundoi në Tiranë, pas çlirimit.

Që i ri mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore, fillimisht si guerrilas në qytetin e lindjes dhe më pas në mal, si partizan.

Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më1949 botoi veprën e parë në prozëNovela. Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve '50, kështu në vitin1958 botoi veprën e dytë, po me atë titullNovela. Ndërkohë botoi dhe dy dramaBuçet Osumi dheZemra. Që nga viti1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë nëUniversitetin e Tiranës, ku për shumë vite ligjëroi lëndënTeoria e letërsisë.Për nevojat e studentëve, në formën e dispencës, hartoi vepra teorike të domosdoshme për kohèn siHyrje nè letèrsi,Teoria e letèrsisè dheMetrika. Ndèrkohë punoi edhe për një vepër të plotë teoriko-letrare,Bazat e teorisë së letërsisë, që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë). Kjo vepèr u botua po ashtu nè formè dispence mè 1972. Ndonëse në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare pati kritika të skajshme dhe autori, pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi.

Gjithsesi, vepra në fjalë pati edhe përkrahës të shumtë, sidomos në rradhët e studiuesve, pedagogëve dhe studentëve të letërsisë, dhe, po brenda atij viti, njè pjesë e konsiderueshme e saj u ribotua, e ripunuar dhe e zgjeruar, bashkë me dy autorë të tjerë (N.Lezha, P Kraja), në katër vëllime, me të njejtin titull:Bazat e teorisë së letërsisë

Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në Pojan, një fshat myzeqar afër Fierit, ku, krijoi romanetLumi i vdekur (1965) dheJuga e bardhë (1971), ndërsa romaninLulja e kripës (1978) e shkroi gjatë viteve të qëndrimit në Ballsh, ku po ndiqte nga afër ndërtimin e Uzinës së Pasurimit të Naftës, e cila do të ishte në epiqendër të romanit të ardhshèmAri i Zi. Tre romanet e përfunduara dhe të botuara bëjnë pjesë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë të letërsisë shqiptare.

Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag të Luftës së Dytë Botërore, siLumi i vdekur, periudhën gjatë luftës, si romaniLulja e kripës, apo edhe periudhën e kolektivizimit të bujqësisë (vitet 60) siJuga e Bardhë. Në këto vepra gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar.

Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit 20. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist : fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyèeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike.

Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare : nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv ; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.

Mirënjohje

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Bibliografi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Novela", përmbledhje shkrimesh, 1949.
  • "Buçet Osumi", dramë, 1956.
  • "Zemra", dramë, 1958.
  • "Novela", përmbledhje shkrimesh, 1958.
  • "Lumi i vdekur", roman, 1964.
  • "Juga e bardhë", roman, 1971.
  • "Lulja e kripës", roman,1980/81.

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^Bihiku, Koço (1983). "Parathënie".Jakov Xoxa, Vepra Letrare. Vëll. 1. Tiranë: sh.b. "Naim Frashëri". fq. 6–8.OCLC 13033152.
  2. ^Pipa, Arshi (2014) [1978]."Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore" [Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives]. Princi. fq. 161.ISBN 978-9928-4090-9-6.
Autorë të letërsisë shqipe
Autorë të hershëm
Autorë të vonë
Autorë bashkëkohorë
Millosh Gjergj NikollaDhimitër PaskoPetro MarkoMusine KokalariJakov XoxaDhimitër ShuteriqiDhimitër XhuvaniDrago SiliqiKasëm TrebeshinaSpiro ÇomoraBilal XhaferriBedri DedjaDritëro AgolliIsmail KadareFatos KongoliAnton PashkuMartin CamajArshi PipaTeki DervishiMimoza AhmetiYlljet AliçkaFatos ArapiNokë SinishtajLindita ArapiEqrem BashaJosip RelaSali BashotaKin DushiVorea UjkoAzem ShkreliDionis BubaniGaqo BushakaMajlinda Nana RamaMusa RamadaniRomeo ÇollakuDiana ÇuliRidvan DibraMirko GashiSabri GodoOdhise GrilloFaslli HalitiSabri HamitiErvin HatibiTeodor KekoVath KoreshiGazmend KrasniqiPëllumb KullaTeodor LaçoNatasha LakoArian LekaLuljeta LleshanakuMoikom ZeqoBardhyl LondoGjekë MarinajJamarbër MarkoPreç ZogajRudolf MarkuDin MehmetiKim MehmetiNdoc GjetjaBesnik MustafajVisar ZhitiFaruk MyrtajAli PodrimjaFrederik RreshpjaLuan StarovaPrimo ShllakuXhevahir SpahiuThanas QeramaParid TeferiçiAgron Tufa
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Jakov_Xoxa&oldid=2662834"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp