Islami Suni ështëdega më e madhe eIslamit, emri i të cilit vjen ngaSunnah, që u referohet thënieve dhe bëmave të profetit islam Muhammedit. Dallimi mes muslimanëve suni dhe shi'i lindi prej një mospajtimi lidhur me pasardhësin e Muhammedit në krye tëUmmetit dhe kjo me kohën mori kuptimësi politike më të gjerë si dhe dimensione teologjike e juridike.
Sipas traditës sunite, Muhammedi nuk paracaktoi qartësisht një pasardhës dhe një grup i vogël muslimanësh iu referuan traditave arabe para-islame për të lejuarEbu Bekrin që merrte pushtetin në Sakifa. Kjo i kundërvihet këndvështrimit shi'i, ku Muhamedi e shpalli në ndodhinë e Gadir Kumit që dhëndri dhe kushëriri i tijAliu do të ishte pasardhësi i tij.
Muslimanëve sunnit i'u referohet siEhlus Sune we el-Xhema'a (arabisht: أهل السنة والجماعة) "njerëzit e traditës sëMuhammedits.a.v.s dhe të komunitetit") ose për shkurtEhlus Suneh (arabisht: أهل السنة).
Islami suni ka katër shkolla juridike të mendimit osemedh'hebe, të cilat pranohen nga njëra-tjetra. Myslimanët sunnit i pranojnë katërkalifët e parë si pasuesit e ligjshëm të Muhammedit s.a.v.s dhe i pranojnë hadithet e transmetuara ngashokët e Muhamedit s.a.v.s.
Sunnit është një term i gjerë që rrjedh nga fjalaSunnah (arabisht:سنة (sunna), shumësسننsunan), e cila është një fjalëarabe që do të thotëzakon osepraktikë e zakonshme. Përdorimi mysliman i tremit u referohet thënieve dhe shprehisë së jetesës sëMuhammedit s.a.v.s. Në formën e saj të plotë, kësaj dege të islamit i referohet simeslik-e-Hak Ehlus-Sunneh We El-Xhama'ah (fjalë për fjale,Njerëzit e Sunnetit dhe asmablesë). Çdokush që pretendon që e ndjek islamin sunnit dhe mund të tregojnë se ata nuk kanë asnjë veprim ose besim kundër sunnetit profetik mund ta konsiderojë veten e tyre si një mysliman sunnit ose një myslimane sunnite.
Ligji islam është i njohur siSheri'ah. Sheri'ah bazohet nëKur'anin dhe nëSunnetin. Medh'hebi përkthehet nërrugë, dhe Medheheb (shumësi i Medh'hab) reflektojnë në mendime të ndryshme në disa ligje dhe detyrime të sheriatit. Për shembull kur një Medh'heb sheh një akt sifarz, përderisa një tjetër nuk e sheh atë akt në atë mënyrë. Duhet të jetë e qartë se secila prej këtyre shkollave i konsideron shkollat e tjera plotësisht të vlefshme dhe të pranuara.
Ndjekësit e këtyre katër shkollave e ndjekin të njëjtin sistem bazë të besimit por ndryshojnë nga njëri tjetri për sa i përket praktikës dhe ekzekutimit të ritualeve, dhe në interpretimin juridik tëparimeve hyjonre (ose Sheriatit) siç parashikohet në Kur'an dhe hadithe. Megjithatë sunnitët mysliman i konsiderojnë ato të gjitha të vlefshme njëlloj.
Ka edhe shkolla të tjera sunnite të drejtësisë. Megjithatë, shumë ndiqen vetëm nga një grup i vogël njerëzish dhe janë relativisht të panjohura për shkak të popullariteti të katër shkollave të mëdha; gjithashtu, shumë kanë vdekur ose nuk janë regjistruar mjaftueshëm nga ndjekësit e tyre që të mbijetojnë.
Interpretimin eSheriatit për të nxjerrë vendime të veçanta (si p.sh. për t'u falur) njihet siFikh, e cila fjalë për fjale do të thotë mirëkuptim. Njëmedh'heb është një traditë e veçantë e interpretimit tëfikhut. Këta dijetarë përqendrohen në prova të veçanta (Shafi'i dhe Hanbali) ose parimet e përgjithshme (Hanefi dhe Meliki) të cilat rrjedhin nga dëshmitë specifike. Dijetarët kanë filluar sidijetarë mysliman në katër shekujt e parë të Islamit. Pasi që këta shkolla përfaqësojnë shprehi të qarta metodologjike për interpretimin eSheriatit, ka pasur pak ndryshime në metodologji vetvetiu. Megjithatë, pasi që mjedisi shoqëror dhe ekonomik ndryshon, janë bërë rregulla të reja tëfikhut. Për shembull, kur u shfaqduhani i shpall si i 'papëlqyeshëm' për shkak erës së tij. Kur informacionet mjekësore treguan sepirja e duhanit është e rrezikshme, vendimi u ndryshua në 'e ndaluar'.Fikhet aktuale përfshijnë gjëra siç janëshkarkimi isoftwareve të piratizuara dheklonimin. Konsensusi është qëSheriati nuk ndryshon por vendimet efikhu ndryshojnë gjithë kohën.
Njëmedh'heb nuk duhet të ngatërrohet me njësekt fetar. Mund të ketë dijetar që i përfaqësojnë të gjithamedh'hebet që jetojnë në komunitete më të mëdha myslimane, dhe varet nga ata që konsultojnë për të vendosur se cilën shkollë ata e preferojnë.
Shumica dërrmuese (përafërsisht 80-90% e myslimanëve mbarë botës e praktikojnë islamin sunnit. Pjesa tjetër janëShia së bashku me grupe të vogla siç janëAhmedija dheHarixhite.
Disa dijetarë islamik janë përballur me pyetje për të cilat ata mendojnë se nuk janë të përgjigjura në mënyrë eksplicite nëKur'an, e sidomos pyetje në lidhje me rebusin filozofik, siç janëNatyra e Zotit, ekzistenca edëshirës së lirë të njeriut, ose ekzistencës së përjetshme tëKur'anit. Dijetar të ndryshëm tëteologjisë dhe tëfilozofisë janë zhvilluar në përgjigjen e këtyre pyetjeve, secili duke pretenduar të jetë e vërtetë ngaKur'ani dhe tradita myslimane (sunneti). Në mesin e sunnitëve, traditat dominante kanë qenë këta në vijim:
Ethari (arabisht: أثري), osetekstualizimi rrjedh nga fjala arabe ethar, që do të thotë, fjalë për fjalembetje dhe gjithashtu duke i'u referuartregimeve. Dishepujt e tyre quhen Ethari. Eharit konsiderohen si një nga tre shkollat sunnite të Akidahut: Eshari, Meturidi dhe Ethari.
Metodologjia Ethari e interpretimit tekstual është për të shmangur gërmimin në spekulime të gjëra teologjike. Ata besojnë në Allahun dhe karakteristikat e Tij në mënyre se si janë përmendur në Kur'an, Sunnet dhe nga Sahabët. Ata nuk përpiqen të interpretojnë më tutje tekstet e lartë përmendura duke i'u dhënë një kuptim të fjalëpërfjalshëm siç është Ẓāhirīs as përmes tahrif (shtrembërimit), alegorisë, metaforës, krahasimit, as ta'tiil (mohimit). Ata i shmangin hyrjet në diskutimet filozofike dhe racionale të çështjeve në lidhje me besimet islamike që nuk janë mbështetur në Kur'an, Sunnet apo të kuptuarit e Sahabëve me formulimin e veçantë; më tepër, diskutimet dhe paraqitjet e tyre të besimeve sillet tërësisht rreth dëshmive tekstuale që gjenden në këto burime, duke mos e marrë as rrugën e literaistëve, Ẓāhirīs. Etharis besojnë se kjo është metodologjia e respektuar nga tre gjeneratat e para myslimane (dmth. Selefët), duke e bërë atë shkollën e Sunnitëve Akidah që ata e besojnë si më e afërta e së vërtetës