Football Club Internazionale Milano,[4] njohur zakonisht siInternazionale (Italisht:[internatt͡sjoˈnaːle]) ose thjeshtInter oseInter Milan jashtë Italisë, është një klub profesionist italian futbolli me seli nëMilano, Lombardi.
Themeluar në 1908 nga një grup anëtarësh disidentë tëMilanit, klubi ka luajtur vazhdimisht në kategorinë më të lartë të kampionatit italian duke filluar që nga ndeshja e parë zyrtare, në 1909, dhe është i vetmi që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet eSerisë A, krijuar në sezonin 1929–30. Që nga themelimi klubi përdor uniformë me vija vertikale zikaltër, përjashtuar një periudhë të shkurtër në 1928 kur përdori një fanellë të bardhë me kryq të kuq.
Internazionale ka fituar 37 trofe brenda Italisë, përfshirë fitimin ekampionatit 20 herë,kupën nëntë herë dhesuperkupën tetë herë. Nga viti 2006 e deri në vitin 2010, klubi e fitoi ligën pesë herë rresht, duke barazuar dhe rekordin e të gjitha kohërave deri ne atë moment.[5] Ata kanë fituarLigën e Kampioneve tre herë: dy herë rresht në vitet1964 dhe1965 ndërsa të tretën në2010, e fundit për një skuadër italiane. Inter në sezonin 2009–10 përveç se fitoi Ligën e Kampioneve, fitoi gjithashtu edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që fitontripletën kontinentale.[6] Klubi gjithashtu ka fituar tre herëKupën UEFA, dy herëKupën Ndërkontinentale dhe një herëFIFA Kupën e Botës për Klube.
Inter i luan ndeshjet si vendas në stadiuminGiuseppe Meazza, i njohur gjithashtu edhe siStadio San Siro. Stadiumi, i cili ndahet me rivalët eMilanit, është stadiumi me kapacitetin më të madh në Itali, me plot 75,923 vende.[7] Milan është rivali më i madh i Interit dhe sfidat midis tyre njihen siDerby della Madonnina, që është një nga derbit më të ndjekur në rang botëror.[8] Që nga viti 2010, Inter është skuadra e dytë italiane me më shumë tifozë,[9] dhe e teta në Evropë. Inter është një nga klubet më të vlefshme në Itali dhe në botë.[10] Inter ishte një nga anëtarët themelues në 1998 të grupitG-14 udhëheqës të futbollit europian, grup i cili nuk ekziston më pas shpërbërjes në vitin 2008.[11]
Ekipi i Interit që fitoiScudetton e parë në histori në sezonin 1909–10.
Klubi u themelua më 9 mars 1908 siFootball Club Internazionale Milano pas një përçarje të Milan Cricket & Football Club (taniA.C. Milan). Emri i klubit buron nga dëshira e anëtarëve themelues për të pranuar lojtarët e huaj mes atyre italianë.
"Questa notte splendida darà i colori al nostro stemma: il nero e l'azzurro sullo sfondo d'oro delle stelle. Si chiamerà Internazionale, perchè noi siamo fratelli del mondo."
"Kjo natë madhështore do ti japë ngjyrat stemës sonë: e zeza dhe e kaltërta nën sfondin e artë të yjeve. Do të quhet Internazionale[Ndërkombëtare], sepse ne jemi vëllezër të botës."
Klubi fitoi kampionatin e parë në vitin 1910 dhe të dytin në vitin 1920. Kapiteni dhe trajneri iScudettos së parë ishteVirgilio Fossati, i cili ra dëshmor në front gjatëLuftës së Parë Botërore në betejën e Monfalcones midis ushtrisë italiane dhe asaj austriake. Në vitin 1922, Interi rrezikoi të binte nga kategoria, por fitoi dy ndeshje play-off duke siguruar qëndrimin.
Giuseppe Meazza mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon debutues në Serie A me 31 gola në sezonin 1929–30.
Gjashtë vite më vonë, gjatë epokës Fashiste, klubi u detyrua të bashkohej meUnione Sportiva Milanese dhe u riemëruaSocietà Sportiva Ambrosiana.[14] Gjatë sezonit 1928–29, ekipi luajti me fanella të bardha me një kryq të kuq në mes; modeli i fanellës u frymëzua nga flamuri dhe stema e qytetit të Milanos. Në vitin 1929, pronari i ri i klubit Oreste Simonotti ndryshoi emrin e klubit nëAssociazione Sportiva Ambrosiana dhe riktheu fanellat zikaltër; pavarësisht kësaj, tifozët vazhduan ta quanin ekipinInter, dhe në vitin 1931, presidenti i ri Pozzani iu dorëzua presioneve të aksionerëve dhe e ndryshoi emrin e klubit nëAssociazione Sportiva Ambrosiana-Inter.[14]
Coppa Italia (Kupa e Italisë) e parë u fitua në sezonin 1938–39, ku ekipi udhëhiqej nga legjendaGiuseppe Meazza, emrin e të cilit mban zyrtarisht sot stadiumiSan Siro. Kampionati i pestë u fitua në vitin 1940, pavarësisht dëmtimit të Meazzës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, klubi rivendosi emrin e tij të vjetër. Pas luftës, Interi fitoi kampionatin e gjashtë në vitin 1953 dhe të shtatin në 1954.
Në 1960, trajneriHelenio Herrera u bashkua me Interin ngaBarcelona,[15] duke marrë me vete "gjeneralin" e mesfushësLuis Suárez, i cili kishte fituar çmiminFutbollisti Evropian i Vitit në të njëjtin vit për rolin e tij në fitimin eLa Ligës dhe Kupës së Panaireve. Ai do ta transformonte Interin në një nga skuadrat më të mëdhaja në Evropë,[16] duke modifikuar formacionin 5–3–2 që njihej si "Verrou".[17] Ky formacion i zgjedhur nga Helenio Herrera kishte për qëllim forcimet e kundërsulmeve. Formacioni "Catenaccio" ishte shpikur nga trajneri austriak me emrinKarl Rappan.[18] Formacioni në të vertetë kishte katër mbrojtësa të mirëfilltë ku secili duhej të mbronte një kundërshtar të caktuar, plus një organizator në mesin e fushës i cili duhej të luante me dy mesfushorë krahu. Herrera shtoi dhe mbrojtësin e pestë duke e vendosur pak përpara mbrojtjes. Mbrojtësi i pestë do të lëvizte i lirë dhe do të merrej me çdo sulmues që do të shkonte përmes dyqëndër-mbrojtësave. Interi përfundoi i treti nëSerie A në sezonin e tij të parë, i dyti në vitin e dytë dhe i pari në sezonin e tretë. Kjo gjë u pasua me ty triumfe rresht nëKupën Europiane në vitet 1964 dhe 1965. Herrera mori titullinll Mago, që do të thotë magjistar. Formacioni i skuadrës së tij ishin mbrojtësitTarcisio Burgnich dheGiacinto Facchetti, lojtari i lirëArmando Picchi, organizatori Suárez, anësoriJair, mesfushori i majtëMario Corso, dheSandro Mazzola që luante në të djathtë.[19]
Sandro Mazzola luajti për ekipin shumë të suksesshëm të Interit e cila mbahet mend me emrin "La Grande Inter", gjatë viteve 1960'.
Në vitin 1964, Interi arritifinalen e Kupës Europiane duke mposhturPartizanin e Beogradit në çerek-finale dheBorusian e Dortmundit në gjysëm-finale. Në finale, ata u përballën kundërReal Madridit që kishte arritur shtatë nga nëntë finalet që nga themelimi i kompeticionit. Mazzola shënoi dy gola në fitoren 3–1,[20] dhe më vonë skuadra fitoiKupën Ndërkontinentale kundërIndependientes. Një vit më vonë, Inter e përsëriti suksesin duke mposhturBenficën në finalen kontinentale me golin e Jair[21] dhe duke fituar një tjetër Kupë Ndërkontinentale, ku në finaleZikaltërit mposhtën sërish Independienten.
Në 1967, me Jair të larguar dhe Suárezin e dëmtuar, Inter u mposht në finalen e Kupës Evropiane me rezultatin 2–1 ngaCeltic.[22] Në të njëjtin vit, klubi ndryshoi emrin duke e bërëFootball Club Internazionale Milano.
Pas epokës së artë të viteve '60, Inter arriti të fitonte kampionatin e njëmbëdhjetë në vitin 1971 dhe të dymbëdhjetin në vitin 1980.[23][24] Inter u mposht për herë të dytë brënda pesë viteve në finalen e Kupës Europiane, duke u mposhtur 2–0 ngaAjaxi iJohan Cruyff në vitin 1972.[25] Gjatë viteve '70 dhe '80, Inter gjithashtu shtoi edhe dy Kupa të Italisë në koleksion, trofetë e sezoneve 1977–78 dhe 1981–82.
I udhëhequr nga dyshja gjermaneAndreas Brehme eLothar Matthäus, dhe nga argjentinasiRamón Díaz, Interi fitoi kampionatin e vitit 1989.[26] Gjermani tjetërJürgen Klinsmann dheSuperkupa Italiane erdhën në sezonin e ardhshëm por kjo nuk ishte shumë e dobishme pasi Interi nuk e mbrojti dot titullin e fituar një sezon më parë.
Vitet '90 ishin një periudhë zhgënjyese për Interin. Gjatë kësaj kohe, rivalët e tyre Milan dheJuventusi kishin arritur suksese në Itali dhe Europë, kurse Inter ishte lënë mbrapa krahëve duke arritur rezultate zhgënjyese në kampionat, ku rezultati më negativ ishte ai i sezonit1993–94 ku ishin vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Megjithatë, ata arritën disa suksese europiane duke triumfuar tre herë nëKupën UEFA në vitet 1991, 1994 dhe 1998.[27]
PasiMassimo Moratti mori drejtimin e klubit nga Ernesto Pellegrini në vitin 1995,[28] Inter theu dy herë rekordin për blerjen më të shtrenjtë në botë gjatë asaj periudhe (19.5 milionë£ përRonaldon nga Barcelona në 1997-tën dhe 31 milionë £ përChristian Vierin ngaLazio dy vite më vonë).[29][30] Megjithatë, vitet '90 vazhduan të ishin vite zhgënjyese, duke qënë dekada e vetme ku Inter nuk arriti ta fitojë asnjë herë të vetme titullin e Serie A. Për tifozët e Interit ishte e vështirë për të fajësuar veçanërisht ndonjërin dhe kjo gjë solli një marrëdhënje të akullt mes tyre dhe presidentit, trajnerëve dhe madje disa lojtarëve.
Moratti më vonë u bë shënjestër e tifozëve, menjëherë pasi ai shkarkoi trajnerin e shumëdashur të tyreLuigi Simoni pas vetëm pak ndeshjeve të luajtura në sezonin 1998–99, pasi kishte marrë çmimin "Trajneri Italian i Vitit" për sezonin 1997–98 një ditë para se të shkarkohej.[31] Në atë sezon Inter dështoi të kualifikohej në ndonjë kompeticion europian për herë të parë pas gati dhjetë viteve, duke e mbyllur sezonin në vendin e tetë.[32]
Fanellat e Ronaldos (numri 10)Zamoranos (1+8) dheFigos (7) në muzeun e San Siros.
Në sezonin e ardhshëm, Moratti punësoi ish trajnerin e JuventusitMarcello Lippi,[33] dhe firmosi me lojtarë siAngelo Peruzzi dheLaurent Blanc sëbashku me ish lojtarët e Juventusit Vieri dheVladimir Jugović. Skuadra ju afrua suksesit të parë vendor që nga viti 1989 ku ata arritën në finalen eKupës së Italisë ku u mposhtën nga Lazio.[34]
Edhe sezoni tjetër ishte dëshpërues për klubin. Inter impresionoi në ndeshjen eSuperkupës Italiane kundër Lazios duke marrë kryesimin falë blerjeve të rejaRobbie Keane dheHakan Şükür – megjithatë, ata u mposhtën 4–3.[35] Ata gjithashtu u eleminuan në raundin paraeleminator tëLigës së Kampioneve nga klubi suedezHelsingborgs IF,Álvaro Recoba humbi një penallti vendimtare në çastet e fundit të ndeshjes së kthimit në shtëpi.[36] Lippi u shkarkua pas vetëm një ndeshje të vetme në ligë e cila rezultoi humbja e parë në historinë e Interit kundërRegginës.[37][38]Marco Tardelli, i zgjedhur për të zëvëndësuar Lippin,[39] dështoi për të sjellë rezultate, dhe mbahet mend nga tifozët e Interit si trajneri që humbi derbin e qytetit me rezultatin 6–0 kundër Milanit në sezonin 2000–01.[40] Pjesëtarët e tjerë të "familjes" Inter gjatë kësaj periudhë që vuajtën ishin lojtarë si Vieri dheFabio Cannavaro, ku të dyve ju dëmtuan restorantet në pronësi në Milano pas humbjeve kundër Milanit.
Në vitin 2002, Inter jo vetëm që shkoi në gjysmë-finalen e Kupës UEFA, por ishte 45 minuta larg fitimit të "Scudettos", ku ata duhej të mbanin avantazhin prej një goli në ndeshjen jashtë fushe kundër Lazios. Inter kryesonte 2–1 pas 24 minutash, por Lazio barazoi në kohën shtesë në fund të pjesës së parë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë duke i hapur rrugë Juventusit që të fitonte titullin.[36] Në sezonin e ardhshëm, Interi e përfundoi kampionatin në vendin e dytë dhe gjithashtu arriti të shkonte në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Milanit, duke u eleminuar për shkak të rregullit të golit jashtë fushe.[41]
Më 1 korrik 2004, Inter punësoi ish trajnerin e LaziosRoberto Mancini si trajnerin e ri të ekipit.[42] Në sezonin e parë, ekipi mblodhi 72 pikë nga 18 fitore, 18 barazime dhe nga vetëm dy humbje, si dhe fitoiKupën e Italisë dhe më vonëSuperkupën. Më 11 maj 2006, Inter mbrojti titullin e kupës duke mposhturRomën me rezultatin e përgjithshëm 4–2 (1–1 nëRomë dhe 3–1 nëMilano).[43]
Inter filloisezonin 2007–08 me objektivin për të fituar Serie A edheLigën e Kampioneve. Ekipi bëri një nisje të mirë në kampionat, duke qënë në krye të renditjes në ndeshjet e para, si dhe arriti të kualifikohej në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Megjithatë, atje ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 2–0 ngaLiverpooli më 19 shkurt,[49] duke vendosur në pikëpyetje të ardhmen e Roberto Mancinit në klub ndërsa forma e ekipit në kampionat filloi të përkeqsohej pas dështimin për të fituar tre ndeshje rresht. Pasi u eleminua nga anglezët në Ligën e Kampioneve, Mancini lajmëroi qëllimin e tij për të lënë drejtimin e skuadrës, por ndryshoi mendjen vetëm një ditë më vonë. Në ditën e fundit të sezonit 2007–08 në Serie A, Inter luajti kundërParmës në transfertë, dhe dy gola ngaZlatan Ibrahimović i siguruan klubit titullin e tretë rresht kampion. Mancini u shkarkua më vonë pas shkak të deklaratës së tij të mëparshme për lënjen e klubit.[50]
Më 2 qershor 2008, Inter punësoi ish trajnerin ePortos dheÇelsitJosé Mourinho si trajnerin e ri.[51] Në sezonin e tij të parë,Zikaltërit fituanSuperkupën Italiane dhetitullin e katërt rresht,[52][53] por u eleminuan në raundin e parë me eliminim direkt të Ligës e Kampioneve për të tretin vit rresht, këtë herë ngaManchester United, që në fund arriti në finale.[54] Me fitimin e titullit për herë të katërt rresht, Inter u bë klubi i parë pas 60 vitesh që fiton katër tituj rresht dhe j'u bashkua Torinos dhe Juventusit si skuadrat e vetme që e kanë bërë këtë gjë, duke u bërë gjithashtu klubi i parë jashtë qytetit të Torinos.
Më 21 gusht 2010, Interi mposhti Romën 3–1 dhe fitoiSuperkupën e Italisë 2010, duke siguruar titullin e katërt të vitit.[59] Në dhjetor, ata triumfuan edhe nëFIFA Kupën e Botës për Klube për herë të parë pas një fitore 3–0 nëfinale kundërTP Mazembes.[60] Megjithatë, pas kësaj fitoreje, më 23 dhjetor, për shkak të rezulteve në rënje në kampionat, klubi shkarkoi Benítezin.[61] Ai u zëvëndësua ngaLeonardo në ditën e ardhshme.[62]
Leonardo e nisi me 30 pikë në 12 ndeshjet e para, me një mesarate 2.5 pikë për ndeshje, më mirë se paraardhësit e tij Benítez dhe Mourinho.[63] Më 6 mars 2011, Leonardo vendosi rekord të ri në Serie A duke mbledhur 33 pikë në 13 ndeshje; rekordi i mëparshëm ishte 32 pikë në 13 ndeshje nga Fabio Capello në sezonin 2004–05.[63] Ai e udhëhoqi ekipin në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve ku u eliminuan ngaSchalke 04,[64][65] kurse nëkupë triumfuan sërisht.[66] Megjithatë, në përfundim të sezonit, ai dha dorëheqjen dhe u pasua nga trajnerët jo të suksesshëmGian Piero Gasperini,Claudio Ranieri dheAndrea Stramaccioni.[67][68][69][70]
Mauro Icardi shënoi mbi 100 gola në të gjitha kompeticionet në periudhën 2013–2019.
Më 1 gusht 2012, klubi njoftoi se Moratti mendon të shesë një kuotë të pakicës së klubit një konsorciumi kinez të udhëhequr ngaKenneth Huang.[71] Në të njëjtën ditë, Inter njoftoi arritjen e një marrëveshjeje meChina Railway Construction Corporation Limited për një projekt të ri stadiumi, megjithatë, kjo marrëveshje u prish.[72] Sezoni 2012–13 ishte më i keqi në historinë e viteve të fundit të Interit, që e mbylli kampionatin në një vend zhgënjyes të nëntë, duke mos u kualifikuar në asnjë kompeticion evropian.[73]Walter Mazzarri u vendos trajneri i ri i skuadrës në vend të Stramaccionit më 24 maj 2013.[74]
Më 15 tetor 2013, një konsorcium indonezian (International Sports Capital HK Ltd.) i udhëhequr ngaErick Thohir, Handy Soetedjo dhe Rosan Roeslani, firmosën një marrëveshje për të blerë 70% të aksioneve të Interit nga Internazionale Holding S.r.l.[75][76][77] Menjëherë pas marrëveshjes, Internazionale Holding S.r.l i Morattit majti 29.5% të aksioneve të FC Internazionale Milano S.p.A.[78] Pas marrëveshjes, aksionet e Interit ishin në pronësi të një kompanie mbajtëse, me emër International Sports Capital S.p.A të Italisë (për 70% të aksioneve), International Sports Capital HK Limited dhe Asian Sports Ventures HK Limited të Hong Kongut. Asian Sports Ventures HK Limited, në vetvete një kompani tjetër mbajtëse e ndërmjetme, ishte në pronësi të Nusantara Sports Ventures HK Limited (60% të aksioneve, një kompani në pronësi të Thohir), Alke Sports Investment HK Limited (20% të aksioneve) dhe Aksis Sports Capital HK Limited (20% të aksioneve).
Samir Handanović ju bashkua Interit në vitin 2012; shtatë vite më pas, ai u bë portieri i parë në histori që emërohet kapiten i ekipit.
Thohir, i cili gjithashtu ishte në pronësi të klubitMajor League Soccer (MLS)D.C. United dheSuper Ligës Indoneziane (ISL)Persib Bandung, njoftoi më 2 dhjetor 2013 se Inter dhe D.C. United kishin formuar partneritet strategjik.[79] Gjatë epokës Thohir, klubi filloi të modifikojë strukturën financiare nga i varur në investime të vazhdueshme të pronarit në një model biznesi më të vetë-qëndrueshëm, megjithëse klubi ende shkelte rregullat e Fair Play Financiar tëUEFA-s në vitin 2015. Klubi u gjobit dhe mori reduktim të ekipit në kompeticionet e UEFA-s, si dhe mori gjoba shtesë të pezulluara në periudhën e provës. Gjatë kësaj kohe, Roberto Mancini u kthye si trajner më 14 nëntor 2014.[80]
Më 6 qershor 2016,Suning Holdings Group (përmes një kompanie anësore me qendër në Luksemburg, Great Horizon S.á rl) një kompani në pronësi tëZhang Jindong, bashkëthemelues dhe kryetar iSuning Commerce Group, fitoi një shumicë të aksioneve të Interit nga konsorciumi International Sports Capital S.p.A. i Thohir dhe pjesët e mbetura të familjes Internazionale Holding S.r.l. të Morattit.[81] Sipas regjistrimeve të ndryshme, investimi i përgjithshëm nga Suning ishte rreth 270 milion €.[82] Marrëveshja u miratua nga një mbledhje e jashtëzakonshme e përgjithshme në 28 qershor 2016, nga e cila Suning Holdings Group kishte fituar një 68.55% të aksioneve në klub.[83]
Në ndeshjen e fundit të sezonit 2017–18, Interi arriti një fitore dramatike 3–2 në Stadio Olimpico kundër Lazios, duke siguruar vendin e katërt në kampionat dhe një vend në Ligën e Kampioneve për herë të parë pas shtatë vitesh.[84][85] Edhe sezoni 2018–19 u mbyll në të njëjtën mënyrë, me Interin që fitoi 2–1 kundërEmpolit në San Siro në javën e fundit për të siguruar një tjetër vend të katërt në kampionat.[86]
Për sezonin 2019–20,Antonio Conte u emërua trajneri i ri i ekipit, në vend tëLuciano Spallettit;[87] duke u bërë trajneri më i paguar në Serie A.[88] Falë këmbënguljes së tij, Interi siguroi transferimin e sulmuesit belgRomelu Lukaku ngaManchester United për 74 milionë €, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.[89]Pasi e mbylli sezonin e parë me një vend të dytë në kampionat dhe me humbje në finale tëEuropa League kundërSeviljes,Conte udhëhoqi ekipin në fitoren e kampionatit të 19-të në sezonin2020-21, 11 vjet pas fitores së fundit, duke i dhënë fund hegjemonisë gati dhjetëvjeçare tëJuventusit.Gjithsesi, pavarësisht arritjeve në sezonin e fundit, më 26 maj 2021, Inter njoftoi se Conte do të largohet nga drejtimi i ekipit pasi u arrit një marrëveshje midis palëve për ndërprerjen e bashkëpunimit. Largimi njoftohet të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve që Conte kishte me klubin në lidhje me fushatën e transferimeve për sezonin e ardhshëm.[90][91]
Më 3 qershor 2021,Simone Inzaghi u emërua trajner duke firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin zikaltër.[92]
Që nga krijimi në vitin 1908, Interi ka luajtur me fanella me vija vertikale të zeza dhe të kaltërta.[93] Ata zgjodhën ngjyrën e zezë për të përfaqësuar natën dhe ngjyrën e kaltërt për të përfaqësuar qiellin. Përveç një periudhe nëLuftën e Dytë Botërore që Inter i braktisi këto dy ngjyra, nuk ka pasur ndonjë periudhë tjetër kohore pa këto ngjyra, duke fituar edhe pseudoniminNerazzurri.[94] Në vitin 1928, filozofia dhe emri i klubit i solli Partisë Fashiste shqetësim. Si rezultat i kësaj, gjatë atij viti, klubi tashmë me histori 20-vjeçare u bashkua meUnione Sportiva Milanese. Klubi i ri u quajtSocietà Sportiva Ambrosiana në nder të shenjtorit mbrojtës të Milanos.[95] Flamuri i Milanos zëvëndësoi ngjyrat tradicionale zi e kaltër.[96] Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Partia Fashiste kishte rënë nga pushteti, klubi rimori emrin e tyre të vjetër dhe ngjyrat. Në vitin 2008, Inter festoi 100 vjetorin duke vendosur një kryq të kuq në fanellën e bardhë; kryqi iShën Gjergjit është pjesë e stemës dhe flamurit të qytetit të Milanos dhe vazhdon të përdoret nga klubi, zakonisht në fanellat e treta.[95]
Një nga themeluesit e Interit ishte edhe ilustruesi i njohur asokohe Giorgio Muggiani, i cili kishte përgjegjësinë për modelin e stemës së parë të Interit në vitin 1908.[97] Modeli i parë, i frymëzuar nga modelet e klubeve angleze, ka pasur gërmatFCIM të mbivendosura të bardha në një sfond të përbërë nga një rreth i artë i rrethuar nga një rreth i zi dhe një tjetër përmbyllës i kaltër. Disa elemente bazike të modelit të parë vazhdojnë ende të qëndrojnë edhe pse stema është modifikuar disa herë ndër vite.[97] Që nga sezoni 1999–2000, stema origjinale e klubit u zvogëlua në përmasa, për t'i dhënë hapësirë vendosjes së emrit të klubit në pjesën e sipërme dhe vitin e themelimit në pjesën e poshtme.[98]
Në vitin 2007, Inter ju rikthye modelit të stemës së epokës para sezonit 1999–2000.[97] Ajo mori një pamje më moderne, e kishte yllin eScudettos më të vogël dhe kishte ngjyra më të hapura. Ky version u përdor deri në korrik 2014, ku klubi vendosi t'i nënshtrohej një rimodelimi.[99] Diferenca më e veçantë midis stemës aktuale dhe atyre të shkuara ishte heqja e yllit nga të gjitha mediat përveç fanellave.[100]
Më 20 mars të 2021 zbuloi për publikun logon e re, që është një version i rishikuar i stemës së realizuar nga Muggiani: në monogramë mbeten vetëm gërmatI dheM, braktiset ngjyra e artë ndërsa e kaltërta zëvendësohet me një blu intense.[101]
Shumica nga skuadrat eSerie A përdorin kafshë për të përfaqësuar simbolet dhe historinë e tyre. Një prej këtyre skuadrave është edhe Interi, i cili për simbol ka gjarpërin, i quajturIl Biscione oseSerpente.[102] Gjarpëri është një simbol i rëndësishëm për qytetin e Milanos. Simboli është i famshëm për përdorimin e tij nga familja milaneze eSforzave e cila sundoi mbi veriun eItalisë gjatë periudhës së rilindjes.[102]
Pazza Inter është një këngë e 2003 e regjistruar në studio nga lojtarët zikaltër të asaj periudhe;[105] duke parë suksesin e jashtëzakonshëm që pati në tifozerinë zikaltër dhe jo vetëm, kënga është përdorur deri në gusht të 2019 para çdo ndeshje në San Siro pas himnit zyrtar.[106]
Stadiumi i Interit ështëSan Siro me 75,923 vende, i cili njihet zyrtarisht siStadio Giuseppe Meazza në nder të lojtarit i cili ka luajtur me të dyja skuadrat e qytetit.[111] Për këtë stadium përdoret më shpesh emri San Siro, sepse zona rreth stadiumit e ka emrin San Siro.[112] Giuseppe Meazza ka qënë stadiumi iMilanit që në vitin 1926, kur u ndërtua privatisht nga presidenti i asaj kohe i klubitPiero Pirelli.[111] Ndërtimi u krye nga 120 punëtorë dhe u deshën 13 muaj e gjysëm që të përfundonte. Stadiumi ishte në pronësi të klubit deri kur iu shit bashkisë së qytetit në vitin 1935, dhe që nga viti 1947, është ndarë me klubin tjetër të qytetit, Interin.[112][113]
Ndeshja e parë në këtë stadium u luajt në vitin 1926, kur Inter mposhti Milanin me rezultatin 6–3 në një ndeshje miqësore.[113] Milan luajti ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit në San Siro më 19 shtator 1926, duke u mposhtur 1–2 ngaSampierdarenese (U.C. Sampdoria). Kapaciteti fillestar i stadiumit ishte 35,000 vende,[113] por pas disa rinovimeve madhore, ku e fundit ishte në përgatitje përKupën e Botës 1990, stadiumi arriti në kapacitetin 85,700 vende, të gjitha të mbuluara çati polikarbonate.[112] Në vitin 2008, kapaciteti u zvogëlua në 80,018 vende për të plotësuar kriteret eUEFA-s.
I ndërtuar sipas modelit anglez, San Siro është modeluar kryesisht për ndeshje futbolli, në kontrast me shumicën e stadiumeve shumë-funksionale të përdorura nga klubet e Serie A.[113] Në Itali njihet për afmosferën fantastike gjatë ndeshjeve për shkak të distancës së afërt midis ulëseve dhe fushës. Përdorimi i shpeshtë i flakadanëve kontribuon në rritjen e atmosferës, por kjo praktikë ndonjëherë ka shkaktuar edhe probleme.[114]
Fushat e para të stërvitjes të përdorura nga Inter ishin ato të Aeronautikës nëIdroscalo dhe të historikesArena Civica.[115]
Në vitin 1962 u inagurua qendra e re e stërvitjes sëAppiano Gentiles, në provincë teComos. Nga viti 2016 qendra ka marrë emrin aktualSuning Training Center in Memory of Angelo Moratti. Ajo përmban pesë fusha loje nga të cilat dy me përmasa të reduktuara; një nga to është e mbuluar me njëtensostrukturë të lëvizshme dhe që përdoret kryesisht kur ka mot të keq. Gjithashtu, qendra përmban një pishinë, dy palestra, një sallë mjekësore, pesë dhoma zhveshje dhe dy magazina. Në brendësi të strukturës gjendet dheClub House ku akomodohen lojtarët e skuadrës së parë, restoranti, dhoma e pritjes, kuzhina dhe hapësira të tjera në dispozicion të stafit dhe kryesisë. Në këtë ndërtesë gjenden dhe një sallë lojërash, një sallë për mbledhjet teknike, studiot televizive tëInter TV dhe salla e shtypit që përdoret për konferencat e shtypit.
Suning Youth Development Centre in Memory of Giacinto Facchetti në Milano, ështe qendra sportive e ekipeve të grupmoshave dhe e skuadrës së femrave. Ka një fushë loje me bar natyral, 2 fusha loje dhe stërvitje me bar artificial, 2 fusha artificiale për stërvitje, 1 fushë artificiale për stërvitje me 7 lojtarë, 1 fushë me bar natyral për stërvitje me 9 lojtarë, 1 palestër të kompletuar, 1 sallë mjekësore, 10 dhoma zhveshje, 1 Club House dhe qendër edukimi.[116]
Tifozët e Interit duke festuar fitimin e titullit të Serie A në sezonin 2007–08.
Inter është një nga ekipet më të mbështetura në Itali sipas një kërkimi të gushtit 2007 nga gazeta italianeLa Repubblica.[117] Historikisht, pjesa më e madhe e tifozëve të Interit nga qyteti i Milanos janë milanezë kryesisht të shtresës borgjeze dhe së mesme (Baüscia), kurse të Milanit zakonisht kanë qënë të klasës punëtore (Casciavit).[117]
Grupi ultras tradicional i Interit ështëBoys San;[118] ata kanë një pjesë të rëndësishme në historinë e ultrasve në përgjithësi për shkak se ata janë nga më të vjetrit, duke u themeluar në vitin 1969.[119] Nga pikëpamja politike, ultrasit e Interit kanë kryesisht tendenca të spektrit të djathtë dhe kanë marrëdhënië binjakëzimi me ultrasit eLazios. Përveç grupit kryesor që ështëBoys San, janë gjithashtu edhe katër grupe të tjera gjithashtu të rëndësishme:Viking,Irriducibili,Ultras, dheBrianza Alcoolica.[119][118]
Tifozët më të flaktë të Interit mblidhen në sektorin Curva Nord, ose ndryshe në pjesën e veriut të stadiumitSan Siro.[118] Kjo traditë e gjatë ka bërë që Curva Nord të jetë sinonim për mbështetësit më të fortë të klubit, të cilët shpalosin flamuj dhe banera në mbështetje të ekipit.[118]
Tifozët thirren në përgjithësi me emratInteristi oseNerazzurri.[120]
Inter ka disa rivalitete, dy prej të cilave kanë domethënie të madhe në futbollin italian; së pari, ata marrin pjesë në derbin e qytetit i quajturDerby della Madonnina meMilanin; rivaliteti ka ekzistuar që kur Inter u themelua në 1908.[94] Emri i derbit i referohetvirgjëreshës Mari, statuja e së cilës ndodhet në krye të katedrales së Milanos dhe është një nga tërheqjet turistike të qytetit.[121] Ndeshjet midis tyre zakonisht krijojnë një atmosferë fantastike, ku të dyja tifozeritë shpalosin banderola (humoristike ose ofenduese) para fillimit të tyre. Flakadanët janë gjithashtu prezentë; ato sollën edhe anullimin e ndeshjes së dytë çerek-finale së Ligës së Kampioneve ndërmjet dy ekipeve më 12 prill 2005, pasi portieriDida u godit nga tifozët e Interit me flakadan në shpatull.[122][123]
Rivaliteti tjetër madhor i Interit është ai kundërJuventusit; të dy marrin pjesë nëDerby d'Italia.[124][125] Deri para skandalit tëCalciopolit në vitin 2006, ato ishin dy ekipet e vetme që nuk kishin rënë nga kategoria.[124] Të dy klubet kanë numrin më të madh të tifozëve në Itali dhe rivaliteti i tyre arriti në nivele të larta pas viteve '90.[124]
Nga fillimi i shekullit të 21-të, Interi ka krijuar një rivalitet të veçantë edhe me klubin kryeqytetasRoma pas sfidave tëKupës UEFA në vitet '90.[126] Kulmi i këtij rivaliteti ishte në periudhën 2005–2010, ku të dy ekipet garonin për titullin kampion, me Romën që doli e dyta në katër nga pesë kampionatet e fituara nga Interi dhe njëkohësisht ndanë midis tyre pesë Kupa dhe katër Superkupa të Italisë që nga viti 2006. Interi ka rivalitet, edhe pse lokal, edhe me klubin eAtalantës.[127][128]
Javier Zanetti është lojtari i cili ka zhvilluar më shumë ndeshje në histori me fanellën e Interit, plot 858 në të gjitha kompeticionet; ai është gjithashtu lojtari i Interit (njëkohësisht dhe lojtari i huaj) me më shumë ndeshje në Serie A (615) dhe në kompeticionet evropiane (160).[129] Në vendin e dytë renditet mbrojtësiGiuseppe Bergomi, i cili luajti 756 ndeshje gjithsej, duke e shpenzuar të gjithë karrierën e tij 20-vjeçare meZikaltërit;[130] Bergomi është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje për Interin në Kupë dhe Superkupë (120).[131] Ai ndiqet nga një tjetër mbrojtës,Giacinto Facchetti, i cili zhvilloi 634 ndeshje.[132] Ai, ashtu si Bergomi, luajti me Interin përgjatë gjithë karrierës së tij.[133]
Giuseppe Meazza është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Interin, duke regjistruar 248 gola në 408 paraqitje; ai luajti me klubin në dy periudha të ndryshme (1927–1940 dhe 1946–1947).[134]Alessandro Altobelli renditet në vendin e dytë me 209 gola, të shënuar në 11 sezone me klubin. Me 35 gola, ai është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit në kompeticionet evropiane. Përveç kësaj, ai mban rekordin për numrin e golave të shënuar me Interin në kupë (46). Në vendin e tretë renditetRoberto Boninsegna me 171 gola në të gjitha kompeticionet; ai luajti me klubin në tetë sezone.[135] HungareziIstván Nyers është lojtari i huaj me më shumë gola i Interit me 133, të gjitha të shënuar në Serie A.[136]Luigi Cevenini mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon në Serie A me Interin; italiani regjistroi 37 gola në kampionatin e sezonin 1913–14.[137] Meazza është lojtari zikaltër i cili e ka fituar çmiminCapocannoniere tre herë, respektivisht në sezonet 1929–30, 1935–36 dhe 1937–38. Meazza dheAntonio Valentín Angelillo janë lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në një ndeshje të vetme me Interit; i pari shënoi 5 gola në fitoren 9–2 ndajBarit në 1937–38 kurse i dyti shënoi 5 gola në fitoren 8–0 kundërSPAL-it në sezonin 1958–59.[138][139]
Roberto Boninsegna shënoi 171 gola me Interin para se të kalonte te klubi rival Juventus në vitin 1976.
Helenio Herrera është trajneri që ka shërbyer më gjatë në klub. Ai drejtoi ekipin nga viti 1960 e deri në vitin 1968, duke qënë një nga elementët më të rëndësishëm të epokës legjendareGrande Inter të klubit.[15] Herrera gjatë kësaj kohe fitoi tre tituj të Serie A, dyKupa Evropiane dhe dyKupa Ndërkontinentale.[15] Ai është, sëbashku meRoberto Mancinin, trajneri që ka fituar më shumë me Interin, duke pasur secili nga 7 trofe. PortugeziJosé Mourinho qëndroi si trajner i klubit për dy sezone, duke fituar pesë trofe, përfshirë edhetripletën historike në sezonin 2009–10.[140]
Interi ka vendosur disa rekorde në Itali dhe Evropë; ata janë klubi i vetëm në Itali që nuk kanë rënë asnjëherë nga kategoria, duke i shpenzuar të 104 sezonet në elitë.[141] Ata janë klubi i vetëm që kanë luajtur në çdo sezon të Serie A që nga themelimi i ligës në vitin 1929. Në sezonin 1988–89, Interi vendosi disa rekorde në një kampionat me 18 ekipe; ata arritën numrin më të madh të fitoreve (26 nga 34 ndeshje), përfshirë fitoret në transfertë (11 nga 17 ndeshje), si dhe arritën 58 pikë, një tjetër rekord (në atë kohë fitoret vlerësoheshin me dy pikë). Klubi gjithashtu ka rekordin për fitoret rresht në Serie A (17),[142] si dhe për pikët e marra në transfertë në një sezon të vetëm (49).[142] Të dy rekordet u arritën në sezonin 2006–07, ku klubi siguroi 97 pikë,[142] një rekord në atë kohë, si dhe nuk humbi asnjë ndeshje në transfertë (një rekord që u barazua nga Juventusi në sezonin 2011–12).[142]Zikaltërit janë klubi i vetëm italian që ka fituartripletën si dhe një nga dy klubet (sëbashku meBarcelonën) që ka fituar pesë tituj në një vit kalendarik (2010). Fitorja më e madhe e klubit është 16–0 kundërVicenzës më 10 janar 1915 kurse humbja më e madhe është 9–1 kundërJuventusit më 10 qershor 1961.[143]
Skuadra e Interit me Kupën Ndërkontinentale dhe Kupën Evropiane në vitin 1965.
Inter ka fituar gjithsej 46 trofe zyrtarë.[144] Në Itali,Zikaltërit kanë fituar 20 kampionate,[145] nëntëkupa dhe tetësuperkupa. Nga viti 2005 deri në vitin 2010, Inter fitoi kampionatin pesë herë rresht duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosura ngaTorino, por në vitin 2017,Juventus theu rekordin me titullin e gjashtë rresht. Në skenën evropiane, klubi ka fituarLigën e Kampioneve, kompeticionin kryesor tëUEFA-s, tre herë: dy herë rresht në vitet 1964 dhe 1965 dhe një tjetër në vitin 2010. Klubi gjithashtu ka fituar edhe tre herëKupën UEFA, kompeticionin e dytë të UEFA-s për nga rëndësia. Në vitet 1964 dhe 1965, ata fituanKupën Ndërkontinentale, duke u konsideruarde facto kampion bote ngaFIFA.[146] Në vitin 2010, ata fituanFIFA Kupën e Botës për Klube.[147]
F.C. Internazionale Milano Primavera është skuadra nën-19 e Interit. Ata luajnë në grupin B të Campionato Nazionale Primavera. Ekipi ka fituar nëntë kampionate (Campionato Nazionale Primavera) dhe gjashtë kupa (Coppa Italia).[150] Ata kanë fituar gjithashtu 6 herë Torneo di Viareggio.[150] Në mars të 2012 Inter nën-19 fitoi edicionin e parë tëNextGen Series, pararendëse eLigës së Kampioneve për të rinjtë.[151]
3 –Giacinto Facchetti,Mbrojtës i majtë, 1960–1978 (Nderim pas vdekjes). Numri u tërhoq më 8 shtator 2006. Lojtari i fundit që ka veshur këtë fanellë ka qënë qëndër mbrojtësi argjentinasNicolás Burdisso, i cili më pas mori numrin 16 për pjesën e mbetur të sezonit.[152]
4 –Javier Zanetti,Mesfushor mbrojtës, ka luajtur 858 ndeshje për Interin ndërmjet viteve 1995 e deri në vitin 2014; në maj 2014, ai njoftoi tërheqjen nga futbolli. Presidenti i klubit Erick Thohir konfirmoi se numri 4 i Zanettit do të tërhiqet në nder të tij.[153][154]
Presidenti i parë në historinë e klubit ishteGiovanni Paramithiotti, një drejtor sportiv italian me origjinë shqiptare.[155] Ai qëndroi për një vit para se të zëvëndësohej nga zvicerani Ettore Strauss. Në vitin 1955,Angelo Moratti u bë presidenti i ri i klubit, duke e drejtuar atë në epokën legjendare tëGrande Inter. Dyzetë vite më pas, do të ishte djali i tijMassimo që do të bëhej president i ri i klubit. Me të në krye, Interi përjetoi periudhën më të suksesshme në histori, duke fituar 11 trofe. Ai drejtoi klubin në periudhën 1995–2013, me përjashtim të dy viteve ku president ishte ish lojtariGiacinto Facchetti.[156] Pas vdekjes së tij, Moratti u riemërua president. Në vitin 2013, Moratti e shiti klubin te biznesmeni indonezianErick Thohir, i cili u bë presidenti i parë i huaj i klubit. Pas pesë vitesh, ai i shiti të gjithë aksionet e tij te kompania kinezeSuning Holdings Group;Steven Zhang djali i pronarit të kompanisëZhang Jindong, u emërua president në tetor 2018, duke u bërë presidenti më i ri në historinë e klubit.[157][158] Gjithsej, klubi ka pasur 21 presidentë të ndryshëm.[159]
Trajneri aktual ështëSimone Inzaghi, i cili e mori detyrën më 3 qershor 2021.[163]
José Mourinho është trajneri fitues i tripletës së parë në historinë e Interit në sezonin 2009–10 dhe në historinë e futbollit italian.[164] Trajneri që ka qëndruar më gjatë tek Interi është argjentinasi Heleno Herreira, i cili qëndroi për 8 vjet duke fituar edhe dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale, kurse trajneri që ka qëndruar më pak kohë është italiani Gian Piero Gasperini, i cili qëndroi në detyrë për dy muaj e tre javë.[165]
Gjithsej, që nga themelimi i klubit e deri tani Inter ka ndërruar 83 trajnerë, ku trajneri i parë ka qënëVirgilio Fossati, i cili njëkohësisht ka qënë edhe lojtar.[166]
^"G14 to disband after compromise" [G14 do të shpërbëhet pas kompromisit] (në anglisht). BBC Sport. 15 janar 2008. Marrë më15 janar 2008.
^"Qualcosa di speciale? La patch 105" [Diçka e veçantë? Patch 105].inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 10 mars 2013. Arkivuar ngaorigjinali më 6 nëntor 2019. Marrë më2 maj 2015.
^"Qualcosa di speciale? La patch 105" [Diçka e veçantë? Patch 105].inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 10 mars 2013. Arkivuar ngaorigjinali më 6 nëntor 2019. Marrë më2 maj 2015.
^ab"Storia" [Historia].inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar ngaorigjinali më 30 janar 2010. Marrë më6 shtator 2007.
^"La leggenda della Grande Inter" [Legjenda e Grande Inter].inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar ngaorigjinali më 19 tetor 2012. Marrë më27 prill 2020.
^Gianni Piva (30 gusht 1998)."L' incredibile Mr. 90 miliardi" [I jashtëzakonshmi zotëria 90 miliard] (në italisht). La Repubblica. Marrë më29 korrik 2017.
^Corrado Sannucci (9 shtator 2000)."Lopez, subito show: Inter ko" [Lopez, shfaqje të menjëherëshme: Inter ko] (në italisht). La Repubblica. fq. 57. Marrë më29 prill 2020.
^"Lippi sacked after just one game" [Lippi shkarkohet pas vetëm një ndeshje] (në anglisht). The Guardian. 3 tetor 2000. Marrë më29 prill 2020.
^"Inter suffer shock defeat" [Inter pëson një humbje shokuese] (në anglisht). BBC Sport. 2 tetor 2000. Marrë më29 prill 2020.
^"Marco Tardelli allenerà l'Inter" [Marco Tardelli do të drejtoj Interin] (në italisht). La Repubblica. 7 tetor 2000. Marrë më29 prill 2020.
^"AC Milan hammered Inter: 6-0" [AC Milan shkatërron Interin: 6-0].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 11 maj 2001. Arkivuar ngaorigjinali më 27 dhjetor 2019. Marrë më29 prill 2020.
^"Mancini is new Inter coach" [Mancini është trajneri i ri i Interit].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 7 korrik 2004. Arkivuar ngaorigjinali më 2 tetor 2020. Marrë më9 korrik 2020.
^Riccardo Pratesi (11 maj 2006)."Inter, la Coppa è ancora tua" [Inter, kupa është sërisht e jotja] (në italisht). Milano: La Gazzetta dello Sport. Marrë më9 korrik 2020.
^"Inter's historic 2006/07 Serie A season" [Sezoni historik 2006/07 i Interit në Serie A].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 maj 2007. Arkivuar ngaorigjinali më 18 tetor 2020. Marrë më9 korrik 2020.
^"Inter hold Udinese to 1-1 draw" [Inter mban Udinesen në një barazim 1-1].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 shkurt 2007. Arkivuar ngaorigjinali më 9 korrik 2020. Marrë më9 korrik 2020.
^Astrid Andersson (23 prill 2007)."Materazzi secures early title for Inter" [Materazzi siguron titullin herët për Interin] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më23 prill 2014.
^"F.C. Internazionale statement" [Deklaratë e F.C. Internazionales].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 maj 2008. Arkivuar ngaorigjinali më 31 maj 2008. Marrë më29 maj 2008.
^"Nuovo allenatore: Josè Mourinho all'Inter" [Trajneri i ri: Josè Mourinho te Inter].inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 2 qershor 2008. Arkivuar ngaorigjinali më 5 qershor 2008. Marrë më2 qershor 2008.
^"Inter and Benitez separate by mutual agreement" [Inter dhe Benitez ndahen me marrëveshje reciproke].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 23 dhjetor 2010. Arkivuar ngaorigjinali më 11 tetor 2012. Marrë më24 dhjetor 2010.
^"Welcome Leonardo! Inter's new coach" [Mirëseerdhe Leonardo! Trajneri i ri i Interit].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 24 dhjetor 2010. Arkivuar ngaorigjinali më 11 tetor 2012. Marrë më24 dhjetor 2010.
^ab"On This Day: Leonardo takes over at Inter" [Në këtë ditë: Leonardo merr drejtimin e Interit].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 24 dhjetor 2010. Marrë më24 dhjetor 2010.
^"Coppa Italia final: Inter 3-1 Palermo" [Finalja e Kupës së Italisë: Inter 3-1 Palermo].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 maj 2011. Arkivuar ngaorigjinali më 28 dhjetor 2019. Marrë më29 dhjetor 2019.
^"Leonardo leaves Inter post" [Leonardo lë postin e Interit] (në anglisht). The Sun. 15 qershor 2011. Marrë më9 korrik 2020.
^"Ranieri confirmed as new Inter coach" [Ranieri konfirmohet si trajneri i ri i Interit] (në anglisht). FourFourTwo. 22 shtator 2011. Marrë më9 korrik 2020.
^"FC Internazionale Milano statement" [Deklaratë e FC Internazionale Milanos].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 nëntor 2013. Arkivuar ngaorigjinali më 8 qershor 2015. Marrë më5 qershor 2015.
^FC Internazionale Milano S.p.A.bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2014,PDF blerë nga C.C.I.A.A. ItalianeArkivuar 30 prill 2014 tek Wayback Machine
^ab"Emeroteca Coni" (në italisht). Emeroteca.coni.it. Marrë më7 janar 2013.
^"Ambrosiana S.S 1928" (në italisht). Toffs.com. 24 qershor 2007. Arkivuar ngaorigjinali më 20 tetor 2007. Marrë më19 shtator 2014.
^abc"Inter Milan logo" [Stema e Interit].1000logos.net (në anglisht). Marrë më27 maj 2020.
^"The Inter FCIM logo" [Stema e Interit FCIM] (në anglisht). Museo del Marchio Italiano. 9 nëntor 2019. Arkivuar ngaorigjinali më 22 nëntor 2019. Marrë më 9 nëntor 2019.
^"Nerazzurri rebranding: new logo, same Inter" [Zikaltërit rimodelohen: stemë e re, Inter i njëjtë].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 21 korrik 2014. Arkivuar ngaorigjinali më 9 nëntor 2019. Marrë më 10 nëntor 2019.
^"Inter rebranding in detail" [Rimodelimi i Interit në detaje].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 7 korrik 2014. Arkivuar ngaorigjinali më 9 nëntor 2019. Marrë më 10 nëntor 2019.
^"Comunicato di FC Internazionale Milano" [Komunikatë e FC Internazionale Milano].inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 20 dhjetor 2016. Arkivuar ngaorigjinali më 14 janar 2020. Marrë më15 korrik 2017.
^"Roma v Inter: A five-star rivalry" [Roma v Inter: Një rivalitet me pesë yje] (në anglisht). Forza Italian Football. 29 nëntor 2014. Marrë më26 prill 2020.
^"Record holders" [Mbajtësit e rekordeve].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar ngaorigjinali më 25 shkurt 2013. Marrë më8 mars 2013.
^Swarup Pokhrel (15 mars 2012)."Legend of Calcio: Giuseppe Bergomi" [Legjenda e Futbollit: Giuseppe Bergomi] (në anglisht). Forza Italian Football. Marrë më21 prill 2020.
^"Giuseppe Bergomi".inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më21 prill 2020.
^"Giacinto Facchetti".inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më21 prill 2020.
^abcd"Inter's historic 2006/07 Serie A season" [Sezoni historik 2006/07 i Interit në Serie A].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 maj 2007. Arkivuar ngaorigjinali më 28 dhjetor 2019. Marrë më28 dhjetor 2019.
^ab"Palmares Settore Giovanile" [Trofetë e sektorit të të rinjëve].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar ngaorigjinali më 18 dhjetor 2015. Marrë më3 prill 2012.
^"Inter withdraw the number 3 shirt" [Inter tërheq fanellën me numrin 3].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 8 shtator 2006. Arkivuar ngaorigjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 10 nëntor 2019.
^"Virgilio Fossati".inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më15 prill 2020.
^"Technical staff" [Stafi teknik].inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano.Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2019. Marrë më8 qershor 2021.