Indialat. India, emri zyrtarRepublika e Indisë, është një shtet nëAzinë Jugore. India është shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja, ndërsa e dyta për nga ana e popullsisë. Bregdeti i Indisë është e gjatë 7.517 kilometra. India është djepi i disa besimeve nëAzi, e këto janëHinduizmi, Sihiszmi,Budizmi, Jainimzi. Ky shtet Jug-Azian konsiderohet si një ndër shtetet që në dekadat e fundit ka arritur zhvillim të madh ekonomik shumë shpejt, dhe është "Ekonomia" më e madhe e 12-të e Botës.[1] Krahas zhvillimeve ekonomike, varfëria në Indi është një realitet. Një numër i konsiderueshëm të popullsisë së Indisë janë analfabet. Gjatë historisë, në Indi kanë jetuar shumë kultura, raca, besime të ndryshme. Vendi ka shumë gjuhë zyrtare.
National symbols of the Republic of India (Official)
India është djepi i një ndër civilizimeve më të përparuara në botë. Ngritjet dhe zbritjet e Perandorive në këtë vend janë bërë shumë më para se nëEvropë. Mongolët ishin të parët që e pushtuan Indinë. Portugezët ishin Evropianët e parë që arritën në Indi,Vasco De Gama në vitin1498 arriti në brigjet eKerala, dhe Portugezët arritën të sundojnë tregtinë Portugali-Indi.[2]
Në vitin 1612 Anglezët kolonialist, filluan fazën e pushtimit duke hapur një Qendër Tregtare në Indi. Më pas më 1640 u hap Qendra Tregtare nëMadras, më 1668 nëMumbaj dhe në vitin 1690 në Kalkutë. Ndërsa Qendra Tregtare e parë Franceze në Indi është formuar në Pondicherry.[3]
Në vitin 1803 i gjithë rajoni i Indisë ishte nën pushtimin Angle, përveçPunjab'it. Anglezët vazhduan traditën Mongole të qeverisjes, dhe vazhduan Ideologjinë Mongole, që Indinë e shihnin vetëm si vend "që fitohet para". Dhe bazuar në këtë parim kultura dhe tradita Hinduse nuk ishin të rëndësishëm për ta. Për Anglezët ishin të rëndësishëm se si skllevërit Indiane i kryenin detyrat e tyre që u përcaktoheshin nga Anglezët.
Po ashtu, Anlgezët krijuan Partinë e Kongresit, për të bërë të mundur që Indianët të bëjnë qeverisjen e vendit. Por Partia e Kongresit luajti rol në rritjen e rezistencës anti-imperialiste, dhe u shëndrua në një strukturë revolucionare.
Mahatma Gandhi (Gujarati: મોહનદાસ કરમચંદ ગાંધી) lindi më2 tetor1869, dhe vdiq më30 janar1948, është prijësi politik dhe shpirtëror të Indisë, dhe lëvizjes çlirimtare të Indisë. Në vitin1915 u kthye në Indi nga Afrika e Jugut. Ishte simpatizues i lëvizjeve çlirimtare që ishin përhapur në këto vite. Formoi rezistencën kundër anglezëve pasi anglezët në Amritsar mblodhën civilët dhe e masakruan ato. Ka përdorur rezistencë pasive. Ka korrur sukses vetëm e vetëm duke bojkotuar shpërndarjen e padrejtë të kripës, dhe duke bojkotuar produktet e tekstilit anglez. Nëse nuk do të ishte parimi i Gandhit " Krijimi i Unitetit Pa Përdorimin e Forcës", atëherë lufta e pavarësisë vetëm do të realizohej me gjakderdhje tē pa parashikuar.
Me përfundimin eLuftës së Dytë Botërore u saktësua Pavarësimi i Indisë. Por, Partia e Kongresit refuzoi njohjen e Unitetit Islamik në Indi, dhe nuk e pranoi idenë e tyre për krijimin e një shteti të Pavarur tëPakistanit. Lideri i Unitetit IslamikAli Cinnah përfaqësonte minoritetin mysliman në Indi që ishin tejet të dëshpëruar, ndërsa lideri i Partisë së Kongresit Mahatma Gandhi reflektonte mendimet e shumicës Hindu.[4] Cinnah kishte qëndrimin pa kompromis "India ose do të ndahet në dy, ose do të shkatërrohet tërësisht". Me këtë qëndrim të fortë nuk i mbetën shumë gjëra Anglezëve dhe Partisë së Kongresit për të bërë. Në fillim të vitit 1946 qindra njerëz të të dyja paleve vriteshin, u bënin masakra dhe shteti me shpejtësi shkonte në një luftë civile. Me shpalljen e "Dita e veprimeve të drejtpërdrejtë" nga ana e Unitetit Islamik në gusht të vitit1946, në Kalkutë u bë masakra etnike kundër adhuruesve të besimit Hindu. Menjëherë pas kësaj Hindu't filluan hakmarrjen. Anglezët me të parë që nuk do të munden të ndalojnë ngjarjet që ndodhnin, vendosën të largohen nga India. Në qershor të vitit1948 India fitoi Pavarësinë.
India është prodhuesi më i madh në botë i kallamit të sheqerit, çajit jutes (Kalkuta është qendër e përpunimit të jutës) dhe ndër shtetet më të mëdha të prodhimtarisë së orizit, duhanit , pambukut dhe mëndafshit.
Stampa:Azia JuglindoreËshtë shteti më i madh i Azisë Juglindore si me sipërfaqe ashtu dhe me banor pra është urëlidhëse e Oqeanit Indian me Oqeanin Paqësorë. Ne Azi Juglindore gjenden 3000 ishuj ky është vend malor dhe maja më e lartë është, Konobala me 4101m. Azia Juglindore është vend me vulkaneve dhe tërmete.
India është një bashkësi e 28 shteteve dhe 7-të njësive federale të përbëra nga territoret e bashkuara. Të gjitha shtete dhe unioni i territorit të Puducherry-it si dhe territori Delhi i kryeqytetit nacional kanë qeveri të zgjedhura. Pesë bashkësitë e territoreve tjera kanë qeverisje administrative të avancuar.
Elementet përbërëse të shtetit ndahen më tutje në njësi administrative.Në shtetet e mëdha ndodhë që këto njësi në nivele paksa më të larta të mblidhen në grupe dhe formojnë një njësi administrative të niveleve më të larta.
India bën pjese ne vendet me ekonomi në zhvillim e sipër. Ekonomia indiane dallohet për kontraste të mëdha. India është pjesë e grupit G8+5,e grupit G20 etj.