Holanda (holandishtNederland), joformalishtHolland, është shtet që ndodhet në pjesën perëndimore tëEvropës me disa ishuj në Karaibe. Është më i madhi nga katër vendet përbërëse të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Holanda laget ngaDeti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet meBelgjikën në jug dheGjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit ështëAmsterdami dhe selia e qeverisë është nëHagë.
Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % të popullsisë së saj të ndodhur nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore.
Holanda është një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së,NATO, OECD dhe OBT. Bashkë meBelgjikën dheLuksemburgun formon bashkimin ekonomik tëBeneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holanda u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Holanda gjithashtu quhet Holland në gjuhë të ndryshme. Sidoqoftë,Holland është vetëm një rajon brenda vendit që përbëhet ngaHollanda e Veriut dhee Jugut, dy nga dymbëdhjetë provincat e kombit.
Willem Alexander është Mbret i Holandës që nga 30 prill 2013IshMbretëresha Beatrix e Hollandës, që abdikoi më 30 prill 2013.Parlamenti
Holanda ka qenë njëmonarki kushtetuese që nga viti 1815 dhe një demokraci parlamentare që nga viti 1848. Politika holandeze dhe qeverisja janë karakterizuar nga një përpjekje për të arritur konsensus të gjerë mbi çështje të rëndësishme, brenda komunitetit politik dhe shoqërisë në tërësi. Në vitin 2017,The Economist e renditi e Holandën si vendi i 11-të më demokratik në botë.
Mbreti ështëkreu i shtetit, aktualishtWillem Alexander. Kushtetutmërisht, pozita e mbretit ka kompetenca të kufizuara. Mbreti mund të ushtrojë ndikim gjatë formimit të një kabineti të ri, ku ai shërben si arbitër neutral midis partive politike. Përveç kësaj, mbreti ka të drejtë të informohet dhe konsultohet. Në varësi të personalitetit dhe cilësive të mbretit dhe ministrave, mbreti mund të ketë ndikim përtej fuqisë së dhënë nga kushtetuta.
Në praktikë, pushteti ekzekutiv është i formuar ngaKëshilli i Ministrave (ministerraad), këshilli vendimor i kabinetit holandez. Kabineti përbëhet zakonisht nga 13 deri në 16 ministra dhe një numër i ndryshëm i sekretarëve të shtetit. Një deri në tre ministra janë ministra pa portofol.Kreu i qeverisë ështëkryeministri i Holandës}, i cili shpesh është lider i partisë më të madhe të koalicionit. Në fakt, kështu ka qenë vazhdimisht që nga viti 1973. Kryeministri është "i pari ndër të barabartët", që do të thotë se ai nuk ka kompetenca të veçanta përtej atyre të ministrave të tjerë. Kryeministri aktual ështëMark Rutte.
Kabineti jep llogari në parlamentin dy-dhomësh, (Staten-Generaal), që ka gjithashtu fuqi legjislative. Të 150 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët, zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, të cilat mbahen çdo katër vjet ose pas rënies së kabinetit (për shembull: kur një nga dhomat mbart një mocion mosbesimi, Kabineti i ofron dorëheqjen e tij mbretit). Dhoma e Provincave zgjidhet drejtpërdrejt çdo katër vjet si. Anëtarët e asambleve të provincave zgjedhin 75 anëtarët e Dhomës së Provincave (Dhoma e Lartë), e cila ka kompetenca legjislative më pak, pasi ajo thjesht mund refuzojë ligjet, por nuk propozon apo ndryshon ato.
Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve konsultohen paraprakisht në bërjen politikave në fushat financiare, ekonomike dhe sociale. Ata takohen rregullisht me qeverinë në Këshillin Social-Ekonomik. Ky organ këshillon qeverinë dhe këshilla e tij nuk mund të shmangen me lehtësi.
Holanda ka një traditë të gjatë të tolerancës sociale. Në shekullin e 18-të, ndërsaKisha e Reformuar Holandeze ishtefe shtetërore,katolicizmi, forma të tjera të protestantizmit, të tilla si baptistët dhe Lutherane, dheJehudizmi toleroheshin. Në fund të shekullit të 19-të këtë traditë holandez i tolerancës fetare shndërruar në një sistem shtyllor, në të cilën grupet fetare bashkëjetonin veç e veç dhe ndërthureshin vetëm në nivel të qeveritar.
Holanda ka 12njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura provinca të cilat gjenden nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të mbretit të quajturkomisari i mbretit (Commissaris van de Koningin). Joformalisht, nëLimburg pozita quhet guvernator. Të gjitha provincat ndahen nëkomuna (gemeeten) prej të cilave ka 352.
Sipërfaqja e përgjithshme e Holandës është 131.940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52° 30'V, 5° 45'L dhe 33.883 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,643 km2 ujë.
Vija bregdetare e Holandës është 451 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor është 1,027 km.
Klima e Holandës është e butë me verë të freskët deri të ftohtë dhe dimër të butë.
Relievi i Holandës është ultësinor. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e detit në vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.:Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo më e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).
Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në mënyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave t’i shndërrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në shkallë të lartë të zhvillimit.
Me 484 banorë për kilometër katrorë, Holanda është një ndër shtetet me dendësinë më të madhe në botë,(krahas:Kinës 135,Monakos 16.923)[12].Në qershor të vitit 2006.numri i banorëve të Holandës ka qenë 16.336.000, e që gjysma e popullsisë jeton në perëndim të vendit.
Sipas statistikave holandezët janë popull që dallohen për nga gjatësia, me gjatësi mesatare 1,81 m meshkujt, dhe 1,68 m femrat.[13]
Holandezët përbëjnë 80,6 % të popullatës më së tepërmi ka të ardhur nga Gjermania (2,4 %) dhe Belgjika (0,7 %),mandej nga ish kolonitë : Indonezia (2,4 %) dhe Surinami (2 %), ma vonë nga Maroko (2 %) dhe Turqia (2,2%).
Gjuha zyrtare ështëholandishtja, e cila flitet nga shumica dërrmuese e banorëve. Dialektet më të folura në Holandë janë dialektetbrabantio-hollandike.[14]
E para nga këto gjuhë të njohura rajonale ështësaksonishtja e ulët (Nedersaksisch në holandisht). Saksonia e ulët përbëhet nga disa dialekte të gjuhësgjermane të ulët të folur në veri dhe lindje të Holandës, siTweants në rajonin eTwente dheDrents në provincën eDrenthe.
Së dyti,limburgishtja njihet gjithashtu si gjuhë rajonale dhe flitet në provincën juglindore tëLimburgut.[17]
^abAmsterdami është kryeqyteti kushtetues, ndërsa qeveria dhe familja mbretërore janë të vendosura në Hagë.
^Përveç holandishtes, anglishtja është gjuhë zyrtare në komunat e veçanta tëSaba dheSint Eustatius, Papiamentu është një gjuhë zyrtare në komunën e veçantë tëBonaire, dhe në Perëndim. Frizianishtja është një gjuhë zyrtare në provincën eFriesland.[1]
^Pasi ka ratifikuarKartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave në vitin 1996, qeveria holandeze njeh holandishten saksone të ulëta, limburgishten, sinte romani dhe jidish si gjuhë të pakicave rajonale ose jo-territoriale.[1] Më 1 korrik 2021, gjuha holandeze e shenjave mori statusin e gjuhës së njohur.[2]
^Duke përjashtuar personat me prejardhje turke, të cilët janë përfshirë veçmas në këtë tabelë.
^Euro përdoret në pjesën evropiane të Holandës dhe zëvendësoiDutch guilder më 2002. Dollari i Shteteve të Bashkuara përdoret nëHolandën e Karaibeve dhe zëvendësoi the Netherlands Antillean guilder m 2011.[11]
^CET dhe CEST përdoren në Holandën Evropiane dhe AST përdoret në Holandën e Karaibeve.
^+599 ishte kodi i shtetit i caktuar përAntilet Holandeze tashmë të shpërbëra. Holanda e Karaibeve ende përdor +599 7 (për Bonaire), +599 3 (për Sint Eustatius) dhe +599 4 (për Saba).
^.nl është emri i zakonshëm i domenit të nivelit të lartë të internetit për Holandën. Domeni.eu përdoret gjithashtu, pasi ndahet me shtetet e tjera anëtare tëBashkimit Evropian. .bq është caktuar, por jo në përdorim, përHolandën e Karaibeve.