
Heian-kyō (平安京, fjalë për fjalëkryeqyteti i qetësisë dhe paqes) ishte një nga disa emrat e mëparshëm për qytetin që tani njihet siKioto. Ishte kryeqyteti zyrtar i Japonisë për më shumë se një mijë vjet, nga viti794 deri në vitin1868 me një ndërprerje në vitin1180.
Perandori Kanmu e vendosi atë si kryeqytet në vitin794, duke lëvizurGjykatën Perandorake atje ngaNagaoka-kyō me rekomandimin e këshilltarit të tijUake no Kijomaro dhe duke shënuar fillimin eperiudhës Heian tëhistorisë japoneze. Qyteti u modelua sipas kryeqytetit kinez tëDinastisë TangÇang'an (Siani i sotshëm). Mbeti qendra kryesore politike deri në vitin1185, kur klani isamuraiveMinamoto mundi klaninTaira nëLuftën Genpei, duke lëvizur administrimin e çështjeve kombëtare nëKamakura dhe duke krijuarshogunatin Kamakura.
Megjithëse pushteti politik do të merrej nga klasa esamuraive gjatë tre shogunateve të ndryshëm, Heian mbeti vendi i Gjykatës Perandorak dhe selia e pushtetit perandorak, dhe kështu mbeti kryeqyteti zyrtar. Në fakt, edhe pasi selia e pushtetit perandorak u zhvendos nëTokio në vitin1868, meqenëse nuk ka asnjë ligj që e bën Tokion kryeqytet, ekziston një pikëpamje qëKioto mbetet ligjërisht ose zyrtarisht kryeqyteti edhe sot.
Në vitin1994, qyteti iKiotos zhvilloi ngjarje të ndryshme në përkujtim të përvjetorit të tij të 1200-të.