Gjendeni tek artikulliHaxhilëku - pelegrinazh islam. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikonikëtu.
Ditët në Haxhxh
Haxh oseHaxhillëku (arabisht: حج Ḥaxhxh "pelegrinazh",turqisht:Hac) është pelegrinazhi imyslimanëve nëMekë. Si një nga pesështyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë myslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre.
All-llahu xh. sh. nësurenAli Imran, ajetet 96/97, thotë:"Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që ungrit në Bekë (Meke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut xh.sh., vizita e shtëpis (Qabes) ështëfarz pët ata që kanë mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". Këto dy ajete argumentojnë qartë mbi farzin e haxhit, që duhet kryer sipas mundësive. Haxhi duhet kryer një herë në jetë, e kush ka mundësi edhe më shumë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit paqa qoft mbi të i cili thotë: "Haxhi, është një herë në jetë, e kush e përsëritë bën punë të mirë". Sipas mundësisë haxhin duhet kryer në atë kohë kur të arrijnë mundësitë materiale dhe shëndetësore. Nuk duhet vonuar edhe ky është urdhëri i pejgamberit alejhisselam i cili thotë: "Shpejtoni për në haxh, se askush nga ju nuk di se çka mund t'i ndodhë". Haxhi është bërë farz në vitin e nëntë të hixhretit.
Forma e sotme e haxhit është themeluar ngaMuhammedi.[1] Sidoqoftë, sipasKuranit, elemente të haxhit datojnë që nga koha e Ibrahimit. Sipas traditës islame, Ibrahimi u urdhërua ngaAllahu për të lënë vetëm në shkretëtirën eMekës së lashtë, gruan e tijHaxheren dhe djalin e tijIsmailin. Në kërkim të ujit, Haxherja dëshpërimisht vrapoi shtatë herë mes dy kodrave, mes Safasë dhe Merves, por nuk arriti të gjej ujë. Duke u kthyer e dëshpëruar kahIsmaili, ajo pa që fëmija po gërryente tokën me këmbën e tij dhe një burim uji u hap nën këmbën e tij.[2] Më vonë, Ibrahimi u urdhërua të ndërojQabenë (të cilën e bëri me ndihmën e Ismailit) dhe të ftoj njerëzit që të bëjnë pelegrinazh aty.[3] Kurani i referohet këtyre ngjarjeve në ajetet 2:124–127[4] dhe 22:27–30.[5] Thuhet semelekuXhebraili solli Gurin e Zi nga Qielli për ta vendosur në Qabe.[3]
Në Arabinë paraislame, në kohën e njohur si xhahilija, Qabeja ishte e rrethuar nga idhujt paganë.[6] Në vitin 630, Muhammedi udhëhoqi ndjekësit e tij ngaMedina në Mekë, për të pastruar Qabenë duke shkatërruar të gjithë idhujt paganë.[7] Në vitin 632, Muhammedi bëri pelegrinazhin e tij të vetëm dhe të fundit së bashku me një numër të madh ndjekësish dhe i udhëzoi ata mbi ritualet e haxhit.[8] Ishte kjo pikë, ku haxhi u bë një ngapesë shtyllat e fesë islame.
Gjatë mesjetës, pelegrinët mblidheshin në qytetet e mëdha tëSirisë,Egjiptit, dheIrakut për të shkuar në Mekë në grupe dhe karvane që përbëheshin nga dhjetëra mijëra pelegrinë,[9] shpesh nën kujdesjen e shtetit.[10] Karvanët e haxhit, sidomos me ardhjen e Sulltanatit Memluk dhe pasardhësit të tij,Perandorisë Osmane, u përcillte nga një forcë ushtarake e shoqëruar nga mjekë nën komandën eEmir el-haxhit (arabisht: أمير الحج, "komandanti i pelegrinazhit").[11][12] Kjo është bërë për të mbrojtur karvanet nga grabitës beduinë ose nga rreziqet natyrore,[11][12] dhe për të siguruar që pelegrinët janë furnizuar me dispozitat e nevojshme.[11] Udhpërshkruesit myslimanë si Ibën Xhubejri dheIbën Batuta kanë regjistruar me hollësi udhëtimet e haxhit gjatë mesjetës.[13] Karvanët ndoqën rrugë të mirëpërcaktuara, të njohura në arabisht sidarb el-haxh (që do të thotë "rruga e pelegrinazhit").
Në fillim gjuatja e guralecave, pastaj prerrja e kurbanit dhe rruajtja ose nënqthja
Tavafu-sadri për të largëtin (quhet tavafi para kthimit në shëpi)
Të jetë tavafu-zijareti në ditët eBajramit: të parën, të dytën ose të tretën ditë para akshamit. Gjatë kryerjes së këtij tavafi duhet me qenë i pastër.
Nëse njëri nga këto akte që i përmendëm lëshohet duhet therë kurban, të gjitha aktet e tjera, përpos këtyre që u përmndën, janë synete dhe adabe. Çdo person i cili e bën tavafin është i detyruar të falë dy rekatë pasi të rotullohet shtatë herë. Tavafi të fillojë prej haxherul-esvedit (gurit të zi), niset nga ana e djathtë, është e parapëlqyer të hecet në këmbë.
Të kënduarit e Telbijes pas ihramit: Leb-bejke All-llahumme leb-bejk, Lebe-bejke la sherijke leke leb-bejk, Inel-lhamde,ve ni'mete vel mulku leke la sherijke lek. (Të përgjigjemi, O Zot, të përgjigjemi. Të përgjigjemi. Ti nuk ke shok, të përgjigjemi.Ty të takon çdo lavdërim, mirësi dhe pushtet. Ti nuk ke shok)
Të qëndruarit në Mine, në ditë të caktuara, dhe largimi nga ajo pas daljes së diellit të ditës së nëntë për në Arafat
Të mbajturit e rregullave dhe diciplinës gjatë kryerjes së sharteve të Haxhit.
Vizita e Qabes në mënyr të veçantë:Umreja përbëhet prej: Ibrahimit,Tavafit dhe S'ajit pasë të cilave duhet qethur oserruajtur.
Umreja është syneti-muekkede, kohën nuk e ka të caktuar, por më e lavdëruar është umreja të kryhet në muajin e Ramazanit, bazuar në hadithin e të Dërguarit tonë i cili thotë: "Umreja në Ramazan e arrijnë vlerën e Haxhxhit".
Haxhi që kryhet sipas normave fetare (pa gabime) dhe pranohet te All-llahu xh.sh.
Kjo është fjala ePejgamberit alejhisselam për rëndësinë e haxhxhit, sepse haxhi i vlefshëm dhe i pranuar te All-llahuxh.sh. trajtohet ai i cili është kryer me para të fituara me nderë - hall, dhe është kryer me devotshmëri dhe sinqeritet, duke e pasur frikën e All-llahut xh.sh., e jo për qëllime të tjera ose interesa personale.[1][7][8][10]
↑Ajetet 2:124–127124. Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdhërime, të cilat ai i plotësoi, Allahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” - “Po pasardhësit e mi?” - pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.” 125. Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vendfaljeje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrijnë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur”.126. Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai! 127. Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!
↑Ajetet 22:27–3027. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, 28. që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! 29. Pastaj,haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë. 30. Këto (janë urdhërimet). Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij. Ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë thënë (se janë të ndaluara). Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.