Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë është një film i zhanrit fantazi i vitit 2010 me regji tëDavid Yates dhe shpërndarë ngaWarner Bros. Pictures. Filmi është i pari prej dy pjesëve kinematografike që bazohen në romanin me të njëjtin titull ngaJ. K. Rowling.[1]
Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë, i cili është i shtati dhe i parafundit prej serisë së filmave tëHarry Potter, ka si skenaristSteve Kloves dhe si prodhuesDavid Heyman,David Barron, dheJ. K. Rowling.
Filmi tregon Harri Poterin, i cili është ngarkuar me një punë ngaAlbus Urtimori me gjetjen dhe shkatërrimin e objekteve me sekretin e pavdekësisë sëLordit Fluronvdekje -Horkrukseve. Filmimi filloi më 19 shkurt 2009 dhe u plotësua më 12 qershor 2010.[2]Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë është shfaqur në gjithë botën në kinematë 2D dhe ato IMAX më 19 nëntor 2010.[3][4][5][6]
Në fundjavën e parë të filmit në gjithë botën,Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë grumbulloi 330 milionë dollarë, e treta prej serisë për nga përfitimet dhe e para në fillim të vitit 2010, si dhe e 8-ta prej përfitimeve të fillimit të viteve të të gjitha kohërave.[7] Me një shumë totale botërore prej 960 milionë dollarësh,Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë radhitet e treta për nga fitimprurja për vitin 2010, pas Toy Story 3 dhe Alice in Wonderland[8], dhe e treta prej serive të filmave tëHarry Potter, pasDhuratave të Vdekjes Pjesa e Dytë dheGurit Filozofal.[9]Filmi, atëbotë u bë i dhjeti prej filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave, kurse tani (korrik 2018) është i 42-ti.[10] Përveç kësaj, ky film u nominua në Academy Awards, edicioni i 83-të për prodhimit më të mirë të dizajnimit dhe efektet më të mira vizuale.
Ministri i Magjisë,Rufus Ulërimsi jep një deklaratë për mediat e Botës së Magjisë, duke shpallur se Ministria qëndron e fortë, edhe pseLordi Fluronvdekje ka shtuar fuqinë e tij. Hamortët kanë kryer vrasje masive të babanacëve dhe kanë depërtuar në Ministri. Harri, Roni dhe Hermiona kanë vendosur ta plotësojnë misionin që Urtimori ia ka lënë Harrit: gjetjen dhe shkatërrimim eHorkrukseve të Fluronvdekjes.Severus Pitoni informon Lordin Fluronvdekje dhe Hamortët për datën e nisjes së Harrit nga Privet Drive. Fluronvdekja sekuestron shkopin magjik tëLusius Mallfoit, sepse shkopi i Fluronvdekjes nuk mund të përdoret për ta vrarë Harrin duke qenë se shkopinjtë e tyre kanë të njëjtën zemër.
Urdhri i Feniksit e shoqëron Harrin për sigurim duke përdorurShurupin Shumëlëngjësh për të krijuar Harri Potera jo të vërtetë. Gjatë fluturimit ata sulmohen prej Hamortëve, të cilët e vrasinMësysh Mudin dheHedvigun, e plagosinXhorxh Uezlin dhe e rrëzojnëRubeus Hagridin. Pasi arrijnë në Shtrofkë, Harri përjeton një vegim ku sheh Fluronvdekjen teksa torturon mjeshtrin e shkopinjëve magjikë,Ullianderin.Të nesërmen Ulërimsi vjen te Shtrofka me Testamentin e Albus Urtimorit. Ronit i takonFikësi i Urtimorit, Hermionës i përket një kopje e libritRrëfenjat e Bardit Bidëll, kurse Harrit i ka lënëTopthin e Artë, të parin që kishte zënë në një ndeshje Kuidiçi. Ulërimsi tregon se Harrit i është besuar edheShpata e Godrik Grifartit. Ministri i shpjegon Harrit se shpata nuk i përkiste Urtimorit, kështu që as Harri nuk mund ta merrte.
Hamortët e vrasin Ulërimsin dhe e zëvendësojnë mePius Trashaluqin, ndërkohë që Ministria i arreston dhe i persekuton magjistarët dhe magjistricat me gjak babanacësh. Gjatë dasmës sëBill Uezlit dheFlër Delakurit Hamortën kryejnë edhe një sulm, porPatronusi iKingsli Shekëllbolltit i paralajmëron dasmorët për sulmin dhe shumica e dasmorëve arrin të largohet. Harri, Hermiona dhe Roni Shtrupëzohen nëLondër, por edhe atje sulmohen prej Hamortëve në një bar-restorant. Treshja gjen strehim nëGrimolld Pllejs 12, ku zbulojnë se R.A.B. nga medaljoni Horkruks ështëRegulus Arkturus Bleku, vëllai i vogël iSirius Blekut.Kriçeri, xhuxhi i shtëpisë së Blekëve iu tregon atyre seMundungus Fleçeri ka hyrë dhe ka vjedhur shumë gjëra, duke përfshirë edhe medaljonin e vërtetë.Dobi dhe Kriçeri e gjejnë Fleçerin, i cili tregon se medaljonin e posedonDolores Umbrixhi. Duke përdorur Shurupin Shumëlëngjësh, treshja hyn në Ministri dhe gjen se medaljoni është në qafën e Umbrixhit. Harri ysht Umbrixhin, kurse Hermiona merr medaljonin. Të tre ata: Harri, Roni dhe Hermiona, largohen prej aty, por Ronin e plagosin, kështu që ata nuk do të mund të Trupëzohen përsëri derisa ai do të shërohej.
Pas përpjekjeve pa sukses për të shkatërruar Horkruksin, treshja vendos ta mbajnë me radhë për të dobësuar fuqinë e tij. Harri përjeton edhe një vegim të Fluronvdekjes duke e marrë në pyetje e pastaj duke e vrarë një mjeshtër të shkopinjëve magjikëGregoroviçin, i cili pohon se një djalosh ka vjedhur të famshminShkopin Magjik prej Shtogu prej dyqanit të tij.
Derisa Roni e mban medaljonin, atë e pushtojnë ndjenja negative, grindet me Harrin dhe i braktisë Harrin e Hermionën.
Hermiona nxjerr në përfundim se shpata e Grifartit mund t'i shkatërrojë Horkrukset dhe vendos që me Harrin të shkojnë teGufalla e Godrikut. Ata i vizitojnë monumentet e prindërve të Harrit dhe shtëpinë ku ishin vrarë. E takojnëBatilda Bagshotin që besojnë se ajo mund ta ketë shpatën. Batilda i fton Harrin e Hermionën në shtëpinë e saj dhe zbulohet se, në fakt, ishteNagini, i cili po e kontrollonte kufomën e Batildës nga brenda saj. Hermiona dhe Harri arratisen nëMalin e Dinit, por Hermiona pa dashje i thyen Harrit shkopin magjik teksa e luftonte Naginin.
Hermiona e gjen se hajduti misterioz në vegimet e Harrit ështëGelert Grindelvaldi.
Harri sheh një patronus në formë të një drenushe, i cili e çon te një pellg i ngrirë. Shpata e Grifartit gjendet nën akullin e pellgut, të cilin Harri e thyen dhe zhytet brenda pellgut për ta marrë shpatën. Medaljoni që ka rreth qafës e ngulfatë, por Roni arrin dhe e shpëton Harrin. Harri fletGjarpërisht për ta hapur medaljonin dhe Roni e shkatërron Horkruksin me shpatë. Hermiona dhe Roni pajtohen dhe të tre ata vendosin të shkojnë teKsenofilius Lovëgudi për të mësuar më shumë rreth simbolit të vizatuar në librin që Urimori i kishte lënë Hermionës.
Lovëgudi iu shpjegon atyre se simboli tregonDhuratat e Vdekjes, tri objekte magjike që mund ta bëjnë një magjistar Zotëri të Vdekjes.
Hermiona e lexon tregimin e Dhuratave dhe pas një bisede të rëndë, treshja përpiqet të ikë, por i ndalon Lovëgudi. Ai iu tregon atyre se Luna është kidnapuar dhe i thërret Hamortët. Tenton ta japë Harrin në këmbim të Lunës, por Harri, Roni dhe Hermiona zhduken, teksa shtëpia e Lovëgudit shkatërrohet.
Me t'u kthyer te vendi i qëndrimit, treshja ndërtojnë një tendë, por ata i gjejnë Kërkuesit.Hermiona përdor një mallkim për të ndryshuar tiparet e fytyrës së Harrit dhe Rrëmbyesit i dërgojnë ata teVila e Mallfonjve.Bellatriks Lestrejnxhi i burgosë Harrin dhe Ronin në një qeli meLunën, Ullianderin dhe qipullinUnçi-unçi.Bellatriksi e torturon Hermionën për t'i nxjerrë informata në lidhje me marrjen e shpatës së Grifartit, për të cilën Bellatriksi thotë se gjendej në dhomën e saj të blinduar nëGringot. Harri kërkon ndihmë, duke komunikuar me një pjesë të thyer të pasqyrës që mbante.
Dobi shfaqet në qeli, për t'i shpëtuar ata. Harri dhe Roni vrapojnë ta shpëtojnë Hermionën dhe fillon një betejë që përfundon me çarmatosjen e Drako Mallfoit dhe të tjerëve.Dobi lëshon një abazhur mbi Bellatriksin, duke e detyruar ta lëshojë Hermionën. Bellatriksi hedh thikën e saj drejt tyre, tamam kur Dobi i merr të gjithë dhe zhduken. Ata mbërrijnë teVila Guaska dhe vërejnë se thika e Bellatriksit, tragjikisht e kishte therrur Dobin. Harri insiston që Dobin ta varrosin pa përdorur fare magjinë.
Fluronvdekja thyen varrin e Urtimorit dhe vjedh Shkopin Magjik prej Shtogu, të cilin Urtimori e posedonte.
Tendenca origjinale për një shfaqje të vetme kinematografike, ideja për të ndarë librin në dy pjesë ishte propozuar prej prodhuesit ekzekutivLionel Wigram gjë qëDavid Heyman e quajtikrijim urgjent. Heyman fillimisht e vlerësoi negativisht idenë, po Wigram e pyeti:Jo, David. Si do ta bëjmë?Pas rileximit të librit dhe bisedës me autorin e filmitSteve Kloves, u pajtua me ndarjen.[15]
Prodhimi i filmit u bë teDartford Crossing për ndjekjen dramatike ku Hagridit me Harrin i zënë pritën Hamortët.[16]
Stuard Craig, dizajneri i strukturës për të gjithë filmatHarry Potter u rikthye për dy pjesët finale. Ai tha:Ne bëmë një lloj krejt tjetër filmi, që ishte bërë një marrëveshje e shkëlqyer për vendndodhjen. Udhëtuam vërtetë shumë larg, ndërtuam grupazhet dhe ata kaluan një kohë të gjatë në një pyll, shpjegon aiNdërtuam tërësi pyjesh dhe i harmonizuam ato në pyje të vërteta, kështu që, aty kishte sfida, siç mund ta paramendoni.[17] Craig, së fundi ishte nominuar përAcademy Award për punën e tij nëPjesën e Parë.[18]
Në tendën e dasmës për dasmën e Billit dhe Flërit nëPjesën e Parë, Craig komentoi:Në vend që të bëjmë zgjerimin e shtëpisë, gjë që do të dukej e çuditshme dhe "shtëpiake", ne vendosëm ta bëjmë elegante... me shandanë të bërë me mëndafsh dhe të bukur duke pluskuar. Kështu që është një goxha ndryshim me shtëpinë. Për setin e Ministrisë së Magjisë ai vuri në dukje:Kjo është një botë nën tokë; kjo është ministri, kështu që shkuam te ministritë e vërteta, ministritë e babanacëve nëWhitehall, në Londër dhe menduam se ministria jonë magjike ishte një lloj universi paralel me këto ministritë reale.[19]
Craig komentoi edhe për dizajnimin e Vilës së Mallfonjve, duke thënë se ështënjë set arkitektural shumë i fortë. Pamja e jashtme është bazuar në një shtëpi elizabetiane, këtu në këtë shtet, që quhetHardwick Hall, ka dritare të gjera dhe këto dritare janë, si të themi të blinduara. Grilat janë të punuara dhe janë sikurse dritaret e blinduara, kështu ato duken sikur të jenë prezente, një prezencë kërcënuese dhe kështu ato na dhanë bazën për një eksterier të mirë. Tavani magjik i jashtëzakonshëm është i vendosur dhe i rrethuar me dru pyjesh, që vërtetë nuk janë aty, por përsëri është prej mekanizmave që e bëjnë të duket frikësues dhe misterioz.[19]
Veshjet përPjesën e Parë janë dizajnuar ngaJany Temime, që ka qenë dizajnerja e veshjeve të produksionitHarry Potter që prejHarry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit (2004).[20] Temime ishte futur në polemikë në lidhje me punën e saj në fustanin e martesës së Flër Delakurit. Ishte akuzuar se e kishje kopjuar dizajnin prej një fustani të ngjashëm nga Koleksioni i VjeshtorAlexander McQueen 2008.[21]Ajo foli për fustanin duke thënë sedeshi që të jetë një fustan dasme për magjistrica dhe jo fustan për Halloween. Fustani është i bardhë, por duhej të përmbante diçka fantastike. Kështu që zbukurim u bë feniksi, zogu, i cili është simbol i dashurisë në njëfarë mënyre, sepse ai rilind dhe dashuria nuk vdes kurrë, ajo lind përsëri.[20]
Pas punës me çdo film prejI Burgosuri i AzkabanitDouble Negative ishte pyetur nëse do të kujdesej për efektet vizuale edhe për vendosjen finale të tregimit, përHarry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë dhe e Dytë. Duke punuar bashkë me mbikëqyrësin e VFX të filmitTim Burkle, ekipi ishte udhëhequr nga mbikëqyrësi i VFX-së,David Vickery dhe Prodhuesen e VFX-së,Charlotte Loughlane. Ekipi kryesor përfshinte edhe mbikëqyrësin e 3D-së,Rick Leary dhe mbikëqyrësin s 2D-së,Sean Stranks.
Puna e Double Negative përPjesën e Parë përfshinte markën Warner Brothers dhe zgjerimin e mjedisit të Shtrofkës me rrethinë. Çështja e mjedisit shtesë u realizua në shtëpinë e Ksenofilius Lovëgudit duke e bërë në 3D dhe duke kulminuar tek sulmi i Hamortëve. Double Negative rregulloi edhe efektet e tymit të Hamortëve. Puna e mbetur përfshinte shortinë Patronus që ndërhyn në dasëm për të informuar mysafirët se Fluronvdekja ka shtënë në dorë Ministrinë e Magjisë.[22]
Kompania për efektet vizualeFramestore prodhoi shumicën e krijesës CGI, sikurse në filmat paraprakë, njësoj si të animuarinRrëfenja e Tre Vëllezërve, që ishte prodhuar dhe dizajnuar ngaBen Hibon.[23]
KompozitoriNicholas Hooper, që kishte kompozuarUrdhrin e Feniksit dhePrincin Gjakpërzier, nuk u rikthye përDhuratat e Vdekjes. Në vend të tijAlexandre Desplat, u pajtua të kompozonteHarry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë.[24] Filmi paraqiti edhe këngënO Children ngaNick Cave and the Bad Seeds.[25]
Fotografia e parë zyrtare për filmin e parë është hedhur më 1 dhjetor 2009, që tregonte Harrin, Ronin dhe Hermionën në një rrugë në Londër.Një klip ishte lëshuar zyrtarisht më 8 dhjetor 2009, bashkë me shfaqjen eHarry Potter dhe Princi Gjakpërzier në Blu-ray dhe DVD.[26]Në kongresinShoWest të 2010-ës,Alan F. Horn dha premierën me vargje figurash prej të dy filmave.[27]MTV Movie Awards, i vitit 2010 dha edhe më shumë vargje me figura nga tematika eDhuratave të Vdekjes.[28] Fill pas kësaj, pason publikimi i posterit kryesor zyrtar, që tregon datën e nxjerrjes sëPjesës së Parë dhetë Dytë dhe një kështjellë të shkatërruar Hoguortsi.[29]Intervistat dhe skenat shtesë nga të dyja pjesët u dhanë prej emisionit familjar ABC, që filloi më 8 korrik 2010.Një trailer 2-minutësh për filmin u dha botërisht më 22 shtator 2010.[30] A two-minute trailer for the film was released worldwide on 22 September 2010.[31]
Më 29 shtator 2010, tre postere të personazheve tëPjesës së Parë të Harrit, Ronit dhe Hermionës u publikuan ngaYahoo! Movies.[32] Të nesërmen ishte shfaqur një poster kinemaje përPjesën e Parë ku dukej treshja duke vrapuar në një pyll. Posteri i kinemasë kishte motonAskund s'është sigurt, dhe versioni tjetër anonim kishte motonFundi po fillon.[33]Posterë të ndryshëm për personazhet tjerë përPjesën e Parë ishin nxjerrë më 6 tetor 2010, ku përfshiheshin: Harri, Roni, Hermiona, Lordi Fluronvdekje, Bellatriks Lestrejnxh, Severus Piton dhe Fenrir Grejbek.[34]Më 12 tetor, u lëshuan edhe katër posterë me personazhe të rinj.[35] Posterët kishin temënMos i beso askujt dheNdjekja po fillon.
Më 15 tetor 2010, biletat filluan të shiteshin nëFandango për shfaqjen amerikane tëPjesës së Parë dhe më 19 tetor nëScream Awards 2010 ishte transmetuar një klip prej 50 sekondash, që përmbante skena që s'ishin parë më herët.Më 16 tetor, reklama e dytë televizive, ishte dhënë nëCartoon Network, gjatë një premiere tëScooby-Doo! Curse of the Lake Monster.[36]Më 25 tetor 2010,Yahoo! Movies lëshoi një pjesë ekskluzive të filmit.[37] Më 30 tetor 2010,Entertainment Weekly dha dy pjesë të reja që titulloheshin "Horkruksët" dhe "Tregimi" dhe përmbanin goxha ngjarje që s'ishin parë kurrë.Po atë ditë, faqja e internetit për Harry Potter, Warner Bros. kishte lajmëruar se do të bënte publike dymbëdhjetë pjesë të vogla nga filmi.
Më 3 nëntor 2010,Los Angeles Times kishte lëshuar një klip të zgjeruar të Harrit, kur kishte lënë Shtrofkën për të gjetur Horkruksët, që titullohej "Askush tjetër s'do të vdesë për mua". Më 4 nëntor, një klip i ri ishte publikuar nga faqja e Facebook-utHarry Potter dhe titullohej "Shtatë Harri Poterat".Edhe dy klipe ishin dhënë në dy ditët e ardhshme, duke përfshirë skenat kur sulmohen në bar-restorantin dhe kur vendosen nëVilën e Mallfonjve.
Më 26 gusht 2010, regjisoriDavid Yates, dhe prodhuesitDavid Heyman dheDavid Barron dhe me kryesuesin e Warner Bros.Alan F. Horn u morën me një testim, përDhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë në Çikago. Filmi i papërfunduar pati komente të shumta nga testuesit, disa prej të cilëve e emërtuanmahnitës dhe i errët dhefilmi më i përkryer i serisë Harry Potter. Të tjerët thanë se është adoptuar plotësisht romani, normalisht me disa probleme vetjake të librit.
Warner Bros. Pictures ishte gati të jeptePjesën e Parë të Dhuratave të Vdekjes në formatin 2D dhe 3D.Më 8 tetor 2010, ishte folur se plani për një version 3D tëPjesës së Parë ishte prishur. Warner Bros. Pictures kishte vendosur të jepteHarry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë në 2D në të dyja kinematë ato tradicionale dhe IMAX, sepse nuk kishin një version 3D të kompletuar.Pavarësisht përpjekjeve që bëmë, nuk kishim mundësi ta kryenim filmin në tërësi dhe ta bënim me standardet më të larta të kualitetit. Pjesa e Parë eDhuratave të Vdekjes u shfaq në Blu-ray 3D si më i bleri i veçantë.Pjesa e dytë ishte akoma e shfaqur në formatin 2D, 3D dhe IMAX.
Premiera botërore përDhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë u mbajt nëLeicester Square në Londër më 11 nëntor 2010, me fansa nga e gjithë bota, disa prej të cilëve kishin ngritur kampe për ditë të tëra në shesh. Kjo shfaqje u pasua me premierën belge më 12 nëntor dhe premiera amerikane në New York më 15 nëntor.
Vetëm 48 orë pas hedhjes zyrtare të Pjesës së Parë në Amerikën Veriore, 36 minutat e parë të filmit u përhapën në internet. Edhe para përhapjes, filmi ishte edhe ashtu i pesti prej gjeneratorëve që shitën më së shumti bileta në histori, pasi u shit në 1000 kinema në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht thashethemeve që qarkullonin shumë, gjoja se ajo pjesë që ishte përhapur ishte një marifet reklamimi.
Në Australi, filmi kishte premierën e tij më 13 nëntor në Botën e Filmit Warner Bros. që ndodhet në Bregdetin e Artë, Queensland. Treqind veta morën pjesë në premierë, që ishte shfaqur zyrtarisht e dyta në botë, pas asaj angleze.Premiera e filmit në Kuvajt u dha më 16 nëntor, kurse në Izrael, Estoni e Zelandë të Re u dha më 18 nëntor.
Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë u paraqit në disk njësh dhe dysh DVD-je dhe disk tresh Blu-ray më 11 prill 2011 në Mbretërinë e Bashkuar dhe më 15 prill 2011 në Shtetet e Bashkuara.Më 28 janar 2011, në faqen angleze të Facebook-ut për Harry Potter,Emma Watson kishte përmendur se ndjekësit e faqes do të duhej të votonin për mbulojcën që pëlqenin më shumë për Pjesën e Parë të Blu-ray.Mbulcojca me më së shumti vota do të bëhej mbuloja e diskut. Votimi filloi atë ditë. DVD-ja dhe Blu-ray përfshinin tetë skena të fshira, që përmbanin edhe pjesën hapëse prejPjesës së Dytë ku Harri dhe Ullianderi bisedonin në lidhje me Dhuratat e Vdekjes.Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë kreu mirë shitjet e DVD-ve, duke shitur 7,237,437 copë dhe duke i shtuar edhe 86,932,256 dollarë shumës së përgjithshme të të ardhurave të filmit, duke e bërë atë 1,043,331,967 dollarë.
Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë grumbulloi 24 milionë dollarë në Amerikën Veriore vetëm gjatë mesnatës së shfaqjes, duke thyer kështu rekordin për grumbullimet më të larta të serive në natën e parë, të cilin deri atëherë e mbantePrinci Gjakpërzier, me 22.2 milionë dollarë. Filmi gjithashtu u bë i treti për fitimin më të lartë për natën e parë nga filmat e asaj kohe, pasThe Twilight Saga: Eclipse dheThe Twilight Saga: New Moon, që morën 30 milionë dollarë dhe respektivisht 26.3 milionë dollarë.Ky film theu rekordin edhe për fitimet më të larta për një natë në IMAX, me 1.4 milionë dollarë, duke e kaluar kështu edheEclipse që kishte fituar 1 milionë.Të gjitha këto rekorde u thyen më vonë më 2011 nga pasuesi i këtij filmi,Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë.
Në Amerikën Veriore filmi mblodhi 61.7 milionë dollarë në ditën e parë, duke e bërë të gjashtin grumbullim më të madh për një ditë të vetme atëkohë. Ky u bë më i larti fitim prej serive tëHarry Potter, një rekord ky, të cilin deri atëherë e mbantePrinci Gjakpërzier me 58.2 milionë dollarë, para se të thyhej prejHarry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë, me 92.1 milionë.Filmi grumbulloi një total prej 125 milionë dollarësh në fundjavën e hapjes, duke e bërë më të lartin, që deri atëherë e mbanteKupa e Zjarrit dhe doli përsëri i dyti ngaDhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë.Ishte gjithashtu i dyti për muajin nëntor, pasThe Twilight Saga: New Moon me 142.8 milionë dollarë, i nënti për fundjavën hapëse me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në arkën e Amerikës Veriore dhe i dyti për fundjavën hapëse me fitimet më të larta për vitin 2010 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada pasIron Man me 128.1 milionë dollarë.Filmi qëndroi në top listë për dy javë duke përfituar edhe 75 milionë dollarë për pesë ditët e ardhshme, duke sjellë gjithsej 219.1 milionë dollarë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Maltë, filmi theu rekordet për fitimet më të larta të së premtës (5.9 milionë funte), të së shtunës (6.6 milionë funte) dhe të së dielës (5.7 milionë funte). Përveç kësaj, filmi bëri fitimin më të lartë njëditësh (6.6 milionë funte) dhe treditësh (18,319,721 funte), rekord ky që mbahej ngaQuantum of Solace, i cili kishte mbledhur 15.4 milionë funte. Më 13 janar 2011 u publikua sePjesa e Parë grumbulloi 52,404,464 funte (86,020,929 dollarë), duke u bërë i dyti për fitimet më të larta për vitin 2010 në atë shtet, pasToy Story 3 me 73,405,113 funte.
Jashtë Amerikës Veriore, filmi mblodhi 205 milionë dollarë në fundjavën e hapjes, duke u bërë i gjashti, prej gjithë kohës, i pari për vitin 2010 dhe i dyti prej serisë për nga përfitimet, pasPrincit Gjakpërzier.Botërisht filmi grumbulloi 330 milionë dollarë në fundjavën e hapjes, duke u rankuar i shtati në diagramin e të gjitha kohërave.
Ishte filmi më fitimprurës për vitin 2010 në Indonezi me 6.1 milionë dollarë, në Singapor me 4.5 milionë, në Tajlandë me 4.9 milionë, Belgjikë dhe Luksemburg me 8.9 milionë, në Francë dhe në regjionin e Magrebit me 51.1 milionë, Gjermani me 61.4 milionë, në Holandë me 13.7 mililnë, Norvegji me 7.1 milionë, Suedi me 11.2 milionë dhe në Australi me 41.3 milionë.Të ardhurat gjithsej, kaluanGurin Filozofal, me 657.2 milionë, duke u bërë kështu më i larti prej serisëHarry Potter atëbotë.
Më 7 prill 2011,Pjesa e Parë përfundoi me 295,983,305 dollarë në SHBA dhe Kanada, duke e bërë të pestin film më fitimprurës për vitin 2010 në ato regjione, dhe 664,300,000 dollarë nga vendet tjera nëpër botë, për një total ndërbotëror prej 960,283,305 dollarësh, i treti për nga fitimet për vitin 2010 pasToy Story 3 dheAlice in Wonderland, si dhe i 38-ti botërisht për të gjitha kohërat dhe i treti prej serisëHarry Potter pasDhuratave të Vdekjes Pjesa e Dytë dheGurit Filozofal.
Sipas suksesit në Gjermani,Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë mund të vendosej numër 9 në kutitë për kimematografinë për vendin me gjithsej 28,000 shikues në korrik 2011.
Faqja e internetit për shqyrtim-grumbullimRotten Tomatoes i dha filmit një vlerësim miratimi me 79%, duke u bazuar në 261 rishikime, me një rezultat mesatar 7.1/10. Konsensuesi i faqes thotë: "S'mund të bëjë më shumë për hyrjen që ky film prezanton, porHarry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë është një vendosje e parafundit e filmuar bukur dhe emocionalisht e kënaqshme për seritëHarry Potter."NëMetacritic, që transferon vlerësimet për rishikime, filmi ka një rezultat 65 nga 100, bazuar në 41 kritika, duke shënuar edherishikimet përgjithësisht të preferuara.NëCinemaScore, audienca i dha filmit gradën "A" në masën A+ deri në F.
Faqja e internetit për shqyrtim-grumbullimRotten Tomatoes i dha filmit një vlerësim miratimi me 79%, duke u bazuar në 261 rishikime, me një rezultat mesatar 7.1/10. Konsensuesi i faqes thotë: "S'mund të bëjë më shumë për hyrjen që ky film prezanton, porHarry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë është një vendosje e parafundit e filmuar bukur dhe emocionalisht e kënaqshme për seritëHarry Potter."NëMetacritic, që transferon vlerësimet për rishikime, filmi ka një rezultat 65 nga 100, bazuar në 41 kritika, duke shënuar edherishikimet përgjithësisht të preferuara.NëCinemaScore, audienca i dha filmit gradën "A" në masën A+ deri në F.
Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë ishte nominuar për regjinë më të mirë dhe efektet më të mira vizuale nëAcademy Awards, edicioni i 83-të.Është filmi i dytë në serinë e filmaveHarry Potter që nominohet për çmim Oscar për efektet vizuale (i pari ështëHarry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit (filmi).Filmi ishte listuar për tetë kategori të ndryshme, duke përfshirë: kinematografia më e mirë, dizajni i prodhimit dhe rezultati origjinal nëBAFTA awards, edicioni i 64-të dhe në fund ishte nominuar për efektet vizuale dhe makiazhi i veçantë më i miri.
↑Tyler, Josh (8 tetor 2010)."Part 1 Not in 3D". Cinema Blend. Arkivuar ngaorigjinali më 4 mars 2016. Marrë më 12 nëntor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
↑Warner, Kara (4 qershor 2010)."DH Clip". Moviesblog.mtv.com. Arkivuar ngaorigjinali më 8 qershor 2010. Marrë më23 qershor 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
↑Turgis, Chloe (29 shtator 2010)."Yahoo! Movies Posters". Yahoo! Movies. Arkivuar ngaorigjinali më 2011-07-18. Marrë më29 shtator 2010.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)