Ky shkrim është i saktë plotësisht me detaje më të vogla.
Hanibal Barkas (lindi rreth vitit246 p.e.s. nëKartago ; †183 p.e.s. nëBithynien) shihet si një ndër gjeneralët më të mëdhenj të Antikes. Gjatë Luftës së Dytë Punike (218-201 p.e.s.) ai RepublikaRomake i shkaktoi humbje shumë të mëdha.
Hanibali ishte djali më i madh i Gjeneralit KartagjenasHamilkar Barkas, i cili qe i suksesshëm në Luftën e Parë Punike. Vëllezërit e tij më të vegjël qenëHasdrubali dheMago, të cilët gjithashtu qenë gjeneralë tëKartagos. Historia Romake thotë se Hanibali si 9 vjeçar bashkë me vëllezërit e tij i premtuan babait të tyre se do ta shkatërrojnëPerandorinë Romake, por kjo është legjendë. Hanibalin e rriti njëSpartan i quajturSosylos, i cili më vonë u bë edhe këshilltar i tij.
Në vitin237 p.e.s. si 9 vjeçar bashkë me babain e tij shkoi nëGadishullin Iberik, i cili ishte i pasur me pasuri nëntokësore. NëGadishullin Iberik babai i tijHamilkar Barkas pushtoi territore të mëdha të cilat zëvendësuan humbjet të cilat i përjetoiKartago në Luftën e Parë Punike dhe këto territore do të ishin baza e fuqisë së familjes sëBarkidëve. Pas vdekjes sëHamilkar Barkas në luftë kundër disa fiseve Iberike komandën nëHispani e mori dhëndri i tijHasdrubali. Ky e zmadhojë Provincën e re tëKartagos dukshëm, themeloi qytetin eKartagjenes si kryeqytet regjional dhe lidhi meRomënTraktatin e Ebros. Ky Traktat thoshte se lumi Ebro është kufiri ndërmjetRomës dhe Provincës së re tëKartagos. Në këtë kohë Hanibali shkoi nëKartago, por u kthye më224/223 p.e.s. me dëshirën e dhëndrit të tij prapë në Hispani. Si komandant ikavalerisë sëHasdrubalit Hanibali korri fitore ne luftëra të shumta kundër fiseve Iberike.
Kështu Hanibali pas vdekjes sëHasdrubalit u bë gjeneral i ushtrisë. Ai ende bënte luftëra me fiset Iberike ende të pavarësuara. Në një betejë afër lumitTajo Hanibali korri fitoren e parë kundër një armiku në front të hapur, i cili kishte një numër shumë më të madh ushtarësh në dispozicion.
QytetiSagunt në bregun eDetit Mesdhe nuk donte të biente nën sundimin e Hanibalit. Hanibali e rrethoi më220 p.e.s. që ti ja kufizoi qytetit ndikimin në fiset Iberike. Saguntët më pas bënë një lidhje meRomën dhe Romakët quan njerëz tek Hanibali që Hanibali të ndërprejë rrethimin e qytetit, por Hanibali nuk e ndërpreu rrethimin sepseSagunti ishte shumë më në jug sesa lumiEbro.
Më pas Hanibali pyeti nëKartago se a e lejojnë që të sulmojë qytetin, të gjithë Këshilltarët i thanë po.
Në konfliktin rrethSaguntit u përsëritën ngjarjet të cilat e filluan Luftën e Parë Punike kurRoma përdori qytetin eMesinas për fillimin e Luftës midis Romës dheKartagos. Hanibali pas 8 muajsh rrethimi e sulmojëSaguntin dhe i vrau të gjithë banorët e qytetit.Roma nuk ndërmori asgjë për t'i ndihmuarSaguntit, por pasi ra qyteti Romakët i than Këshillit tëKartagos se: Vetëm nëseKartago i'a dorëzon HanibalinRomës atëherë do të anashkalohet lufta. Por këshilltarët i'a mbajtën krahun Hanibalit.
Që t'i dal para një mësymjes Romake për sulm ndaj Spanjës, Hanibali me 50.000infanteristë, 9.000kalorës dhe 37elefantë të luftës kaloiAlpet dimërore dhe mbërriti nga vendi iSalasëve nëAosta dheIvrea. NëAlpe ushtria e tij pësoi humbje të mëdha nga të ftohtit, por ushtria u përforcua me keltë të cilët jetonin afër lumitPo.
Me këtë hap të papritur Hanibali për disa vjet rresht doli kundër një ushtrie ushtarakisht më të fortë në ofensivë strategjike, kështu ai e sulmoi direkt bazën e fuqisë Romake. Në defensiva taktike, por me vetëzgjedhjen e pozicionit të daljes ai mundi t'i përdorte dobësitë taktike të sistemit ushtarak romak që të korrë fitore nëBetejën e Ticinus,Betejën e Trebias (218 p.e.s.) dhe në betejën eliqenit të Traziminës (217 p.e.s.). Në këto beteja Romakët qenë ushtarakisht më të "favorizuar" por megjithatë humbën.
Më2 gusht të vitit216 p.e.s. Hanibali takoi nëKanae një ushtri romake me 16Legjione (rreth 80.000 ushtarë), të cilët ai me 50.000 ushtarët e tij arriti ti rrethoi dhe gati të gjithë ti vras.
Pedro Barceló: Hannibal. 2. Auflage. Beck, München 2003,ISBN 3-406-43292-1.
Pedro Barceló: Hannibal. Stratege und Staatsmann. Klett-Cotta, Stuttgart 2004,ISBN 3-608-94301-3.
Karl Christ: Hannibal. Primus-Verlag, Darmstadt 2003, Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 2003,ISBN 3-89678-472-2,ISBN 3-534-15414-2 (Gestalten der Antike).
Jakob Seibert: Hannibal. Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 1993,ISBN 3-534-12029-9.
Jakob Seibert: Forschungen zu Hannibal. Wiss. Buchgesellschaft, Darmstadt 1993,ISBN 3-534-12091-4. (Die beiden Bände Seiberts, der sich jahrelang mit Hannibal beschäftigt hat, sind eine Fundgrube für die wissenschaftliche Beschäftigung mit dem punischen Feldherrn.)
Jakob Seibert: Hannibal. Feldherr und Staatsmann. Zabern, Mainz 1997,ISBN 3-8053-1800-6 (Antike Welt, Sonderheft; Zaberns Bildbände zur Archäologie. )
Hannibal ad portas. Macht und Reichtum Karthagos. Begleitbuch zur Großen Sonderausstellung des Landes Baden-Württemberg „Hannibal ad portas – Macht und Reichtum Karthagos“ im Badischen Landesmuseum Karlsruhe, 25. September – 30. Januar 2005. Theiss, Stuttgart 2004,ISBN 3-8062-1892-7.