Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqeje
| Halo | |
|---|---|
Logoja që ngaHalo: Combat Evolved | |
| Zhvillues(it) |
|
| Publikues(it) | Xbox Game Studios |
| Platform(at) | |
| Zhanr(et) | Fantashkencë ushtarake |
Halo ("aureolë" në anglisht) është një franshizë multimediatike, e publikuar fillimisht ngaMicrosoft dheBungie, tani e menaxhuar nga Microsoft dheHalo Studios (njohur dikur si 343 Industries).Halo është kryesisht e bazuar nëvideo lojëra tëfantashkencës ushtarake. Video lojërat eHalo-s janë kryesisht të bazuara në formatinfirst-person shooter (FPS) dhe janë kryesisht të publikuara për platformënXBox. Loja e parë,Halo: Combat Evolved dhe romaniHalo: Fall of Reach pati një sukses të madh për lojën dhe për konsolën e parë të Xbox, me të cilën u publikuan ngjitur në vitin 2001. Loja më e fundit në franshizë ështëHalo: Infinite.[1][2]
Halo sillet kryesisht rreth protagonistitMaster Chief dhe asistentes së tijIACortana, një superushtar i cili lufton koalicioninalien të quajturCovenant (shq: "Besëlidhja"). Gjatë gjashtë lojërave kryesore protagonisti duhet të ndalojë kërcënimet nga forca ushtarake për të aktivizuar Halo-t, një grup ndërtesash të krijuara nga një racë e lashtë,Forerunners (ang: Paraardhësit), të cilat kanë kapacitetin për të zhdukurjetën biologjike nëUdhën e Qumështit.[3]
Bungie filloi prodhimin e lojës si një lojë strategjike por pasi kaluan nën lidershipin e Microsoft vendosën të kalonin në zhanrin FPS. Video loja e parëHalo: Combat Evolved pati një sukses të madh duke shitur një milionë kopje në një kohë rekord, të paparë për një video lojë.[4] Kjo bëri që Microsoft dhe Bungie si dy kompani të bahskuara të vazhdonin zhvillimin e lojërave pasardhëse në franshizë deri në ndarjen e tyre në 5 tetor 2007,[5] dhe pastaj si kompani të ndara deri në publikimin eHalo: Reach në 2010 ku 343 Studios morri drejtimin e franshizës. Gjatë kësaj koheHalo publikoi tituj të shumtë lojërash si FPS ashtu dhe në zhanre të tjera,libra,seri,komikë, etj.[6]
Halo ka patur një efekt të madh në video lojëra dhe më tej duke qenë një nga franshizat më të mëdhaja në glob duke gjeneruar më shumë se 6 bilionëdollarë.[7] Influenca eHalo-s në zhanrin FPS është madhore dhe Halo është bërë një sinonim me figurën e Xbox.
Miliona vite para erës sonë, raca alienePrecursors (shq: Pararendësit) kishin kontrollin e galaksisë e Rrugës së Qumështit dhe për këtë shkak hynë në konflikt me një racë aliene më të re,Forerunners. Në këtë konfliktForerunners fituan ndajPrecursors duke shkaktuar korruptimin e tyre biologjik duke krijuar kështuFlood (shq: Përmbytja), njësëmundje parazitare e cila ishte e pamundur të luftohej.Forerunners si një gjest final, ndërtojnë Halo-t, unaza gjigante të cilat kanë funksionin e shuarjes së jetës në galaksi. Halo-t aktivizohen dhe në disaplanete të zgjedhuraForerunners programojnë rilindjen e jetës pa ta.[8][9]
Shumica e historisë vijuese korrespondon me historinë aktuale të botës. Nëshekullin e 21-të dhe 22-të Njerëzimi u përhap nësistemin diellor.Shtetet e botës vendosën të bashkoheshin në Qeverinë e Kombeve të Bashkuara, QKB (ang: United Nations Government) me Komandën Hapësinore e Kombeve të Bashkuara, KHKB (ang: United Nations Space Command, UNSC) si sektorin ushtarak kryesor.[9]
Rreth shek. 25, kjo qeveri kishte arrituar të kishte kontroll në Krahun e Orionit të galaksisë në disa sisteme. Kjo nxiti lëvizje të ndryshmeterroriste të quajtura thjesht kryengritës (ang: insurrectionists). Për këtë arsye Zyra e Inteligjencës Navale, ZIN (ang: Office of Naval Intelligence, ONI) filloi një program për krijimin eushtarëve të modifikuar klinikisht dhegjenetikisht të quajtur programi SPARTAN i frymëzuar ngaspartanët eGreqisë së Lashtë. Gjenerata e parë e projektit nuk solli rezultatin e dëshiruar, me modifikimet duke qenëfatale në një pjesë të madhe të pjesëmarrësve. Në projektin e dytë ZIN-i rrëmbeufëmijë për projektin, këtë herë me sukses. Një nga pjesëmarrësit jo-vullnetarë të projektit ishte dhe protagonisti i Halo-s, John 117 i referuar si Master Chief.[10] Projekti do të vazhdonte me një gjeneratë të tretë të Spartanëve të përshtatur përprodhim në masë, si dhe një të katërt mevullnetarë ushtarak në vend tërrëmbimeve ilegale.[11][9]
Në 2525 KHKB pati kontaktin e parë me Covenant, një koalicion ushtarako-fetar i disa specieve aliene, që kishte si qëllim gjetjen e Halo-ve dhe si rezultat kalimin në njëjetë tjetër të profetizuar si Udhëtimi i Madh (ang: The Great Journey). Njerëzimi u shpall si specieheretike dhe si shkak filloi një luftë galaktike mes njerëzimit dhe Covenant në të cilën Covenant kishte përparësinë teknologjike për shkak të inxhinjerisë antike të Forerunners të cilën e kishin përshtatur nga observimi i teknologjisë.[12][9]
Në 2552 një nga planetet kryesore, Reach, gjehet nga Covenant dhe bie. Planeti rrezatohet meplazma nga Covenant.[10] Gjatë kësaj ngjarje njëskuadër spartanësh të gjeneratës së 3-të, Skuadra Noble (shq: Fisnike) mundohen të luftojnë kundër pushtimit në bashkëbunim me KHKB-në por nuk mund t'i rezistojnë forcave të Covenant. Kjo përbën historinë e Halo: Reach. Paralel me këto ngjarje Master Chief arratiset nga Reach meanijen hapësinore Pillar of Autumn (shq: Kolona e Vjeshtës) për të siguruarAI-n e avancuar Cortana. Në këtë arratisje ata përfundojnë në Halo-n Alfa.[9]
Gjatë ndjekjes së Covenant ndaj anijes Pillar of Autumn fillonHalo: Combat Evolved, loja e parë në franshizë. Master Chief me Cortanën arratisen nga anija dhe mundohen të ri-grupohen me forcat e KHKB-së. Në luftën për mbijetesë ata hasin parazitinFlood i ciliinfekton shpejt një shumicë të personelit ushtarak përfshirëkapitenin e anijes Xhejkob Kijs. Master Chief mundohet të aktivizojë Halo-n me ndihmën e monitorit AI të instalacionit343 Guilty Spark (shq: 343 Shkëndija Fajtore), pa ditur funksionin e vërtetë të Halo-s. Master Chief ndalet nga Cortana dhe lufton forcat e Covenant, Flood dhe 343 Guilty Spark në rrugën e tij për në anijen hapësinore me të cilën erdhi. Aty Master Chief me ndihmën e Cortanas shpërthenreaktorin bërthamor të anijes dhe të gjithë unazën me të duke bërë një arratisje të shpejtë duke qenë i mbijetuari i vetëm përvecrreshterit Ejvëri Xhohnson dhe disa marinsave.[6][9][13]
Master Chief arrin në Tokë[13] dhe aty merrarmaturën e re MJOLNIR VI, armatura e cila është më e njohura për karakterin e tij. Këtu fillon loja e dytëHalo 2. Covenant papritmas gjen Tokën dhe me një forcë të vogël e udhëhequr nga një prej tremonarkëve fetarë të Covenant të quajtur Profetë mundohet të gjejë një artifaktForerunner. Ndërkohë na jepet edhe historia e një prejgjeneralëve të Covenant, Thel Vadamee, i cili akuzohet për herezi pasi lejoi shkatërrimin e një prej Halo-ve të cilatCovenant i konsiderontë shenjta. Ai falet por i jepet një shenjë herezie dhe detyrohet të marrë pozicionin e Arbiter, një pozicion si agjent i Profetëve. Në Delta Halo, një Halo e re e zbuluar nga artifakti në Tokë profetët mundohen të aktivizojnë Halo-n. Arbiter dhe Master Chief kapen nga një infektim lokal në Delta Halo i Flood i cili ka evoluar në një inteligjencë kolektive i quajturGravemind (shq: Varrmendje). Profeti kryesor ndërkohë bën njëpuc shteti duke nxjerrur specien aliene Sangheili (specien e Arbiter), duke filluar Skizmin e Madh (mos të konfuzohet me eventin historik) dhe duke konsoliduar pushtetin mevrasjen e 2 profetëve të tjerë, duke u bërë praktikishtmonark absolut iCovenant. Me ndihmën eGravemind, Master Chief dhe Arbiter arrijnë të ndalojnë një shpërthim të Halo-s por Master Chief duhet të lë Cortana-n në anijen mëmë tëCovenant e cila është duke u infektuar ngaFlood.[6][9]
NëHalo 3 Master Chief duhet të gjejë Cortanan dhe të ndalojë infektimin e Flood me ndihmën e Arbiter dhe rreshterit Xhonson. Një anije e infektuar përplaset nëAfrikë dhe kështu gjithë kontinenti rrezatohet për të përmbajtur infeksionin. Profeti i së vërtetës (monarku absolut i Covenant), i cili është arratisur nga anija -mëmë gjen në Tokë koordinatat për Ark-un instalacionin qendror nga ku të gjithë Halo-t mund të aktivizohen. Master Chief gjen Cortanan me ndihmën e 343 Guilty Spark i cili i kishte mbijetuar shpërthimit dhe ndalon bashkë me Arbiter, profetin e së vërtetës aktivizimin e Ark-ut. Ata zbulojnë se Ark-u po ndërtonte një Halo zëvendësuese për atë që Master Chief shkatërroi në Combat Evolved. Unaza e re aktivizohet para kohe duke konsideruar urgjencën, por rreshteri Xhonson vdes nga 343 Guilty Spark i cili nuk donte ta aktivizonte unazën kaq shpejt. Master Chief shkatërron Guilty Spark dhe aktivizon Halo-n, duke vrarë kështu Flood dhe duke u arratisur nga Arc bashkë me Arbiter dhe Cortanan. Arbiter përfundon në Tokë, por Master Chief ishte në një pjesë të anijes së arratisjes e cila u shkëput dhe kështu Master Chief vendoset nga Cortana nëkriostazë deri në një moment kur dikush mund ta gjejë. Në Tokë ai shpallet i humbur në aksion nga komanda.[9][6]
Pas 4 vitesh Master Chief zgjohet nga kriostaza në lojën Halo 4. Anija e tij gjendet afër planetit Requiem ku ai cliron aksidentalishtDidakti-n (ang: The Didact), një gjeneralforerunner, i burgosur në planet, i cili ka për qëllim ngarkimin evetëdijes së njerëzve në makina lufte të quajtur Gardianë (ang: Guardians). Bashkë me Cortana-n, e cila po degradon pasi AI-t skadojnë pas 7 vitesh në detyrë, Master Chief arrin të vrasë Didaktin para se ai të shkatërronte njerëzimin në Tokë, por jo pa sakrifikuar Cortanën.[3][6]
NëHalo 5, Master Chief me skuadrën e tij skuadra Blu zbulon se Cortana është gjallë por ajo ka për qëllim njërevolucion të Inteligjencave artificiale me ndihmën e teknologjive forerunner të cilat do të aktrojnë si mbrojtës për njerëzimin por edhe sidiktatorë.Locke, një spartan i gjeneratës së 4-t bashkë me skuadrën e tij Osiris duhet të parandalojnë Master Chief në kërkimin e tij për Cortanën por nuk munden ta ndalojë. Në takimin mes të dyve Master Chief burgoset pasi nuk arrin ta bindë Cortanan që vendimi i saj është i gabuar. Locke shpëton Master Chief por Cortana fillon luftën me njerëzimin dhe merr kontrollin e Zeta Halo-s.[9] Ndërkohë Arbiter po lufton njëluftë civile në planetin kryesor të Elitave, Sanghelios.[3][6][9]
Në lojën më të fundit,Halo Infinite, Master Chief duhet të luftojëTë dëbuarit (ang: The Banished), një faksion ushtarak i cili u nda nga Covenant dhe pas rënies së koalicionit dhe u rrit në fuqi. Ata kanë marrë kontrollin e Zeta Halo-s duke shkatërruar anijen më të madhe të flotës së KHKB-së, Infinity. Cortana ndërkohë shkatërrohet duke lënë Master Chief me kopjen e saj,The ëeapon (shq: Arma) dhe një pilot kundër një nga liderëve kryesorë të Të dëbuarve. Në Zeta Halo Master Chief zbulon ekzistencën e një specie aliene, të Pafundmëve (ang: The Endless) të cilët nuk mund të shfarosen nga Halo. Master Chief vret liderin dhe pret për tu bashkuar me anijen e KHKB-së Shpirti i zjarrit (ang: UNSC Spirit of Fire).[3][6][9][14]
| 2001 | Halo: Combat Evolved |
| 2002 | |
| 2003 | |
| 2004 | Halo 2 |
| 2005 | |
| 2006 | |
| 2007 | Halo 3 |
| 2008 | |
| 2009 | Halo Wars Halo 3: ODST |
| 2010 | Halo: Reach |
| 2011 | Halo: Combat Evolved Anniversary |
| 2012 | Halo 4 |
| 2013 | Halo: Spartan Assault |
| 2014 | Halo: The Master Chief Collection |
| 2015 | Halo: Spartan Strike Halo 5: Guardians |
| 2016 | |
| 2017 | Halo Wars 2 |
| 2018 | |
| 2019 | |
| 2020 | |
| 2021 | Halo Infinite |
Bungie u formua nga Aleks Seropian dhe Xhejson Xhons si një studio lojërash për sisteminMac.[15] Ata lëshuan lojën Gnop! një lojëfreeware për Mac-un. Studioja vazhdoi me lëshimin e lojërave të tjera por suksesi më i madh erdhi me lëshimin e serisë së video lojërave FPSMarathon në 1994.[16] Loja e parë e frymëzuar ngaDoom pati një sukses të madh duke u shndërruar në një seri lojërash.
Halo: Combat Evolved filloi produksionin si "Code Monkey Nuts" në bashkëpunim me studionTake Two Interactive. Loja fillimisht ishte strategjike e bazuar në personin e tretë (ang: Third Person). Në 1999 një demo u tregua në Macworld '99 e prezantuar nga Xhejms Xhons-i dheCEO iApple,Stiv Xhobs. Kjo shfaqje kapi interesin eMicrosoft-it që në atë kohë sapo kishte filluar projektin e Xbox.[17] Bungie u ble nga Microsoft, por Take Two u nxorr nga projekti. Bungie vendosi të kalonte Halo-n nga një lojë strategjike në një First Person Shooter.[14]
Halo: Combat Evolved u lancua në 15 nëntor 2001 për Xbox-in. Publiku e priti shumë mirë lojën me disa duke justifikuar blerjen e Xbox-it për Halo-n.[18] Loja kishte kontrolle të mirë sinkronizuara e frymëzuar nga loja007 GoldenEye. Rafinimi i kontrolleve u bë një standard për video lojërat e mëvonshme FPS nëkonsola. Përveç kontrolleve loja kishte një histori të mirë dhe një botë fantashkencore interesante për mediumin e video lojërave të kohës. Muzika e kompozuar ngaMartin O'Donell dhe Salvatori gjithashtu u prit me lavdërim të madh me temën kryesore të lojës të përshkruar si "ikonike".[19] Loja është mjaft e thjeshtë si parim me Bungie-n duke e përshkruar ritmin e lojës si "armë-granatë-melee".Protagonisti Master Chief, i referuar pas rangut ushtarak ka një matës shëndeti (health bar) dhe një sasi armature e cila rimbushet vazhdimisht. Loja shiti më shumë se 5 milionë kopje në botë, një rekord i paparë për kohën.[20]
Pas suksesit tëHalo: Combat Evolved Bungie filloi menjëherë produksionin për lojën tjetër Halo 2. Procesi nuk shkoi mirë me shumë punëtorë të Bungie-t duke punuar orë shtesë. Në 2003, një trailer u shfaq nëE3 duke i dhënë fansave emocion në pritjen eHalo 2.[21]Halo 2 gjithashtu lancoi një fushatë të madhemarketimi ku dallohet faqja "I love Bees".[22] Xhozef Stejtën, lideri i skuadrës së shkrimtarëve donte të kapte një aspekt të ri të serisë duke u fokusuar në faksionin armik, The Covenant.

Më 9 nëntor 2004Halo 2 u publikua. Një nga titujt më të pritur në vitHalo 2 pati lavdërim gati universal për risitë që solli në franshizë, historinë mjaft të thelluar dyanëshe dhe muzikën.[23] Historia eHalo 2 mbahet si një nga historitë më të mira duke prezantuar Arbiter, një luftëtar alien, si një protagonist i dytë dhe duke shtuar shumë historisë së Halo-s për Tokën, Covenant dhe Flood.Halo 2 u lancua bashkë me platformën Xbox Live duke mundësuar luajtjen me shumë lojtarë. Ky aspekt gjithashtu morri lavdërime të shumta duke sjellur risi të mëdhaja në platformë si partitë e ndeshjeve, klane, modalitetet e bëra nga lojtarët, etj.[23]Halo 2 pati sukses të jashtëzakonshëm duke shitur 2.4 milionë kopje në 24 orët e para.[24]
Halo 2 përfundoi papritmazi, gjë që la fansat duke dëshiruar për më shumë. Historia eHalo 2 ishte prerë për arsye kohore dhe Bungie vendosi që ta zhvillonte më shumë historinë e prerë nëHalo 3.[14] Në E3 në 2006 njëtrailer u shfaq me slloganin "Kryeje betejën" (ang: Finish the Fight), thënë nga Master Chief në fund tëHalo 2. Një seri trailerash nën titullin "Beso" (ang: Believe) u lancua në kanalin e Bungie-t në YouTube.[25][26]
Halo 3 debutoi në 27 shtator 2007 me 3 edicione, "Standard", "I limituar" dhe "Legjendar". Halo debutoi për konsolën eXbox 360 me një fokus të madh në modën me shumë lojtarë e cila konsiderohet si më e mira në seri.[14]Halo 3 pati lavdërim universal dhe një sukses botëror me 2.5 milionë kopje të shitura në ditën e parë duke thyer rekordin e mbajtur nga paraardhësi, dhe rreth 14.5 milionë kopje gjithsej.[27]Halo 3 zgjeroi livadhin e lojës duke sjellë armë të reja,automjete të reja dhe duke rafinuar aspektin online të lojës me krijuesin e hartave (ang: Forge) dhe shumë aspekte sociale dhe kompetitive që e bënë një nga lojërat më të luajtura dhe më të mira të vitit 2007.[28] Historia gjithashtu morri lavdërime për fundin e triologjisë dhe aspektin "epik" të lojës.[29]
Në 5 tetor 2007, Bungie vendosi të ndahej nga Microsoft me kushtin që Microsoft të mbante pronën intelektuale tëHalo-s.[30] Bungie vendosi që të vazhdonte produksionin në franshizë me qëllim zgjerimin mediatik të franshizës ku dallohet njëfilm të bazuar nëHalo 3 nga rregjizoriPiter Xhekson. Plani nuk funksionoi dhe në vend të një filmi skuadra e Bungie-t vendosi që të krijonte një lojë të ngjitur meHalo 3,Halo 3:ODST.[31]Halo 3: ODST u publikua në shtator 2009 bashkë me një fushatë marketingu në YouTube e përbërë nga filma të shkurtër me moton: "Ne jemi ODST".[32] Aspekti më njerëzor i lojës morri shumë lavdërime pasi fokusi nuk ishte në protagonistin e lojës, Master Chief, por mbi një skuadër ushtarëshODST. Gjithashtu në vend të modalitetit me shumë lojtarë, loja ka një modalitet Firefight (shq: shkëmbim zjarri) që konsiston në luftimin e pambarimtë të armiqve të lojës. Ky aspekt morri gjithashtu lavdërime të shumta.[33]
{{cite web}}:|last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!){{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)