Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Gjuha spanjolle

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjuha spanjolle
Native toGjuha e pakicave në:FlamuriSHBA (në shtetet eKalifornisë,Florida,Teksasit dheNju Meksiko)
RegionEvropa Jugore,Afrika perëndimore dheqendrore,Amerika Veriore dheJugore
Native speakers
523 milionë folës amtarë dhe 88 milionë folës të dytë (afërsisht)[1]
Gjuhët indo-evropiane
  • Gjuhët romane
    • Gjuha spanjolle
Official status
Official language in
Evropë:

Afrikë:

Amerikë Veriore dheQendrore:

Amerikë Jugore:


Language codes
ISO 639-1es
ISO 639-2spa
ISO 639-3
Ky 6 prill 2015ndoshta përmbankërkime origjinale. Ju lutempërmirësojeni atë dukeverifikuar pretendimet e bëra dhe duke shtuarcitime brenda rreshtit. Deklaratat që përbëhen vetëm nga kërkime origjinale duhet të hiqen. (Mësoni si dhe kur ta hiqni këtë mesazh shablloni)

Gjuha spanjolle (ose spanjishtja) flitet nëSpanjë, në Amerikën Qendrore, si dhe në të gjithëAmerikën Jugore (Latine), me përjashtim tëBrazilit ku flitetportugalishtja. I takon familjes sëgjuhëve indoevropiane, gjegjësisht asajgjuhës latine. Karakteristikë e saj është se shkruhet ashtu siç flitet.

Zanafilla e gjuhës spanjolle

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Spanjishtja është një gjuhe latine. Por kane ngelur disa gjurmë nga gjuhet përpara romanizimit, siç ishte euskera (gjuha baske). Pushtimi romak fillon në vitin218 p.e.s., por qe e ngadaltë dhe zgjati rreth dy shekuj.Latinishtja që flitej në gadishullin iberik ishte vulgare, sepse romakët që vinin në Hispania në atë kohë i përkisnin klasave të ulëta.

Dyndjet gjermanike

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Kaluan në gadishullin disa fise gjermane. Midis tyre ishin dhe visigodët që u instaluan në të gjithë territorin përveç Pais Basco. Dominimi i tyre zgjati tre shekuj dhe la disa gjurmë në gjuhë, por vendasit vazhdonin të flisnin latinishten.

Në vitin711, arabët e berberët hyrën në gadishullin iberik. Ndejtën rreth tetë shekuj. Në territoret e veriut u organizua ripushtimi nga mbretëritë kristiane. Këto mbretëri kishin gjuhët e veta: gallego-portugalisht, leonës (zona e Leon), castellano (zona e Castilla, kështu quhet spanjishtja sot), navarro-aragones (në veri-lindje të gadishullit) dhe catalan (në Barcelonën e sotme). Në jug flitej arabishtja. Kristianët që jetonin në zonat arabe flisnin mozarabe, por kjo gjuhë u zhduk gjatë ripushtimit. Arabishtja ka lëne gjurmë të rëndësishme në gjuhën spanjolle (siç është prania e "h"), por nuk u imponua. Megjithatë qe e rëndësishme në Mesjetë, sepse Spanja u shndërrua në qendrën kulturore të Evropës, aty shkonin të gjithë të mençurit e vendeve veriore.

Në 2 janar te këtij viti mbaroi ripushtimi dhe kristianet ripushtuan të gjithë gadishullin duke ekspulsuar arabet e fundit të Granades. Në31 mars, mbretëresha Isabel Katolikja ekspulsoi çifutet. Ata që ikën vazhdonin te flisnin spanjisht, duke i hapur rruge një gjuhe tjetër : judeo-español. Në të njëjtin vit, Kristofer Kolombi zbulon Amerikën ku përhapet shpejt spanjishtja. Ne 1492 publikohet për here të parë një libër për gramatikën spanjolle nga Antonio de Nebrija.

Përhapja e gjuhës spanjolle

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohën e zbulimeve të mëdha, u ri zbulua ngaAmeriko Vespuçi kontinenti i ri, qe do merte emrin e tij "Amerika". Zbuluesi gjenovezKristofor Kolombi në shërbim të Mbretërve Katolike, nuk e dinte se ç´kishte zbuluar duke gjurmuar rrugët detare më të shkurta për të arritur Indinë. Në këtë kohë dy mbretëritë Spanja dhe Portugalia u ngritën në superfuqi botërore pas epokës së rioushtimit dhe përmirësuan teknikat e lundrimit në oqeane. Energjia e madhe e treguar gjatë ripushtimit, ambicia për pasuri e lavdi, i mundësoi atyre që të arrinin të zbulonin dhe te sundonin te ashtuquajturënBotën e Re. Këto dy vende e ndanë këtë botë në dy pjesë, perëndimi i takoi spanjollëve e lindja portugezëve. Për këtë shkak, sot nëPeru,Ekuador,Venezuela e pjesën më të madhe të Amerikës Latine (me disa përjashtime) flitet gjuha spanjolle si gjuhë zyrtare, ndërsa nëBrazil gjuha zyrtare është portugalishtja.

Spanjishtja në SHBA

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Spanjishte gjuha që folur në territorin e Mbretërisë Spanjolle dhe vendet eAmerikës Latine, si dhe ne ish-koloninë spanjolle të Guines në kontinentin afrikan. Flitet po ashtu në mjaft rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Filipine e një variant i saj flitet në disa zona të Gadishullit Ballkanik e në Izraelin e sotëm. Ky variant gjuhësor njihet me emrin "Judeo-Espanyol" apo "Xhudezmo". Historikisht, Kalifornia, Teksasi, Arizona, një pjese e Kolorados, Meksika e Re kanë qene pjesë të Perandorisë Spanjolle, e pas rënies së saj, qenë pjesë legjitime e shtetit të Meksikës. Natyrisht, që në këto territore flitej spanjisht. Pas aneksimit të këtyre rajoneve nga superfuqia që po përvijohej ngadalë e me forcë ne rrafshin botëror, ne këto zona mbeten një numër i konsiderueshëm banorësh, gjuha amtare e të cilëve qe spanjishtja. Numri i tyre është rritur dukshëm pas Luftës se Dytë Botërore si pasojë e emigrimit ekonomik e politik të mjaftë qytetarëve e fshatarëve meksikanë, amerikano-qendrorë e nga Pellgu i Karaibeve. Sot mendohet të jetojnë nëShBA mbi 30 milionë njerëz me origjine hispanike.

Referimet

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Annegret Bollée, Ingrid Neumann-Holzschuh:Spanische Sprachgeschichte (Historia gjuhësore spanjishte). Klett, Shtutgart, f. 158: Hispanofonia në vitin 2000 kishte afërsisht 435 milionë folës. Disa llogaritje numërojnë vetëm 332 milionë folës (Anuario Cervantes 1999).
Wikipedia
Wikipedia
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Gjuha_spanjolle&oldid=2836283"
Kategoritë:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp