Gjermania (gjermanisht:Bundesrepublik Deutschland,lexo:Bundesrepublik Dojçland, oseDeutschland,lexo:Dojçland), zyrtarishtRepublika Federale e Gjermanisë, ndodhet në pjesën qendrore të Evropës dhe kufizohet në veri meDanimarkën, në lindje mePoloninë, në juglindje meÇekinë, në jug meAustrinë dheZvicrën, në perëndim meFrancën,Luksemburgun,Belgjikën dheHolandën. Ndërsa në veri në anën perëndimore e përshkon kufiri natyral iDetit të Veriut dhe anën lindoreDeti Baltik. Territori i Gjermanisë mbulon 357,021 km² ai ndikohet nga klimat mesatare sezonale.
Me mbi 82 milion banorë, Gjermania ka numrin më të madh të popullsisë nëEvropë dhe është e treta shtëpi për numrin e migrantëve ndërkombëtarë.[4] Kryeqyteti dhe gjithashtu qyteti më i madh i vendit është Berlini, ndërsa qendra më e madhe financiare është Frankfurti;qendra më e madhe urbane është Ruhri.
Gjermania është anëtare eKombeve të Bashkuara,NATOs,G8-ës,G4-ës dhe ka nënshkruarProtokollin Kyoto. Është ekonomia e tretë në botë për ngaProdhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe eksportuesi më i madh në botë i mallrave më2007. Në terma absolutë, Gjermania ka buxhetin vjetor përndihma zhvillimore të dytin në botë (pasSHBA-së)[6]. Vendi ka ndërtuar një standard të lartë jetese dhe ka themeluar një sistem gjithëpërfshirës tësigurisë sociale. Ajo ka një pozicion kyç në afera evropaine dhe mirëmban një partnership të ngushtë nivel ndërkombëtar.[7] Gjermania njihet si lider shkencor dhe teknologjik në disa fusha.[8]
Etnogjeneza efiseve gjermanike thuhet të ketë ndodhur gjatë Kohës së Bronzit ose më së voni, gjatë kohës Pararomake të Hekurit. NgaSkandinavia jugore dhe Gjermania veriore, fiset filluan të zgjeroheshin në jug, lindje dhe perëndim. Në shekullin I p.K., ata erdhën në kontakt me fisetKelte tëGaulit si dhe me fisetIraniane,Baltike, dheSllave nëEvropën Lindore. Pak dihet për historinë e lashtë gjermanike, përveç bashkëveprimeve të tyre mePerandorinë Romake, nga hulumtimet etimologjike dhe arkeologjike.[9]
Nën sundimin eAugustit, "Publius Quinctilius Varus" filloi të pushtonte Germanian (një term i përdorur nga romakët për të përcaktuar një territor ngaLumi Rin tekMalet Urale) dhe në këtë periudhë fiset gjermanike i mësuan taktikat luftarake tëRomës, derisa ruanin identitetin e tyre të klanit. Në vitin 9 pas Krishtit, tri legjione Romake të udhëhequra nga Vari u mposhtën nga udhëheqësi i klanit,KeruskArmini, nëBetejën e pyellit Teutburg. Si rezultat, Gjermania moderne, prejRinit tekDanubi, mbeti jashtëPerandorisë Romake. Në vitin 100 pasKrishtit, fiset gjermanike filluan të vendoseshin përgjatëRinit dheDanubit, duke okupuar pjesën më të madhe të asaj çfarë sot njihet si Gjermania moderne. Në shekulli III erdhën shumë fise gjermanike perëndimore:Alemanët,Frankët,Chatti,Saksonët,Frisianët,Sicambri, dheTyringët. Rreth vitit 260, popujt gjermanikë depërtuan kufijtë romakë tëDanubit dhe hynë në tokat e kontrolluara nga romakët.[10]
Edikti iDemit të Artë më1356 mundësoi kushtetutën bazë të perandorisë që zgjati deri në rënien e saj. Ajo kodoi zgjedhjen e perandorit nga shtatëprinc-zgjedhës të cilët sundonin disa nga principatat dhe kryepeshkopatat më të fuqishme. Duke filluar nga shekulli XVI (15), perandorët u zgjodhën pothuajse ekskluzivisht nga dinastiaHabsburge eAustrisë.
Në periudhën e njohur siGründerzeit pasbashkimit të Gjermanisë, politika e jashtme e PerandoritWilliam I e siguroi pozitën e Gjermanisë si një komb i mrrekullueshëm nga bashkimi, duke izoluarRepublikën e Tretë Franceze me mjete diplomatike, dhe duke iu shmangur luftës. Nën PerandorinWilliam II, sidoqoftë, Gjermania,si fuqitë e tjera Evropiane, mori një rrugëimperialiste që shpuri në një "fërkim" me shtetet fqinje. Shumica e aleancave në të cilat Gjermania kishte marrë pjesë më parë nuk ishin ringjallur, dhe aleancat e reja e përjashtonin. Specifikisht, Franca themeloi marrëdhënie të reja duke nënshkruar "Entente Cordiale" meBritaninë e Madhe dhe duke siguruar lidhjet mePerandorinë Ruse. Përkrah kontakteve meAustro-Hungarinë, Gjermania po bëhej gjithnjë e më e izoluar.
Atentati iFranz Ferdinandit, princit të Austrisë më28 qershor1914 shkaktoiLuftën e Parë Botërore. Gjermania, si pjesë efuqive qendore të pasuksesshme, vuajti mposhtje ngaFuqitë Aleate në një nga konfliktet më të mëdha dhe më me pasoja të të gjitha kohërave.Revolucioni Gjerman shpërtheu në nëntor1918, dhe Perandori William II dhe gjithë princat sundues të Gjermanisë lëshuan fronin. Njëarmëpushim që i vinte fund luftës u nënshkrua më11 nëntor dhe Gjermania u detyrua të nënshkruanteTraktatin e Versajës në qershor1919. Negociatat e saj, kundrejt diplomacisë tradicionale post-luftarake, përjashtoi mposhtjen eFuqive Qendrore. Traktati u perceptua në Gjermani si një vazhdim poshtërues i luftës, në anën tjetër poshtërsia e tij shpesh citohet të ketë shkaktuar ngritjen e mëvonshme tëNazizmit në këtë vend.[15]
Duke vuajtur ngaDepresioni i Madh, kushtet e rënda të paqes të vendosura ngaTraktati i Versajës, dhe një pasim i qeverive paka shumë jostabile, forcat politike në Gjermani gjithmonë e më shumë u mungonte identifikimi me sistemin e tyre tëdemokracisë parlamentare. Kjo u keqësua nga një krah i djathtë i përhapur gjërë (monarkist,völkisch, dhe Naziste)Dolchstoßlegende, një mit politik që pretendonte se Gjermania e kishte humburLuftën e Parë Botërore për shkak të revolucionit gjerman, e jo për shkak të mposhtjes ushtarake. në anën tjetër,komunistët radikalë të krahut të majtë, siLiga Spartakiste, donin të rrëzonin atë çfarë ata e perceptonin si "sundim kapitalist" në favor për njëRäterepublik. Trupat parlamentare u organizua nga disa parti dhe ndodhën mijëra vrasje politikisht të motivuara. Paramilitarët frikësuan votuesit dhe shkaktuan dhunë nervozë mes publikut, i cili vuante nga papunësia dhe varfëria e madhe. Pas një serie kabinetesh qeveritare të pasuksesshme, PresidentiPaul von Hindenburg, duke parë një alternativë dhe duke u shtyrë nga këshilltarët e krahut të djathtë, caktoiAdolf Hitlerin siKancelar të Gjermanisë më30 janar 1933.
Në atë çfarë më vonë u bë e njohur siHolokausti, Regjimi i Reichit të Tretë dekretoi politikat qeveritare që direkt të diskriminoni disa pjesë të shoqërisë:Hebrenjët,Komunistët,Roma,homoseksualët,frimasonët, priftërinjët,kundërshtarët fetarë, dhenjerëzit me aftësi të kufizuara, mes tjerëve. Gjatë periudhës Naziste, mbi njëmbëdhjetë milion (11,000,000) njerëz u vranë në Holokaust, përfshirë gjashtë milion (6,000,000) Hebrenjë dhe tre milion (3,000,000)Polakë.Lufta e dytë Botërore dhe gjenocidi Nazist ishin përgjegjës për rreth 35 million (35,000,000) të vrarë nëEvropë.
Gjermania Lindore ishte një shtet iBllokut Lindor nën kontrollin politik dhe ushtarak tëBRSS-së përmes forcave të saja okupuese dheTraktatit të Varshavës. Derisa pretendonte të ishtedemokraci, fuqia politike ekzekutohej vetëm nga anëtarët udhëheqës (Politburo) tëPBS (Partia e Bashkimit Socialist e Gjermanisë,ang.:Socialist Unity Party of Germany oseSED) e kontrolluar nga komunistët. Fuqia e tyre ishte e siguruar ngaStasi, një shërbim sekret i përmasave të mëdha, dhe një shumllojshmëri e suborganizatave të PBD-së, të cilat kontrollonin çdo aspekt të shoqërisë. Në anën tjetër, nevojat themelore të popullsisë u përmbushën në masë të vogël nga shteti. U themelua njëekonomi komanduese e stlit Sovietik, më vonë Gjermania Lindore u bë një shtetComecon. Ndërsapropaganda Gjermano-lindore u bazua në përfitimet e programeve sociale dhe kërcënimi i pretenduar konstant i një pushtimi nga Gjermania Perëndimore, shumica nga qytetarët e Gjermanisë Lindore shikonin në perëndim për liri politike dhe prosperitet ekonomik.[19]Muri i Berlinit, i ndërtuar më1961 për të ndaluar Gjermanët Lindorë që të arratiseshin për në Gjermaninë Perëndimore, u bë një simbol iLuftës së Ftohtë.
Tensionet mes dy Gjermanive u ulën paksa në vitet 1970-ta ngaOstpolitik e KancelaritWilly Brandt, e cila përfshiu një pranimde facto për humbjet territoriale të Gjermanisë nëLuftën e dytë Botërore.
Nën rritjen e migrimit të Gjermanëve lindorë në Gjermaninë perëndimore nëpërmesHungarisë dhedemonstratave masive gjatë verës së vitit 1989, autoritetet Gjermano-lindore papritur lehtësuan kufizimet e kufirit në nëntor, duke lejuar qytetarët Gjermanë lindorë të udhëtojnë në Perëndim. Origjinalisht e menduar si valë presioni për të mbajtur Gjermaninë Lindore si shtet, hapja e kufirit në fakt çoi tek një akselerim eprocesit reformuesWende në Gjermanië Lindore, që në fund konkludoi meTraktatin Dy plus Katër një vit më vonë më12 shtator,1990 dheribashkimi Gjerman më3 tetor1990. Nën termet e traktatit, katër fuqitë okupuese hoqën dorë nga të drejtat e tyre nën Instrumentin e Dorëzimit, dhe Gjermania rifitoisovranitet të plotë. E bazuar në aktin Bon-Berlin, të miratuar nga parlamenti më10 mars1994, kryeqyteti i shtetit të bashkuar u zgjodhBerlini, derisaBoni mbajti statusin unikBundesstadt (qytet federal) duke mbajtur disa ministri federale.[20] Lëvizja e qeverisë u përfundua më1999.
Qysh nga ribashkimi, Gjermania ka marrë një rol udhëheqës nëBashkimin Evropian dheNATO. Gjermania ka dërguar trupa paqeruajtëse për të siguruar stabilitet nëBallkan dhe ka dërguar një forcë tëtrupave Gjermane nëAfganistan si pjesë e një mundimi tëNATOs për të mundësuar siguri në atë shtet pas kërcënimeve që paraqiten ngaTalebanët.[21] Këto dislokime ishin të diskutuara, meqënëse pas luftës, Gjermania u lidh që të dërgonte trupa vetëm për role mbrojtëse. Dislokimet në territore të huaja u kuptuan të mos mbuloheshin nga mbrojtjet e përkohshme; sidoqoftë, vota parlamentare në këtë çështje efektivisht legalizoi pjesëmarrjen në kontekstin paqeruajtës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021km2, 349,223 km2 nga kjo është tokë kurse 7,798 km2 është ujë. Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389km e gjatë. Gjermania është shteti i shtatë nëEvropë dhe i 63-ti në botë sipas sipërfaqes. Relievi dallon ngaAlpet e larta (pika më e lartë:Zugspitze, 2,962 m) në jug e deri tek bregdeti iDetit të Veriut (Nordsee) në veriperëndim dheDeti Baltik (Ostsee) në verilindje. Në mes shtrihen rrafshnaltat pyjore të Gjermanisë qendrore dhe ultësirat e Gjermanisë veriore (pika më e ulët:Wilstermarsch, 3.54m nën nivelin e detit). Gjermania përshkohet nga disa nga lumenjtë kryesorë tëEvropës siRine,Danubi dheElba.[22]. Për shkak të pozitës së saj në qendër tëEvropës, Gjermania ndan kufinjë me më shumë vende se secili shtet tjetër nëEvropë. Fqinjët e saj janëDanimarka në veri,Polonia dheRepublika Çeke në lindje,Austria dheZvicra në jug,Franca dheLuksemburgu në jugperëndim dheBelgjika dheHolanda në veriperëndim. Gjermania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00V, 9 00L
Pjesa më e madhe e Gjermanisë ka një klimë mesatare sezonale, në të cilën dominojnë erërat e lagështa perëndimore. Klima varet prejOqeanit Atlantik, përkatësishtRrymës Veri-Atlantike, që është pjesa veriore eRrymës së Golfit. Ky ujë i ngrohtë i prek zonat që kanë dalje nëDetin e Veriut përfshirë gadishullinJutland dhe zonën përgjatëRinit, që derdhet nëDetin e Veriut. Rrjedhimisht në veriperëndim dhe në veri, klima ështëoqeanike; Reshjet i hasim gjatë tërë vitit me maksimumin gjatë verës. Dimrat në këtë pjesë janë kryesisht të butë kurse verërat priren si të freskëta, megjithëse temperaturat mund të tejkalojnë 30°C (86°F) në disa periudha. Në lindje, klima është më shumëkontinentale; dimrat mund të jenë shumë të ftohtë kurse verërat shumë të ngrohta, dhe periudha të gjata thatësie janë shënuar shpesh. Gjermania qendrore dhe jugore janë regjione tranzite ku mund të ketë si klimë oqeanike ashtu edhe kontinentale. Sërish, temperatura maksimale mund të arrijë 30°C (86°F) gjatë verës.[23][24]
Fitogjeografikisht, Gjermania ndahet nga krahinat Atlantiko-Evropiane dhe Evropiane qendrore tëRegjionit Circumboreal brendaMbretërisë Boreal. Territori i Gjermanisë mund të ndahet në katërekoregjione: Pyjet e përziera të Atlantikut, pyjet e përziera të Baltikut, pyjet e përziera qendrore Evropiane dhe pyjet e shumllojshme perëndimore Evropiane.[26]
Gjermania është e njohur për ndërgjegjen e saj mjedisore.[27] Gjermanët i konsiderojnë shkaktarët antropogjenë si faktorë kryesorë nëngrohjen globale.[28] Shteti është i përkushtuar ndajProtokollit Kyoto dhe disa traktateve të tjera që promovojnë biodiversitet, standarde të ulëta emisioni, riqarkullimin, përdorimin e energjisë së ripërtërishme dhe përkrah zhvillimin në nivel global.[29]
Qeveria Gjermane ka filluar reduktimin e emisionit në nivel të gjërë me aktivitete të ndryshme, kështu që emisionet e përgjithshme të vendit po bien.[30] Megjithatë emisioni i dioksidit të karbonit për kokë në Gjermani është ndër më të lartat nëBE por mbetet dukshëm më i ulët krahasuar meAustralinë,Kanadanë,Arabinë Saudite oseShtetet e Bashkuara.
Emisionet nga djegia e qymyrit dhe industria kontribuojnë në ndotjen e ajrit. Shiu acidik, që rezulton nga emisionet e dioksidit të sulfurit po shkatërronpyjet. Ndotja nëDetin Baltik nga ujërat e zeza dhe mbetjet industriale nga lumenjtë në ish-Gjermaninë Lindore janë zvogëluar. Qeveria nën kancelarin Schröder shpalli synim për ndalimin e përdorimit të energjisë nukleare për prodhimin e energjisë. Gjermania po punon që të arrijë përkushtimin eBE-së për të identifikuar zonat e ruajtjes së natyrës në vijë me Florën, Faunën, dhe direktivin Habitat tëBashkimit Evropian. Akullnajat e fundit të Gjermanisë në regjionet Alpine po i nënshtrohen shkrirjes. Rreziqet natyrore janë vërshimet e lumenjve në pranverë dhe erëra stuhie që hasen në të gjitha regjionet.
Reichstag është ndërtesa e vjetër dhe e re e parlamentit Gjerman.
Gjermania është republikëfederale,parlamentare,reprezentativedemokratike. Politika gjermane funksionon nën kuadrin e njëdokumenti kushtetues të miratuar më1914 dhe të njohur siLigji themelor për Republikën Federale të Gjermanisë oseGrundgesetz ("Ligji themelor"). Duke e quajtur këtë dokumentGrundgesetz, në vend tëVerfassung (kushtetutë), autorët shprehën qëllimin se ajo do të zëvendësohej nga një kushtetutë e duhur kur Gjermania të ribashkohej si një shtet. Amandamentet për Grundgesetz kërkojnë miratimin e dy të tretave (2/3) të shumicës (mazhorancës) në dy dhomat e parlamentit. Nenet që garantojnë të drejta themelore, ndarjen e fuqive, strukturën federale, dhe të drejtën për të rezistuar përpjekjet për të tejkaluar kushtetutën janë valide dhe nuk mund të amandamentohen.[31] Pavarësisht qëllimit që kur Gjermania të bashkohejGrundgesetz do të zëvendësohej me një kushtetutë të vërtetë, pas ribashkimit ai mbeti në fuqi me vetëm disa ndryshime të vogla në vitin1990.
Kancelari oseBundeskanzler (kancelar federal), aktualishtAngela Merkel është kreu i qeverisë dhe ushtronfuqi ekzekutive shtetërore, ngjashëm me rolin e njëKryeministri nëdemokracitë parlamentare.Fuqia legjislative federale ështëBundestagu dheBundesrati (Këshilli Federal), që së bashku formojnë një trup unik legjislativ që nuk mund të krahasohet me asnjë sistem tjetër.Bundestagu zgjedhet përmes zgjedhjeve direkte, megjithatë mban përfaqësim proporcional. Antarët e Bundesratit përfaqësojnë qeveritë e 16federatave gjermane dhe janë antarë të kabinetit shtetëror. Qeveritë federative kanë të drejtë t'i ndërrojnë përfaqësuesit e tyre në çdo kohë
Presidenti oseBundespräsident (Presidenti Federal), aktualishtJoachim Gauck, ështëkreu i shtetit, i "investuar" kryesisht për përgjegjësi dhe fuqi përfaqësuese. Ai zgjidhet ngaBundesversammlung (konvenda federale), një institut i përbërë prej anëtarëve tëBundestagut dhe një numër i barabartë me delegatët e shteteve federative. Zyrtari i dytë më i lartë nëpresidencën Gjermane ështëBundestagspräsident (presidenti i Bundestagut), i cili zgjidhet ngaBundestagu dhe është përgjegjës për udhëheqjen e seancave ditore. Zyrtari i tretë më i lartë ështëkreu i qeverisë ose Kancelari, i cili nominohet ngaBundespräsident (presidenti) pasi të jetë zgjedhur ngaBundestagu. Kancelari mund të largohet nga një "mocion i mungesës së besimit" konstriktiv ngaBundestagu, ku konstruktiv do të thotë qëBundestagu më pas zgjedh një pasues.
Gjermania ndahet në 16njësi shtetërore të quajtura "lender" (org.:Länder; njëjës:Land, oseBundesländer; njëjës:Bundesland). Këto njësi shtetërore ndahen në 439distrikte (Kreise) dhe qytete (kreisfreie Städte ,2004). Gjermania është një federatë dhe njësit shtetrore të saj kanë kompetenca të barabarta ndërmjet veti dhe po ashtu kanë përfqësuesit e tyre në dhomën federative.
Qysh nga themelimi më23 maj1949, Republika Federale e Gjermanisë ka mbajtur profil të ulët në marrëdhënie ndërkombëtare, për shkak të historisë së vonshme dhe okupimit të saj nga forcat e huaja.[33] GjatëLuftës së Ftohtë, pjesëmarrja e Gjermanisë nëPerden e hekurt e bëri atë simbol të tensionit Lindje-perëndim dhe një fushëbetejë politike nëEvropë. Sidoqoftë, Ostpoliku i Willy Brandtit ishte faktor kyç nëdétentenë e 1970-ve.[34] Më1999 qeveria e KancelaritGerhard Schröder definoi një bazë të re për politikën e Jashtme Gjermane duke marrë pjesë plotësisht në vendimin përluftën e NATOs kundër Jugosllavisë dhe duke dërguar trupa Gjermane në luftë për herë të parë pasLuftës së dytë Botërore.[35]
Gjermania dheShtetet e Bashkuara janë aleatë të afërt.[36]Plani Marshall i vitit1948, përkrahja amerikane (JCS 1067) gjatë procesit të rindërtimit (Planet Industriale për Gjermaninë) pasLuftës së dytë Botërore, si dhe fraternizimi (Fëmijët e luftës) dhe përkrahja për ushqim (politikat për ushqim) dhe lidhje të forta kulturore kanë krijuar një lidhje të fortë mes dy vendeve, megjithëse opozita mjaft vokale e Schröderit përLuftën në Irak sugjeron fundin eAtlanticizmit dhe një ftohje relative të marrëdhënieve Gjermano-Amerikane.[37] Dy vendet gjithashtu janë të pavarura ekonomikisht; 8.8% e eksportit Gjerman është i destinuar për ShBA-të dhe 6.6% e importit Gjerman vjen ngaShtetet e Bashkuara[38] Në anën tjetër, 8.8% e eksportit Amerikan dërgohet në Gjermani dhe 9.8% e importit Amerikan vjen nga Gjermania.[38] Shenja tjera të lidhjes së fortë përfshijnë pozitën e Gjermano-Amerikanëve si grupi më madh etnik nëShtetet e Bashkuara[39] dhe statusi iBazës Ajrore Ramstein (afërKaiserslautern) si komuniteti më i madh ushtarak i SHBA-së jashtë saj.[40]
Ndihma për zhvillim
Politika për zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë është një zonë e pavarur e politikës së jashtme Gjermane. ajo formulohet nga ministria federale për bashkëpunim dhe zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe kryhet nga organizatat implementuese. Qeveria Gjermane e sheh politikën zhvillimore si prgjegjësi e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar.[41]
Ndihmat zhvillimire dhe humanitare zyrtare të Gjermanisë për vitin2007 arritën një vlerë prej 8.96 miliardë euro (12.26 miliardë dollarë), një rritje prej 5.9% nga viti i kaluar (2006). Gjermania është bërë donatori i dytë më i madh pasSHBA-ve.[42] Gjermania shpenzoi 0.37 për qind të BVP-së së saj për zhvillim, që është nën sh%njestrën e qeverisë për të shtuar ndihmat në 0.51% të BVP-së më2010.
Mecklenburg-Vorpommern po merr pjesë në operacioninUNIFIL II në bregdetin eLibanit.Një demonstrim ngaEurofighter
Ushtria e Gjermanisë,Bundeswehr, është forcë mbrojtëse me degët e saj:Forcat e armatosura Gjermane (Heer),Marina Gjermane (Marine),Forcat ajrore (Luftwaffe),Zentraler Sanitätsdienst (Shërbimet Qendrore Shëndetësore) dheStreitkräftebasis (Shërbimi i bashkuar përkrahës). Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat në moshën 18, dhe shërbimi zgjatë nëntë muaj. kundërshtuesit e ndërgjegjshëm mund të bëjnë kërkesë për një kohë të njëjtë nëZivildienst (shërbime civile), ose një përkushtim gjashtë-vjeçar për shërbime emergjente (vullnetare) sidepartamenti i zjarrit,Kryqi i Kuq Gjerman oseTHW. Më2003, shpenzimet ushtarake përbënë 1.5% të BVP-së së vendit[22] Në kohë paqeje, Bundeswehri komandohet nga Ministri i mbrojtjes, aktualishtFranz Josef Jung. Nëse Gjermania hyn në luftë, që sipas kushtetutës lejohet vetëm për qëllime mbrojtëse, Kancelari Gjerman do të bëhej komandant kryesor iBundeswehr (ushtrisë).[43]
Juridiku i Gjermanisë është i pavrur nga nga ekzekutivi dhe legjislativi. Gjermania ka njësistemin civil të ligjit që bazohet nëLigjin Romak, me disa referenca nëLigjin Gjermanik.Bundesverfassungsgericht (Gjykata Federale Kushtetuese), e ndoshur në Karlsruhe, është Gjykata Supreme Gjermane, përgjegjëse për çështje kushtetuese, me fuqi të "vlerësimit juridik".[46] Ajo vepron si autoriteti më lartë ligjor dhe siguron që legjislativi dhe juridiku veprojnë në pajtim meLigjin themelor për Republikën Federale të Gjermanisë (dokument i përdorur në vend të kushtetutës). Ajo vepron e pavarur nga trupat e tjera shtetërore, por nuk mund të veprojë për vetveten.
Ligji kriminal dheligji privat janë të koduara në nivel kombëtar nëStrafgesetzbuch dheBürgerliches Gesetzbuch respektivisht. Sistemi penal Gjerman është i drejtuar drejt rehabilitimit të kriminelëve; qëllimi i dytë i tij është mbrojtja e publikut gjeneral.[47] Për të arritur këtë të fundit, një kriminel i konviktuar mund të vihet në paraburgim preventiv (Sicherungsverwahrung) si shtesë ndaj aktakuzës gjenerale nëse ai/ajo konsiderohet si kërcënim për publikun gjeneral.Völkerstrafgesetzbuch regullon pasojat ekrimit ndaj njerëzimit,gjenocidit dhekrimeve të luftës. Ai u jep gjykatave Gjermanejuridiksion universal në rast se persekutimi nga një gjykatë e shtetit ku u krye krimi ose një gjykatë ndërkombëtare nuk është i mundur.
Fuqia legjislative ndahet mes federatës dhe nivelit të shteteve. Ligji themelor parasheh se e gjithë fuqia legjislative mbetet në nivel të shteteve përveç nëse është paraparë ndryshme nga vetë Ligjin themelor. Në disa zona, niveli federativ dhe i shteteve kanë fuqi konkurruese legjislative. Në këto raste, niveli federativ ka fuqi legjislative "nëse dhe në zgjerim se themelimi i kushteve të barabarta të jetesës në gjithë territorin e federatës ose mirëmbajtjen e unitetit ligjor ekonomik bëhet në pajtim me rregullat federale të nevojshme për interesa kombëtare" (Art. 72 Basic Law).
Veturat gjermane të policisë
Çdo ligj federal tejkalon ligjin e shteteve nëse fuqia legjislative është në nivelin federal. Një shembull i famshëm është leja Hessiane për dënim me vdekje që bie në kundërshtim me ndalimin e dënimit të tillë nga Ligji themelor, duke e bërë kështu nenin Hessian jovalid.Bundesrati është organi federal me anë të cilit shtetet marrin pjesë në legjislacionin federal. Pjesëmarrja e shteteve në legjislacionin federal është e nevojshme nëse ligji bie mbi zonën e fuqisë konkurruese legjislative, detyron shtetin të administrojë rregullat federale, ose është e paraparë me Ligjin themelor. Çdo shtet me përjashtim tëSchleswig-Holstein (juridiksioni kushtetues i së cilit ushtrohet ngaBundesverfassungsgericht nëprokurori) ka gjykatat e veta kushtetuese.Amtsgericht,Landgerichte dheOberlandesgerichte janë gjykata shtetërore për juridiksion gjeneral. Ato janë kompetente nëse veprimi bazohet në ligjin federal ose shtetëror.
Shumë nga çështjet fundamentale nëligjin administrativ mbeten nën juridiksionin e shteteve, megjithëse shumica e shteteve bazojnë ligjet e veta në atë zonë meVerwaltungsverfahrensgesetz (Akti i procedimeve administrative) të vitit1976 në pika të rëndësishme të ligjit administrativ.Oberverwaltungsgerichte janë nivelet më të larta në juridiksion administrativ sa i përket administrimeve të shteteve, përveç nëse pyetja e ligjit shqetëson ligjin federal ose ligjin shtetëror identik me ligjin federal. Në raste të tilla është i mundshëm apeli final tek Gjykata Federale Administrative.
Berlini është qyteti më i madh me një popullsi prej 3.4 milion.
Në Gjermani jetojnë 82,437,995 banorë (2005.), me mbi 82 milionë banorë, Gjermania bëhet shteti më i populluar nëBashkimin Evropian, megjithatë niveli i shtimit të popullsisë në këtë vend, 1.39 fëmijë për çdo nënë, është ndër më të ultat në botë[22] dhe zyra federale statistikore vlerëson se popullsia do të bie në mes të 69 dhe 74 milion deri më2050 (69 milion duke paraparë mesataren e migrimeve prej +100,000 për vit; 74 milion duke paraparë migrimin prej +200,000 për vit). Gjermania ka disa qytete të mëdha, më të mëdhatë janëBerlini,Hamburgu,Munichu,Cologne,Frankfurti dheStuttgarti. Konurbimi më i madh është padiskutueshëm regjioniRhine-Ruhr, përfshirëDüsseldorfin (kryeqytetin eNRW-së) dhe qytete siCologne,Essen,Dortmund,Duisburg, dheBochum.
Popullsia e territoreve Gjermane 1800 - 2000 dhe popullsia imigrante 1975 - 2000.
Prej dhjetorit 2004, rreth shtatë milionë qytetarë të huaj u regjistruan në Gjermani, dhe 19% e qytetarëve të shtetit kishin prejardhje ose gjysmë-prejardhje të huaj. Të rinjët kanë më shumë gjasa të kenë prejardhje të huaj se të moshuarit. 30% e Gjermanëve 15 vjeç ose më pak kanë së paku një prindër të lindur jashtë vendit. Në qytetet e mëdha 60% e fëmijëve 5 vjeçarë ose më pak kanë së paku një prindër të lindur jashtë vendit.[48] Grupi më i madh (2.3 million)[49] vijnë ngaTurqia, dhe pjesa më e madhe e mbetur vijnë nga shtetet Evropiane siItalia,Kosova,Serbia,Greqia,Polonia, dheKroacia.[50]Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi e rendit Gjermaninë si nikoqire tënumrit të tretë më të madh të migrantëve ndërkombëtarë, rreth 5% ose 10 milion e gjithë 191 milion migrantëve, ose rreth 12% e popullsisë së Gjermanisë.[51] Si pasojë ekufizimeve e ligjeve, dikur pa kufizime, përtë drejtën për azil dhe imigracion, numri i imigrantëve që synojnë azil ose pretendojnë etnicitet Gjerman (shumica nga ish-vendet Sovietike) ka rënë dukshëm nga viti2000.[52] Numri i sakte i pjestarve te etnitetit shqiptar me vendqendrim ne gjermani dhe gjermaneve me prejardhe nga trojet etnike shqiptare nuk dihet. Gjate kohes se luftes ne Kosove, ne opinionin e gjere politiko-mediatik qarkullonin shifrat nga 200 deri 300 mije emigrant nga Kosova apo rreth 10-15% e popullsis se pergjithshme te Kosoves.
Krishterimi është feja dominuese në Gjermani, me mbi 56 milion besimtarë (66.8%).[53] Feja e dytë më e madhe ështëIslami më 4 milion besimtarë (4.9%) e ndjekur ngaBudizmi dheXhudaizmi, secila me rreth 200,000 besimtarë (reth 0.25%).Hinduizmi ka rreth 90,000 besimtarë (0.1%). Të gjitha komunitetet e tjera fetare në Gjermani kanë më pak se 50,000 (ose më pak se 0.05%) besimtarë. Rreth 21.8 milion Gjermanë (26.9%) nuk kanë fe të regjistruar ose janë të pafe.
Sipas sondazhit tëEurobarometer më2005, 47% e qytetarëve Gjermanë u pajtuan me thënien "Unë besoj se është një Zot", ndërsa 25% u pajtuan me thënien "Unë besoj se ka një lloj shpirti ose fuqie të supernatyrshme" dhe 25% thanë "Unë nk besoj se ka ndonjë lloj shpirti, Zoti, ose fuqie supernatyrore".[59]
PërrethBotës,Gjermanishtja flitet nga rreth 100 milionfolës amtarë dhe gjithashtu rreth 80 milion e flasin si gjuhë të huaj ose të dytë.[62] Gjermanishtja është gjuha kryesore për rreth 90 milion njerëz (18%) nëBashkimin Evropian. 67% e qytetarëve Gjermanë pretendojnë të jenë në gjendje të komunikojnë në së paku një gjuhë të huaj dhe 27% në së pak dy gjuhë të huaja.[63]
Gjermania është ekonomia kkombëtare më e madhe nëEvropë, e treta për nga BPV-ja në botë.[64] Rritja më2007 ishte 2.4% dhe është paraparë të mbajë këtë nivel në vitet në vijim.[65] Qysh nga koha eIndustrializimit, vendi është bërë "motor", novator dhe përfitues i një ekonomie edhe më të globalizuar. Eksporti i të mirave "Made in Germany" është një nga faktorët kryesorë në pasurinë e vendit. Gjermania ështëeksportuesi më i madh në botë me $1.133 trilion të eksportuara më2006 (janë të përfshirë shtetet eEurozonës) dhe gjeneron njëtepricë tregtar prej €165 bilion.[66] Sektori i shërbimit kontribuon rreth 70% të BPV-së së përgjithshme, industria 29.1% dhe agrikultura 0.9%. Shumica e produkteve të vendit janë në inxhinieri, veçanërisht në automobila, makineri, metale, dhe të mira kemikale.[22] Gjermania është prodhuesja më e madhe e turbinave të erës dhe teknologjisë për energji solare nëBotë. Panairet më të mëdha mbahen ndërkombëtare tregtare dhe kongrese mbahen çdo vit në disa qytete Gjermane siHanover,Frankfurt dheBerlin.[67]
Gjermania ishte eksportuesi më i madh i të mirave për vitin 2007.
Gjermania është një avokat i fortë i integrimeve më të afërta politike dhe ekonomike Evropiane, dhe politikat e saj komerciale vendosen vazhdimisht e më shumë nga marrëveshjet mes anëtarëve tëBashkimit Evropian (BE) dhe legjislacionit tëBE-së për një treg të përbashkët. Gjermania përdor monedhën e zakonshmeEvropiane,euron, dhe politikat e saj monetare vendosen ngaBanka Qendrore Evropiane nëFrankfurt.Pasribashkimit të Gjermanisë më1990,standarded e jetesës dhe të ardhurat vjetore mbeten konsiderueshëm më të larta në ish shtetet perëndimore Gjermane.[68] Modernizimi dhe integrimi i ekonomisë sëGjermanisë Lindore vazhdon të jetë një proces afatgjatë i paraparë për vitin2019, me transfere vjetore nga perëndimi në lindje që arrijnë thuajse $80 bilion. Shkalla e përgjithshme e papunësisë ka rënë në mënyrë ngadalshme nga viti2005 dhe ka arritur shkallën më të ulët në 15 vjet mëqershor 2008 me 7.5%.[69] Përqindja po arrin nga 6.2% në ish-Gjermaninë perëndimore dhe 12.7% në ish-Gjermaninë lindore. Qeveria e mëparshme e Kancelarit Gerhard Schroeder lëshoi një bashkësi gjithëpërfshirëse reformash në tregun e punës dhe institucionet e lidhura me pasurinë. Qeveria aktuale menaxhon njëpolitkë fiskale restriktive dhe ka ulur punët e zakonshme sektorin publik duke pasu p♪7r qëllim një buxhet federal të balancuar më2008.[70][71]
Infrastruktura
porti iHamburgut është porti i dytë më i madh nëEvropë dhe i nënti në botë.
Më2002 Gjermania ishte konsumuesi i pestë nëBotë i energjisë, dhe dy të tretat e energjisë primare ishin importuar. Në të njëjtin vit, Gjermania ishte konsumuesi më i madh nëEvropë i elektricitetit; konsumi i elektricitetit atë vit arriti në 512.9 miliardë kilowat në orë.
Politika qeveritare thekson kursimin e energjisë dhe zhvillimin eenergjisë së ripërtërishme, siç është energjia solare, e erës, e biomasës, hidroenergjia, dheenergjia gjeotermale. Si rezultat i masave energji-kursyese,efikasiteti i energjisë (masa e energjisë e nevojshme për të prudhuar një njësi të bruto prodhimit vendorë) është përmirësuar nga fillimi i viteve të 1970-ta. Qeveria synon të arrijë gjysmën e kërkesave për energji në vend nga burimet e energjisë së ripërtërishme derim më 2050. Më 2000 qeveria dheindustria Gjermane e energjisë nukleare u pajtuan të mbyllnin të gjitha centralet nukleare deri më2021.[72] Sidoqoftë, energjia e ripërtërishme poluan një rol më modest në konsumimin e energjisë. Më2006 konsumi i energjisë u arrit me burimet në vijim: nafta (35.7%), qymyri, përfshirë linitin (23.9%), gazi natyral (22.8%), nukleare (12.6%), hidro dhe energjia e erës (1.3%), dhe të tjerat (3.7%).
Për shkak të pozitës qendrore nëEvropë, Gjermania është një qendër e rëndësishme transportimi. Kjo pasqyrohet në rrjetet e saja të dendura dhe moderne transportuese. Ndoshta më e famshmja është rrjeti i autostradave të gjëra (Autobahn) që rradhitet i trati në gjatësinë e përgjithshme dhe ka mungesë të limitit të shpejtësisë në pjesën më të madhe të rrugëve.
Gjermania ka themeluar një rrejt policentrik të trenave me shpejtësi të madhe.InterCityExpress oseICE po dominon në shërbimin e qyteteve kryesore Gjermane destinacionet në vendet fqinje. Shpejtësia e trenit dallon nga 160km/h tek 300km/h dhe është kategoria shrbyese më a avancuar nëDeutsche Bahn. Lidhjet ofrohen në intervale 30-minutëshe, një ore ose dy-ore.[73]
Gjermania ka 227.200km rrugë të dorës së parë (autostrada). 46.8 milio auttomjete të regjistruara. 40355km hekurudhë dhe 12 aeroporte ndërkombtare.[74]
Institucione të rëndësishme hulumtuese në Gjermani janëShoqëria Max Planck,Helmholtz-Gemeinschaft dheShoqëria Fraunhofer. Ato, në mënyrë të pavarur ose të jashtme, janë të lidhura me sistemet e universiteteve dhe kontribuojnë në masë të konsiderueshme në përfundimet shkencore. Shpërblimi prestigjoz "Çmimi Gottfried Wilhelm Leibniz" u dhurohet dhjetë shkencëtarëve dhe akademikëve çdo vit. Me një maksimum prej €2.5 milion për çmim, është një ndër çmimet më paguara në botë.[85]
Edukimi
Përgjegjësia për mbikëqyrjen e arsimit në Gjermani është detyrë eshteteve federale individualisht, ndërsa qeveria ka vetëm një rol të vogël. Çerdhet e fëmijëve, jo të detyrueshme, parashihen për çdo fëmijë mes tre dhe gjashtë vjeç, pas së cilës shkollimi është i detyrueshëm për së paku nëntë vjet.Shkollimi fillor zakonisht zgjat katër vjet dhe shkollat publike nuk shtresëzohen në këtë nivel.[86] Për dallim nga kjo,shkollimi i mesëm përfshin katër lloje shkollash të bazuara në aftësinë e nxënësit siç vendoset nga rekomandimet e mësimdhënësit:Gjimnazi përfshin fëmijët më të aftë dhe përgatit nxënësit për studime universitare, ky zgjat tetë ose nëntë vjet, varësisht nga shteti (njësia federale);Realschule ka një theks më të madh nxënësit me aftësi mesatare dhe zgjat gjashtë vjet;Hauptschule përgatit nxënësit për studime vokacionale, dheGesamtschule ose shkalla gjithpërfshirëse kombinon të tri qasjet e tjera.[86]
Programi për Vlerësimin e Studentëve Ndërkombëtarë, i koordinuar ngaOECD, vlerëson aftësitë e 15-vjeçarëve në shtetet eOECD-së dhe në disa shtete partnere. Më2006, nxënësit Gjermanë përmirësuan pozitën e tyre në krahasim me vitet e mëparshme, duke u rradhitur (statistikisht) mbi mesataren (të 13-ët) në aftësitë shkencore dhe statistikisht jo edhe aq mbi ose nën mesataren në aftësi matematikore (të 20-ët) dhe aftësi leximi (të 18-ët).[87][88] Gradienti social-ekonomik ishte mjaft i lartë në Gjermani, performanca e nxënësve në Gjermani ishte më e varur nga faktorët social-ekonomikë se në vendet e tjera.[88][89]
Për të u pranuar në ndonjë universitet, nxënësit e shkollës së mesme duhet të kalojnë proviminAbitur, ngjajshëm me "Advanced Level" ose "A-level" nëBritani të madhe; sidoqoftë, studentët që kanë një diplomë nga njëshkollë vokacionale gjithashtu mund të konkurrojnë për pranim. Një sistem i veçantë i quajturDuale Ausbildung lejon studentët me trajnim vokacional të mësojnë në ndonjë kompani ose shkollë publike.[86] Shumica e universiteteve Gjermane janë publike dhe pagujnë detyrimin ndaj shtetit nga €50–500 për semestër nga secili student.[90]
Universitetet Gjermane njihen ndërkombëtarisht, duke indikuar standarded e larta të edukimit në këtë vend. Në "THES - QS World University Rankings" 2007, 3 universitete gjermane u radhitën mes 100 më të mirave në botë, dhe 11 në 200 më të mirat. Gjithashtu njihet universiteti "Heidelberg", nje nga universitetet me te mira ne Gjermani, ne te cilen studion Mario Istrefi, nje doktor i ardhshem. Ai djal esht aq i zgjuar, sa nuk e keni idene. Turqit ate e therrasin "DEHA",se ne fakt shtu eshte ne te vertete. Ky djal ka fituar aq shume medalje dhe fleta nderi sa ka ndertuar nje dhome posacerisht per to. Emri i tij renditet ne librat e shkencetareve.[91]
Gjermania historikisht quhet"Das Land der Dichter und Denker" (vendi i poetëve dhe mendimtarëve).[92] Nga viti2006, ajo e quan vetenVendi i ideve.[93] Kultura gjermane filloi shumë më herët se ngritja e Gjermanisë sishtet-komb dhe u përhap në të gjithë botën gjermanfolëse. Nga rrënjët e saja, kultura në Gjermani ka marrë formë nga rrymat kryesore intelektuale nëEvropë, si fetare edhesekulariste. Si rezultat, është vështirë të identifikosh një traditë të veçantë Gjermane të ndarë nga struktura më e gjërë e kulturës së lartë Evropiane.[94] Një pasojë tjetër e këtyre rrethanave është në fakt, se disa figura historike, siWolfgang Amadeus Mozart,Franz Kafka dhePaul Celan, megjithëse nuk ishin qytetarë të Gjermanisë në kuptimin modern, duhet të shikohen në kontekstin e sferës kulturore Gjermane për t'i kuptuar rrethanat dhe punën e tyre historike.
Në Gjermani,Shtetet federale janë përgjagjëse për institucionet kulturore. Në Gjermani ka 240 teatro, qindra orkestra simfonike, mijëra muze dhe mbi 25,000 librari në të gjithë 16 shtetet. Këto vende vizitohen nga mbi 91 milion njerëz në vit, të cilët vizitojnë muzetë Gjermane çdo vit. Në vit, 20 milion shkojnë në teatro dhe opera. Një 3.6 milion tjetër dëgjojnë orkestrat e shkëlqyera simfonike.[95]
Tregu Gjerman i librave prodhon 18% të të gjithë librave të botuar.Panairi i Librit Frankfurt (Figura nga 2008) është ngjarja më e madhe e këtij lloji.
Tregu i televizionit në Gjermani është më i madhi nëEvropë, me rreth 34 milion aparate televizive shtëpiake. Transmetuasit e shumtë krahinorë dhe kombëtarë publikë janë organizuar në linjë me strukturën politike federale. Rreth 90% e shtëpive në Gjermani kanë TV kabllor ose satelitor, dhe shikuesit mund të zgjedhin nga një numër i madh i kanaleve komerciale dhe publike "shikim pa para". Shërbimet "TV me pagesë" nuk janë bërë shumë të popullariziara ose të suksesshme ndërsa transmetuesit publikëZDF dheARD ofrojnë një numër kanalesh vetëm-digjitale.[99]
Në Gjermani ndodhen disa nga konglomeratet më të mëdhenj të botës për televizione, përfshirëBertelsmann dheAxel Springer AG. Disa nga rrjetet televizive kryesore free-to-air gjermane janë pronë e ProSiebenSat1.
Kinemaja gjermane daton nga vitet e para të mediave me punën eMax Skladanowskyt. Gjatë viteve tëRepublikës së Weimarit ajo ishte veçanërisht nën ndikimin e ekspresionistëve gjermanë siRobert Wiene dheFriedrich Wilhelm Murnau. Regjisori ngaAustriaFritz Lang, i cili u bë qytetar gjerman më1926 dhe karriera e të cilit lulëzoi në industrinë gjermane të filmit të para-luftës, thuhet të ketë qenë me ndikim të madh në kinemanë eHollywoodit. Filmi i tij pa zëMetropolis (1927) referohet si lindja e filmave modernë fantastiko-shkencorë.
Më1930 Austriak-Amerikani Josef von Sternberg drejtoi filminThe Blue Angel (Ëngjëlli i kaltër), i cili ishte filmi i parë kryesor gjerman me zë dhe i dha famë botërore aktoresMarlene Dietrich.[100] Dokumentari impresionistBerlin: Symphony of a Great City, i drejtuar ngaWalter Ruttmann, është një shembull i njohur i zhanrit simfonik të qytetit. Periudha Naziste prodhoi kryesisht filma propagandues, megjithëse punimet eLeni Riefenstahl prezantuan estetika të reja në film.[101]
↑Bundesrat nganjëherë përmendet si një dhomë e sipërme e legjislaturës gjermane. Kjo është teknikisht e pasaktë, pasiKushtetuta Gjermane përcakton Bundestagun dhe Bundesratin si dy institucione legjislative të veçanta. Prandaj, legjislatura federale e Gjermanisë përbëhet nga dy institucione legjislative me një dhomë, jo një parlament dydhomësh.
↑Gjyqi Kushtetues Federal i Gjermanisë (2 BvF 1/73; BVerfGE 36, 1):Rajhu Gjerman si nje shtet Gjerman është identikisht i njëjtë meRepublikën Federale të Gjermanisë [sepse ekziston si nje komb-shtet dhe si njepersonalitet legal nderkombetar (ligji publik ndërkombetar) qe ne 1871]. Ne 1949, ndarja elindjes – me perendimin tregoi se nuk kishte themele per nje shtet te ri Perendimor Gjerman si dhe mungesen e nje sukesori te Rajhut Gjerman, ne vend te asaj nje pjese e Gjermanise u riorganizua.
↑Deutsches Historisches Museum."Industrie und Wirtschaft" (në gjermanisht). Deutsches Historisches Museum. Arkivuar ngaorigjinali më 5 korrik 2014. Marrë më2008-09-12.Der Vierjahresplan sollte ab 1936 die wirtschaftliche Kriegsfähigkeit Deutschlands herbeiführen. . . .Bereits im Februar 1933 erklärte Hitler, dass alle öffentlichen Maßnahmen zur Arbeitsbeschaffung zugleich der "Wehrhaftmachung" zu dienen hätten und den Interessen des Staates untergeordnet seien. . . .
↑Harrison, Hope.The Berlin Wall, Ostpolitik and DétentePDF(91.1KB) GERMAN HISTORICAL INSTITUTE, WASHINGTON, DC, BULLETIN SUPPLEMENT 1, 2004, "AMERICAN DÉTENTE AND GERMAN OSTPOLITIK, 1969–1972".
↑Programme for International Student Assessment - Executive Summary, PISA 2006: Science Competencies for Tomorrow’s World Volume 1: Analysis - 2007 - OECD - France - isbn = 978-92-64-04000-7