Siç përdoret në shumë pjesë veriore tëAzisë Jugore, termighat i referohet një serie shkallësh që zbresin në nivelin e ujit, veçanërisht në një lum të shenjtë. Në rajonet që flasin bengali, kjo seri shkallësht mund të zbresi në diçka të vogël si një pellg ose të madhe si një lum i madh.
Ghatet janë zonë në brigjet e lumenjve të shenjtë pranë qyteteve siVaranasi dheHaridwari ku ekzistojnë shkallë për të arritur ujin e Gangut. Termi përdoret edhe për rajonet malore si Ghatet Perëndimore dhe Lindore.Fjala ghat shpjegohet nga shumë fjalë zanafillore dravidiani sifjalët telugukatta dhegattu (digë, argjinaturë),fjala tamilekattu (faqja e një mali, dige, shpati, kalldrëm) dhefjala kannadagatta (vargmal). Kjo etimologji u propozua nga Thomas Burrow dhe u përkrahë nga Manfred Mayrhofer dhe Asko Parpola.[1]Gjuhët sllave kanë një fjalëgat që do të thotë rrugë me vija, por nuk është e qartë nëse ka lidhje me fjalënghat.
Ghatet e shumta domethënëse përgjatë Gangut janë të njohur përgjithësisht si 'Ghatet në Varanasi' dhe 'ghatet e Gangut'. nëMadia Pradesh në Indinë Perëndimore ndodhen ghate të tjera domethënëse përgjatë lumit Narmada. Banorët që jetojnë në shkallët e e tyre quhet gjithashtu ghatë.Fjala përdoret gjithashtu në disa vende jashtë nënkontinentit indian ku ndodhen komunitete indiane. Për shembull, në George Town, Penang nëMalajzi, termi "Ghaut" përdoret për të identifikuar shtrirjet e këtyre rrugëve që më parë përfundonin në ghate përpara arritjes së limanit (psh.:, Church St. Ghaut – nëMalayGat Lebuh Gereja – është emri i shtrirjes së Kishës përtej ku rruga zbriste në ujë nëpërmjet një ghati). Si në Penang ashtu dhe nëSingapor, ndodhen zona të emërtuara Dhoby Ghaut (dhobi do të thotë "larës" ose "lavanderi", në varësi nëse i referohet një personi ose një biznesi).
Ghatet si këta janë të përdorur si për qëllime profane (si larja) ashtu dhe për rite fetare (dmth. larje rituale ose purifikime); ndodhen gjithashtu ghate të veçanta "shmashana" ose "kremimi" ku trupat e të vdekurve digjen pranë ujit, duke e lejuar hirin të meret nga uji i lumit; shembuj të shquar janë Nigambodh Ghati dhe Raj Ghati nëDelhi në lumin Yamuna, ku ky i fundit ishte zona e kremimit për Mohandas Karamchand Gandhin dhe shumë udhëheqës politikë pas tij dhe Manikarnika Ghati nëVaranasi në lumin Gang.[2]
nëMarathi,Hindi ,Guxharati dheKannada,ghat është një term i përdorur për të identifikuar një kalim të vështir mbi një mal.[3] Një kalim i till është Bhor Ghati që lidh qytetet e Khopolit dhe Khandalas, në Autostradën Kombëtare 4 në Indi rreth 80 km në veri të Bombeit. Charmadi Ghati i Karnatakas është gjithashtu një rast i famshëm. Në shumë raste, termi përdoret për të treguar vetë vargun malor, siGhatet Perëndimore dheGhatet Lindore.
{{cite book}}
:Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!){{cite book}}
:Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)