Klima në Gana është ekuatoriale, e nxehtë, përgjatë bregdetit në pjesën juglindore e thatë, në jugperëndim shumë e nxehtë dhe në veri e thatë dhe shumë e nxehtë.
Relievi i Ganës është kryesisht terren rrafshnaltë i ultë i cili shpërndahet në jug të pjesës qendrore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 880 metrave në malin "Afadjato" (ang.:Mount Afadjato).