Teknologjikisht, trashëgimtar i përparimit detar që kishte nisur mekaravelën në fillim, dhe mekarrakën pastaj, galeoni u zhvillua me shumë gjasa ngaspanjollët, por është akoma edhe tani objekt diskutimi se cili vend e krijoi i pari. Konsistonte në një anije të madhe, me bord të lartë dhe shtytje eolike. Galeonët, përgjithësisht bartnin tre ose më shumëdirekë, me një velaturë latine në direkët e pasëm dhe vela katrore në direkët e përparëm dheata kryesorë. Ndërtoheshin sipas mënyrës së mbivendosjes së dërrasave me një pupë të ngritur në mënyrë të theksuar katërkëndore.
Ato ishin anije të fuqishme të përdorura për transport ose luftim. Këto anije luajtën një rol të rëndësishëm në tregtinë eshekujve të XVI dhetë XVII dhe shpesh projektoheshin për tu përdorur si luftanije shoqëruese—në fakt, ata ishin shtyllat kryesore të flotave ndërluftuese përgjatë shumicës së 150 vjetëve tëepokës së eksplorimeve—para se luftanijet e ndërtuara qëllimisht gjatë Luftërave Anglo-Holandeze, të mbizotëronin në det gjatë pjesës së mbetur tëEpokës Velike. U shndërruan në anijet kryesore tregtare të shteteve evropiane, dhe në dizajnin e tyre u bazuan llojet e mëvonshme të luftanijeve me përmasa të vogla.
Termi galeon shfaqet në dokumente të një periudhe shumë të hershme. Njëlloj si përfregatën dhe brigantinën, galeoni duket se është krijuar si një variant me përmasa më të vogla segalera, siç kuptohet ngaAnnali Genovesi që përmendin galeonë me 80, 64 dhe 60 rrema, që përdoreshin për shpejtësinë dhe manovrueshmërinë e tyre në misione zbulimi nëshekujt e XII dhetë XIII. Ka shumë të ngjarë që në kohët ekryqëzatave galeonët dhe galeotat ishin i njëjti lloj anijeje.
Një galeon spanjoll (majtas) duke shkrepur topat e tij ndaj një luftanije holandeze (djathtas). Cornelis Verbeeck, rr. 1618–1620
Nësekaravela qe një shpikje portugeze, galeoni konsiderohet një anije tipike spanjolle, që u krijua për të mbuluar nevojën e kurorësë spanjolle për një anije që të kishte kapacitetin e ngarkesës sëkarrakës me shpejtësinë dhe manovrueshmërinë e karavelës, me synimin për të eksploruar dhe tregtuar me Inditë e pushtuara së fundmi. Përmendja e parë e termit është e pasigurtë, pasi në atë periudhë që përmendet nuk kishte një nomenklaturë të përcaktuar saktë për përcaktimin e llojeve të veçanta të anijeve. Galeoni përdorej si për peshkim, ashtu dhe për qëllime ushtarake. Në vitin1567 diferencohet si term ushtarak galeon nganau, të quajtur "Galeones del Rey” dhe që nga viti1607 galeoni përdoret ekskluzivisht për galeonin e luftës.
Më pas termi u përdor për të emërtuar anije vetëm me vela. Megjithëse është dokumentuar sevenecianët përdornin luftanije pa rrema në kohët e largëta siBeteja e Durrësit në vitin1081, flotat luftarake europiane qenë gjithmonë me rrema deri nëepokën e zbulimeve dhe rrugëve të reja tëshekullit të XV kërkonin anije të reja për të përshkuar largësi të mëdha. Në kronikat eBetejës së Prevezës në vitin1538 përmendet një anije e quajtur galeon që luftoi kundërgalerave të ndryshmeosmane, gjë që tregon se në këtë mënyrë termi përcaktonte anije të armatosura me kapacitet të konsiderueshëm.
Fjalagaleon kishte kuptime të ndryshme në rajone dhe periudha të ndryshme të historisë. Termi mendohet se rrjedh ngagallioni (në mënyrë alternativegaleanni[13]:faqe 16), anijetveneciane me rrema që përdoreshin përgjatë lumenjve nëshekullin e XV. Galeonët eshekullit të XVI dhetë XVII ishin anije plotësisht të zhvilluaraveliere.[14]:faqet 98-99 Ky emërtim përshkrues përdorej veçanërisht nëSpanjë,Portugali dheVenecie. Megjithatë, mund të hasen inkonsistenca, për shembull, në përdorimin e fjalës "galleon" nga noterët, që punonin nëndërtimtarinë navale tëRajonit Bask të Spanjës veriore. Megjithëse shumica e anijeve nga ky rajon ishinnaos, disa ishingaleones, por dy termat mund të hasen të përdorur sikur të ishin të shkëmbyeshëm nga disa shkrimtarë në arkivat bashkëkohës.[13]:faqet 14-16
Mendohet se detarët eRajonit Bask të Spanjës veriore ishin të qartë mbi diferencën midis njënao dhe njëgaleón-i, por se cilat ishin ato veçori dalluese nuk është e dukshme për historianët modernë. Është ngritur hipoteza se dallimet janë më shumë në formën e trupit nën ujë të anijes, diçka që nuk mund të dallohet në ilustrimet bashkëkohore.[13]:faqet 14-16
Inkonsistenca terminologjike e anijeve të ndërtuara nëRajonin Bask vijon edhe në ditët e sotme. Kërkimi arkivor ka identifikuar anijen24M të mbytur në Gjirin e Kuq, me besueshmëri të arsyeshme, kjo anije ka qenëSan Juan ePasajes. Ajo përshkruhet 26 herën në 6 dokumente të ndryshme bashkëkohëse, me të paktën tre autorë të ndryshëm si njënao dhe asnjëherë si njëgaleón. Megjithatë, publikimet arkeologjike i referohen në mënyrë të përsëritur kësaj anijeje si një galeon.[13]:faqet 15,114,216[15]:faqe 83
Karraka, galeonë (qendër/djathtas), karavelë vela-katrore (poshtë), galerë dhe fusta (galiot) të pikturuara nga D. João de Castro mbiEkspeditën e Suezit (pjesë e Armadës Portugeze me 72 anije të dërguar kundër flotës osmane të ankoruar në Suez, në përgjigje të hyrjes së saj në Oqeanin Indian dhe rrethimit të Diut në v. 1538) —Tábuas da India te libri i João de Castro-sRoteiro do Mar Roxo i v. 1540–1541.[Shpjegimi 1][16]
Megjithëse konsiderohet një shpikje kryesisht spanjolle, duket se në fillim tëshekullit të XVI Françesku I i Francës kishte porositur ndërtimin e një numrinefs-galères osegalions. Në të njëjtën mënyrë midis anijeve të flotave tëUrdhërit të Maltës figuronte një galeon që do të merrte pjesë nëRrethimin e La Rochela-s në vitin1628, në kohën e Luigji XIII të Francës, me emrinGaleoni i Religjionit. Në veprën e tijTestament PolitiqueKardinali Richelieu, krijuesi i Marinës Franceze, shkruannëseFranca është e fortë megalera dhe galeonë, në këtë mënyrë spanjollët nuk mund të lundrojnë pa rrezikuar nga ndonjë palë. Pa dyshim, duke nisur nga viti1671 në Francë nuk përmendet asjnë galeon në listat navale, pasi kjo lloj anijeje do emërtohej thjeshtëvaisseaux (anije).
Gjithësesi, jashtëGadishullit Iberik, termi galeon nuk përdorej shpesh. Për shembull, megjithëse ndërtuesit anglez të anijeve me siguri ndërtuan anije të tipit të galeonit, ata u referoheshin atyre thjeshtë sianije. Në përdorimin e tanishëm, ky tip përmendet si galeon, me termingaleon korsarie që u aplikohet atyre me vepra të ulta të sipërme.[14]:faqe 106 NëHolandë, njëpinnas ishte një lloj galeoni dhe nëBalltik,kravel përdorej (një term i lidhur me mënyrën e tyre të ndërtimit me mbivendosje dërrasash).[15]:faqet 114-115
Termi galeon përcaktonte dy lloje anijesh tërësisht të ndryshme. Dokumentacioni ekzistues tregon, për më tepër një periudhë kalimtare të tyre. Leximi i drejtpërdrejtë i disa referencave mund të lejojë kuptimin më të mirë të temës dhe të ndihmojë në përcaktimin e dy llojeve të galeonëve të paraqitur.
Galeonët e parë të dokumentuar ishin anije relativisht të vogla,[17] të ngjashme megalerat dhe galeotat, që mund të lëviznin si me vela ashtu dhe me rrema.
1284: "... një galeon katalan i armatës së Siçilisë mori Margam-ibn-Sabir, kepi i tribusë arabe të Gevarës, ndërsa lundronte drejtë Tunisit dhe u rikthye në Mesinë...".[18]
Përpara vitit1408(?): "... për të shkuar nëSalou ku thuhej se kishte mbërritur një galeon i ngarkuar me drith për të ardhur për ta shkarkuar në atë qytet...".[28]
1410: " ...dogji galiotën e madhe të Skocisë...".[29]
1457: Referenca e parëzyrtare nëkastiljanisht egaleones: "… është shumë e fortë përleshja, që venecianët u mundën dhe humbën shtatëmbëdhjetëgaleones...".[32]
1492: Gushti i vitit1492. "E enjte, dy marinarë. Në këtë ditë hynë dhe u shfaqën në bregdetin e Barcelonës një nau i madh ngaRodosi me dy mijë fuçi dhe një galeasë e madhe e Francës, dhe 8 midis navetave dhegaleonëve, të gjitha të ngarkuara nga hebrej, që dolën nga Aragona, Valencia dhe Katalonja, dhe ishin nisur në Tortosa dhe u nisën në Tarragona, të ardhura nga këto vende me urdhër të madhërisë së zotit mbret. Qëndruan në Barcelonë rreth 20, të cilat qëndruan të krishterë; të tjerët, në këto fusta, shkuan në itinerarin e levantit, dhe mes të gjithëve kishin kaluar dhjetë mijë judej mes burrave, grave dhe fëmijve".
Gjithashtu mund të përmenden anijet e dizenjuara me emringaleon që lëviznin vetëm nëpërmjet velave, por që nuk kishin evoluar akoma në dizajnin përfundimtar.[33] Periudha korrespondon afërsisht me vitet1492-1528.
Ndryshe nga galeonët, galeasat ishin anije të mëdha me vela dhe rrema njëkohësisht, që bashkekzistuan në kohët e herëshme dhe që ishin një përzierje midis një galeoni dhe njëgalere të madhe me një velaturë latine.
1523: Sipas rregjistrave të portit tëBarcelonës, në qytet mbërritën katër galeonë në një tërësi prej 43anijesh tregtare. Kapacitetet përkatëse ishin 4.000, 3,500, 2.000 dhe 2.500 kuintalë.[36]
Galeoni i mirëfilltë lindi përgjatëshekullit të XVI si evoluim ikarrakës dhe jo igalerës siç duket se sugjeron emri, me qëllimin e bashkimit të manovrueshmërisë së madhe të kësaj të fundit me cilësitë e bëshmërisë të nevojshme për lundrimin oqeanik. Me shumë gjasa ka një origjinë iberike, duke qenë një mushkëllim midis traditavendërtimtaremesdhetare dhe atyreatlantike. Në vitet e para tëPesëqintës, të gjitha fuqitë kryesore evropiane (duke përfshirëPerandorinë Osmane) u pajisën me luftanije mevela. Këto lloj njësie (paraprirëse e galeonit të mirëfilltë) megjithatë qenë në krizë ngagalerat në raste të shumta, se ishin pak të manovrueshme për ta përdorur në mënyrë korrekteartilerinë. Ky fakt (i mirë-dokumentuar nga Luftërat Turko-Veneciane të fillimit të shekullit) i shpuri fuqitë mesdhetare të përqëndroheshin tegalerat, ndërsa atoatlantike dheballtike (përveç ndërtimit të ndonjë galere) të kërkonin njëvelierë të aftë të lundronte në mënyrë më të zhdërvjelltë sesakarrakat, por duke bartur një armatim superior nga vetë ato.
Disa autorë e përcaktojnë fillimin e galeonëve me dymbëdhjetë galeonët që do të ndërtonte nëKubë Pedro Menéndez de Avilés sipas udhëzimeve tëFilipit të II. Autorë të tjerë mbrojnë idenë sipas së cilës përmendin proto-galeonët. Anijet tregtare (naut) që, të ndërtuara dikur, kërkoheshin dhe modifikoheshin për të mundur tu rezistonin sulmevekorsarëve dhepiratëve. Modifikimet përfshinin shtimin e artilerisë dhe përforcimin e trupit të anijes.[37]
Galeoni lindi në fakt nga nevoja për të krijuar një anije më të madhe sesakarraka, por më të zhdërvjelltë dhe të shpejtë. Gjithashtu u zvogëlua numri i këmbësorisë së marinës në bord, duke pakësuar për rrjedhojë superstrukturat e përshtatura për ti bujtur. Këto struktura, masive dhe të rënda, përbënin një pengesë ndaj shtytjes eolike. Admirali britanik Lord William Monson pohonte: "flotat mbretërore të asaj epoke", duke iu referuarkarrakave tëHenrit të VIII, "nuk kishin për kryer kurrë një udhëtim të mirëfilltë, pasi anijet nuk gjendeshin kurrë aq lartë nga toka sa të mos mund të ktheheshin me erë të favorshme, në harkun e një dite, aty ku galeonët nuk prisnin, sigurisht ta shikonin bregun anglez para katër, pesë apo gjashtë muajsh, dhe shumë herë edhe më shumë". Në fillimAnglia nuk qe në pararojë, për cilësitë teknike dhe nautike, e paraprirë nga aftësia e holndezëve në fillim dhe francezëve pastaj. Mbi të gjitha duhet vrejtur seSpanja dhePortugalia dispononin galeonë (në rastin spanjoll jo në pronësi të marinës) të afta ti përshkonin oqeanet dhe të luftonin në mbërritje që në dekadat e para tëPesëqintës, kur flota angleze ishte kryesisht një forcë bregdetare, në veçanti anijet portugezë e shndërruanOqeanin Indian në një liqen luzitan.
Në fund të viteve1550 galeonët me dizajn të konsoliduar ishinnau relativisht të mëdha, që zhvendoseshin ekskluzivisht nëpërmjetvelave dhe që bartnin një numër të rëndësishëm topash.
Evoluimi përziente teknikat veriore të karrakave me anijet mesdhetare, te të cilat u futën veçori tëkaravelave portugeze, si pupa katrore që zëvendësoi karrakat e rrumbullakosura. Trupi u zgjat dhe u ngushtua, gjë që i bëri më të shpejta dhe duke ulur kështjellën e përparme e bëri atë më të qëndrueshme duke pakësuar peshën e superstrukurave.
«Galeoni u zhvillua në përgjigje të nevojës së Spanjës për anije ngarkese transoqeanike të afta të triumfonin ndaj sulmeve tëkorsarëve. Pedro de Menéndez dhe Álvaro de Bazán (heronj tëLepantos) konsiderohen zhvilluesit e prototipeve tëgalerave me trupa të zgjatura (dhe ndonjëherë me rrema) të pupave dhe prorëve tëkarrakave osenauve. Galeonët kishin një, dy, ose tre kuverta dhe bartnin dy ose më shumë direkë me vela katrore (me përjashtim të velave latine të direkut të pasëm). Ato ishin një mijë tonëshe ose më shumë.San Pelayo de Menéndez (1565) ishte një galeon prej 900 tonësh, që më vonë përmendet në mënyrë indiferente sinau ose galeasë. Ajo imbarkoi 77 lundërtarë dhe 18 artilierë si dhe barti deri në 317 ushtarë dhe 26 familje, përveç furnizimeve dhe ngarkesës. Ai ishte i koracuar me hekur.» — Albert C. Manucy – Pedro Menéndez de Avilés, Captain General of the Ocean Sea (1992).[38]
Velatura e galeonëve të parë (në anglisht) rr. v. 1550. Nga e dj. në të majtë: Vela e bomresit (spritsail); direku i përparmë (fore mast), vela kryesore e përparme (fore course), vela e përparme e kreut (fore topsail), vela e përparme togalante (fore topgallant); direku kryesor (main mast), vela kryesore e dir. kr. (main course), vela e dir. kr. e kreut (main topsail), vela e dir. kr. topgalante (main topgallant); direku kryesor i prapëm ose i mexanës (main mizzen mast), vela kryesore e mexanës (main mizzen); direku i pasëm ose i bonaventurës (mizzen mast), vela e pasme (mizzen sail)
Në mesin eshekullit të XVI,karrakat evoluan: kështjellë e përparme u ul, duke u bërë më këndore, në vend të formës së tyre të mëpashme të rrumbullakosur dhe duke zgjatur trupin. Kjo u lejonte një përparim domethënës teknik në lundrim, duke çuar në një nivel të paparë qëndrueshmërie të anijeve oqeanike dhe pakësoi rezistencën e erës përballë, duke çuar në një anije më të shpejtë dhe më të manovrueshme. Galeoni ndryshonte ngakarraka dhe llojet e vjetra kryesisht nga të qenit më i gjatë, më e ulët dhe më e ngushtë, me një fund pupe katror në vend të një fundi të rrumbullakosur, dhe duke pasur njëturi të zgjatur përpara nga prori poshtë nivelit të kështjellës së përparme.
Ndërsa karrakat mund të ishin shumë të mëdha për kohën, me disa karraka portugeze mbi 1,000 tonë, galeonët përgjithësisht ishin më të vegjël, zakonisht nën 500 tonë, megjithëse disaGaleonë të Manilës do të arrisnin zhvendosje ujore prej 2,000 tonësh. Me futjen e galeonin nëArmadat Portugeze të Indisë gjatë çerekut të parë tëshekullit të XVI,[39][16] amatimi i karrakave u pakësua pasi ato u kthyen pothuajse përjashtimisht në anije ngarkese (gjë për të cilën karrakat portugeze u shtynë në përmasa të tilla të stërmëdha), duke lënë që çdo luftim të kryhej nga galeonët. Një nga galeonët më të mëdhenj dhe më të fashmëm portugezë ishteSão João Baptista (i mbiquajturBotafogo, "zjarrvjellësi"), një galeon 1,000-tonësh i ndërtuar në vitin1534, që thuhej se bartëte 366topa. Frati Manuel Homem thotë se ky galeon montoi 366 pjesë artilerie prejbronzi, duke përfshirë ata të vendosur në kështellat e larta të prorit dhe pupës.[37]
Karrakat zakonisht armatoseshin lehtë dhe përdoreshin për transportin e ngarkesave në të gjitha flotat e shteteve të tjera tëEvropës Perëndimore, ndërsa galeonët ishin më të fortë, të armatosur më rëndë dhe gjithashtu me kosto më të ulët ndërtimi për të njëjtin nivel zhvendosjeje (pesë galeonë mund të kushtonin afërsisht sa tre karraka) dhe në këtë mënyrë ishin një investim më i mirë për tu përdorur si anije ngarkimi të armatosura rëndë ose siluftanije. Dizajni i galeonëve ndryshoi dhe u përmirësua nëpërmjet aplikimit të risive të ndryshme, duke qenë veçanërisht të lidhur me kapacitetet luftarake të fuqiveAtlantike. Trupin e gjatë dhe të ngushtë të galeonëve e dizenjuan përfundimisht kapitenëtArmadës Spanjolle, Pedro Menéndez de Avilés dhe Álvaro de Bazán në vitet1550.[40]
Galeonët përgjithësisht janë më të vegjël sekarrakat: në Portugali, për shembull,karrakat zakonisht ishin anije shumë të mëdha për kohën e tyre (shpesh mbi 1,000 tonë), ndërsa galeonët ishin kryesisht më pak se 500 tonë. MegjithëseGaleonët e Manilës mund të arrinin deri në 2,000 tonë ose ngjashmërisht galeoni prej 1,200 tonësh i komanduar admirali osman Zemis Aga, kapja e të cilit ngagalerat eUrdhëri i Shën Gjonit të Jeruzalemit pranëRodosit më 28 shtator1644, në bordin e të cilës ishte sulltana dhe trashëgimtari, shkaktoi Luftën e Kretës (1645-1669).
Me futjen e galeonit përgjatë Itinerarit të Indive gjatë çerekut të parë tëshekullit të XVI,[41][42]karrakat gradualisht filluan të armatosen më pak duke u bërë pothuajse përjashtimisht anije ngarkese (që shpjegon përmasat e tyre të mëdha), duke u lënë galeonëve rolin parësor luftarak.
Ashtu sikarrakat, galeonët përdoreshin si për qëllime tregtare ashtu dhe për qëllime luftimi. Ata mund të armatoseshin ose jo gjatë karrierës së tyre. Megjithatë, ata prireshin ti zëvendësonin karrakat për luftim si rrjedhojë e performancës së tyre superiore. Shumicën e kohës ata armatoseshin me gjysmë-kulverina, megjithëse barteshin edhe armë të kalibrit më të madh, si gjysmë-topat.
GaleoniAdler von Lübeck, i qytetithanseatik tëLübeck-ut në v.1565, një nga më të mëdhenjtë e kohës së tij.
Përfundimtar për galeonin spanjoll dhe Armadën Spanjolle, megjithë rëndësinë e tij të madhe historike dhe ndikimin në marinat dhe anijet e huaja të mëvonshme. Anglezët francezët etj. u frymëzuan nga tipet iberike, duke përdorur spiuanët e tyre për të marrë informacione navale, duke zhvilluar dizajnet e tyre, veçanërishtAnglia. DhePortugalia zhvilloi besnikërisht ndërtimin e vetë të paktën deri në vitet1590 ose më tej.[43]
Galeoni kishte shtytje tërësishteolike, duke përdorurvela të bartura nga tre ose katërdirekë, me një velë latine që vijonte të përdorej në të paktën direkët e pasëm (zakonisht i treti dhe i katërti). Ata përdoreshin si në luftim ashtu dhe në tregti, në mënyrë të famshme në Flotën Spanjolle të Thesarit dheGaleonët e Manilës. Ndërsakarrakat luajtën një rol drejtues në eksplorimet e hershme globale, galeonët luajtën një rol nëshekujt e XVI dhetë XVII. Në fakt, galeonët ishin aqversatil sa një anije mund të ripërshtatej për role të kohës së luftës apo të kohës së paqes mjaft herë gjatë kohëzgjatjes së saj. Galeoni ishte prototipi i të gjitha anijeve me velaturë katrore me tre ose më shumë direkë për mbi dy shekuj e gjysmë, duke përfshirë anijet e mëvonshme me velaturë të plotë.
Luftanijet kryesore të rivale të FlotaveAngleze dheSpanjolle në konfrontimin e vitit1588 tëArmadës Spanjolle dhe në konfrontimin e vitit1589 të Kundër-Armadës Angleze ishin galeonë, me galeonët e modifikuar anglezë të garave të zhvilluar ngaJohn Hawkins duke provuar dobishmërinë e tyre të madhe në luftim, ndërsa galeonët e me kapacitet të madh spanjollë, të dizenjuar së pari për transport, treguan rezistencë të madhe në beteja dhe në kthimin e gjatë dhe të stuhishëm në atdhe.
Spanja qe vendi që e përgjithësoi dhe e ruajti më shumë kohë emërtimin duke e kthyer këtë klasë anijesh të zgjedhur për tregtinë me zotërimet e saj të përtejdetit, si rrjedhojë e kombinimit të përmasave, velaturës dhe mundësisë së bartjes së armatimeve dhe trupave duke e bërë të përshtatshëm lundrime të gjata oqeanike, duke e pajisur kurorën spanjolle me një flotë anijesh, më të mëdhenj sekaravelat dhe me më shumë marinarë sekarrakat dhenaut, duke kombinuar kështu kapacitetin transportues të anijeve të ngarkimit me fuqinë e zjarrit që kërkonin teknikat e reja të luftimit në det, duke i mundësuar anijeve transporti të armatosura rëndë.
Megjithëse fillimisht një anije spanjolle, galeoni më vonë do të ishteluftanija kryesore e flotave të tjera (britanike, holandeze, etj.), para zhvillimit të brigëve,fregatave dhe anijeve të linjës me tre direkë me vela katrore ngashekulli XVIII. Megjithatë, ata zgjatën deri në fillim tëshekullit të XIX.
Karrakat luajtën një rol kryesor gjatë eksplorimeve të para botërore, ndërsa galeonët e vazhduan këtë rol nëshekullin e XVI dhetë XVII. Në fakt, galeonët ishin aq versatilë, sa një anije mund të shërbente në mënyrë alternative si një luftanije dhe në kohë paqeje të zhvillonte një funksion transportimi ngarkese ose eksplorimi.
Galeonët ndërtoheshin me drulisi (përkallumën),pishe (për direkët) dhe drurë të tjerë të fortë për trupin dhe kuvertat. Ndërtimi i një galeoni ishte tepër i kushtueshëm. Qindra artizanë ekspertë (thadërtarë, farkëtarë, bakërxhinj, etj.) punonin ditë e natë për muaj para se anija të ishte gati për lundrim. Galeonët në këtë mënyrë shpesh financoheshin nga grupe tregtarësh të pasur. Prandaj shumica e galeonëve caktoheshin për tregti. Kur një anije kapej nga një fuqi rivale, armatosej për luftë.
Si pasojë e zgjatjes së kohës së kaluar në det dhe kushteve të këqija të jetesës në bord, sistemet e ndërlikuara të menaxhimit të velaturës u zhvilluan në mënyrë qëanija të mund të drejtohej vetëm me një pjesë të ekuipazhit.
Dokumentimi më i vjetër nëAngli është një dorëshkrim i quajtur "Fragments of Ancient Shipërightry" i hartuar rreth vitit1586 nga Mathew Baker, një mjeshtër ndërtues. Ky dorëshkrim, i mbajtur nëPepysian Library, Magdalene College tëKembrixhit, ofron një referencë autentike për përmasat dhe formën e galeonëve tipikë anglezë, të ndërtuar gjatë kësaj periudhe. Bazuar te këto plane,Science Museum i Londrës, ndërtoi një anije në shkallë të madhe që është një shembull i galeonëve nga ajo kohë.[46]
Beteja e Gjibraltarit, e Hendrick Cornelisz Vroom, pikturë që tregonnaun me kapiten Juan Álvarez në flakë pas shpërthimit të depos së barutit (Rijksmuseum, Amsterdam).
Galeoni ishte një anije polivalente e krijuar për të përmbushur nevojat e një periudhe në të cilën flotat ishin pak të zhvilluara dhe nevojitej një anije e fuqishme me kapacitet ngarkimi dhe që luftonte në lundrimet e gjata. Me kalimin e kohës funksionet e galeonit do të mereshin nga lloje të tjera anijesh, më të specializuara. Galeonët e luftës përkufizohen si një lloj specifik gjatëshekullit të XVII, më të qëndrueshëm dhe të armatosur se më parë, që do të përfundonte në zhvillimin e anijeve të linjës tëshekullit të XVIII. Në funksionet e tij si anije ngarkese u zëvendësua nga anije si flujti ose flujti holandez, i armatosur lehtë, por më i lirë dhe efiçent.
Anije të tjera më të vogla si brigantinat zëvendësuan galeonët më të vegjël. Në tërësi këto superstruktura u thjeshtëzuan dhe u zvogëluan në lartësi dhe velatura dhe direkët u racionalizuan, duke u fragmentarizuar velat dhe duke e lehtësuar strukturën. Nga mesi ishekullit të XVIII velat latine do të zëvendësoheshin në këtë tip anijeje mevelat aurike. Gjithashtu do të zhdukeshin në fillimtormentinat dhe pastajtorbat. Gjatë gjysmës së dytë tëshekullit të XVIII do të përgjithësohej përdorimi ivelës kuçilo.
Galeoni dhe llojet e tjera të vjetëruara vijuan të përdoreshin në Spanjë për disa funksione edhe për disa kohë, që në shtetet e tjera evropiane do të evoluonin më shpejtë drejtë dizajneve të reja, ngecja e administratës spanjolle masat si ndalimi nga ana einkuizicionit të librave të ardhur nga vendet e tjera protestante, ndër të tjera manualet endërtimtarisë navale, patën një ndikim negativ që motivoi marrjen graduale të përparësisë ngamarinat eAnglisë dheFrancës.
Ngashekulli XVIII, galeonët ishin bërë të vjetëruar në marinat luftarake, si rrjedhojë e evoluimit të luftimit naval dhe anijeve më moderne: brigëve,fregatave dhe anijeve të linjës tre-direkëshe vela-katrore me një kapacitet shumë të madh zjarri. Megjithatë, ata vijuan të përdoreshin përkrahë anijeve moderne dhe sianije tregtare deri në fillim tëshekullit të XIX, kur kliperët dhe anijet e linjës i bënë të vjetëruar edhe për tregtinë. Gjithësesi galeoni mbeti pararendësi i të gjitha anijeve me vela katrore që u përhapën gjerësisht duke nisur ngashekulli XVIII.
Supremacia teknologjike e fuqive Iberike do të përkthehej edhe në një lloj konservatorizmi ndërtimtar, ndërsa fuqitë balltike dhe tëDetit të Veriut u përpoqën ta modifikonin modelin. Në veçanti përgjatë Luftë Nëntë Vjeçare dhe konflikteve të tjera që përfshinëNorvego-Danimarkën dheSuedinë, kështu që shumë kohë pas zhdukjes së galeonëve të mirëfilltë, qenë vendosur themelet për zhvillimin e një anijeje të re, jo më si anije oqeanike tregtare dhe luftarake në të njëjtën kohë, dhe të aftë të operonte me artilerinë, të menduar përabordazhin, por siluftanije të menduar për luftime artilerie. Në veçanti anijet admirale tëSuedisë dheDanimarkës (dhe tëLybekut) në fund të atij konflikti, në vitin1570, ishin anije prej më shumë se 2.000 tonë, dhe shoqëroheshin nga galeonë të lehtë të destinuar eksplorimit, prej 350 tonësh, si dhe anije të linjës midis 500 dhe 1.500 tonëve.
Flota angleze, franceze dhe spanjolle, por edhe eSuedisë,Danimarkës dhe tëProvincave të Bashkuara Holandeze, përveç qytetithanseatik tëLybekut, e përdorën galeonin si luftanijen kryesore. Në atë kohë duket se anijet angleze ishin më të mirat (më të shpejtat dhe të manovrueshmet). Kështjella e prorit kishte në përgjithësi vetëm një urë, ndërsa trupi kishte zakonisht një linjë më të ulët dhe të gjatë.Holandezët, pasi arritën bashkimin kombit në vitin1648, në perëndim të periudhës së galeonëve të mirëfilltë, ndërtuan anije linje në të cilat direku i përparmë (trinketi) ishte i vendosur para kështjellës së prorit, ndërsa superstrukturat ishin më të ulta.
Galeonët qëndruan si lloje anijesh kryesore deri në fillim tëshekullit të XVII, kur u zëvendësuan nga anijet e linjës (dhe ngafregata për galeonët më të lehtë) dhe, në fushën tregtare, nga anije më të lehta dhe të shpejta (të armatosura, si brigantina, apo të pa armatosura siflujti) deri në mbërritjen, nëshekullin e XIX, tëkliperit. Emrigaleon megjithatë u përdor akoma në disa gjuhë: për shembull nëgjermisht tregonte vetëm sqepin e prorit, nëturqishtanijen e linjës, dhe nëspanjisht (gjatë gjithëGjashtëqintës, deri në Luftën e Trashëgimisë Spanjolle),Anija tregtare me tre direkë e destinur për tregtinë meAmerikën.
Luftanijet kryesore të flotave tëRoyal Navy angleze dheArmada Invencible spanjolle që u përplasën duke nisur nga viti1588 gjatë Luftës Anglo-Spanjolle ishin galeonë. I ndërtuar në vitin1534, një nga galeonët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm portugezë ishteSão João Baptista (i etiketuar siBotafogo): një galeon 1,000 tonësh me 366 topa (të kalibrave të ndryshëm).
Shpenzimet e përdorura në ndërtimin e galeonëve ishin domethënëse. Për të mbuluar kostot, grupe të pasura ose sipërmarrës lidheshin për ndërtimin e një anijeje të re, fillimisht të përdorur për tregti në mënyrë që ta bënin ndërtimin e saj fitimprurës. Anijet e kapura nga shtetet rivale zakonisht vendoseshin në shërbimin ushtarak.
Anglia, në çerekun e fundit tëshekullit të XVI, filloi të fabrikonte galeonë më efiçentë për luftimin me topa. Kështjellat e pasme të ulta (razi) dhe zmadhimi i sipërfaqes së velaturës u dhanë atyre një shpejtësi më të madhe krahasuar me modelet spanjolle. Gjithashtu, artileria e kalibrit të madh kishte rreze më të madhe. Ishin këto anije që do ta smbrapsninArmadën Invencible. Në fillim të shekullit pasues, përmasat e tyre u rritën dhe velat u amplifikuan për të krijuar anijet e linjës.
Kapitenët e Marinës Spanjolle, Pedro Menéndez de Avilés dhe Álvaro de Bazán, konsiderohen si krijuesit e sukseshëm dhe përfundimtarë të dizanjit të galeonëve nëSpanjë në vitet1550.[47]
Galeonët spanjollë morën misionin e rëndësishëm të formimit të shtyllës kurrizore të Flota e thesarit spanjoll që çdo vit ushqente arkat e kurorës spanjolle me mallra të çmuara ngaHavana nëSevilje dhe që ishte e organizuar ngaCasa de Contratación e qytetitandaluzian. Ato ishin të kushtëzuara ngakorsarët anglezë, francezë dhe holandezë. Për mbrojtjen e tyre, flota organizohej nëkonvojë nga viti1520, me shumë sukses, pasi flota u kap vetëm në pak raste në gati tre shekuj që qe në funksionim.
Origjina e sistemit të flotës vjen nga një lutje mbretit nga ana e pronarëve të anijeve tëSeviljes në vitin1522 që kërkonin mbrojtje për anijet e tyre, të cilat zakonisht kryenin përshkimin eAtlantikut të vetme. Kjo i detyrohet rastit të një viti më parë, kur filluan sulmet e korsarëve francezë të komanduar nga Jean Fleury dhe të financuar nga pronari i anijeve Jean Ango. Për këtë nisi të mblidhte një taksë osetë drejtën e avarisë mbi ngarkesën e transportuar. Në fillim e shoqëronin vetëm nëse kryente drejtëIshujve Azore, por në vitin1526Karli I i Spanjës vendosi konvoje të rregullta ngaSevilja drejtëTierra Firme (veriu iAmerikës Jugore) në gusht dhe Spanjës së Re (Meksika dheAmerika Qendrore) në prill, duke i shoqëruar nga vetëm me njënau të armatosur. Anija kapitene drejtonte konvojin. Gjatë natës ndizte një fener të madh që shërbente si orientues i flotës.
Flota kryente një ndalesë nëIshujt Kanarie, përgjithësisht nëLa Gomera, ku furnizoheshin me ujë. Shpejtësia e përshkimit varej nga anijet më të ngadalta. Kryenin ndalesa në ishullin eDomenikës ose nëMartinikë. Flota eTierra Firme drejtohej për nëCartagena de Indias,Nombre de Dios dhe Portobelo, ndërsa ajo e Spanjës së Re për në Veracruz. Zakonisht ktheheshin përkatësisht rrethtetorit dhenëntorit. Duke nisur nga viti1555 rritja e veprimtarisë sëkorsarëve i detyroi të rrisnin numrin e luftanijeve (nau ose galeonë) në katër për konvoj. Kjo eskortë e quajturFlota de la Guardia i shtyti drejtë shkëputjesanijet tregtare për të shkuar nëKaraibe dhe të drejtoheshin nëHavana për tu kthyer me flotën e vitit të mëparshëm. Eskorta e flotës sëTierra Firme zakonisht ishte më e madhja pasi përfshintegaleones de la plata që bartnin ngarkesa meargjend mbretëror që vinte nga minierat ePerusë. Flota e Spanjës së Re nga ana e saj, bartëte mallra të ardhura ngaFilipinet, një ngarkesë e çmuar meerëza,mëndafsh,porcelan dhe mallra të tjera luksi. Këto transportoheshin ngaManila drejtëAkapulkos dhe nga aty nëpër tokë drejtë Verakruzit. Të dyja flotat kryenin ndalesa ngjatë kthimit nëAzore dhe pastaj drejtoheshin për nëSevilje.
Në rast nevojeFlota de la Guardia mbështetej ngaArmada de la Mar Océana, flota gadishullore spanjolle kryesisht nga galeonët eEscuadra de Portugal. Përveç këtyre llogariteshin tre ose më shumë skuadra me baza nëCádiz,La Coruña,Sevilje,Santander dheLisbonë. Flota përbëhej si nga anije të kurorës ashtu dhe nga anije të kontraktuara dhe vetëm një pjesë e vogël ishin galeonë, ndërsa pjesa tjetër ishin luftanije me kapacitete të ndryshme.
Ndonjëherë njëGaliflota oseflota de galeones shkëputej për misione specifike tëIndive, si, për shembull, në vitin1625 dhe atë në vitin1629.
Galeonët e përdorur nëMesdhe i përkasin një tipologjie më të vjetër të kësaj lloj anijeje, me tipare të veta të traditës nautike të këtij deti, si përdorimi i direkëve me një trung, një pjesë e vetme. Dobësimi i rrugëve tregtareveneciane pas zbulimit të Amerikës, e detyroi flotën e këtyre shteteve të mbrohej kundërosmanëve dhepiratëve berberë dhe të tregtonin me vendet e tjera bregdetare.
Vizatimet më të vjetra nëAngli ndodhen në një dorëshkrim të quajtur "Fragments of Ancient Shipwrightry" të hartuar rreth vitit1586 nga Mathew Baker, njëmjeshtër anijendërtues. Ky dorëshkrim, i mbajtur nëPepysian Library,Magdalene College tëKembrixhit, ofron një referenca autentike për përmasat dhe formën e galeonëve tipikë anglezë, të ndërtuar gjatë kësaj periudhe.
Dallohen sqepë të ulët dhe elegantë të mbështetur nga një lakore e vogël e gdhendur dhe duke formuar ujëraçarësin, një kështjellë prori dhe vetëm një kuvertë, më poshtë se zakonisht. Mungesa e balustradave midis kuvertës së pasme dhe kështjellës e zbulon ekuipazhin ndaj zjarrit armik. Për ta kompensuar këtë, përgjatë bordurave vendoseshin dërrasa dhe barrikada bordurash, duke përfshirë, në disa raste, ekuipazhi fshihej duke dekoruar kuvertën përgjatë bordurave në bazë të grupimit të veshjeve që vendoseshin dukshmërisht ose mbi të cilat pikturoheshin mburoja, ndonjëherë për të shmangur dallimin e konsistencës së vogël të materialit. Këto struktura më të ulta bashkë me një përmasë dhe gjerësi më të vogël bënin që më shumë marinarë dhe të përshtateshin për të lundruar në linjën e prorit, pasi erë ballore duke mos hasur pengesa te superstrukturat nuk e ndalte përparimin e saj. Pesha që ishin më të vogla imbarkonin përpjestimisht më shumë artileri se galeonët mesdhetarë. Në përiudhën eElizabetës I, grykat e zjarrit të shkurtra sitopi i mesëm (me kalibër 165mm, 3,05 m depërtim) u zëvendësuan nga kulverinat e reja prej 18 ose 19 librash (133mm, 3,50 m) me goditje të shpejtë dhe preçizion deri në 90 m.
Në nga galeonët e Bakerit qeArk Royal me zhvendosje ujore prej 880 tonësh, rreth 30 pjesë artilerie, 190 marinarë dhe 70ushtarë. Ai mori pjesë, nën komandën e Charles Howard de Effingam nga 31korriku deri në 8gushtin e vitit1588 në betejën që u përballën flota angleze dheArmada Invencible spanjolle nëKanalin e la Manshit.Grande y Felicísima Armada spanjolle llogariste 64 anije me bord të lartë, mes të cilave 20 galeonë të përshkruar sime përmasa të stërmëdha dhe ndërtim madhështor, dërrasa dhe veshje të forta dhe struktura rezistente ndaj pushkëve. Anija admirale e dukës së Medina Sidonias ishteSan Martín, prej një mijë tonësh zhvendosje ujore dhe 50 pjesë artilerie. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 177lundërtarë dhe 300ushtarë. Në tërësi flota angleze llogariste vetëm 16,000 veta kundër 27,000 spanjollëve.
Këta imbarkonin numra të mëdhenj ushtarësh të prirur për luftim trup më trup, me synim tëabordonin në anijet armike që betejat navale gjithësesi të përfundonin duke vendosur me sulm, si nëBetejën e Ishullit Terceira.Francis Drake, në komandën e anijesRevenge dhe për më tepër kapitenët anglezë hoqën dorë nga përpjekja për ta mundur Armadën Spanjolle me sulme ballore, kundër të cilës nuk kishin mundësi fitoreje.[48]
Ata parapëlqyen të shfrytëzonin zhdërvjelltësinë dhe artilerinë më të madhe të anijeve të tyre, duke pritur kohën e duhur për të sulmuar, gjë që ndodhi në Betejën e Gravelinas më 7 gusht, me rezultatin përfundimtar të fitores së flotës angleze, duke e detyruar flotën spanjolle të vazhdonte udhëtimin e saj dhe të largohej ngaKanali i la Manshit, gjë që rezultoi katastrofike kur Armada e Madhe synoi tu rrotullohejIshujve Britanikë. Gjatë betejës shumë anije mbetën pa municion, si rrjedhojë, pjesërisht e shumësisë së artilerisë së vogël dhe larmisë së kalibrave.
Apoteoza e galeonit anglez erdhi meSovereign of the Seas të Çarlit I, të projektuar nga Phineas Pett dhe të vënë në punë në vitin1637. Kishte 38,7 m gjatësi tëkallumës, 51,8 m midis perpendikulareve dhe 14,7 m gjerësi. Bartëte 100 topa dhe ishte e dekoruar në mënyrë të pasur me skulptura të praruara nga Gerard Christmas mbi dizajne të Van Dyck. Kostoja e tij e stërmadhe prej 65 586 libra shkaktoi një krizë buxhetore që kontribuoi në Revolucionin e më vonshëm Anglez të vitit1642.
Galeon holnadez, nga Hendrick Cornelisz Vroom, Rijksmuseum, Amsterdam.
NëVendet e Ulëta tëshekullit të XVII punonin disa nga zdrukthëtarët navalë më të mirë të periudhës që për territorin e vogël tëProvincat e Bashkuara të Holandës ndërtuan disa nga galeonët më të shquar dhe të përparuar të kohës së tyre. Pas Paqes së Vestfalisë dhe pavarësisë pasuese ngaSpanja, dominimi i detit kishte rëndësi absolute për shtetin e ri. Mjafton të thuhet se një e katërta e 4 milonë banorëve të saj vareshin nga puna në det. Portet flamande përthithnin 90% të trafikut anglez, prandaj përplasja meAnglinë qe e pashmangshme.
NëMuseo Naval de Madrid ruhet një model galeoni flamand të vitit1593 që ilustron përparimet ndërtimtare që zhvilluan holandezët: direku i përparmë është i vendosur shumë afër kështjellës së prorit dhe poshtë tij është i dukshëm njëspar krikoje për spirancën në lartësinë e kuvertës kryesore. Në qendër, në të dy krahët, vendosej një rrjetëabordazhi dhe kështjella bashkohej me kuvertën e pasme me një korridor.
Armatimi i tij përbëhej nga tetë topa në lartësinë e kuvertës kryesore dhe shtatë të tjerë në atë të sipërme. Bordi mbi nivelin e ujit të galeonëve holandezë ishte më i ulët dhe i ngushtë se ai i galeonëve bashkëkohorë të vendeve të tjera; duke parë se duhet të manovronin shpesh në cektinat e brigjeve tëFlandrës kishin nevojë për anije me pak kalatë dhe manovrueshmëri maksimale për të shmangur ngecjen në cektinë. Fundi ikarenës zakonisht ishte më i sheshtë se anijet e vendeve të tjera.
Zhvillimi rrugëve detare të shteteve të ndryshme vunë në dukje rëndësinë e zhvillimit të një flote domethënëse. Në këtë mënyrëFranca,Perandoria Osmane, dhe vendet eEvropës Veriore nisën përpjekjet për të reduktuar diferencën me vendet me flota më të rëndësishme. Shpesh u morën marangoz navalë të huaj për të plotësuar mungesën e përvojës nëndërtimin naval të kohës. KurKardinali Richelieu u ngjit në pushtet në Francë në vitin1624, vendosi të riorganizonte armatën franceze, shumë inferiore nga ajo ebritanikëve dhe spanjollëve. Për këtë ngarkoi inxhinierë navalë holandezë për ndërtimin e pesë galeonëve të mëdhenj. Këta do të shërbenin si modele për anijet e mëvonshme të ndërtuara në Francë, i pari ndër të cilët do të ishte galeoniLa Couronne, prej 1087 tonësh dhe 72 topash.
Galeonë të tjerë të rëndësishëm të ndërtuar gjithashtu me ndihmën holandeze ështëVasa suedez. I vënë në lundrim më 10 gusht1628, pati fatin e keq të fundosej në lundrimin e tij përurues.Vasa qe një nga anijet më të mëdha dhe të armatosura më fuqishëm të kohës së saj. Kushtet e veçanta të shtratit detar suedez lejuan ruajtjen e jashtëzakonshme të strukturës së saj dhe dekorimin e saj madhështor që tashëm mund të admirohet në muzeun që mban emrin e saj në Stokolm, duke qenë një shembull unik galeoni të ruajtur gati tërësisht.
Përmendje të veçantë meritojnë galeonët e ndërtuar nëJaponi gjatëshekullit të XVII. GaleoniSan Juan Bautista (fillimisht i quajturDate Maru,伊達丸) u ndërtua me ndihmën spanjoolle dhe përshkoiPaqësorin në dy raste drejtë Spanjës së Re. Herën e parë me mision diplomatik të drejtuar nga Hasekura Tsunenaga dhe që vazhdoi (me anije spanjolle) drejtëRomës, ku u takua me papënPali V. Qe e para nga anijet e ndryshme të ndërtuara në Japoni, duke përzier teknikat perëndimore me ato vendore, të ashtuquajturitshuinsenë.
Një anije me tre direkë, vela katrore te direku i përparmë dhe kryesor, dhe vela latine në direkun e pasëm.
Veçoria më dalluese e galeonit përfshintesqepin e gjatë të theksuar para prorit, të ndjekur nga një direk të përparëm dhe kryesor, të dy dallueshëm më të lartë sesa direkët e vetëm ose direkët e pasëm me vela të dyfishta latine, me lidhjet e tyre të pjerrta latine dhe poshtë galerisë katrore pasme të pupës. Mesatarisht me tre direkë, në galeonët e mëdhenj, shtohej një direk i katërt, zakonisht një tjetër direk i pasëm me vela latine, i quajtur direku i pasëm ibonaventurës.
Është një anije e rrjedhur ngakarraka kombinuar me shpejtësinë ekaravelës. Galeonët ishin anije me performancë të lartë, përmasa të mëdha dhe kapacitet të lartë zjarri. Ata mund të ishin si lufte ashtu dhe ngarkese, duke u përdorur në lundrimet transatlantike për të mbrojtur dhe bartur pasuritë eAmerikës. Këtyre anijevepiratët u druheshin shumë, për shkak të shpejtësisë dhe fuqisë së tyre të zjarrit.
Përkundrejtëkarrakës, galeoni kishte gjatësi më të madhe, në përgjithësi gjatësi sa trefishi i gjerësisë, e cila ishte sa dyfishit i lartësisë. Sqepi i prori, pranë bompresit, e humbiste funksionin sulmues si tegalera, duke u kthyer në mbështetje të direkut të bompresit, direku i prorit, diagonal përkundrejtë linjës së bordit të anijes dhe që bujtëte vetëm një velë, të quajturçivada (spritsail, osecebadera).
Skicë e një galeoni të shek. të XVI. Shihen nivelet e ndryshme të urave: nga poshtë-lartë renditensentina, ku normalisht pozicionohej zavorra apo balasta drejtpeshuese me rërë dhe gurë; urat e depos, në të cilat ngarkoheshin mallrat dhe pjesët e këmbimit; Ura e parë e baterisë, ura e kuvertës dhe kështjellat. Për tu dalluar pompat e sentinës, që shërbenin për të zbrazur anijen nga depërtimi i ujit.
Ndryshe ngakarrakat, me kështjellë prori më të lartë dhe më të madhe, te galeonët qenë superstrukturat e pupës që u bënë më të larta. Te galeonët e parë ishin më të larta se ato të mëvonshme, duke përfshirë më shumë nivele urash. Kështjella e pupës ishte e zbukuruar në mënyrë të kursyer me motive gjeometrike polikrome; shpërthimi i luksit dekorues u shfaq vetëm një shekull më vonë me evoluimin e anijeve të linjës duke u bazuar te galeonët. Kështjella e pupës, në lartësinë e urës së kuvertës, mund të pajisej me një rresht prej tetë ose dhjetë pjesë artilerie të vogla; shtatë ose tetë pjesë të tjera artilerie mund të pozicionoheshin në kështjellat e pupës, urat e sipërme të saj. Ura më e rëndësishme e anijes ishte Ura e parë e Baterisë, e vendosur poshtë urës së kuvertës. Në këtë mënyrë kishte një shpërndarje më të mirë të peshave, ndërsa manovrat kryesoire për drejtimin e galeonit zhvilloheshin në urën e kuvertës.
Modifikimet kryesore përbëheshin nga një kështjellë prori më e ulët, një këhtjellë pupe në formë katrore dhe një trup i zgjatur. Kjo risi e fundit, i jepte më shumë stabilitet në ujë dhe pakësonte rezistencën nëerë, me rezultatin e një anijeje më të shpejtë dhe të manovrueshme se llojet e mëparshme. Kështjellat nuk u eliminuan se, megjithëse duke e ndërlikuarlundrimin, shërbyen në mënyrë efikase në operacionet luftarake, duke bërë të mundur një mbrojtje më efiçente kundërabordazheve.
Duhet vërejtur se në mënyrë të jashtëzakonshme ka patur edhe disa galeonë me rrema. I tillë është rasti i përmendur i "Doce Apóstoles", që i përkiste flotës spanjolle , i ndërtuar për të barturFilipin e II të Spanjës.
Një galeon, përgjithësisht ishte 40 m i gjatë dhe bartëte 40topa, tre deri në pesëdirekë, mevela, zakonisht katrore, megjithëse kishte edhe vela latine si galiasat dhe një ekuipazh prej 800 vetash. Marrëdhënia midis gjerësisë dhe gjatësisë së trupit ishte midis 1:3 dhe 1:4. Forma e tij, me kështjella në pror dhe në pupë ishte se, në rastabordazhi, goditësit të kishin pozicion më të mirë.
Model galeoni anglez me katër direkë: (nga e majta në të djathtë) * Direku ibonaventurës, ose kundramexanës, direku më i pasëm, me vela latine dhe më i vogël se Direku i Mexanës. * Direku i Mexanës, ose direku i pasëm kryesor, me vela latine dhe më i vogël se direku i përparëm. * Direku kryesor, më i larti, i vendosur në qendër të kuvertës në modelet me 3 direkë. * Direku itrinketit, ose i përparëm, direku i dytë sipas lartësisë. * Bompresi.
Përpjestimet e anijeve tëshekullit të XIV dhetë XV arriheshin duke u nisur nga formula murcianetres, dos y as; d.m.th.: gjatësia trefishi i gjerësisë dhe kjo dyfishi i lartësisë së brendshme. Për galeonin kalohet në formulën 4:2:1, disi më i shkurtër dhe e gjerë se njëgalerë; dhe më e gjatë dhe më e ulët se një anije e zakonshme. Megjithëse kjo lartësi ishte mjaft e madhe për praninë e një kështjellë të konsiderueshme (kuverta dhe struktura të ngritura të përdorura si platforma goditëse) në pror dhe në pupë, karakteristikë që e trashëguan ngagalerat. Por elementi më tipik që ruajtën nga ato është sqepi i madh që zgjatet nga bompresi i madh, megjithëse tani pa funksion sulmues dhe pa përforcimehekuri, duke u shndërruar në mënyrë progresive në sqep: plataforma me ballkone nga të cilët manovroheshin litarët e prorit që bartnin sheshet ose banjot e ekuipazhit. Në një dorëshkrimvenecian tëshekullit të XVI përshkruhen përmasat e një galeoni: gjatësia midis perpendikulareve 41,3m, gjatësia ekallumës 30,5m, gjerësia 10m.
Një galeon ishekullit të XVI ishte i gjatë mesatarisht 40-42 m (ose më tepër) për një gjerësi në dhjetëshen e parë të metrave. Galeonët kishin nga tre deri në pesëdirekë, dhe në përgjithësi direku i trinketit (i përparmi) zotëronte tre vela katrore, ku më e madhja ishtevela e përparme (e trinketit), e ndjekur nga vela e përparme e kreut (parroketa) dhe nga vela topgalante (velaço). Edhe direku kryesor bartëte tre vela katrore, vela kryeosre, vela e kreut (osee gabias) dhe vela topgalante (osevelaçoja kryesore).
Galeoni, në versionin e tij përfundimtar qe një anije më e gjatë dhe e ngushtë se anija e zakonshme, dhe më i shkurtër dhe i gjerë në përpjestime sesagalera, përgjithësisht me më pak se 500 tonë, edhe pse disa (si të ashtuquajturitGaleonët e Manilës, që lidhninAmerikën meFilipinet mund të të arrinin 2000 tonët). Zhvendosja ujore varioi me kohën, duke u rritur në mënyrë progresive deri në 334 tonë për mësën mesatare të galeonëve në inventarit mbretëror të vitit1556. Më vonë, rregjistrat treogojnë një prirje të qartë të rritjes së përmasave duke përmendur anije gjithmonë e më të mëdha. Për shembull nëArmada Invencible të vitit1588 kundërAnglisë morën pjesë tre galeonë të mëdhenj portugezë prej 1000 tonësh dhe 8 prej rreth 800 tonësh.
Galeon i skematizuar: vela katrore në direktë e përparmë dhe vela latine (trekëndore) në direkun e pasëm
Galeonët karakterizohen nga veçori të ndryshme:Sqepi imponues në pror;kështjella e rëndësishme e pasme, shumë karakteristike, me formë katrore por më e ulët sesakarrakat; njëtrup i përforcuar, duke i hequr format e rrumbullakëta, më pak efiçente për lundrim, të hasura tekarrakat dhekaravelat e fundit tëMesjetës;velat latine në direkët e pasëm, të lehta për tu manovruar në të gjitha drejtimet (këndet e erës), një velë për direk;velat katrore osetrapezoide në direkun kryesor dhe të përparëm që lejonin një sipërfaqe maksimale dhe shpejtësi me erën mbrapa, përgjithësishttre vela për direk: vela kryesore ose vela e përparme, vela e kreut dhe vela topgalante;bompresi (horizontal ose direk diagonalë në prorin e anijes) që bartëte gjithashtu një velë të vogël katrore:çivada e fiksuar drejtpërdrejtë te bompresi, ndonjëherë ishte e pranishme ose/dhe një velë katrore e fiksuar në një direk të vogël në fund të bompresit.
Përveç lundrimeve transatlantike, për të cilat këto anije ishin të destinuara, duke përdorur për shembullpasatet me fryrje mbrapa. Velat katrore në këtë mënyrë mundësonin minimizimin e kohës së ushtëimit me disa ditë ose deri javë, gjatë udhëtimeve të gjata duke pakësuar ushqimin e nevojitur dhe rreziqet e lidhura me lundrimin. Ai e rriti edhe ngarkesën e bartur.
Galeoni spanjoll mund të arrinte 7 nyjet, që ishin të barabarta me 13 kilometra në orë.[49]
Galeonë spanjollë tëArmada Invencible në vitin1588, pikturë e Cornelis Claesz. van Wieringen (Rijksmuseum, Amsterdam).
Galeonët kishin tre deri në pesëdirekë. Direku i përparmë, me vela katrore dhe direku i pasëm (ose dy direkët e pasëm për 4 dhe 5 direkëshet) kanë vela latine (trenkëndore). Direkët me vela katrore ishin sa dyfishi i madhësisë së direkëve që bartnin vela latine.
Ndërsa direku i mexanës (pas kryesorit) bartëte vetëm një velë latine, vela e mexanës. Në disa galeonë (përgjithësisht më të mëdhenjtë) ishte i pranishëm edhe një direk i katërt dhe ndonjëherë edhe një i pestë, të quajtur direku ikundramexanës osebonaventurës, të pajisur edhe ata me një dy ose tre vela latine. Në këtë rast mexana pajisej me dy vela latine ose edhe me tre vela latine të mbivendosura. Në pupë dilte horizontalishtspar horizontal i quajturbutafuori, që shërbente për të ngulitur skotat e velave latine, d.m.th. litarët që shërbenin për të mbajtur këndin e pasëm të velës.
Për një anije me tre direkë, emrat përkatës të zakonshëm ishin: direku i përparmë, direku kryesor, direku i pasëm ose mexanës.
Në rastin e anijeve me katër direkë, nga përpara – mbrapa ishin:
Direku i përparmë me vela katrore.
Direku kryesor me vela katrore.
Direku i pasëm kryesor ose mexanës (vela latine)
Direku i pasëm ose kundramexana (vela latine) i quajtur edhedireku i bonaventurës.
Mes përparësive të galeonit ishte kursimi më i madh ekonomik i ndërtimit përkundrejtë anijeve të tjera. Me koston e 3karrakave mund të ndërtoheshin 5 galeonë, një investim i mirë për flotat luftarake të periudhës.
Një tjetër përmirësim qe krijimi i një sistemi manovrash që mundësonte ta menaxhoje edhe me një ekuipazh të pakët: për shkak të periudhave të gjata të kaluara në det dhe kushteve të këqija të higjenës dhe sigurisë, shumë anëtarë të ekuipazhit vdisnin gjatë lundrimit.
Lartësia e galeonitLa Couronne, të ndërtuar ngamarangozi Charles Morieur me ndihmën e holandezit Roache-Bernard.
Megjithëse disa galeonë të vjetër të ngjashëm me njënau, shfqen katër direkë, të përparëm,kryesor,mexane dhekundramexane (apobuenaventura), me vela katrore në të përparmin dhe kryesorin, ndërsa vela latine në dy të tjerët, ky numër u fiksua përfundimisht në tre. Direkët e mexanës pjerrësoheshin drejtë pupës përgjatëshekullit të XVII. Nuk përdoreshin vela aurike, as vela thikë. Këtyre zakonisht u shtohej një velë torbë nën bompres dhe në anijet e mëdha edhe një direktormentine mbi skajin e saj. Nga viti1620 u përdor për të pajisur një velëgabbia (anglishttopsail) mbi velën latine të mexanës; këto anije në vende të ndryshme emërtoheshinfregata (që nuk duhen ngatërruar mefregatat, shumë të ndryshme, tëshekullit të XVIII).
Direku i përparmë u zhvendos mbrapa duke nisur ngashekulli XVII. Në këtë mënyrë ngrihej para kështjellës së prorit dhe duke nisur nga kjo periudhë zhvendoset mbrapa duke u ngritur nga njëfogonadurë në kuvertën e kështjellës.
Velatura fragmentohet në raport me anijet e mëparshme me të njëjtat përmasa, duke montuar më shumë vela dhe me përmasa më pak të ndryshme, si dhe duke përmirësuar lidhjet e velaturës. Gjithashtu fragmentohen më shumë direkët duke shtuar direkun e kreut dhe velat e kreut dhe velat topgalante, risi e futur ngaflamandët në vitin1570. Koshat e vrojtimit i zvogëluan përmasat.
Model i një galeoni portugez prej 500 tonësh teLivro de Traças de Carpintaria, të vizatuar nga mjeshtri marangoz Manuel Fernandes, në v. 1616
Trupi pësoi gjithashtu modifikime përkundrejtëkarrakës, duke e pakësuar lakimin dhe duke e zëvendësuar pupën e rrumbullakosur —që do të vijonte në shumë anije të mëdha— për pasqyrën e planit. Gjerësia ishte e madhe në linjën e plluskimit dhe prirej për tu ngushtuar, me murën e pjerrët nga brenda, duke i dhënë në këtë mënyrë qëndrueshmëri që i lejonte montimin eartilerisë më të rëndë. Për të ulur qendrën e rëndesës zvogëlohej me raste pjesa e pasme e kuvertës së poshtme për të kompensuar lakimin që do të pësonintopat e montuar në këtë pjesë. Gjithashtu u përgjithësua përdorimi i portëzave me vendosjen e topave në pozicion më të ulët, rreth qendrës së rëndesës. Nga ana tjetër, kështjella e prorit do të zhvendosej mbrapa lakores ujëraprerëse të, duke e pakësuar rrezikun që trysnia e ajrit të bënte të përmbysej anije dhe duke i lehtësuar mbështielljen e erës (duke lundruar me erën përpara).
Një përmirësim i rëndësishëm i galeonëve qe futja eaguliotos, një zgjatje vertikale e hurit të timonit. Para kësaj timoni shihej i detyruar të manovronte hurin në brendësi të sipërfaqes mbi ujë, pa i parë velat dhe duke i drejtuar me akrepa ose nëpërmjet të udhëzimeve të dhëna nga një oficer i kuvertës. Megjithatë pas përmirësimit timoni i kishte në pamje velat, gjë e rëndësishme në lundrim. Timoni i rrethor nuk do të shfaqej deri në kohën pas periudhës së galeonëve.
Një karakteristikë e galeonëve ishte galeria, një pasarelë që rrotullohej përreth pupës dhe që mbante banjat e oficerëve. Kjo rridhte nga një traditë e gjatë mesdhetare që arrinte te anijet eRomës së lashtë që zotëronin një platformë në pjesën e jashtme të trupit që mundësonte zhvendosjen nëpër anije pa u dashur të kalohej zona e ngarkesës. Kjo galeri mbulohej së pasmi duke u integruar me kabinat e oficerëve.
Në Spanjëkanteieret detare ia dorëzonin anijen kurorës të zbrazët dhe pa pajisjen me velatura dhe direkë. Ishte përgjegjësi e shtetit ta pajiste anijen, një proçes i gjatë dhe i kushtueshëm që mund të zgjaste shumë muaj. Dora e fundit ishte dekkorimi dhe pagëzimi i anijes. Përpunimi i dekorimit varionte sipas rëndësisë së anijes dhe fondeve të disponueshme. Në flotën spanjolle të periudhës ishte e zakonshme ti emërtoje anijet e rëndësishme me emra shenjtësh, virgjëreshash apo figurash të tjera fetare. Zakonisht pikturohej pasqyra e pupës me një imazh të shenjtit apo ndonjë skenë aluzive të Spanjës. Pjesa më e dekoruar ishte kështjella e pupës, që zakonisht përbëhej nga përdredhje ose me kurora dhe figura të vogla që përsëriteshin duke ndjekur format e anijes. Pjesa mbi nivelin e ujit mbrohej me një lyerje me okër të errët, por shpesh pikturoheshin fasha me ngjyra të gjalla përgjatë bordeve dhe kështjellave. Pjesët e gdhendura shpesh praroheshin. Dekorimi i anijeve spanjolle zakonisht ishte më i kursyer sesa i atyre të vendeve të tjera evropiane.
Ngrihej një flamur në secilin direk, përveç stemave dhe penonëve në pjesët e tjera të anijes. Këta flamuj varionin sipas shteteve, flotat dhe misionet sipas sistemit kompleks heraldik që përfshinte përveç armatave mbretërore, stemën e komandantit të flotës në anijen admirale.
Artileri spanjolle e shek. XVI: a:kulverina; b:topi; c:arkibuzoni; d:mortaja; sipas vizatimit të inxhinierit militar Luis Collado de Lebrija (1592). Artileria navale nuk ndryshonte nga ajo tokësore në fillim të shek. të XVI, duke u montuar mbi karro të të njëjtit lloj, gjë që vështirësonte manovrimin në bord.
Me galeonin lufta detare hyri në një periudhë të re,marina u formua si një instrument themelor i fuqisë së shteteve evropiane dhe jo vetëm si një mjet transporti dhe dhe sulmi i këmbësorisë tokësore. Gjatë kësaj periudhe do të kryheshin betejat e para të mëdha në det të hapur, pasi deri atëherë përballjet zgjidheshin gati gjithmonë afër brigjeve.
Arma kryesore e galeonit ishte kulverina, e përsosur përgjatë viteve. Bateria e parë formohej nga nja njëzet pjesë prej 18 libra (kalibri 133 mm, gjatësi 3,50 m). Në urën e kuvertës një bateri e dytë bujtëte gjysmë-kulverina prej 10 ose 9 librash. Kështje e pupës dhe prorit mund të kishin pjesë më të vogla baterie, me gjasa të rrotullueshme.
Një fillim taktikat e luftimit të përdorura ngaSpanja ndiqnin zakonet e marra në luftimet mesdhetare, me beteja në distanca të afërta me këmbësori të mëdha që synoninabordazhin në anijet armike. Taktikat përdornin gjithmonë e më intensivisht artilerinë.Topat klasifikoheshin në kategori dhe kalibra të shumta, por mund të ndahen në tre klasa:
Armë të vogla me goditje të dhunshme. Zakonisht ishin me mbushje nga pas, të cilët ishin të lehtë dhe të shpejtë për tu përdorur pasi karikoheshin nga foleja e pasme. Përdoreshin kundër këmbësorisë armike dhe artileria e vogël montoheshin furka të rrotullueshme mbi bordet ose struktura të tjera, por gjithmonë në kuvertë, pasi në të kundërt, tymi i shpërthyer nga arma do ta mbyste brendësinë e armës. Në fakt, ky ishte shkaku i një prej mangësive kryesore të këtij lloji armësh, pasi të metat dhe hapsira e armës si dhe nxjerrja pasuese e gazeve shkaktonte një humbje orientimit në të shtënë që bënte të humbej fuqia dhe saktësia përkundrejtë armëve me mbushje të përparme me kalibër të njëllojtë. Në këtë kategori armësh bënin pjesëversot (1/2 kulverine),sakret (1/4 kulverine),falkonetat (1/8),esmerilët,çervatanat,ribaldakinat (me mbushje të përparme),musketat,lagartijat dhesakabutët ndër të tjera. Këto armë shtinin topthahekuri, hobe hekuri të plumbosura dhe disa lloj mund të shtinin fishekë ose municion të thërrmuar.
Armë të mëdha me goditje të dhunshme. Armët më të vjetra të këtij lloji ishinbombardat oselumbardhat, prej hekuri të farkëtuar dhe me mbushje nga mbrapa. Në kohën e galeonëve këto armë dhe variantet e tyre,bombardeta dhepasavolante tashmë ishin të vjetëruara megjithëse duken në inventarët mbretërorë deri në vitet1570. Më të zakonshmet e periudhës ishin kulverinat, disa prej të cilave, variante më të vogla hynin në kategorinë e mëparshme. Ndaheshin në kulverina, kulverina të mesme, kulverina të treta (sakre), etj. Këto karakterizoheshin nga pasja e një shfryrje shumë të madhne në raport me kalibrin e tyre, gjë që i jepte një rreze më të madhe se topi, meegjithëse në breg me një përmasë më të vogël municioni dhe një konsum më të madhbaruti.Topat ishin armët më të mëdha në këtë kategori, me një kalibër më të madh në raport me përmasat e tij. Ata ndaheshin nga ana tjetër në topa, topa të mesëm dhe topa të tretë në varësi të përmasave të municionit të përdorur, ku topat me përmasat më të mëdha quheshinkanonë goditjeje. Pesha e municioneve të topave varionte midis 7 dhe 40 librave dhe midis 2 dhe 24 për kulverinat. Këto armë montoheshin për motive stabiliteti në kuvertat e poshtme, me më të fuqishmet në pror.
Armë të mëdha me goditje lakorre. Ishin armë të kalibrit të madh dhe shfryrje të vogël që shtinin predha nga kuverta me trajektore parabolike, gati vertikale. Më të zakonshmet ishin arkibuzonët dhemortajat, që shtinin predha të mëdha guri veçanërisht të gdhendura (popla) dhe që nga mesi ishekullit të XVI bomba. Kjo lloj arme ishte e rëndë dhe pak efikase, prandaj, nga viti1620, përdorimi i tyre pakësohet.
Pjesët eartilerisë më të vjetra formoheshin nga pjesëhekuri të farkëtuara nga unaza gjithashtu prej hekuri, të ndërtuara në formë varele druri. Më vonë u fabrikuan prej hekuri të shkrirë dhe më vonë prejbronzi. Bronzi ishte më i shtrenjtë, por topat prej bronzi zgjasnin më shumë dhe ishin më të lehtë. Parashekullit të XVI artileria montohej në maja të ngulitura pa rrotulla, por në periudhën e galeonëve artileria e rëndë zakonisht montohej mbi karro me dy rrota, në mënyrë të ngjashme me atë tokësore. Në fund tëshekullit të XVI u përgjithësuan pozicionet e ngritura me katër rrota, më të përshtatshme për përdorimin naval. Në fund të shekullit të XV u shfaqënmuñones, gjë që mundësonte rregullimin e pozicionimit të armës lehtësisht.
Larmia e madhe e topave dhe kalibrave supozonte një problem të madh për të cilinKarli V shpiku për herë të parë thjeshtëzimin e varietetit të shtatë topave midis 3 dhe 40 librave, gjashtë me goditje të dhunshme dhe njëmortajë.Artileria ishte shumë e vlefshme për tu bërë pjesë e anijes, deri sa depozitohej në arsenalet mbretërore dhe pajisej në funksion të misionit që duhet të zhvillonte. Ky ishte një sistem i ndërlikuar, por që mundësonte një përdorim më të mirë të armatimit të disponueshëm.
PikturaWager's Action off Cartagena nga Samuel Scott, që paraqet fundosjen e galeonit spanjollSan José në v. 1708
Ekuipazhi ishte i përbërë nga 300 veta që hanin dhe flinin në urat e baterisë, ndërsa oficerët bujtnin në pupë. Gjatë periudhës së galeonëveArmada Spanjolle ndoqi normën për të pajisur një ekuipazh për çdo tonelatë ngarkesë, megjithatë këto shifra mund të varionin në mënyrë domethënëse sipas nevojave dhe rrethanave financiare. Kështu, në vitin1550 sipas arsyes duhet të kishte një detar për çdo 5 tonelata e gjysmë dhe në vitin1629 prej një 1 marineri për çdo 6 tonelata e 1/4. Kështu një galeon tipik në fillim tëshekullit të XVII, prej rreth 500 tonësh, përmbante rreth 90 detarë, nga të cilët 15 do të ishin oficerë, 25 marinarë, 20 djelmosha anijeje ose aspirantë detarë, 10 pazhë ose shegertë dhe 20 artilierë. Përveç këtyre duhen shtuar ushtarët që formonin një grup prej rreth 125 vetash, një shifër zakonisht shumë më e lartë se çdo vend tjetër evropian, dhe që mund të rritej shumë më tepër në kohë lufte ose në misione të rrezikshme. Për shembull, anijetpirate të karaibeve të periudhës mund të bartnin një ekuipazh midis 20 dhe 30 detarësh, ndërsa një galeon numëronte, vetën në artileri, me 160 ushtarë duke përfshirë më shumë,[50] dyje qenë në këtë mënyrë, të mbrojtura kundër çdo kërcënimi të vogël nga anijet e tjera me të njëjtin kapacitet, vetëm në mundësinë e shteteve evropiane osekorsarëve të liçencuar nga ta.
Në flotat që kryeninCarrera de las Indias komandën e kishte njëkapiten i përgjithshëm, përgjithësisht një person me prejardhje fisnike dhe me përvojë në det, që hipte në bordin e anijeskapitene bashkë me një shpurë që përfshinte oficerë mbretërorë. Kapiteni i përgjithshëm emëronteadmiralin, në vijin person në linjën e komandës dhe që komandonte anijen e vetë,admiralen, që tradicionalisht vendosej në prapavijë të formacionit ose në skajin e kundërt të anijes kapitene. Kapiteni i një prej anijeve, të quajturgobierno, ishte guvernator, ushtarak i rangut të lartë pas kapitenit të përgjithshëm. Çdo flotë kishte njëpiloto mayor që kishte në detyrën të e drejtimit të flotës dhe që vendosej në bordin e anijes kapitene. Përgaleones de la plata që transportoninargjendin ePerusëCasa de la Contratación de Indias eSeviljes emëronte njëmaestre de plata që mbikëqyrte ngarkesën në pronësi të mbretit në bordin e anijes kapitene duke u ndihmuar ngafiadores në pjesën tjetër të flotës. Për më tepër, çdo flotë kishte njëveedor, përfaqësues të interesave të mbretit dhe njëescribano që rregjistronte të gjitha lëvizjet e ngarkesës në bord.
Në ndryshim nga shtetet e tjera evropiane gjatëshekujve të XVI dhetë XVII galeonët spanjollë kishin një komandë të dyfishtë:capitán de mar, me rang më të lartë dhecapitán de guerra, përgjithësisht një ushtarak që ishte në komandë të trupave. Të dy detyrat do të bashkoheshin në urdhëresat e vitit1633 nëcapitán de mar y guerra. Menaxhimi i anijes, ashtu si furnizimi dhe mirëmbajtja e sajde facto ishin nën kontrollin emjeshtrit, duke parë se kapiteni zakonisht i kushtohej kryesisht detyrave administrative. Një dallim me detyrat e tjera që emëroheshin për zgjatjen e udhëtimit ose misionit, mjeshtri zakonisht shërbente në të njëjtën anije gjatë të gjithë karrierës së tij. Ndihmësi dhe ndjekësi i tij në linjën e komandës ishtealférez de mar, pas tij piloti, në detyrën e drejtimit të çdo anijeje dhe pas pilotit kundërmjeshtri. Oficerë të tjerë të rangut më të ulët ishingardiani (me detyrë ndër gjërat e tjera të sigurisë së bordit) dhedespensero. Për më tepër secila anije kishte një kirurg të emëruar nga kapiteni dhe një kapellan të emëruar nga kapiteni i përgjithshëm.Maestranza formohej nga detarë të specializuar duke përfshirë njëmarangoz, një kalafatierë, një farkëtar, një zhytës dhe një borizan. Artilierët komandoheshin nga një oficer i quajturcondestable.
Trupa ndiqte të njëjtën hierarki si në tokë. Kapitini i luftës (de guerra) ndihmohej nga njëalférez de guerra dhe ky nga një rreshter. Kompania ndahej në skuadra prej 25 vetash seçila, të komanduara nga një komandant skuadre.Soldados aventajados kishin më shumë përvojë dhe një rrogë më të lartë. Midis tyre llogariteshin dy tamburxhinj, një bilbilier dhe flamurtar. Gjithashtu grumbullonin arkibuzierët dhe musketjerët. Pjesa tjetër e ushtarëve, afërsisht gjysma, ishte e armatosur me shtiza.
Jeta në bord rregullohej nga një sistem prej dy dhe ndonjëherë tre turne ditore. Kapiteni apo kapitenët vendoseshin në kabinën e pjesës së prapme të kështjellës së pupës, në nivelin e kuvertës. Më në pror ndodheshin kabinat e oficerëve dhe mbi këto, në skajin e sipërm të pupës vendosej dhoma ku strehohej piloti dhe në anën e saj streha e kapelanit dhe oficerëve të tjerë të rangut më të vogël. Ndonjëherë oficerët ua huazonin kabinat e tyre pasagjerëve që mund ti paguanin. Detarët strehoheshin nën kuvertë me artilierët në pupë, dhe në mënyrë progresive detarët sipas rangut, ku ata me më shumë përvojë vendoseshin në pupë. Hamakët nuk nisën të përdoreshin deri në fund tëshekullit të XVI.
Timoni me mentesha bullon-dado i galeonit
Për shkak të periudhave të gjata të kaluara shpesh në det dhe kushtet e këqija në bord, shumë nga anëtarët e ekuipazhit vdisnin gjatë udhëtimeve; në këtë mënyrë u zhvilluan sisteme të përparuara velature që anija të lundronte për në atdhe vetëm me një pjesë të ekuipazhit aktiv të nisjes.
Gjatë fillimit të periudhës së galeonëve, zona e ndërtimit nëSpanjë u përqëndrua në bregun atlantik, kryesisht nëKantabri,Biskajë dheCádiz dhe më pas edhe nëLisbonë. Brigjet mesdhetare, që kishin qenë kantieret kryesore të anijeve gjatë periudhës sëgalerave e humbën rëndësinë gradualisht dhe iu kushtuan ndërtimit të anijeve më të vogla. Ndonjëherë Kurora Spanjolle blinte anije në zotërimet e tjera evropiane, siSiçilia apoFlandra. Duke nisur nga viti1610 nis ndërtimi nëKaraibe, mbi të gjitha nëHavana,kantjeret detare të së cilës do të dalloheshin për aksesin e drurëve tropikalë si mogani.
Ndërtimi i një galeoni ishte një ndërmarrje tepër e gjatë dhe e kushtueshme, për të cilën do të krijoheshin grupe apo shoqëri ekspertësh që bashkonin fondet e tyre. Në këtë rast, mbizotëronte veprimtaria tregtare, mbi atë ushtarake, por anija mund të përshtatej me lehtësi të madhe për përdorimin ushtarak. Deri në vitet'60 tëPesëqintësSpanja nuk dispononte një marinë ushtarake jashtëMesdheut, por mbështetej në marinë tregtare të bazuar në njësi që, ose me lehtësime fiskale, ose nëpërmjet marrjes së privilegjeve për të tregtuar me disa porte, duhet të respektonin disa specifika që i bënin të lehta për tu shndërruar në njësi luftarake. Në po këta vite, nëAngli (dhe pak më parë nëFrancë, mbi të gjitha në portethygenote), fabrikuan galeonë të shumtë privatë, veçanërisht të menduar për luftën ndajkorsarisë (domethënë kundër trafiqeve, në përgjithësi spanjollë apo fuqive katolike), me superstruktura të reduktuara, armatim me topa te 8-9 libra (relativisht të shumtë), dhe të cilët ndërtoheshin me vëmendje te shpejtësia. Sigurisht që në vend të ndërtimit parapëlqehej kapja e anijeve kundërshtare.
Në fillim galeonët ndërtoheshin me drurë vendas evropianë, pasi drurët tropikalë me cilësi superiore, nuk ishin provuar akoma përndërtimin naval nëEvropë. Përgjithësisht përdorejlisi përkallumën, kornizat dhe elementet e tjera strukturore,pisha për direkët dhe vergat (veçanërishtPinus pinaster), dhedrurë të tjerë të fortë për trupin, kuvertën dh veshjen. Kjo zakonisht kryhej me mbulim fundor (me dërrasa të vendosura njëra pas tjetrës), megjithëse në disa vende tëEvropës Veriore ndonjëherë përdorej sistemi i mbivendosjes, me dërrasat që mbivendoseshin ndaj njëra-tjetrës. Proçesi i ndërtimit dhe plotësimit të velaturës së një galeoni zgjatej afërsisht dy vjetë.
Shpenzimet e përfshira në ndërtimin e galeonit ishin të stërmëdha. Qindra tregtarë ekspertë (duke përfshirëmarangozë, shkrirës zifti, farkëtarë, vozaxhinjë, inxhinierë navalë, etj.) punonin për muaj para se një galeon të ishte gati për të dalë në det. Për mbuluar shpenzimet, galeonët shpesh financoheshin nga grupe sipërmarrësish të pasur që depozitonin burime për një anije të re. Në këtë mënyrë, shumica e galeonëve porositeshin për tregti, megjithëse ata të kapur nga shtetet rivale zakonisht ishin vendosur në shërbimin ushtarak.
Topat më të zakonshëm të përdorur në bordin e një galeoni ishindemi-kulverinët, megjithëse përmasat e topave deri tedemi-kanoni ishin të mundshëm.
Nuk ka mbijetuar asnjë galeon origjinal me përjashtim të trupit të galeonitVasa, të nxjerrë në vitin1961. Gjithçka që dihet rreth këtyre anijeve i detyrohet dokumenteve historike, paraqitjeve artistike, modeleve të ruajtura si blatime dhe dëshmitë arkeologjike.
Përgjatëshekullit të XX janë krijuar riprodhime të ndryshme pak a shumë besnikërisht të disa prej këtyre anijeve. Në këtë mënyrë në vitin1973 në Appledore tëAnglisë u ndërtua një riprodhim me teknikat origjinaleGolden Hindi iFrancis Drake, rikrijim qëlundroi përqark botës dhe tashmë ekspozohet në Londër. Një riprodhim i dytë më pak i kujdeshëm u sendërtua në vitin1963 në Briksam tëDevonit.
Në Spanjë, në vitin2010 u ndërtua në Punta UmbríaEl Galeón Andalucía,L'Andalucía, oseEl Galeón, si paraqitje e një galeoni të përgjithshëm spanjoll tëshekullit të XVII dhe që lundroi drejtëShangait me synimin e pjesëmarrjes në Ekspozitën Universale të 2010-ës në këtë qytet.
Në vitin1993 përfundoi riprodhimi i galeonit japonezSan Juan Bautista, që ruhet në parkun tematik të Ishinomakit, në veri tëJaponisë.
Për xhirimin e filmitPirates të vitit1986 me regji tëRoman Polański ndërtoi një galeon të quajturNeptune, me dizajn imagjinar dhe që tashmë është ankkorohet nëportin eGjenovës.
Riprodhimi i galeonit holandezBatavia, 1628, për xhirimi e filmitDe Scheepsjongens van Bontekoe,1995, Nieuw Hoorn.
Bazuar në planimetritë e Bakerit,Science Museum nëLondër ka ndërtuar një model anijeje në shkallën 1:48 që është një ekzemplar i galeonëve të kësaj periudhe.[51]
MS Dragon, një riprodhim i stilizuar i galeonit me pesë direkë gjatëTall Ships' Races nëGdynia tëPolonisë (2009).
Nuk ka galeon origjinal akoma të dukshëm, me përjashtim të galeonit muzealVasa. Të gjithë galeonët e tanishëm, në gjenjde për të lundruar ose të ankoruar, janë riprodhime kryesisht për kinemanë ose si tërheqje turistike, si për përfytyrimin që këto anije nxisin, ashtu dhe për simbolizmin e lidhur mepiratët e famshëm.Vasa, është galeoni i vetëm origjinal i ruajtur. Ai u fundos në vitin1628 dhe u nxor nga deti në vitin1961 për tu ruajtur si një anije-muze.
1565:San Pelayo, galeon me madhësi 906 tonë, që shërbeu si anije flamurtare e Pedro Menéndez de Avilés, gjatë ekspeditës së tij për tu vendosur nëSaint Augustine,Florida në vitin1565. Anija qe aq e madhe sa nuk mund të hynte nëlimanin e Saint Augustin, kështu që Menendezi urdhëroi shkarkimin dhe kthimin e saj në Hispaniola. Në një kohë të mëvonshme, ekuipazhi i saj u rrebelua dhe lundroi drejtë Evropës, ku anija do të fundosej pranë brigjeve tëDanimarkës.
1567: Dymbëdhjetë "galeones agalerados" të Pedro Menéndez de Avilés.[52][53]
Shprehjagaleones agalerados nënkupton "galeonë që bartnin dhe mund të zhvendoseshin me rrema". Në mënyrë indirekte tregon ekzistencën e galeonëve të tjerë (nga të zakonshmim) që nuk bartnin rrema.
Flota e Indive ishte një flotë anijesh tregtare që lundronin të mbrojtura nga 12 galeonë (të etiketuar si "Los doce apóstoles"). Konvoi përbëhej prej rreth 50velierash.[54]
1578:Nuestra Señora de la Concepción, galeon spanjoll i etiketuar nga ekuipazhi i saj siCacafuego përtopat e saj të fuqishëm.[55] Ajo u kap nga SirFrancis Drake në vitin1579 dhe i gjithë thesari i saj u çua nëAnli. Ajo bartëte thesare me monedha të prera në një vit nga spanjollët nëAmerikë.
1580:São Martinho, galeon portugez, flamurmbajtësja e Alonso de Guzmán y Sotomayor, duka i VII-të i Medina Sidonias, komandanti i përgjithshëm iArmadës Invencible.
1698: Galeoni spanjollSan José i ndërtuar në vitin1698 dhe i fundosur në vitin1708.
1731: Galeoni i gjerëNuestra Señora del Pilar de Zaragoza në Kavite.[57]
1732: "La Galga", galeon spanjoll me 50 topa. Ai u mbyt në vitin1750 dhe, sipas legjendës, paraardhësit eponëve, tashmë të famshëm, tëChincoteague-s notuan drejtë bregut nga kjo anije.[58][59]
1743: Galeoni spanjollNuestra Señora de Covadonga, do të kapej nga admirali anglez George Anson.[60][61][62]
1750: Galeoni spanjollSantísima Trinidad, i destinuar për tregtinë midisFilipineve dheMeksikës.
1577:HMS Revenge, një "galeon korsarie" i ndërtuar në vitin1577, flamurtarja e SirFrancis Drake në Betejën meArmadën Invencible në vitin1588. Do të kapej nga një flotë spanjolle pranëishullit Flores të Azoreve në vitin1591; u fundos ndërsa po lundronte drejtë Spanjës.
1587:Ark Raleigh ("galeon korsarie"), u dizenjua dhe ndërtua nga SirWalter Raleigh. Më vonë u zgjodh ngaadmirali anglez Lord Howard, për të qenë anija flamurtare e Flotës Angleze në luftën kundërArmadës Spanjolle në vitin1588, duke e riermërtuarHMS Ark Royal.
1534:São João Baptista, i mbiquajturBotafogo,luftanija më e fuqishme në botë në kohën kur nisi lundrimin (1534) ngaportugezët; u bë e famshme gjatë Pushtimit të Tunisit (1535), nën komandën e Luisit të Portugalisë, duka i Bejës.
1637:Santa Teresa, galeon portugez, flamurtari i admiralit Lope de Hoces në Betejën e Downs, në vitin1639.
1650:Santa Luzia, një galeon portugez i njohur për mundjen dy herë i vetëm, të një skuadre holandeze në vitin1650. Ajo ishte nën komandën e Bernardo Ramires Esquível.
1663:Padre Eterno, galeon portugez i vënë në lundrim në vitin1663. Konsiderohej si anija më e madhe e kohës së saj, duke bartur 144 pjesë artilerie me një zhvendosje ujore prej 2,000tonësh.
1566: GaleoniAdler von Lübeck, anija më e madhe e kohës së saj, kur u vu në punë në vitin1566.[67][68]
1607: Përkufizimi i galeonit nga Bartolomeo Crescenzio që e konsideron njëlloj si njënau më të madh dhe më të gjatë, me më shumë shpejtësi. Ndonjëherë shfaqet me direkë mexane dhe kundërmexane me vela latine. Direku kryesor dhe i përparmi kishin vela katrore.[69]
1613:San Juan Bautista (fillimisht i quajturDate Maru,伊達丸 nëjaponisht). Ajo e përshkoiOqeanin Paqësor ngaJaponia deri nëSpanjën e Re në vitin1614. Ishte një galeon i tipit spanjoll, të njohur në Japoni sinanban-sen (南蛮船).
1614: Përkufizimi i galeonit në librin e Pantero Panteras.[70]
1628:Vasa, galeon i madh suedez. Galeoni i vetëm orgjinal që ruhet. Ai u fundos në vitin1628, por u nxor nga deti në vitin1961, për tu ruajtur si një anije muze.
↑Megjithëse kjo llojë anijeje (ose vetëm një model i afërt artistik) tashmë ishte pikturuar në stemënForal të Lisbonës (të D. Manuelit I) në vitin1502, është në vitin1510 (ashtu si dhe në disa nga vitet pas atij1510) që do të shfaqej në dokumente galeoni oqeanik portugez. Megjithatë, nga viti1519, numri i tyre do të të rritej në mënyrë thelbësore, por gradualisht. Ishte një evoluim dhe përmirësim gradual në dizajn, i kryer gjatë çerekut të para të shekullit – përmirësime teknike që vijuan deri në gjysmën e dytë të shekullit. Galeoni portugez evoluoi ngakaravelat vela katrore dhe ishte një kompromis midiskarrakave të mëdha dhe këtyre karavelave vela katrore osekaravelave të luftës (të quajturaman of war portugez ose nëportugalishtcaravela de armada) që evoluan në dizajnin e një anijeje të re, por duke ruajtur dizajnin e trupit të ngjashëm megalerën. Ishte gjithashtu më e manovrueshme, më e bëshme dhe e armatosur më rëndë.
↑"galleon".Collins Concise Dictionary Englisht (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2023. Marrë më13 maj 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
↑Henry George Liddell; Robert Scott; Henry Stuart Jones (1940)."Galeos".An Intermediate Greek-English Lexicon (në anglisht dhe Ancient Greek). Roderick McKenzie. Claredon Press.
1234Grenier, Robert (2007). Grenier, Robert; Bernier, Marc-Andre; Stevens, Willis (red.).The Underwater Archaeology of Red Bay (në anglisht). Vëll.3. The 24M Hull. Parks Canada.ISBN978-066019652-7.
12Phillips, Carla Rahn (1994). "The Caravel and the Galleon". përmbledhur nga Gardiner, Robert; Unger, Richard W. (red.).Cogs, Caravels and Galleons: the sailing ship, 1000-1650 (në anglisht). Conway Maritime Press.ISBN085177560-8.
↑Teresa Ferrer Mallol (1997). "El Comercio Catalan en Andalucía a Fines del Siglo XV". përmbledhur nga Manuel González; Isabel Montes; Antonio Claret (red.).La Península Ibérica en la era de los descubrimientos, 1391-1492(PDF) (në spanjisht). Acta Historica et Archaeologica Mediaevalia. fq.421–52.
↑Francisco Contente Domingues."Galeão".Navegações Portuguesas (në portugalisht). Instituto Camões. Arkivuar ngaorigjinali më 18 shkurt 2017. Marrë më13 maj 2025.
↑Fray Bartolomé de las Casas (1875). Feliciano Ramírez de Arellano Fuensanta del Valle; José León Sancho Rayón (red.).Historia de las Indias (në spanjisht). Vëll.3. Imprenta de Miguel Ginesta. fq.175–.
U. Alertz (1991).Vom Schiffbauhandwerk zur Schiffbautechnik: die Entwicklung neuer Entwurfs- und Konstruktionsmethoden im italienischen Galeerenbau (1400–1700) (në gjermanisht). Hamburg: Kovač.ISBN3-925630-56-2.
Fray Bartolomé de las Casas (1875). Feliciano Ramírez de Arellano Fuensanta del Valle; José León Sancho Rayón (red.).Historia de las Indias (në spanjisht). Vëll.3. Imprenta de Miguel Ginesta.
Grenier, Robert (2007). Grenier, Robert; Bernier, Marc-Andre; Stevens, Willis (red.).The Underwater Archaeology of Red Bay (në anglisht). Vëll.3. The 24M Hull. Otava: Parks Canada.ISBN978-066019652-7.
Jean Benoit Héron (2013).Ces Bateaux qui ont découvert le monde (në frëngjisht). Douarnenez dhe Grenoble: Le Chasse Marée – Glénat.ISBN978-2-7234-9734-3.
Henry George Liddell; Robert Scott; Henry Stuart Jones (1940).An Intermediate Greek-English Lexicon. Greek and Roman Materials (në anglisht dhe Ancient Greek). Roderick McKenzie. Claredon Press– nëpërmjet Perseus Digital Library.
Teresa Ferrer Mallol (1997). "El Comercio Catalan en Andalucía a Fines del Siglo XV". përmbledhur nga Manuel González; Isabel Montes; Antonio Claret (red.).La Península Ibérica en la era de los descubrimientos, 1391-1492(PDF) (në spanjisht). Sevilje: Acta Historica et Archaeologica Mediaevalia. fq.421–52.
F. Serrano Mangas (1992).Función y evolución del galeón en la carrera de Indias. Colección Mar y América (në spanjisht). Vëll.9. Madrid: Editorial MAPFRE.ISBN84-7100-285-X.
Albert C. Manucy (1992).Pedro Menéndez de Avilés, Captain General of the Ocean Sea (në anglisht). Pinapple Press.
Phillips, Carla Rahn (1994). "The Caravel and the Galleon". përmbledhur nga Gardiner, Robert; Unger, Richard W. (red.).Cogs, Caravels and Galleons: the sailing ship, 1000-1650 (në anglisht). Londër: Conway Maritime Press.ISBN085177560-8.
Quintela, Inácio da Costa (1839).Anais da Marinha Portuguesa (në portugalisht). Lisbonë: Lisbon Academy of Sciences.