Ky artikull mund të mos i përmbushë mëkriteret për një artikull të përkryer. Për këtë arsye, ai është duke urivlerësuar. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhekomentoni.
Ferrari S.p.A. është një prodhues automjetesh sportive me bazë nëMaranello,Itali. Themeluar në1929 ngaEnzo Ferrari, siScuderia Ferrari, në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në1947. Gjithsesi Ferrari vazhdon të jetë e pranishme në kampionatet sportive siFormula 1.
Enzo Ferrari nuk ishte i interesuar fillimisht në prodhimin e automjeteve rrugore, kur ai formoiScuderia Ferrari (fjalë për fjalë "Skuadra Ferrari"), në 1928 si një sponsor për shoferët amatorë me qendër nëModena. Ferrari përgatiti, dhe fitoi me sukses me shoferët e ndryshëm, me makinatAlfa Romeo deri në vitin 1938, kur ai u punësua nga Alfa Romeo të drejtojë departamentin e tyre të garave.
Në vitin 1941,Alfa Romeo u konfiskua nga qeveria fashiste eBenito Musolinit, si pjesë e përpjekjeve të fuqive të boshtit fashist. Ndarja eEnzo Ferrarit ishte mjaft e vogël që të ishte e paprekur. Sepse atij i ishte e ndaluar me kontratë që të merrte pjesë në gara për katër vite,Scuderia për një kohë të shkurtër u bëAuto Avio Costruzioni Ferrari, e cila gjoja prodhonte makineri pune dhe pajisje avionësh. Gjithashtu e njohur siSEFAC (Scuderia Ferrari Enzo Auto Corse), Ferrari në fakt prodhoi vetëm një makinë gare,Tipo 815, në periudhën e jo-konkurrimit. Ajo ishte makina e parë Ferrari (ajo ka debutuar nëMille Miglia në 1940), por për shkak të Luftës së Dytë Botërore ajo pa konkurrencë të vogël. Në vitin 1943 fabrika Ferrari u zhvendos në Maranello, ku ka mbetur që atëherë. Fabrika u bombardua nga aleatët në vitin 1944 dhe u rindërtua në vitin 1946, pas përfundimit të luftës, dhe përfshiu makinat e prodhimit rrugor.
Makina e parë rrugore e Ferrarit ishte125 S e 1947-ës, e fuqizuar nga njëMotorr V12 1.5L; Enzo Ferrari i ndërtoi dhe i shiti ato për të themeluarScuderia Ferrari.[2]
Në 1988, Enzo Ferrari nxori në tregFerrari F40, Modeli i fundit i Ferrarit para vdekjes së tij në fund të vitit, dhe njëra nga supermakinat me të famshme të prodhuara ndonjëherë.Nga 2002 deri në 2004, Ferrari prodhoi Enzon. Enzoja ishte modeli më i shpejtë i Ferrarit në atë kohë, e cila u prezantua dhe iu vu emri në nder të themeluesit të Ferrarit, Enzo Ferrari. Në fillim iu shit klientëve të besuar dhe atyre që kishin bërë porosi më parë, secila prej 399 copëve të prodhuara (minus të 400-ën e cila iu dhurua Vatikanit për bamirësi) kishin një çmim prej $650,000 copa.
Në 12 shtator 2012, 964 makina Ferrari (me vlerë mbi $162 milionë) morën pjesë në ngjarjen e Ferrari Driving Days në pistën e Silverstone dhe bënë paradë rrethSilverstone Circuit dhe vunë rekord botëror.[3]
Makina e Formula 1, Ferrari 312T2, e drejtuar ngaNiki Lauda
Që në fillimet e kompanisë, Ferrari është përfshirë në garat e makinave, duke konkurruar në disa kategori duke përfshirëFormula 1 dhe garat me makina sportive nëpërmjet nënndarjes së saj sportiveScuderia Ferrari e cila po ashtu furnizon edhe skuadrat e tjera me makina dhe motora.
AAC 815 e vitit 1940 ishte makina e parë e garave e dizenjuar nga Enzo Ferrari, megjithëse nuk u etiketua si model Ferrari.
Scuderia Ferrari ka marrë pjesë në disa kategori garash sportive me makina, megjithëse sot është e përfshirë zyrtarisht vetëm në Formula 1. Është skuadra e vetme e cila ka marrë pjesë në kampionatin botëror tëFormula 1 në mënyrë të vazhdueshme që prej 1950.José Froilán González i dha skuadrës fitoren e parë të F1 në1951 British Grand Prix.
Alberto Ascari i dha Ferrarit titullin e parë për pilotët një vit më vonë. Ferrari është skuadra me e vjetër në kampionat, dhe më e suksesshmja: skuadra mban pothuajse çdo rekord të Formula 1. Që prej2008-ës, rekordet e skuadrës përfshijnë 15 tituj botërorë për pilotë (1952,1953,1956,1958,1961,1964,1975,1977,1979,2000,2001,2002,2003,2004 dhe2007) 16 tituj botërorë për konstruktorë (1961,1964,1975,1976,1977,1979,1982,1983,1999,2000,2001,2002,2003,2004,2007 dhe2008), 209 fitore, 4925.27 pikë, 622 finishe në podium, 203 pozicione të para, dhe 218 xhiro të shpejta në 776 gara.
Një312PB (e drejtuar ngaJacky Ickx) gjatë vitit të fundit të skuadrës në Kampionatin Botëror të Makinave Sportive.
Përveç F1, Ferrari përfshiu makina edhe në gara me makina sportive, të cilat ekzistuan për disa vite.
Në vitin 1949,Luigi Chinetti drejtoi një166 M e cila i dha Ferrarit fitoren e parë në gara, në garën 24 orëshe tëLe Mansit në 1949. Ferrari vazhdoi duke e dominuar Kampionatin Botëror të Makinave Sportive i cili u krijua në vitin 1953, duke e fituar titullin 7 herë gjatë 9 kampionateve të para.
Kur formati i kampionatit ndryshoi në vitin 1962, Ferrari fitoi tituj çdo vit në paktën një kategori deri në vitin 1965 dhe pastaj sërish në vitin 1967. Ferrari fitoi edhe një titull finaleje, në vitin 1972 përpara se Enzo të vendoste braktisjen e garave me makina sportive pas vitin 1973 dhe të lejonte që Scuderia Ferrari të përqendrohej vetëm tekFormula 1.
Megjithëse Scuderia Ferrari nuk mori pjesë me makina sportive pas 1973, ata herë pas here ndërtonin makina të ndryshme sportive të suksesshme për pilotët pa skuadër. Këtu përfshihenBB 512 LM në 1970,333 SP e cila fitoiIMSA GT Championship në 1990, dhe momentalishtF430 GT2 dhe GT3 të cilat po fitojnë momentalisht në kategoritë përkatëse.
Përgjatë historisë së saj, Ferrari ka furnizuar edhe skuadrat e tjera, veçmas për skuadrënScuderia Ferrari.
Në vitet 1950 dhe 60, Ferrari furnizoi me makina të Formula 1 disa skuadra. Një shembull i famshëm është skuadra eTony Vandervell, e cila garoi meThinwall Special Ferrari të modifikuara para se të ndërtonin makinat e tyreVanwall.North American Racing Team në sezonin e vitit 1969 ishte rasti i fundit ku përveç Scuderia Ferrari u fut edhe ajo me makinë Ferrari.[4]
Ferrari furnizoi makina me motorë V8 për serinëA1 Grand Prix, për sezonin 2008-09.[5] Makina u dizenjua nga Rory Byrne dhe është stiluar t’i ngjajë makinës së F1 2004.
Makina e parë Ferrari ishte125 S sportive. Në 1949,Ferrari 166 Inter, lëvizja e parë e kompanisë në tregun e grand touring, e clia vazhdon të mbajë shitjet e Ferrarit deri në ditët e sotme.
Dino ishte Ferrari i parë me motor në mes. Ky model u përdor për shumicën e Ferrareve të viteve 1980 dhe 1990. Modelet V8 të Ferrarit përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të Ferrarit.
Për disa kohë, Ferrari prodhoi versione 2+2 për makinat V8 me motor në mes. Megjithëse dukeshin ndryshe nga 2-vendëset, si GT4 dhe Mondial ishin të lidhura ngushtë me 308 GTB.
Kompania prodhoi makina 2+2 me motor përpara, deri në modelet e sotme 612 Scaglietti dhe California.
Ferrari prodhoi makina me motor në mes me 12-cilindra për Berlinetta Boxer në 1973. Më e fundit Testarossa mbetet modeli më i famshëm i Ferrarit.
Përpjekjet më të mëdha janë bërë në tregun e supermakinave.250 GTO e vitit 1962 mund të konsiderohet supermakina e parë e Ferrarit, e cila arrin deri tek modelet e sotmeEnzo dheFXX.
Ferrari ka prodhuar disa makina koncept, siFerrari Mythos. Ndërkohë që disa modele ishin radikale (siFerrari Modulo) dhe nuk u nisën kurrë për prodhim, të tjera siFerrari Mythos kanë treguar elemente stilimi të cilat janë shfrytëzuar për prodhim.
Disa prej versioneve të vetme rrugore të Ferrari u prodhuan gjithashtu, disa prej tyre janë regjistruar nga pronarë të pasur. SiFerrari P4/5.
Programi i projekteve speciale i Ferrarit me dizenjuesit siFioravanti,Pininfarina, dheZagato ndërtojnë modele të modifikuara të Ferrarit si modele strukturore bazë. Makina e parë e këtij programi ishteSP1, e regjistruar nga një ekzekutiv biznesi Japonez. E dyta ishteP540 Superfast Aperta, e regjistruar nga një entuziast Amerikan.
Deri para viteve 1980, Ferrari ndiqte skemën e emërimit me tri numra në bazë të cilindratës:
Modelet me motoraV6 dhe V8 përdornin cilindratën totale (në dencilitra) për dy karaktret e para dhe numrin e cilindrave për të fundit. Për shembull Ferrari Dino206 kishte motor 2.0L V6, ndërkohë qëFerrari 348 kishte motor 3.4L V8, megjithëse, përFerrari F355, karakteri i fundit tregon 5 valvula për cilinder. Deri në daljen eFerrari 360 Modena, karakteret për modelet V8 (të cilat kishin një emër dhe një numër) tregonin vetëm cilindratën totale të makinës. Aspekti tregues numerik vazhdoi edhe meFerrari F430, gjithsesi zëvendësuesja e F430-ës,Ferrari 458 Italia përdor të njëjtin emërim si 206 dhe 348.
ModeletV12 përdornin cilindratën (në centimetra kub) për cilindër. Kështu që, e famshmja 365 Daytona kishte një motor 4390cc V12. Gjithësesi, disa modele Ferrari V12, si599-ta, kanë tregues me tre numra për cilindratën totale.
ModeletFlat 12 (boxer) për cilindratën përdorin litrat. Kështu që, BB 512 ishte 5 litra e sheshtë 12 (një Berlinetta Boxer, në këtë rast). Gjithësesi, Berlinetta Boxer origjinale ishte365 GT4 BB, e cila u emërua si modelet V12.
Halo Car F e ndjekur nga përvjetorët, ashtu siF40 dheF50.Enzo e shmangu këtë rregull, gjithsesi emri i F60-ës u aplikua për makinën e Ferrarit të Formula 1 dhe disa herë ngatërrohet meEnzon.
Shumica e Ferrareve ju është dhënë një tregues për stilin e trupit të makinës. Në përgjithësi, janë përdorur këto shkurtime:
M ("Modificata"), vendoset në fund të numrit të modelit, tregon një model të modifikuar dhe jo një pasardhëse të makinës (shikoF512 M dhe575 M Maranello).
GTB ("Gran Turismo Berlinetta") janë modele të mbylluraBerlinetta, osecoupe.
GTS ("Gran Turismo Spyder") në modelet e vjetra, Spydera të hapura , ose me tavan të hapur (shiko365 GTS/4); Gjithsesi, në modelet më të fundit, kjo prapashtesë përdoret më modelettarga top (shikoDino 246 GTS, dheF355 GTS; me përjashtim të348 TS, e cila u emërua ndryshe). Makinat me tavan të hapur përdorin prapashtesën"Spider" (shikoF355 Spider, dhe360 Spider).
GTO ("Gran Turismo Omologata"), e vendosur në fund të numrit, tregon një version të modifikuar të paraardhëse. Po ashtu, tri shkronjat tregojnë një model i cili është dizenjuar dhe përmirësuar për përdorim në pistë duke qenë edhe për përdorim rrugor. Vetëm tri modele kanë këto prapashtesa; 250 GTO e vitit 1962, 288 GTO e vitit 1984 dhe 599 GTO e vitit 2010.
Sistemi i emërimit mund të jetë ngatërrues, si disa modele të ndryshme përdorin motor dhe stil trupi të njëjtë. Shumë Ferrari gjithashtu kishin emra të tjerë shtesë (si Daytona) për ti identifikuar më tej. Shumë emra të tillë nuk janë emra zyrtarë të fabrikës. Emri Daytona përkujton fitren e Ferrarit në shkurt 1967 në garën 24 orëshe në Daytona me330 P4.[6]
Modelet e ndryshmeDino u emëruan për djalin e Enzos, Dino Ferrari.
Në mesin e viteve 1990, Ferrari shtoi shkronjën "F" në fillim të të gjitha modeleve (një praktikë e braktisur pasF512 M dheF355, por u përshtat sërish meF430).
Zyrat qëndrore dhe fabrika e FerraritKonti Francesco Baracca
Simboli i famshën i skuadrës Ferrari ështëCavallino Rampante ("kali mbi dy këmbë")hamshori i zi mbi dy këmbë në mburojë të verdhë, zakonisht me shkronjatS F (përScuderia Ferrari), me tre shirita jeshilë, të bardhë dhe të kuq (ngjyrat kombëtare italiane) në pjesën e sipërme. Makinat e rrugës kanë një stemë drejtkëndëshe (shiko figurën në fillim të faqes), dhe, me dëshirë, mund të vendoset stema në formën e mburojës nën pasqyrat e përparme afër derës.
Në 17 qershor 1923, Enzo Ferrari fitoi një garë në pistën e Savios nëRavenna ku takoi Konteshën Paolina, e ëma e KontitFrancesco Baracca, një as iforcave ajrore italiane dhe hero kombëtar iluftës së parë botërore, i cili vizatonte një kalë në anët e avionit. Kontesha i kërkoi Enzos ta përdorte këtë kal për makinat e tij të garave, duke sygjeruar se do ti sillte atij fat. "Kali mbi dy këmbë" origjinal i vizatuar në avionin e Baraccas ishte vizatuar formë reje me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, por Ferrari vendosi që kali të jetë i zi (ashtu siç ishte vizatuar në avonët e skuadronit të Baraccas pas vdekjes së pilotit në detyre) dhe ai shtoi të verdhën kanarinë për fushën pasi ishte ngjyra e Modena, vendlindjes së tij. Por kali i Ferrarit ishte i ndryshëm nga ai i kontit në disa detaje të vogla si bishti i kalit në avion ai e kishte bishtin me drejtim poshtë ndërsa stema e Ferrarit e ka me bishtin lart.
Ferrari përdoricavallino rampante si një kompani zyrtare në vitin 1929. Që prej garës 24 orëshe të Spa në 9 korrik 1932,cavallino rampante është përdorur tek Alfa Romeot që garonin për Scuderia Ferrari.
Motivi i kalit mbi dy këmbë është i vjetër, mund të gjendet në monedhat antike. Një kal i zi në fushë të verdhë shihet edhe nëStemën e qytetit Gjerman tëStuttgartit, shtëpiaMercedes-Benzit dhe byrosë së dizenjimit tëPorsche, të dyja konkurrentet kryesore të Alfas dhe Ferrarit në vitet 1930. Emri i qytetit vjen ngaStutengarten, një formë e vjetër e fjalës gjermaneGestüt, e cila përkthehet në shqipstallë kuajsh dhe në Italishtscuderia.Porsche gjithashtu e përfshin stemën e Stuttgartit si logon e korporatës, me në qendë emblemën e shtetitWürttemberg.Rössle i Stuttgartit i ka të dyja këmbët e prapme të vendosura në tokë, si kali i Baraccas, por jo sicavallino i Ferrarit.
Fabio Taglioni e përdortecavallino rampante në motorat e tijDucati, po ashtu Taglioni ka lindur në Lugo di Romagna si Baracca, dhe gjithashtu u ati i tij ishte pilot luftarak në luftën e parë botërore (megjithëse nuk ishte pjesë e skuadronit të Baraccas, siç thuhet ndonjëherë gabimisht). Ndërkohë që fama e Ferrarit rritej, Ducati e braktisi stemën e vjetër ndoshta nga ndonjë marrëveshje midis kompanive.
Që prej viteve 1920, makinat italiane të garaveAlfa Romeo,Maserati dhe më vonë Ferrari dheAbarth ngjyroseshin në të "kuqen e garave" (Rosso Corsa). Kjo ishte ngjyra kombëtare e garave e Italisë, siç u rekomandua nga organizatat ndërmjet luftërave botërore të vilat u shndërruan nëFIA. E cila e referohet kombësisë së skuadrës garuese, jo të prodhuesit të makinës apo pilotit. Në këtë skemë, makinat franceze tëBugattit ishin blu, Gjermanet siBenz dheMercedesi ishin të bardha (që prej 1934 edhe ngjyrë metalike të argjendtë), dhe Britaniket me jeshile si në mesin e viteve 1960Lotusi dheBRM.
Kuriozisht, Ferrari fitoiKampionatin Botëror në 1964 meJohn Surtees duke konkuruar dy garat e fundit në Amerikën Veriore me makinat e ngjyrosura me ngjyrat e SHBA-ve të bardhë dhe blu, pasi nuk u regjistruan nga fabrika Italiane, por nga skuadra amerikaneNorth American Racing Team (NART). Kjo u bë si formë proteste në lidhje me Ferrarin dhe me Autoritetin Italian të Garave në lidhje me homologimin e makinave të reja të garave Ferrari me motor në mes.
Në vitin 1963, Enzo Ferrari u afrua nga Ford Motor Company për një blerje të mundshme. Fordi auditoi asetet e Ferrarit por negociatat ligjore dhe bisedimet u ndërprenë në mënyrë të njëanshme nga Ferrari kur ai kuptoi se marrëveshja e ofruar nga Ford nuk do ta lejonte atë të qëndronte në programin e garave të kompanisë.Henry Ford II menjëherë urdhëroi divizionet e makinave sportive të Ford si:Lotus,Lola, dheCooper që të ndërtonin një makinë që ta mundte Ferrarin në një pistë botërore rezistence, kështu lindiFord GT40 në vitin 1964.
Ndërkohë që marrëveshja me Fordin ra, FIAT iu afrua Ferrari me një propozim më fleksibël dhe bleu interesat mbizotëruese në vitin 1969. Enzo Ferrari mbajti 10% të aksioneve, të cilat tashmë zotërohen nga djali i tijPiero Lardi Ferrari.
Ferrari ka menaxhuar vetë të gjitha produktet që mbajnë markën e Ferrarit, përfshirë syzet, stilolapsat, lapsat, materiale elektronike, parfume, kolonja, veshje, biçikleta të teknologjisë së lartë, ora dore, celularë, dhe madje kompjutera laptopë.
Ferrari gjithashtu ka një muze,Galleria Ferrari nëMaranello, e cila tregon makinat e rrugës dhe të garave dhe shumë objekte të tjera të lidhura me Ferrarin.
Ferrari ka një marrëdhënie të gjatë meShell Oil. Kjo është një partneritet teknik me Ferrarin dhe Ducatin për të provuar dhe për të furnizuar me karburante skuadrat e garave të Formula 1, MotoGP dhe World Superbike. Për shembull, benzina Shell V-Power është zhvilluar me ekspertizën e shumë viteve ndërmjet Shell dhe Ferrari.[7]
Ferrari ka pasur disa marrëveshje për të furnizuar disa skuadra të Formula 1 me motorë përgjatë viteve, dhe për momentin furnizon me motorëScuderia Toro Rosso dheSauber F1 Team.