Futbol Club Barcelona (shqiptimi Catalan:[fubˈbɔlˈklubbəɾsəˈlonə]), shkurtFC Barcelona, dhe njohur në të folur shpesh siBarça ([ˈbaɾsə]), është klub futbolli profesional me seli nëBarcelonë,Spanjë. E themeluar në vitin1899 nga një grup zviceranësh, anglezësh dhe katalonezësh në krye meJoan Gamper klubi u bë simbol i kulturës katalunase dheKatalunizmit, nga vjen edhe motojaMés que un club (sq.:Më shumë se klub).
Stadiumi kryesor i klubit ështëCamp Nou, kurse tifozët e klubit njohen siculés. Në Spanjë rreth 25% e popullatës mendohet të jenë dashamirës të Barcelonës[1]. Në qershor të vitit 2007 numri isocis (anëtarë të klubit/pronar) arriti në 156,366, ndërsa në qershor të vitit 2006 numri ipenyes (përmbajtësit zyrtarisht të regjistruar) arriti në 1782 në mbarë botën.
FC Barcelona kishte një start të suksesshëm në kampionat dhe në kupë, klubi mori pjesë nëCampionat de Catalunya dhe nëCopa del Rey. Në vitin 1902, klubi fitoi trofeun e parë në histori, ajo ishteCopa Macaya, ata gjithashtu arritën deri në finalen eCopa del Rey ku u mundën me rezultatin 1–2 ngaBizcaya.[4] Hans Gamper - njohur tani si Joan Gamper - u bë presidenti i klubit në vitin 1908, ai e gjeti klubin në vështirsi financiare pasi klubi nuk fitonte në trofe që nga viti 1905 ku ata fituanCampionat de Catalunya. në një takim ai tha: " Barcelona s'mund dhe nuk duhët të vdes. Nese çdo njeri heq dorë,unë do të marrë përgjegjësin e drejtimit të klubit nga tani e tutje. Qëndroi si president ne pesë periudha ndërmjet 1908 dhe 1925, ai i kaloi 25 vite në total në krye. Një nga arrtijet e tij më të mëdha si president ishte krijimi i stadiumit të Barcelonës duke krijuar mundësinë e fitimit të të ardhurave.[5]
Më 14 mars 1909, skuadra lëvizi në brëndësi tëCamp de la Indústria, një stadium me kapacitetin e 8.000 vendëve. Nga 1910 deri në 1914, Barcelona ka marrë pjesë nëPyrenees Cup, ku merrnin pjesë skuadrat më të mira siLanguedoc,Midi,Aquitaine (Franca Jugore),Basque Country, dhe Katalonia.[6] Në atë kohë, turnamenti u konsiderua i hapur për skuadrat që do të marrnin pjesë.Gjithashtu ajo u shpall skuadra e 3 me me shum histori mbas Ac Milan dhe Real Madrid.
Gamper njëkohësisht filloi një fushatë për të rekrutuar më shumë anëtar të klubit, dhe më 1922, klubi kishtë më shumë se 20,000 anëtarë që ndihmuan me mjete financiare ndërtimin e një stadioni të ri. Klubi u zhvendosë nëLes Cortes, ku u përurua në të njejtin vitë.Les Cortes kishte një kapacitet fillestar prej 30,000 vendeve, kurse në vitet 1940-ta u zgjerua deri në 60,000 vende.
Gamper po ashtu angazhoi Jack Greenwell për herë të parë si menaxher me orar të plotë në histori të klubit. Pas punësimit të tij filluan ngritjet e para të ekipit në fushë. Përgjatë epokës Gamper Barcelona fitoi njëmbëdhjetëCampionates de Catalunya, gjashtëCopa del Rey dhe katërPyrenees Cups ,ku arriti të shijojë për herë të parë " gjeneratën e artë".
Stema origjinale e klubit ishte një kreshtë në formë diamanti, ku sipër ishte Kurora e Aragonit dhe shkopi i Mbretit James, dhe i rrethuar nga dy degë, njëra e një peme dafine dhe tjetra një palmë.[7] Klubi gjithashtu përdori stemën e qytetit tëBarcelonës, si një demonstrim i identifikimit të tyre me qytetin dhe dëshirës për t'u njohur si të tillë.[8] Në vitin 1910, klubi zhvilloi një garë midis anëtarëve të tij për të krijuar një stemë të re. Fituesi ishte Carles Comamala, i cili në atë kohë luante për klubin. Sygjerimi i Comamala u bë stema që klubi mban sot, me disa ndryshime të vogla. Stema përbëhet nga Kryqi i Shën Gjergjit në këndin e sipërm majtas me flamurin katalanas pranë tij dhe ngjyrat e ekipit në fund.[9]
Lionel Messi është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit, me 778 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai theu rekordin eXavit (767) në mars 2021. Argjentinasi është gjithashtu lojtari me më shumë ndeshje nëLa Liga, me 520.[10]
Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 672 gola në të gjitha kompeticionet. Ai ndiqet ngaPaulino Alcántara me 369 gola, shifër e cila ishte rekord për 89 vite deri sa Messi e kaloi në mars 2014.[11] Në dhjetor 2020, Messi arriti në kuotën e 644 golave, duke thyer rekordin ePelés meSantos për numrin e golave të shënuar për një klub të vetëm.[12] Argjentinasi është golashënuesi rekord i Barcelonës në kompeticionet evropiane dhe ndërkontinentale, si dhe nëLa Liga me 474 gola të shënuar.[13] Përveç tij, katër lojtarë të tjerë kanë shënuar 100 ose më shumë gola për klubin në kampionat:César Rodríguez (190),Luis Suárez (147),László Kubala (131) dheSamuel Eto'o (108).[14]Josep Samitier është golashënuesi më i mirë i Barcelonës nëKupën e Mbretit me 64 gola.[15]
László Kubala mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një ndeshje të La Ligas, me shtatë të shënuar në një ndeshje kundërSporting Gijón në vitin 1952.[16] Messi është një nga dy lojtarët që ka shënuar më shumë gola në një ndeshje tëLigës së Kampioneve, me pesë në një ndeshje kundërBayer Leverkusen në vitin 2012.[17] Në Kupën e Mbretit, rekordi mbahet ngaEulogio Martínez me shtatë gola të shënuar në një ndeshje kundër Atlético Madrid në vitin 1957.[18]
Portierët e Barcelonës e kanë fituarTrofeun Ricardo Zamora (20) më shumë se çdo klub tjetër.Antoni Ramallets dheVíctor Valdés janë portierët që e kanë fituar më shumë këtë trofe, me pesë herë secili. Valdés ka mesataren me të ulët të pësimit të golave me 0.832 gola për ndeshje, një rekord në La Liga.[19] Ai gjithashtu mban rekordin për numrin e minutave pa pësuar gol në të gjitha kompeticionet për Barcelonën (896 minuta).[20]Claudio Bravo mban rekordin për numrin e minutave pa pësuar gol në nisjen e një sezoni të La Ligës, me 754 minuta.[21][22]
Jack Greenwell është trajneri që ka shërbyer më shumë në klub, me nëntë vite në dy periudha të ndryshme (1917–1924) dhe (1931–1933).Pep Guardiola është trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, me 14 trofe të fituar në 4 vite. Lojtari më i suksesshëm i klubit është Lionel Messi me 35 trofe të fituar, i ndjekur ngaAndrés Iniesta me 32 trofe.[23]
Camp Nou i Barcelonës është stadiumi më i madh në Evropë. Shikueshmëria rekord në historinë e klubit ishte 120,000 tifozë në një ndeshje çerek-finale të Kupës Evropiane kundërJuventusit më 3 mars 1986.[24] Modernizimi dhe rinovimi i stadiumit gjatë viteve 1990' e bëri të vështirë thyerjen e rekordit, e cila me shumë mundësi do të vazhdojë të qëndrojë pasi kapaciteti aktual i stadiumit është 99,354 ulëse.[25]
El Clásico (anglisht:The Classic), gjithashtu e njohur siElderbi español,El derbi,¡El SuperClásico! oseEl clàssic( gjuha katalane)[26] është një ndeshjefutbollistike ndërmjet rivalëveReal Madrid C.F. dhe FC Barcelona .
FC Barcelona B është klub Katalanas(Spanjoll). Ata jane rezerva e FC Barcelona.FC Barcelona B me ekipin e pare pra FC Barcelona nuk mund te jene me nje lige. Po ashtu dhe ne Copa del Rey (Kupa e Mbretit) nuk mund te marrin pjese. Ekipi B u themelua qe nga viti 1970. Por qe nga viti 1990 ekipi quhet FC Barcelona B. Me pare ai ishte quajtur CD Espanya, CD Condal dhe Barcelona Atlètic. Po ashtu dhe ishte ekipi FC Barcelona C, qe u themelua ne vitin 1967 per me te rinjet e Barcelones. FC Barcelona B paten shume sukses po ashtu dhe zbuluan talente.
FC Barcelona B kur luajne ne shtepi luajne ne Mini Estadi, dera tjeter e Camp Nou. Mini Estadi është nje nga me te mirat si rezerv stadium ne Bote. Eshte hapur ne vitin 1982 dhe ata u quajten FC Barcelona Dragojt.
FC Barcelona B ka zbuluar shume talenta te medha. Eshte nje numer i madh talenta qe kane ardhur nga Barca B. Ktu jane disa nga talentet qe kane arritur shume: Francisco José Carrasco, Ramon Maria Calderé, Guillermo Amor, Albert Ferrer, Josep Guardiola, Sergi, Thiago Motta,Victor Valdés,Carles Puyol,Xavi,Andrés Iniesta,Lionel Messi,Giovani dos Santos dheBojan Krkić etj., te gjithe keta kane luajtur ne FC Barcelona B dhe kan arritur te ngjiten ne FC Barcelona. Jane edhe disa te tjere qe nuk kane arritur te ngjiten ne klubin e pare po kane shkuar neper klube te tjera te medha. Ata jane: Iván de la Peña, David Sánchez, Luis García, Pepe Reina, Mikel Arteta, Fran Mérida,Gerard Piqué,Francesc Fàbregas dhe Albert Luque etj.
Trofet e fituara:
Liga e dyte Kampion ( Segunda Division) – 1955-56
Liga e dyte B Kampion – 1981-82, 1990-91, 1997-98, 2001-02
Liga e trete Kampion – 1973-74
Liga e Kampioneve -1973, 2006-09
Po ashtu dhe FC Barcelona B ka pasur trajner Junade Ramos, Carles Rexach dhe Jose Mourinho qe kane arritur tashme shume. FC Barcelona B ka nje trajner te mire qe është ne vendin e dyte te liges se kater, dhe sic duket do te ngjitet me larte pra ne ligen e trete, ai ështëJosep Guardiola.
↑"Kubala's legacy at Barcelona"[Trashëgimia e Kubalës te Barcelona] (në anglisht). ESPN FC. 3 tetor 2011.Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2016. Marrë më18 maj 2016.
↑"FC Barcelona individual records"[Rekordet individuale të FC Barcelonës] (në anglisht). FC Barcelona. 20 gusht 2016. Arkivuar ngaorigjinali më 2 tetor 2018. Marrë më12 dhjetor 2020.