Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Evita Peron

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Evita Peron lindi më 7 maj 1919 - Vdiq në moshën 33 vjeçare (26 korrik 1952) si pasojë e kancerit.


Evita Peron (Maria Eva Duarte de Peron ose e njohur edhe si thjeshtëEvita - Eva e Vogël) lindi më7 maj1919 dhe ishte gruaja e dytë e presidentit argjentinas Huan Peron (Juan Domingo Peron). Lindur në një nga zonat rurale tëArgjentinës, Evita do të zhvendosej në Buenos Aires më1934. Gjatë kësaj periudhe kohe, karriera e saj konsistoi kryesisht në aktrimin teatror dhe kinematografik. Ajo punoi gjithashtu për një periudhë relativisht të gjatë në një nga radiot e Buenos Aires ku kishte emisionin e saj personal.

Evita do të takohej me Juan Domingo Peron në vitin 1944, gjatë mbajtjes së një koncerti bamirësie për viktimat e tërmetit shkatërrues të ndodhur në San Juan ku ishin të ftuar aktorë, këngëtarë dhe persona të tjerë të rëndësishëm të Argjentinës. Më 1945 Evita Duarte martohet me Huan Peronin duke u bërë kështu Evita Peron. Më 1946 Huan Peroni nga kolonel i ushtrisë së Argjentinës, zgjidhet si presidenti i vendit; Evita shpallet si rrjedhojë zonja e parë e Argjentinës.

Nga viti 1946 deri më 1952, Eva u mor me punë të ndryshme partiake dhe qeveritare. Kështu ajo u aktivizua në fondacionin e saj Eva Peron, mbajti fjalime të shumta mbi të drejtat e punëtorëve dhe mbrojtjen e grave nga dhuna dhe diskriminimi. Në nivel partiak ajo formoi Partinë Peroniste Femërore.

Më 1951 Evita Peron pranoi nominimin e saj për tu zgjedhur zëvendëse presidente e shtetit të Argjentinës. Nominimi dhe pranimi nga ana e saj e kandidaturës, çoi në debate të shumta ndër rangjet e larta të ushtrisë dhe klasës së pasur argjentinase. Gjendja e saj shëndetësore u rëndua ndjeshëm përpara se të zbulohej se ajo vuante nga kanceri, sëmundje e cila i mori jetën më26 korrik1952. Pak më vonë, po atë vit Parlamenti argjentinas do i akordonte asaj titullin“Lider Shpirtëror e Kombit Argjentinas.”

Shiko edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Evita (Filmi)

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Evita_Peron&oldid=2107043"
Kategoritë:
Kategori e fshehur:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp