Etologjia (greqisht: ήθος: ethos - zakon, natyrë, karakter + λογος: logos - shkencë, njohuri, mësim) është fushë akademike e cila merret me studimin sjelljes në aspektin biologjik (biologjia e sjelljes), d.m.th. etologjia është një shkencë biologjike që studjon sjelljen e kafshëve dhe njerëzve.[1] Fokusi i etologjisë është sjellja në kushte natyrore, ndërsabiheviorizmi përqëndrohet në studimin e natyrës, modeleve dhe përgjigjeve specifike të sjelljeve në rrethanat e paracaktuara në kushtet laboratorike. Metodologjia themelore e etologjinë merrë parasysh nevojën e përgjigjeve analitike në disa pyetje themelore, të tilla si:
Cilët faktorë (të brendshëm dhe të jashtëm) shkaktojnë një reagim të përshtatshëm në sjellje,
Çfarë dhe si duhet të menaxhohet sjellja dhe
Cila është natyra e bashkëveprimit të sjelljes dhe mjedisit jetësor.[2][3]
Në fillim të shekullit XXI, një vëmendje e veçantë është përqendruar në studimin e sjelljes dhe komunikimit në mes të kafshëve dhe njeriut dhe emocionet përkatëse, "kultura" animale, të mësuarit dhe sjellja seksuale. Janë duke u zhvilluar edhe fusha tjera të reja të etologjisë, të tilla si, p.sh. neuroetologjia, por është i sigurt edhe fillimi i hulumtimit mbi sjelljen e organizmave joanimal, të tilla si p.sh. jeta e bimëve.[4][5][6]
^"Behaviourism". Oxford Dictionaries. Arkivuar ngaorigjinali më 12 korrik 2012. Marrë më9 shtator 2016.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)