Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

E drejta e grave për të votuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
E drejta e grave për të votuar

E drejta e grave për të votuar (Women's suffrage: e njihur edhe sivotimi i grave)[1] është një lëvizje përtë drejtat e grave për të votuar dhe për të kandiduar për post zgjedhor. Të drejta të kufizuara e votimit janë fituar ngagratëFinlandë,Islandë,Suedi dhe disa shtete perëndimore tëSHBA, në fund tëshekullit të XIX-të.[2] Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare formuar për të koordinuar përpjekjet për të fituartë drejtën e votës, në veçanti "Aleanca ndërkombëtare për të drejtën e votës për gratë" (1904), e cila gjithashtu ka punuar për të drejtat civile të barabarta përgratë.[3]

Demonstrim i militanteve të së drejtës së votimit për gratë,1913,Uashington D.C.

Në vitin1881,Ishulli i Manit (jo pjesë eMbretërisë së Bashkuar) miratoj Aktin Zgjedhor Manx, i cili i dhagrave, të cilat ishin zotëronin prona,të drejtën e votës në parlamentin e vendit, Tynwald. Në vitin1893,Zelanda e Re, atëherë njëkoloni vetë-qeverisëse britanike, u dha grave të moshës madhoretë drejtën e votës, dhe kolonia vetëqeverisëse eAustralisë Jugore, tani njështet Australian, veproi në mënyrë të njëjtë në vitin1894, ku kjo e fundit i lejoj gratë gjithashtu të kandidonin për pozita. Në vitin1901, disakoloni britanike u bën federata tëBashkësisë së Australisë, dhegratë fituantë drejtën e votës dhe të drejtën e kandidimit në zgjedhjet federale nga viti1902, por kufizimet diskriminuese kundër grave (dhe burrave) autoktonë australianë (Aboriginal Australians) për të votuar në zgjedhjet kombëtare nuk u hoq tërësisht deri në vitin1962.[4][5][6]

Arrestimi i një militante të së drejtës së votimit për gratë, Londër, 1910-1915

Historia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Anna II, murgesha e Quedlinburg-ut. Në epokën para-moderne, në disa pjesë të Evropës, kryemurgeshat ishin të lejuar të marrin pjesë dhe të votojnë në kuvendet të ndryshme kombëtare evropiane në bazë të gradës së tyre në kuadër të kishave katolike dhe protestante.

demokracinë e re athinase, shpesh të cituar si vendlindja edemokracisë, vetëm burrat lejoheshin të votonin. Nëpër shekujt e mëvonshëm,Evropa u qeveris në përgjithësi nga monarkët, megjithëse në forma të ndryshme të Parlamentit, të lindura në kohë të ndryshme. Grada e lartë që i atribuohej kryemurgeshave brenda Kishës Katolike u lejonte disa grave të drejtën të uleshin dhe votonin në kuvendet kombëtare – si kryemurgeshat e me nivele të larta të ndryshme nëGjermaninë mesjetare, të cilat renditeshin mes princave të pavarur të perandorisë. Pasardhësit e tyre protestantë gëzonin të njëjtin privilegj pothuajse në kohët moderne.[7]

Pas shitjes së shtëpisë, aktivistja britanikEmmeline Pankhurst udhëtoi vazhdimisht, duke i dhënë fjalime në të gjithë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Një nga fjalimet e saj më të famshme,Liri ose vdekje (ang), u dha nëKonektikat në vitin1913.

Marie Guyart, një murgeshë franceze e cila ka punuar me njerëzit e "Kombeve të para" (popujt vendas/autoktonë) tëKanadasë gjatëshekullit të shtatëmbëdhjetë, shkroi në vitin1654 në lidhje dhe praktikat e votimit tëgraveIroquois, "Këto femra prijëse janë gra të qëndrueshme në mesin njerëzve të egër, dhe ato kanë votë vendimtare në këshillat. Ato marrin vendime atje njëjtë si burrat, dhe ato janë ato që madje delegohen si ambasadorë të parë për të diskutuar paqen."[8]Iroquois, si shumë popuj të "Kombeve të parë" nëAmerikën e Veriut, kishte një sistem nga ana e femrave tëfarefisnisë. Prona dhe trashëgimia kalonin nëpërmjet linjës femërore. Gratë e vjetra votonin për kreët trashëgues meshkuj të cilët edhe mund ti shkarkonin.

Lëvizjet për të drejtën e votës

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
SHBA, gratë në demonstrata për të drejtën për të votuar, shkurt1913.

Lëvizja për të drejtën e votës ishte një lëvizje e gjerë, duke përfshirë gra dhe burra me një gamë të gjerë të pikëpamjeve. Në aspektin e diversitetit, arritja më e madhe e lëvizjes së të drejtës së votës për gratë nëshekullin e njëzetë ishte baza e klasave jashtëzakonisht e gjerë.[9] Një ndarje të madhe, veçanërisht nëBritani, ishte midis aktivistëve të së drejtës së votimit për gratë, të cilët kërkonin të krijojnë ndryshime kushtetuese, dhe aktivistëve të së drejtës së votimit për gratë të udhëhequr nga aktivistja politike anglezeEmmeline Pankhurst, e cila në vitin1903, formoi lëvizjen më luftarakeBashkimin politik dhe shoqëror të grave.[10] Pankhurst nuk do të kënaqej me asgjë, por me veprim në çështjen e të drejtën e votës së grave, me "vepra, jo fjalë" siç ishte ehe motoja e organizatës.[11][12]

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Teaching With Documents: Woman Suffrage and the 19th Amendment" (në anglisht). National Archives (USA). Marrë më4 shkurt 2014.
  2. Ellen Carol DuBois (1998).Woman Suffrage and Women's Rights (në anglisht). New York University Press. fq. 174–6.ISBN 978-081471901-5.
  3. Allison Sneider (korrik 2010). "The New Suffrage History: Voting Rights in International Perspective".History Compass (në anglisht).8 (7): 692–703.
  4. Australian referendum, 1967 (Aboriginals), additional text.
  5. "Founding docs, Australia" (në anglisht). Foundingdocs.gov.au. Arkivuar ngaorigjinali më 3 dhjetor 2010. Marrë më8 janar 2011.
  6. E. C. (13 prill 2005)."Electoral Commision, New Zealand" (në anglisht). Elections.org.nz. Marrë më8 janar 2011.
  7. "Abbess".Original Catholic Encyclopedia (në anglisht). 21 korrik 2010. Arkivuar ngaorigjinali më 14 janar 2012. Marrë më26 dhjetor 2012.
  8. Women Mystics Confront the Modern World (Marie-Florine Bruneau: State University of New York: 1998: faqe 106)
  9. Dubois, Dumneil 2012, fq. 474.
  10. "Emmeline Pankhurst: Women Cause" (në anglisht). Newstatesman.com. 14 korrik 2008. Marrë më8 janar 2011.
  11. {{cite book|author1 = Maroula Joannou|author2 = June Purvis|url =https://books.google.com/books?id=8dHBAAAAIAAJ&pg=PA157&dq=women's+social+and+political+union+emmeline+pankhurst&hl=en&ei=H9CHTsvJCoPEtAbCyMTgAQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=2&ved=0CDIQ6AEwAQ#v=onepage&q=women's%20social%20and%20political%20union%20emmeline%20pankhurst&f=false%7Cyear = 1998|title =The women's suffrage movement: new feminist perspectives|year = 1998|publisher = Manchester University Press|language = en|page = 157
  12. Sophia A. Van Wingerden,The women's suffrage movement in Britain, 1866-1928 (1999) ch 1.

Bibliografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Baker, Jean H.Sisters: The Lives of America's Suffragists. Hill and Wang, New York, 2005.ISBN 0-8090-9528-9.
  • "Woman suffrage" inCollier's New Encyclopedia, X (New York: P.F. Collier & Son Company, 1921), pp. 403–405.
  • Webster's Ninth New Collegiate Dictionary (New York:Merriam Webster, 1983)ISBN 0-87779-511-8.
  • Åsa Karlsson-Sjögren:"Männen, kvinnorna och rösträtten : medborgarskap och representation 1723–1866" (Men, women and the vote: citizenship and representation 1723–1866).suedisht:{{{1}}}
  • Women's Suffrage, "A World Chronology of the Recognition of Women's Rights to Vote and to Stand for Election".

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje meE drejta e grave për të votuar.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=E_drejta_e_grave_për_të_votuar&oldid=2873310"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp