Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Nélson de Jesus Silva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë ngaDida)
Dida
Dida në 2012
Personal information
Full nameNélson de Jesus Silva
Date of birth7 tetor 1973 (51 vjeç)
Place of birthIrará,Bahia, Brazil
Height1.96 m (6 ft 5 in)[1]
Position(s)Portier
Youth career
1990Cruzeiro de Arapiraca
1991–1992Vitória
Senior career*
YearsTeamApps(Gls)
1992–1993Vitória24(0)
1994–1998Cruzeiro120(0)
1998–1999Lugano0(0)
1999–2000Corinthians24(0)
2000–2010Milan206(0)
2001–2002Corinthians (huazim)8(0)
2012Portuguesa32(0)
2013Grêmio37(0)
2014–2015Internacional27(0)
Total478(0)
International career
1992–1993Brazili U2012(0)
1996Brazil U2317(0)
1995–2006Brazili91(0)
*Club domestic league appearances and goals, correct as of 03:21, 7 shtator 2015 (UTC)

Nélson de Jesus Silva (*7 tetor1973Irará,Bahia), më mirë i njohur siDida, është një ish portier brazilian. majat e karrierës i ka arritur kur luante për klubin italian tëSerie A,Milan,me të cilin ai fitoi dyUEFA Champions League.

Karriera me klubin

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta e hershme dhe karriera me klubin

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Dida në vitin 2007

Edhe pse i lindur në Bahia, Dida u rrit në shtetin e vogël verior tëAlagoas. Njerëzit e tij shembullor të futbollit ishin portierëtValdir Peres dheRinat Dasaev, të vilët i shikonte ne televizion gjatë1982 FIFA World Cup.

Karriera profesionale e Didas filloi më vitin1990 me Alagoas klubin Cruzeiro deArapiraca (të mos ngatërrohet meCruzeiro EC). Dy vite më vonë, nënshkroi me klubin shtëpiakVitória dhe e fitoi kampionatin e Bahias në sezonin e parë. Më1993, Dida bëri 24 paraqitje në njëmbëdhjetshen e parë për Vitória pas fitores së Under-21FIFA ëorld Youth Championship si zgjidhja e parë e Brazilit.

Më 1994 Dida ishte blerë nga Cruzeiro EC, ku në nje periudhë prej 5 sezonesh, ai fitoi treMinas Gerais tituj të shtetit, më 1996Copa do Brasil, dhe më 1997Copa Libertadores, së bashku me një palëPlacarBola de Prata çmim si portier më i mirë ne kampionatin brazilianCampeonato Brasileiro Série A. Por me këtë sukses shpejt erdhi dëshira që tregtinë e tij të punojë në Evropë, dhe një janar të vitit 1999, vendosi të lërë Cruzeiron që të nënshkuarjë një kontratë me fuqinë-elektrike italiane A.C. Milan.

A.C. Milan

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

2000-2002

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Kërkesa e Didas të lëshojë kontratën e cila i kishte mbetur me Cruzeiron që të shkojë të luaj në Evropë, nisi një mosmarrëveshje me klubin që zgjati pesë muaj, gjatë së cilës ai luajti për klubin zviceranFC Lugano vetëm për ta mbajtur formën e lojës. Por kur çështja përfundimisht ishe mbyllur dhe Dida zyrtarisht i'u bashkua Milanit, ai ishte zdhidhja e tretë e trajneritAlbero Zaccheroni thellë pasChristian Abbiati dheSebastiano Rossi.

Milani i'a huazoi DidanSC Corinthians për të marrë më shumë pjesë në njëmbëdhjetshen e parë si dhe të jetë më i rregullt në të. Ishte gjatë kësaj kohe që reputacioni i tij si mbrojës i penaltive u rrit. Dy mbrojtjet e penaltive që ai i bëri në fitoren 3-2 ndaj rivalëveSão Paulo FC ku të dyja penalltitë u ekzekutuan nga futbollistiRaí - në gjysmë finalen e 1999-ës sëCampeonato Brasileiro rezultoi me titullin"Dida është Perëndi" nga botimi sportivLance!. NëFIFA ëorld Club Championship (sot the FIFA Club World Cup) të vitit 2000. Dida mbron një penalti të ekzekutuar ngaNicolas Anelka në një barazim 2-2 kundrejtReal Madrid, dhe në finalen kundrejtVasco da Gama, Corinthians fitoli titullin me ekzekutimin e penaltive pasi që gjuajtja e futbollistitEdmundo ishte jashtë kornizës së golit.

Milani e ktheu Didan ne klub për sezonin 2000-01 dhe e zuri vendin e Rossit në njëmbëdhjetshen e parë, pasi që Abbiati ishte me kombëtare italiane në lojërat olimpike të vitit 2000. Një fitore 4-1 kundrejtBeşiktaş J.K.Champions League më 13 shtator 2000, ishte debutimi i tij me klubin, por më 19 shtator 2000, në minutën e 89-të ne ndeshjen kundrejtLeeds United, në një ndeshje me shumë shi në stadiuminElland Road, Dida aksidentalisht lëshoi një gjuajtje tëLee Boëyer në golin e tij duke i kushtuar Milanit humbje 1-0. Pas kësaj shpjegimi i tij ishte se pasi që topi ishte rrëshqitës prej shiut, ai u përpoq ëe të përthithë forcën e gjuajtjes pastaj që ta kapë dhe ta mbajë atë, por ai ra në një pellg dhe u kthye në gol. Edhepse nuk pranoi gol kundrejtFC Barcelona një javë më pas, ai u zëvendësua nga Abbiati pasi që tani më ai ishte kthyer prej lojërave olimpike. Debutimin e parë dhe të vetëm në Serie A atë sezon e bëri në nëntor në humbjen 2-0 kundrejtParma F.C. kuPatrick Mboma shënoi të dy golat.

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^"Dida" (në portugalisht). internacional.com.br. Arkivuar ngaorigjinali më 27 qershor 2015. Marrë më23 qershor 2014.
Stub iconKy artikull ngafutbolli ështëi cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke ezgjeruar atë.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Nélson_de_Jesus_Silva&oldid=2593020"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp