Dante Aligeri (italisht:Dante Alighieri), ose Aligiero (italisht:Alighiero), i pagëzuarDurante di Alighiero degli Alighieri dhe i njohur thjesht siDante, nga familja Aligieri (Firence,1 qershor1265 –Ravenna,14 shtator[1]1321), ka qenë një poet, shkrimtar dhe politikanitalian.
Emri "Dante", sipas dëshmisë së Jacopo Aligieri-t, është shkurtimi i emrit Durante[2]; në dokumente emri shoqërohet nga patronimiAlagherii ose nga emri i fisitde Alagheriis, ndërsa variantiAlighieri u krijua vetëm me ardhjen eBokaços.
Ai shquhet si babai igjuhës italiane; fama e tij është kryesisht për shkak të krijimit të veprës "Komedia" (italisht:Comedìa), dhe më pas e quajturDivina nga Bokaço duke u bërë e famshme siKomedia Hyjnore (italisht:Divina Commedia), dhe në përgjithësi konsiderohet si vepra më e madhe e shkruar në italisht dhe një nga kryeveprat më të mëdha të letërsisë botërore.[3] Një shprehje e kulturës mesjetare, e filtruar përmes lirisë sëDolçe stil novo, është gjithashtu një mjet alegorik i shpëtimit njerëzor, i cili arrihet duke prekur tragjeditë e dënimeve, ndëshkimet purgatore dhe lavdat qiellore, duke i lejuar Dantes t'i ofrojë lexuesit një pasqyrë të moralit dhe etikës.
Një gjuhëtar i rëndësishëm, filozof dhe teoricist politik, Dante filloi të lëvizte brenda diturisë njerëzore, duke shënuar thellësisht letërsinë italiane të shekujve të ardhshëm dhe të njëjtën kulturë perëndimore, që të quhej "Poeti i Madh" ose, "Poeti".[4] Dante, eshtrat e të cilit ndodhen pranë varrit në Ravenë të ndërtuar në vitin1780 nga Kamillo Morixha, u bë një nga simbolet e Italisë në botë, falë emrit të trupit kryesor të përhapjes së gjuhës italiane, "Shoqata Dante Aligieri",[5] ndërsa studimet kritike dhe filologjike mbahen gjallë nga "Shoqata Dante".
Ngashekulli XX dhe në vitet e hershme tëshekullit XXI, Dante u bë pjesë e kulturës masive, ndërsa puna e tij dhe figura e tij frymëzuan botën e vizatimeve komike, mangave, videolojërave dhe letërsisë.Dante (shkurtimi emrit Duranie) Aligieri lindi në Firence, në maj të vitit 125 në me familje pronarësh modeste guelfe. Dihet shume pak rreth fëmijërisë e adoleshencës, s dhe studimeve që kreu Dantja. Ai ka studiuar gramatikën, retorikën, filozofinë teologjinë e interpretimin e teksteve të shenjta. Dantja studioi me zell e dashuri dhe poetët antikë, veçanerisht Vingilin. Biografët e tij dëshmojnë se Dante Aligeiri ishte një poetët më të kulturuar në Europë dhe një rol të rëndësishëm në formimin intelektual e moral të Dantes luajti mësuesi i tij, Bruneto Latini, një burrë me horizont të gjerë, poet dhe financier i Komunës së Firencës. Por, krahas shkencës e artit, Dantja nuk la mënjanë as gjimnastikën, kalërimin ose qitjet me hark.
Në vitin 1274, në moshën 9-vjeçare, Dantja takoi për herë të parë Beatriçen, e cila i mbeti në zemër si një kujtim i ëmbël fëmijërie. Ai do ta ndeshe atë sërish në mugë në moshën 18-vjeçare. Dashuria i mbushi shpirtin, i ngrohu zemrën, ndaj vendosi t'i këndojë dashurisë së tij për Beatriçen, e cila paraqitej me tërë bukurinë e saj shpirtërore. Por, më 9 qershor 1290, në moshën 24-vjeçare, Beatriçja vdiq dhe Dantja pëson një tronditje të thellë në jetën e tij.
Dantja u lind dhe u rrit në Firencen e ndarë në dy grupime, që kërkonin bashkimine Italisë nën pushtetin e Perandorit.
Këto rrethana të jetës politike dhe shoqërore të vendit janë të lidhura ngushtë me jetën dhe veprimtarinë e Dante Aligierit, i cili nuk ka qenë vetëm poet i madh, por edhe personalitet i shquar politik. Në vitin 1289, ai lufton denjësisht në Kompaladino, ku u ndeshën guelfët e Firences me gibelinët e Arccos, Dantja bënte pjesë te kalorësit dhe fiorentinët e fituan këtë betejë.
Data e lindjes së Dante-s nuk dihet me saktësi, megjithëse i referohet rreth vitit1265. Ky datim bazohet në disa aluzione autobiografike të raportuara nëVita Nova dhe në këngën eFerrit, e cila fillon me vargun e famshëm "Në mes të ecjes së jetës sonë". Meqenëse gjysma e jetës së njeriut është për Danten, viti i tridhjetë e pestë i jetës[6][7] dhe që nga udhëtimi imagjinar ndodh në1300, ajo si rrjedhje daton1265. Përveç thënieve të kritikëve, kjo hipotezë është mbështetur nga një bashkëkohës i Dantes, historiani fiorentinXhovani Vilani, i cili nëNova Kronika raporton se "ky Dante vdiq në mërgim larg qytetit të Firences në moshën 56-vjeçare".[8] Disa vargje tëParajsës na tregojnë se ai ka lindur nën shenjën e Binjakëve, pra në një periudhë ndërmjet21 majit dhe21 qershorit.[9]
Luca Signorelli,Dante, afresk,1499-1502, ngaStorie degli ultimi giorni, kisha e Shën Bricios, Duomo i Orvieto-s.
Megjithatë, nëse është e panjohur dita e lindjes së tij, ajo e pagëzimit njihet me siguri:27 mars1266, i së shtunës së shenjtë.[10] Atë ditë të gjithë të lindurit e vitit u sollën në burimin e shenjtë për një ceremoni solemne kolektive. Dante u pagëzua me emrin Durante, pastaj u shkurtua në Dante, në kujtim të një të afërmi Gibelin.[11] Plotë me referenca klasike është legjenda e rrëfyer ngaXhovani Bokaço nëIl Trattatello in laude di Dante rreth lindjes së poetit: sipas Bokaços, nëna e Dantes, pak para se të lindte, pati një vizion duke ëndërruar që ishte nën njëdafine shumë të lartë, në mes të një livadhi të gjerë me një burim i papërmbajtur së bashku me Danten porsa i lindur; atje ajo po shikonte fëmijën që shtrinte dorën e vogël drejt degëve, për të ngrënë manaferrat duke u shndërruar në një pallua madhështore.[12][13]
Dantja i përkiste Aligierit, një familje me rëndësi dytësore brenda elitës shoqërore fiorentine që, në dy shekujt e fundit, kishte arritur një farë bujarie ekonomike. Edhe pse Dantja pohon se familja e tij zbriti ngaromakët e lashtë,[14] paraardhësi i tij më i largët të cilin ai kujton, është stëtgjyshi Kaçaguida delji Elisei,[15] fiorentin jetuar në1100 dhe kalorës fisnik nëkryqëzatë e dytë nën perandorinKorrado III.[16]
Siç është theksuar nga Arnaldo D'Addario tekEnciclopedia dantesca, familja e Aligierit (që e mori emrin nga familja e gruas së Kaçaguidas)[16] ka kaluar nga një gjendje fisnike meritokratike[17][18] tek një borgjezi të pasur, por më pak prestigjioze nga ana shoqërore.[19] Gjyshi i babait të Dantes, Belinçione, ishte në fakt njëri i thjeshtë, gjithashtu motra e Dantes u martua me një njëri të thjeshtë.[13] I biri i Belinçiones (i ati i Dantes), Aligiero oseAlegiero i Belinçiones, mbajti zanatin "compsor" (këmbimi i monedhës), me të cilin ai arriti të sigurojë një gjendje të mirë për familjen e madhe.[20][21] Megjithatë, zbulimi i dy dorëshkrimeve të ruajtura në Arkivin Dioçeskan të Lukës, tregon se i ati i Dantes ishte gjithashtu një fajdexhi (duke i dhënë fillim duelit mes Dantes dhe shokut të tij Forese Donati)[22] duke përfituar nga pasurimi nëpërmjet pozitës së tij si prokuror gjyqësor në gjykatën e Firences.[23] Ai ishte gjithashtu një Guelf, por pa ambicie politike: prandaj Gibelinët nuk e dëbuan pas betejës së Montapertit, siç bënë me Guelfët të tjerë, duke gjykuar atë si një kundërshtar jo të rrezikshëm.[13]
Nëna e Dantes quhej Bela delji Abati, e bija e Durante Skolaros[24] dhe i përkiste një familjeje të rëndësishme Gibeline të vendit.[13] Djali i saj, Dante, nuk do ta citojë kurrë atë midis shkrimeve të tij, me rezultatin që ne kemi shumë pak informacione biografike për të. Bela vdiq kur Dante ishte pesë apo gjashtë vjeç dhe Aligiero u martua përsëri, ndoshta midis1275 dhe1278,[25] me Lapa Kiarisimo Çialufi. Nga kjo martesë lindi Françesko dhe Tana (Gaetana) Aligieri, edhe ndoshta, por ajo gjithashtu mund të ketë qenë e bija e Bela delji Abati – një tjetër vajzë e cila kujtohet nga Bokaçio si gruaja e lajmëtarit fiorentin Leone Poxhi dhe nëna e mikut të tij Andrea Poxhi.[25] Besohet se Dantja e përshkruan atë nëVita nova-n (XXIII, 11-12), duke e quajtur atë «grua e re dhe e dhembshur [...] e afërm me një gjak të përbashkët».[25].
Miniaturë që përshkruan Bruneto Latini-n,Biblioteca Medicea-Laurenziana, Plut. 42.19, Brunetto Latino,Il Tesoro, fol. 72, shek. XIII-XIV.
Ne nuk dimë shumë për formimin e Dantes. Sipas gjasave, ndoqi procesin e arsimit të kohës, e cila ishte bazuar në stërvitjen me një gramatikan (ndoshta i njohur edhe sidoctor puerorum) me të cilin mësoheshin fillimisht elementet e para gjuhësore, dhe më pasartet liberale, shtyllë e arsimit mesjetar:[26][27]teologjia,filozofia,fizika,astronomia nga njëra anë (quadrivium);dialektika,gramatika dheretorika nga ana tjetër (trivium). Siç mund të nxirret në përfundim ngaConvivio II, 12, 2-4,[28] rëndësia e latinishtes si mjet i dijes ishte thelbësor për formimin e nxënësit, pasiratio studiorum bazohej kryesisht në leximin eCiceronit dheVirgjilit nga njëra anë dhe e latinishtes mesjetare nga ana tjetër (në veçantiArrigo da Settimello).[29]
Edukimi zyrtar shoqërohet më pas nga kontaktet "joformale" me stimuj kulturorë që vinin nga mjedise urbane të rangut të lartë ose nga kontakti i drejtpërdrejtë me udhëtarët e huaj dhe tregtarët që importoshin nëToskanë inovacionet filozofike dhe letrare të vendeve të tyre të origjinës.[29] Dante pati fat të mirë për t'u takuar, në vitet tetëdhjetë, me politikanin dhe dijetarin fiorentinSerBruneto Latini-n, i cili kishte qëndruar me një kohë të gjatë nëFrancë, si ambasador iRepublikës dhe si i dëbuar politikisht.[30] Ndikimi faktik i Ser Brunetto tek Dante i ri ka qenë objekt studimi më parë ngaFrancesco Mazzoni,[31] dhe më vonë ngaGiorgio Inglese.[32] Të dy filologët, në studimet e tyre, u përpoqën të përshkrueshin ndikimin e trashëgimnisë së Latinit në formimin intelektual të bashkëqytetarit e tij të ri. Dante, nga ana e tij, kujtoi me ndjeshmëri figurën e Latinit nëKomedin, duke vërejtur njerëzimin dhe përzemërsinë e tij:
[...] e or m'accora, la cara e buona imagine paterna di voi quando nel mondo ad ora ad ora m'insegnavate come l'uom s'etterna [...]
Nga këto vargje, Dantja shprehu qartë vlerësimin e një literature të përshkruar në kuptimin e "qytetrimit", domethënë në kuptim të bashkimit shoqëror.[26] Komuniteti në të cilin jeton poeti, në fakt, do të ruajë kujtesën edhe pas vdekjes së tij. Umberto Bosko dhe Xhovanni Rexho, për më tepër, tregojnë analogjinë midis mesazhit të Dantes dhe atij të shprehur nga Bruneto nëTresor, siç mund të shihet nga vulgarizimi toskan i punës së Bono Giamboni-t.[33].
E da questo imaginare cominciai ad andare là dov’ella [la Donna Gentile] si dimostrava veracemente, cioè ne le scuole de li religiosi e a le disputazioni de li filosofanti. Sì che in picciol tempo, forse di trenta mesi, cominciai tanto a sentire de la sua dolcezza, che lo suo amore cacciava e distruggeva ogni altro pensiero.
^Sara Marchesi dhe Maria Grazia Vasta, red. (maj 2007)."Dante Alighieri" (në italisht). Arkivuar ngaorigjinali më 13 qershor 2015. Marrë më3 qershor 2015.
Là dove sia lo punto sommo di questo arco, per quella disaguaglianza che detta è di sopra, è forte da sapere; ma ne li più io credo tra il trentesimo e quarantesimo anno, e io credo che ne li perfettamente naturati esso ne sia nel trentacinquesimo anno.
^Umberto Bosco dhe Giovanni Reggio pohojn se Dante u ndikua nga një pjesë e marrë ngaBibla: «L'opinione era ricalcata d'altronde su un passo biblico: "Dies annorum nostrorum sunt septuaginta anni"(Psalmus 90 (89), 10))» (Dante Alighieri,La Divina Commedia, redaktuar nga Umberto Bosco dhe Giovanni Reggio, Vol. 1 Inferno, p. 7).
Dante Alighieri (1986). Sergio Cecchin (red.).Opere minori (në italisht). Vëll. II. Torino: UTET.
Dante Alighieri,Divina Commedia, ora in:Umberto Bosco dhe Giovanni Reggio, red. (2002).Inferno (në italisht). Vëll. 1. Firenze: Le Monnier.ISBN88-00-41242-4.
Michele Barbi (1925). "Nuovi studi sulla famiglia Alighieri".Studi Danteschi (në italisht) (10): 101–104.
Orazio Bacci (1899).Dante ambasciatore di Firenze al comune di San Gimignano: discorso letto nella sala del comune di San Gimignano il 7 maggio 1899 (në italisht). Firenze: L.S. Olschki.
Benedetto XV (1921).In praeclara summorum (në italisht). Città del Vaticano: Libreria Editrice Vaticana. Marrë më24 maj 2015.
Harold Bloom (1996).Il Canone occidentale. I libri e le scuole delle età (në italisht). Përkthyer nga Francesco Saba Sardi. Milano: Bompiani.ISBN88-452-2869-X.
Jorge Luis Borges (2001). Tommaso Scarano (red.).Nove saggi danteschi (në italisht) (bot. 5). Milano: Adelphi. Marrë më5 qershor 2015.
Filippo Brancucci e Joaquín Arce (1970).Spagna (në italisht). Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më12 qershor 2015.
Filippo Brancucci e Theodor W. Elwert (1970). Umberto Bosco (red.).Germania (në italisht). Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më12 qershor 2015.
Umberto Carpi (2004).La nobiltà di Dante (në italisht). Firenze: Polistampa.ISBN978-88-8304-753-4.
Sirio A. Chimenz (1960). "Dante Alighieri".Dizionario biografico degli italiani (në italisht). Vëll. 2.
Giovanni Ciappelli. "Cante Gabrielli".Dizionario biografico degli italiani (në italisht). Vëll. 51.
Gianfranco Contini (1970).Il Fiore e il Detto d’amore: attribuibili a Dante Alighieri (në italisht). Milano: Classici Ricciardi-Mondadori.ISBN88-7817-104-2.
Pier Vincenzo Cova (1961).Arbusta iuvant. Le Bucoliche e scelta delle Georgiche di Virgilio (në italisht) (bot. 2). Torino: G. B. Petrini.
Arnaldo D'Addario (1960). "Alighieri, Alighiero".Dizionario biografico degli italiani (në italisht). Vëll. 2.
Arnaldo D'Addario (1970). Umberto Bosco (red.).Enciclopedia Dantesca, Alighieri (në italisht). Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më16 tetor 2015.
Alberto Dendi – Elisabetta Severina – Alessandra Aretini (2002).Moduli di letteratura italiana ed europea (në italisht). Milano: Carlo Signorelli Editore.ISBN88-434-0920-4., riportato su:"Dante - Biblioteca della Letteratura Italiana" (në italisht). Pianetascuola-Einaudi. Marrë më21 maj 2015.
Giovanni Ferretti (1935).I due tempi di composizione della Divina Commedia (në italisht). Bari: Laterza.
Giovanni Ferretti (1950).Saggi danteschi (në italisht). Firenze: Le Monnier.
Giulio Ferroni (2006). Giulio Ferroni (red.).Dante e il nuovo mondo letterario: la crisi del mondo comunale (1300-1380) (në italisht). Vëll. 2. Milano: Mondadori.
Kenelm Foster (1970).Cristo (në italisht). Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më4 qershor 2015.
Etienne Gilson (1987). Sergio Cristaldi (red.).Dante e la filosofia (në italisht). Milano: Jaca Book.ISBN88-16-40193-1.
Giovanni Paolo II (1987).Redemptoris Mater (në italisht). Città del Vaticano: Libreria Editrice Vaticana.ISBN88-209-1569-3. Marrë më24 maj 2015.
Salvatore Guglielmino, Hermann Grosser (2000).Storia letteraria dal Duecento al Cinquecento (në italisht). Vëll. 1 (bot. 1). Milano: G. Principato.ISBN88-416-1309-2.
Egidio Guidubaldi (1970).Bartolomeo da Bologna (në italisht). Roma: Istituto della Enciclopedia Italiana. Marrë më16 tetor 2015.
Giorgio Inglese (2005). "Brunetto Latini".Dizionario biografico degli italiani (në italisht). Vëll. 64.
Cesare Marchi (2006).Dante (në italisht). Milano: RCS.
Sergio Marconi (1974). "Canaccio, Bernardo".Dizionario biografico degli italiani (në italisht). Vëll. 17.
Guido Martellotti (1970).Egloghe (në italisht). Roma: Istituto della Enciclopedia Italiana. Marrë më22 maj 2015.
Francesco Mazzoni (1970). "Latini, Brunetto". përmbledhur nga Umberto Bosco (red.).Enciclopedia dantesca (në italisht). Roma: Istituto della Enciclopedia Italiana. Marrë më16 maj 2015.
Pier Vincenzo Mengaldo (1970). Umberto Bosco (red.).stili, Dottrina degli (në italisht). Roma: Istituto della Enciclopedia Italiana. Marrë më19 maj 2015.
Giambattista Moreali (2014).Il Duomo in chiaro – Pietre, versi ed enigmi (në italisht). Modena: Edizioni SIGEM. fq. 457.ISBN978-88-7387-041-8.
Bruno Nardi (1954).Filosofia di Dante (në italisht). Vëll. IV. Milano: Marzorati. fq. 1150–1253.
Guido Pampaloni (1970). Umberto Bosco (red.).Enciclopedia dantesca (në italisht). Bianchi e Neri. Roma: Istituto della Enciclopedia Italiana. Marrë më17 maj 2015.
Paolo VI (1965).Altissimi cantus (në italisht). locationdel Vaticano: Libreria Editrice Vaticana.OCLC799513886. Marrë më24 maj 2015.
Manlio Pastore Stocchi (1970). Umberto Bosco (red.).Epistole (në italisht). Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më22 maj 2015.
Manlio Pastore Stocchi (1970). Umberto Bosco (red.).Questio de aqua et terra (në italisht). Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më22 maj 2015.
Francesco Petrarca,Canzoniere, ora in:Francesco Petrarca (1992). Gianfranco Contini (red.).Canzoniere (në italisht). Torino: Einaudi.ISBN88-06-13066-8.
Giorgio Petrocchi (2008).Vita di Dante (në italisht) (bot. 5). Roma; Bari: Editori Laterza.ISBN978-88-420-4354-6.
Renato Piattoli (1970). Umberto Bosco (red.).Enciclopedia Dantesca (në italisht). Donati, Gemma. Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më16 maj 2015.
Barbara Reynolds (2007). Alessio Catania (red.).Dante: la vita e l'opera (në italisht). Milano: Longanesi.ISBN978-88-304-2436-4.
Pier Giorgio Ricci (1970). Umberto Bosco (red.).Monarchia (në italisht). Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më22 maj 2015.
Simonetta Saffiotti Bernardi (1970). Umberto Bosco (red.).Enciclopedia dantesca (në italisht). Malaspina, Moroello. Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më3 qershor 2015.
Simonetta Saffiotti Bernardi e Remo Ceserani (1970). Umberto Bosco (red.).Francia (në italisht). Roma: Istituto dell'Enciclopedia Italiana. Marrë më12 qershor 2015.
Francesco Selmi (1873).Dei Trattati morali di Albertano da Brescia, volgarizzamento inedito fatto nel 1268 da Andrea da Grosseto (në italisht). Bologna: G. Romagnoli. fq. 389.
Augusto Torre (1959).L'ambasceria di Dante a Venezia (në italisht). Ravenna: Camera di commercio industria e agricoltura di Ravenna.
Gian Maria Varanini (1989). "Della Scala, Alboino".Dizionario biografico degli italiani (në italisht). Vëll. 37.
Giovanni Villani (1802).Istorie Fiorentine di Giovanni Villani (në italisht). Vëll. V. Milano: Società Tipografica de’ Classici Italiani. fq. 135. Marrë më3 qershor 2015.
[Opere] di Dante Alighieri (në italisht). Oxford: nella Stamperia dell'Università. 1894. Arkivuar ngaorigjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më3 shkurt 2019.
Giuliano Mambelli (2010).Annali delle Edizioni Dantesche. Con XLVI tavole fuori testo (në italisht). Verona: Bibliopathos.ISBN978-88-905584-0-5.