4°18′N114°24′E / 4.30°N 114.40°E /4.30; 114.40Stampa:KUTIABruneiBrunei - zyrëtarisht Shteti i Bruneit Vend i Paqes, është shtet në Azinë Juglindore në veri të ishullit tëBorneo-s. Laget nga deti i Kinës së Jugut. Kufizohet në të gjitha anët meMalajzinë përveq Veriut. Ai është i ndarë në dy pjesë nga Limbag, territor i Malajzisë.
Brunei i ka fillet qysh në shekullin e shtatë, nën Perandorinë Sirivijayan me emrin Po-ni. Ai u bë shtet vazal i majapahit para se ta përqafonteIslamin në shekullin 15.
Në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor Brunei e ka të dytin në Azinë Juglindore pasSingaporit dhe është i pranuar si Shtet i Zhvilluar. Bazuar në të dhënat eFondit Monetar Ndërkombëtar Brunei u rradhit i 4-ti për Prodhimin Bruto të Vendit në PPP.
Nën kushtetutën e vitit 1959, Madhëria e Tij Paduka Seri Baginda Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah Mu'izzaddin Waddaulah ështëkreu i shtetit me autoritet të plotë ekzekutiv, përfshirë autoritetin në rast emergjencash që nga viti 1962.
Sulltani udhëheq me ideologjinë shtetërore të njohur si Islam Melayu Beraja ose Monarkia Islamike Malaje. Brunei ka qenëMonarki Absolute që nga viti 1962.
Media është shumë pro qeveritare, kurse familja mbretërore ka pushtet në çdo cep të vendit.
Brunei qeveriset në katër njësi administrative-teritoiale të niveli të lartë të quajturadaerah, të cilat ndahen në nën njësi të quajturamukim (krahina teritoriale).
Brunai është vend në Azinë juglindore me sipërfaqe 5,765 km2. 97% e popullit jetojnë ne perëndim, ndërsa në pjesën lindore jetojnë 10,000 njerëz.Klimatika në Brunai është me klimatikë tropikale.
Islami është fe zyrtare në Brunei. Besimet tjera që praktikohen janë Budismi (13% kryesisht kinez),Krishterimi (10%). NdërsaMendimi i lirë me 7% të popullatës kineze.