Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Bosnja dhe Hercegovina

Coordinates:44°N18°E /44°N 18°E /44; 18
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

44°N18°E /44°N 18°E /44; 18

Bosna i Hercegovina
Босна и Херцеговинa
Flamuri i Bosnja dhe Hercegovina
Flamuri
Emblema e Bosnja dhe Hercegovina
Emblema
Himni: Intermeco
Vendndodhja e Bosnja dhe Hercegovina
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Sarajeva
Qyteti më i madhSarajeva
Gjuhët zyrtareAsnjë (de jure)
Gjuha boshnjake,serbishtja,kroatishtja (de facto)
QeverisjaRepublikë parlamentare federale
Denis Beqiroviç
Zheljka Cvijanoviç
Zheljko Komshiç
Themelimi22 maj1992
Sipërfaqja
 Gjithsej
51,197 km2 (19,767 sq mi)
Popullsia
 2013 census
3.791.662
 Dendësia
89/km2 (230.5/sq mi)
ValutaMarka e këmbyeshme
Zona kohoreUTC+1
 Verës (DST)
UTC+2
Prefiksi telefonik387
Kodi ISO 3166BA
TLD në internet.ba

Bosnja dhe Hercegovina (BH) është shtet në jug-lindje të Evropës, i ndodhur në pjesën perëndimore tëGadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet ngaKroacia ndërsa në lindje kufizohet meSerbien dhe Malin e Zi Ka një dalje në detinAdriatik në afërsi tëMostarit. Si shtet i pavarur pas një lufte katërvjeçare, daton nga5 prilli i vitit1992. Sipas llogaritjeve të organizatave ndërkombëtare (CIA) ky vend në vitin2004 ka pasur 4 milion banorë.

Historia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

shekullin e parë të erës sonë, pjesa më e madhe e Bosnjës së sotme e gjejmë si pjesë të perandoris Romake. Kjo pjesë ishte e banuar nga Ilirët. Pas rënies së perandorisë Romake ajo bëhet pjesë e perandoris Bizantine sikurse disa pjesë tjera të Ilirisë. Sllavët vijnë diku rreth shekullit të shtatë në këtë pjesë të Ilrisë dhe të Trakisë. Me rritjen e numrit të ardhacakëve fillon procesi i tërheqjes së popullsisë nga qytete dhe vendbanimet në periferi e dikur më vonë edhe në pjesët malore. Proces që mund të vërehet në shtete perendimore ku banorët vendas tërhiqen nga qendrat në periferi të tyre.

Mos e përziej me'Republika Socialiste e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Politika

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Shiko gjithashtu:Sistemi shtetëror në Bosnje

Njësitë administrative

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Shiko gjithashtu:Njësitë administrative të Bosnjës dhe Hercegovinës

Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e pacaktuar të cilat ndahen më tej në njësi administrative.

Njësi shtetërore janë:Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (org.: Federacija Bosne i Hercegovine) dheRepublika Serbe (org.: Republika Srpska)

Njësitë administrative sipas njësive shtetërore janë:

Artikulli kryesor:Kantonet e Federatës së Bosnjes dhe Hercegovinës

Gjeografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor:Gjeografia e Bosnjës dhe Hercegovinës

Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51,129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00V, 18 00L.

Klima është e shumellojshme. Në pjesën veriore të saj mbizotëron klima kontinentale mesatare, në viset e larta malore kemi klimë malore, kurse në luginën e lumit Neretvë ndihet ndikimi i klimës mesdhetare. Në fushat karstike vera është e nxehtë, me temperatura të larta dhe dimër të ashpër dhe të ftohtë.

Relievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Malet më të njohura janë: Dinara, Prenji, Jahorina, Vitorogu, Ozreni, Kozara, Zelengora etj.Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,386 metrave në Magliq afër kufirit me Malin e Zi.

Lumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Drina, Una, Sana, Sava, Neretva dhe Vërbas.

Demografia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor:Demografia e Bosnjës dhe Hercegovinës

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 struktura nacionale e B dhe H ka qenë: 44% Boshnjak, 31% Serb dhe 17% Kroat, derisa 6% janë deklaruar si Jugosllav, dhe 2% të tjerë. Përbërja fetare ishte e ngjashme me atë nacionale: 99% Kroatëve ishin katolik, 90% e Boshnjakëve ishin mysliman dhe 95% e Serbëve ishin ortodoks.Të dhënat me kalimin e kohës kanë ndryshuar, sepse gjatë luftës janë shkaktuar 100.000 deri 250.000 viktima, dhe se gati gjysma e popullsisë ka ndërruar vendbanimin. Sipas të dhënave të agjencisë amerikane CIA të vitit 2000, thuhet se në B dhe H kanë jetuar 48% boshnjak, 37,1% Serb, 14,3% Kroat dhe 0.6% të Tjerë. Sipas vlerësimeve të CIA-së në vitin 2004, Bosna dhe Hercegovina ka rreth 4.007.608 banorë. Sipas vlerësimeve vendase në federatën e B dhe H jetojnë 2.517.972 banorë, ndërsa në RS 1.490.993 banorë. Përveç këtyre tre popujve jetojnë edhe disa pakica kombëtare. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 kanë jetuar edhe: Shqiptarë - 4.922, Malazezë - 10.048, Çek - 590,Italianë - 732, Ebrej - 426, Hungarez-893, Maqedonë-1.596, Gjerman-470, Polak-526, Rom - 8.864, Romun - 162, Rus - 296, Rusin - 133, Sllovak - 297, Turq - 267, dhe Ukrahinas - 3.929.[1]

Ekonomia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor:Ekonomia e Bosnjës dhe Hercegovinës

Bosnja dhe Hercegovina në pikëpamje ekonomike ishte e zhvilluar relativisht mirë, sidomos pjesa qendrore dhe veriore, të cilat disponojnë me pasuri mineralesh dhe toka të mira ose pyje. Nxjerrja e mineraleve është degë e rëndësishme ekonomike. Minerali i hekurit nxirret në Lubijë dhe Varesh, boksiti në afërsi të Mostarit, qymyrguri në Banoviq dhe në Krekë, kripa e ngurtë në Tuzle etj. Bazuar në pasuritë minerale, është zhvilluar metalurgjia e zezë (Zenica dhe Vareshi), metalurgjia me ngjyra (Mostar), industria kimike (Tuzla), metalurgjia përpunuese (Sarajevë, Travnik, Banja Luka, Mostari), elektroindustria (Sarajevë dhe Banja Luka), e tekstilit (Sarajevë, Mostar, Bosanski Brod etj.), e drurit, ushqimore. Pas luftës 3 vjeçare, Bosnja pësoi shkatërrime të mëdha në ekonomi dhe humbje në njerëz. Tash ekonomia është aktivizuar pjesërisht, refugjatët janë kthyer pjesërisht, dhe po bëhen përpjekje që jeta e ndarë mes tre popujve të normalizohet.Bujqësia është më pak e zhvilluar. Më tepër është zhvilluar në veri dhe në luginat e lumenjve. Në veri kultivohen drithërat, bimët industriale, në luginën e Neretvës duhani, bimët mesdhetare, vreshtat, perimet. Prania e livadheve dhe kullotave në male ka ndikuar në zhvillimin e blegtorisë. Ndër llojet e blegtorisë më shumë rriten gjedhët (mbi 1 milion kokë). Në Bosnjë-Hercegovinë rreth 50% e sipërfaqeve gjenden nën pyje, andaj pylltaria ka rëndësi të mëdha ekonomike.

Kultura

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor:Kultura e Bosnjës
  • Telekomunikacioni
  • Rrjeti i transportit nuk i plotëson kërkesat e vendit. Transporti ajror: ne Bosnje ka 4 aeroporte ai i Sarajeves, Tuzles, Mostarit dhe Banja Lukes.
  • Ushtria
  • Turizmi zhvillohet kryesisht në ofertat për vizita në qendrat kulturoro-historike, arkitekturore orientale, për kuzhinën boshnjake etj.

Shiko edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons has media related toBosnja dhe Hercegovina.

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Kopje e arkivuar". Arkivuar ngaorigjinali më 15 mars 2018. Marrë më31 korrik 2015.{{cite web}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Plotësisht në Ballkan
Kryesisht në Ballkan
Pjesërisht në Ballkan
Shih edhe:
Shtetet e pavarura
Denimark
Mbretëria e Bashkuar
Varësitë e kurorës
Zona të veçanta
të sovranitetit
të brendshëm
Finlanda
Norvegjia
Mbretëria e bashkuar
  • 1 Përfshin kufirin konvencional midis Evropës dhe një kontinenti tjetër.
  • 2 Konsiderohet evropiane për arsye kulturore, politike dhe historike, por gjeografikisht ndodhet në Azinë Perëndimore.
  • 3Ishujt Oqeanik në afërsi të Evropës zakonisht grupohen me kontinentin edhe pse nuk janë të vendosur në shelfin e tij kontinental.


Ky artikull me tematikë në lidhje megjeografinë e Bosnjës dhe Hercegovinës është një faqecung. Ju mund tëndihmoni Wikipedia-n duke epërmirësuar atë.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Bosnja_dhe_Hercegovina&oldid=2772757"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2026 Movatter.jp