Transportuesi i ri është i gjate 76 metra dhe 5.5 me i gjate se “jumbo jeti” 747-400. Boeing gjithashtu ka prodhuar versionin e aeroplanit per pasagjere...
Aeroplani gjigant i mallrave Boeing 747-8, aeroplani me i madh i prodhuar nga kompania amerikane, kreu me sukses fluturimin e pare. Fluturimi provues është kryer nje dite para 41 vjetorit te fluturimit te “jumbo jetit” origjinal 747. Transportuesi i ri është i gjate 76 metra dhe 5.5 me i gjate se “jumbo jeti” 747-400. Boeing gjithashtu ka prodhuar versionin e aeroplanit per pasagjere. Deri tani ka 76 porosi per transportuesin e ri dhe 32 per modelin e udhetareve 747-8.Kompania tha se transportuesit e rinj do te jene shume te qete, me pak shpenzues te karburantit dhe do te leshojne me pak gazra te demshme krahasuar me modelin e tanishem 747-400.
Transportuesi ka cmimin e katalogut pak mbi 301 milione dollare, por transportuesit ajror zakonisht arrijne te marrin zbritje.Airbus, rivali evropian i Boeingut, ka planifikuar versionin transportues te Airbus A380, aeroplani me i madh i pasagjereve ne bote, por programi është pezulluar ne vitin 2007, kur kompanite FedEx dhe UPS anuluan porosite. Aeroplanet e rinj te Boeingut jane shume me te vegjel se A380, qe prodhuesi amerikan e konsideron perparesi, per shkak te kostos se operimit.