Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Podujeva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë ngaBesiana)
Podujeva
Подујево
Podujeva osePodujevë
Besiana ose Besianë
Official logo of Podujeva Подујево
Emblema
Location of the municipality of Podujevo within Kosovo
Location of the municipality of Podujevo within Kosovo
Coordinates:42°54′N21°11′E / 42.900°N 21.183°E /42.900; 21.183
ShtetiKosovaKosova
RajoniRajoni i Prishtinës
Government
 • KryetariShpejtim Bulliqi
Area
 • Urban9 km2 (3 sq mi)
 • Komuna633 km2 (244 sq mi)
Elevation
670 m (2.200 ft)
Population
 (2024)
 • Urban
22.448
 • Komuna
70.975
Time zoneUTC+1 (CET)
 • Summer (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
11000
Area code+383 38
Targat e automjeteve01
Websitekk.rks-gov.net/podujeve

Besiana osePodujeva (forma e shquar shqipe:Besianë osePodujevë,Cirilik serb: ПодујевоPodujevo) është qytet i vjetër iKrahinës së Llapit, qendër administrative eKomunës së Podujevës. Shtrihet në pjesën veri-lindore tëKosovës, në fushëgropën eLlapit, nga pjesët kodrinore-malore të malit tëLeposaviqit në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje. Besiana dikur qytezë e vjetër eKrahinës së Llapit, në ditët e lirisë po shndërrohet në një qytet të bukur e qendër me rëndësi ekonomike, arsimore, tregtare, turistike, politike, kulturore, sportive, joshëse për llapjanët, kosovarët e të huajt.

Histori dhe Ekonomi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Organizimi i tanishëm administrativ i komunës daton nga vitet e 60-ta. Është vlerësuar se zhvillimin më të hovshëm shoqëror ekonomik, Besiana e ka arritur në vitet e 80-ta. Në këtë periudhë veprimtarinë e vet e kanë zhvilluar 16 organizata ekonomike shoqërore me rreth 2.500 punëtorë. Gjatë viteve të 90-ta u themeluan rreth 200 ndërmarrje me kapital privat, kryesisht nga lëmi i tregtisë e shërbimeve. Gjatë luftës të gjitha këto ndërmarrje u shkatërruan. Pasojat ekonomike të konfliktit të fundit kanë qenë të rënda dhe kanë rezultuar shkatërrimin e kushteve ekonomike të shumë ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Derisa shumica e këtyre ndërmarrjeve ndërprenë marrjen me tregti, në ato të cilat kanë mbetur janë të punësuar përafërsisht 400 persona.

Lufta

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Treva e Llapit gjatë shekujve ka dhënë shumë bijë e bija për lirinë e trevave shqiptare duke u bë "Djep i Shqiptarizmit, shembull qëndrese e patriotizmi për çdo pëllëmbë të Tokës Shqiptare. NëZOLL beteja e parë është zhvilluar më15 shtator1998 në fshatinDobratin, ishte njëherit edhe lufta e parë e luajve e luaneshave tëUÇK në krahinën e Llapit kundër forcave të mëdhaserbe. Heroizmi e triumfi i luftëtarëve të lirisë do të mbetet unik në histori. Në atë kohë në këtë fshat ishte komanda e baza e veprimtarisë së UÇK.

Gjeografi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Besiana shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushëgropa eLlapit, pjesët kodrinore-malore të malit tëLeposaviqit në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Qyteti i Podujevës shtrihet në të dy anët elumit Llap.

Lumi Llap, lum ky që kalon nëpër qendrën e qytetit të Podujevës

Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidhKosovën me pjesët tjera të GadishullitIlirik (Ballkanik). Besiana është 22 kilometra larg ngaPrishtina, 60 kilometra larg ngaFerizaji, 79 kilometra larg ngaPeja, 55 kilometra larg ngaGjilani, 86 kilometra larg ngaGjakova dhePrizreni.

Turizmi

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Podujevës karakterizohet me potenciale të shumta të zhvillimit të turizmit. Gjeomorfologjia e territorit të Komunës së Podujevës e karakterizuar me dy masive malore, Albanikun dheGollakun, si dhe fushëgropa e Llapit së bashku melumin e Llapit dheLiqenin e Batllavës i japin vlerë konkuruese Komunës së Podujevës në Kosovë.[1]

Liqeni i Batllavës

Liqeni i Batllavës paraqet një vend mjaft atraktiv për zhvillimin e ekoturizmit me pamje piktoreske. Liqeni është i krijuar artificialisht në vitin 1959, për nevojat eKorporatës Energjetike të Kosovës për ftohjen e stabilimenteve, më pastaj është përdorur për ujë të pijshëm ku edhe sot furnizohet një pjesë e madhe e qyteteve të Republikës së Kosovës.[1]

Në fshatinPopovë shtrihen disa mini ujëvara me pamje pitoreske. Përveç aspektit turistik këto ujëvara ofrojnë tinguj dhe pamje interesante. Në rrethinën e këtyre ujëvarave ka një vegjetacion të pasur i cili krijon kushte për turizëm dhe pushim. Ajri i pastër dhe freskia ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Kjo pjesë e territorit të Podujevës mund të shfrytezohet edhe për shtigje shumë të përshtatshme ecjesh. Ujëvara të ngjashme gjenden edhe në fshatinMuhazob.[1]

Trashëgimia historike e komunës së Podujevës është shumë e pasur. Në Podujevë ka një ndërthurje të të kaluarës antike me të tashmën moderne. Vendbanimet e hershme në Komunën e Podujevës flasin për një zhvillim shumë të hershëm qysh nga antikiteti. Ajo me çka veçohet Komuna e Podujevës në aspektin kulturor është lokaliteti arkeologjikVendenisi në fshatinGllamnik me një vlerë të veçantë historike, poashtu Besiana karakterizohet edhe me objekte të hershme fetare siç janëXhamia e Brainës si dhe Kisha e vjetër e braktisur e Shën Arkangjell Mehillit nëRakinicë.[1]

Ajo e cila flet shumë për sakrificën e qytetarëve të Podujevës deri në arritjen e lirisë pasqyrohet më së miri në Kullën eZahir PajazititRakinicë, Kompleksin Memorial Baza e Parë eUÇK-së nëLladoc dhe në Kompleksin Memorial nëPenuhë.[1]

Politikë

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Podujevës administrohet ngaLëvizja Vetëvendosje. Në këtë komunë është punuar shumë për lëvizjen e lirë të minoriteteve dhe janë krijuar shumë organizata te cilat ndihmojnë në ketë proces. Zgjedhjet lokale dhe nacionale kanë kaluar në përgjithësi pa probleme. Gjatë historisë Besiana ka dhënë kontribut të madh politikës gjithëkombëtare në luftë për ruajtjen e territoreve shqiptare nga grabitësit sllav e për të bindur fuqitë politike botërore se shqiptarët janë të Zotët e vetes e të aftë të ndihmojnë përparimin e mirëqenien e civilizimit botëror.

Personalitete nga regjioni

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor:Lista e personaliteteve nga komuna e Podujevës

Besiana nga gjiri i sajë ka nxjerrë personalitete jo vetëm me ndikim lokal por edhe me ndikim të përgjithshëm kombëtarë e ndërkombëtarë si

Mediat lokale

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Besiana ka momentalisht dy radio lokale ”Radio Llapi” dhe “Radio Vizioni” dhe Televizionin lokal “TV Llapi”, të cilat thuajse kanë shtrirje (dëgjueshmëri dhe shikueshmëri) të plotë në tërë territorin e komunës së Podujevës.

Sport

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Besiana ka një traditë të vjetër sportive. Në vitet e para të shekullit të kaluar ishte traditë gara sportive me kuaj të cilën e organizonte Familja Fusha, në të cilën merrnin pjesë ngarës sportiv nga trevat shqiptare. Më vonë në vitet e tredhjeta të shekullit të kaluar shkëlqen me mjeshtrinë e tij Jahja Fusha në futboll, not, skijim e shah e gjatë studimeve në Shkup edhe në tenis. Gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dallohet në atletikë e hendboll Xhafer Salihu i shkëlqyeshëm.

Gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluarFadil Vokrri bëhet i famshëm në futboll. Sportist të shumtë të merituar të Podujevës shkëlqyen në klubet llapjane, kosovare e ndërkombëtare.

Ekipi i qytetit ështëKF Llapi i cili poashtu ka stadiumin në qendër të qytetit i quajtur "Zahir Pajaziti".

Muzikë

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Besiana ka një traditë muzikore shekuj më radhë. Në historinë më të re kanë dalur shumë këngëtar dhe aktor të njohur në trevat shqiptare.

Binjakëzimet

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Podujeva është e binjakëzuar me këto qytete:

Shiko edhe këtë

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^abcde"STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT"(PDF).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^"Partnerstädte".velbert.de (në gjermanisht). Velbert. Marrë më2021-03-09.
  3. ^"Podujeva binjakëzohet me Linzin e Austrisë".
  4. ^"Nënshkruhet marrëveshja e binjakëzimit në mes të Podujevës dhe Kestelit".
Qyteti
Fshatërat
Bajçina  · Balloci  · Baraina  · Batllava  · Bellopoja  · Bërveniku  · Bllata  · Bradashi  · Braina  · Breca  · Burica  · Dobërdoli  · Dobratini  · Dumnica e Epërme  · Dumnica e Poshtme  · Dumoshi  · Dvorishti  · Dyzi  · Gërdoci  · Gllamniku  · Godishnjaku  · Halabaku  · Hërtica  · Kaçybegu  · Kalatica  · Katunishta  · Kërpimehu  · Kunusheci  · Kushevica  · Letanca  · Livadica  · Lupçi i Epërm  · Lupçi i Poshtëm  · Lladoci  · Llapashtica e Epërme  · Llapashtica e Poshtme  · Llausha  · Lluga  · Lluzhani  · Majaca  · Merdari  · Metehia  · Metergoci  · Miroci  · Muhazobi  · Murgulla  · Obrança  · Orllani  · Pakashtica e Epërme  · Pakashticë e Poshtme  · Penuha  · Perani  · Përpellaca  · Pollata  · Popova  · Potoku  · Rakinica  · Reçica  · Repa  · Revuqi  · Sallabaja  · Sfeçla  · Siboci i Epërm  · Siboci i Poshtëm  · Sllatina  · Surdulli  · Surkishi  · Sylevica  · Shajkoci  · Shakovica  · Shtedimi  · Tërnava  · Tërnavica  · Turuçica  · Zakuti  · Zhitia




Stema e shtetit
DeklarataKushtetutaRepublika e KosovësSHPKTMK
GjykataKuvendiKryetariQeveriaShërbimet
Komunale : Artana  ·Dardana  ·Deçani  ·Sharri  ·Drenasi  ·Ferizaj*  ·Fushë Kosova  ·Gjakova*  ·Gjilani*  ·Graçanica  ·Hani Elezit**  ·Burimi  ·Juniku  ·Kaçaniku  ·Klina  ·Kllokoti  ·Albaniku  ·Lipjani  ·Malisheva  ·Mamusha  ·Mitrovica*  ·Kastrioti  ·Parteshi  ·Peja*  ·Podujeva  ·Prishtina*  ·Prizreni*  ·Rahoveci  ·Ranillugu  ·Shtërpca  ·Shtime  ·Skënderaj  ·Theranda  ·Vitia  ·Vushtrria  ·Zubin Potoku  ·Zveçani
Rajonale : Gjakova · Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Podujeva&oldid=2773067"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp