Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Shko te përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Astronomia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull rreth shkencës përfshin njëlistë të burimeve,lexim të ndërlidhur, oselidhje të jashtme,por burimet e tij qëndrojnë të paqarta sepse nuk kafusnota në rreshtat e tekstit. Ju lutemi ndihmoni përta përmirësuar këtë artikull rreth shkencës ngaduke prezantuar citate më të sakta.(shkurt 2025) (Mësoni si dhe kur ta hiqni këtë mesazh shablloni)

Astronomia ështëshkencë natyrore që përfshinvrojtimin dhe shpjegimin edukurive që ndodhin jashtëTokës dheatmosferës së saj. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proçeset (ecuritë) në të cilat ato përfshihen. Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit. Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej nëastrometri,mekanikë qiellore dheastrofizikë. Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumëuniversitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.

Astronomi Lunare:Pjesa e Hënës që nuk shihet. Eshtë fotografuar nga misioniApollo 11 që u soll rrethHënës1969.

Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngatërruar meastrologjinë, apopseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e trupave qiellorë. Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime (vrojtimin e qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas metodave shkencore, ndërsaastrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.

Etimologjia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Astronomia (nga fjalaGrekeἀστρονομία, prejἄστρονastron, "yll" dhe -νομία-nomia ngaνόμοςnomos, "ligj" ose "kulturë") do të thotë "ligji iyjeve". Astronomia nuk duhet ngatërruar meastrologjinë, sistemin besimtar që konstaton që veprimet shoqërore diktohen dhe ndërlidhen me pozitat e objekteve yjore.[1] Edhe pse të dy fushat kanë prejardhje të përbashkët, ato janë që tani plotësisht të ndara.[2]

Degët

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Astronomia përbehet nga disa degë. Ndarja e parë bëhet nëastronomi teorike, dheastronomi vrojtuese. Vrojtuesit përdorin mënyra të ndryshme për të marrë të dhëna mbi dukuri të ndryshme, të dhëna që përdoren ngateoricienët për ndërtimin e modeleve, shpjegimin e këtyre dukurive dhe parashikimin e të tjerëve të ngjashëm. Kjo nuk do të thotë që vrojtuesit dhe teoricienët janë persona të ndryshëm.

Degët e studimit mund të ndahen edhe sipas dy kritereve:

Ndarja sipas subjektit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Astronomia planetare, oseshkencat planetare: një "djall pluhuri" neMars. Fotografuar ngaMars Global SurveyorVrojtuesi i përgjithshëm marsian.
  • Astrometria: Mat vendosjen dhe zhvendosjen e objekteve (sendeve) qiellore. Nevojitet të përcaktojë sistemin e përdorur të vend-ndodhjes dhe lëvizje-matjen e objekteve në galaksinë tonë.
  • Kozmologjia: Studimi i gjithësisë në tërësi dhe zhvillimin e saj.
  • Astronomia galaktikore: Ishte studimi i ndërtimtarisë dhe përbërësve të galaktikës sonë. Tani përfshin studimin e galaktikave të tjera që mund të vëzhgohen me hollësi.
  • Astronomia Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashtë galaksisë sonë.
  • Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studimi i formimit të galaksive, dhe zhvillimit të tyre në gjendjen e vëzhguar të tashme.
  • Shkenca planetare: Studimi iplanetëvesistemit diellor është (në kohët e fundit), nganjëherë i menduar njëdisiplinë e ndryshme; e quajtur gjithashtuplanetologji.
  • Astronomia yjore: Studimi i yjeve në përgjithësi.
  • Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri në fundin e tyre si mbetje yjore.
  • Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) që kanë çuar në formimin e yjeve në brendësinë e reve tëgazta, dhe vetë ecurinë e formimit.

Gjithashtu, ka edhe disiplina të tjera që mund të mendohen pjesë e astronomisë, ose janë shkenca ndërdisiplinore në lidhje me astronominë si:

Mënyra e përfitimit të informacionit

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Në astronomi, mënyra kryesore për të përftuar informacione është nëpërmjet identifikimit dhe analizimit tërrezatimeve radioaktive,fotoneve; mënyrë tjetër për përftimin e informacioneve janërrezet kozmike,neutrinot, dhe, në të ardhmen e afërt,valët gravitacionale (shihLIGO dheLISA).

Një ndarje tradicionale e astronomisë jepet edhe nëpërmjetspektritelektromagnetik të vëzhguar:

Lente gravitacionale

Astronomia përtejgalaktikore: lente gravitacionale. Ky imazh i teleskopit hapësinor Hubëll tregon blu të ndryshme, objekte në formë nyjesh që s'janë gjë tjetër veçse imazhe shumëfishe të të njëjtës galaksi. Janë shumëfishuar nga efekti i lentes gravitacionale i një grupimi galaksish të verdha, eliptike dhe spirale. Lentja gravitacionale krijohet nga fusha gravitacionale e grupimeve që prish imazhin e objekteve më të largëta.
Klikoni mbi foto për më shumë informacione dhe një pamje më të zgjeruar.

Radioastronomia dhe astronomia optike mund të mbështetet nga grupeobservatorësh, sepseatmosfera e Tokës është e tejdukshme në atë gjatësi valësh. Drita infra e kuqe thithet thuajse tërësisht ngaavujt eujit, për këtë vëzhguesit infrared duhet të vendosen lart në hapësirë ose në një vend të thatë .

Atmosfera është opake në gjatësitë valore të përdorura ngaastronomia e rrezeve X,astronomia e rrezeve gama,astronomia UV dhe, për këtë arsye mund të dërgohen lart nëpërmjetballonave oseobservatorëve hapësinorë.

Historia

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Artikullikryesor:Historia e astronomisë

Në pjesën e hershme të historisë së saj, astronomia merrej vetëm me vëzhgimin dhe parathënien e lëvizjeve të trupave qiellorë që mund të shiheshin me sy.

Rigveda përmend 27yjësi që shoqërohen me lëvizjen e diellit si edhe 12 ndarjezodiakale të qiellit.Grekët e lashtë dhanë një ndihmesë të rëndësishme në astronomi, mes të tjerash me përkufizimin e sistemit tëmadhësisë.Bibla përmban disa pohime rreth vendosjes së tokës në gjithësi dhe rreth natyrës së yjeve dhe planetëve, shumica e të cilave janë më tepër poetike sesa tekstuale; shikoKozmologjia biblike. Në vitet500 e.r.,Arjabhata paraqiti një sistem matematikor që e shfaqte tokën të rrotullohej rreth boshtit të saj dhe i mendonte lëvizjet e planetëve rreth diellit.

Studimi i astronomisë pothuajse ndaloi gjatë mesjetës, përveç punës së astronomëve arabë. Astronomi islamik i fundshekullit 9al-Farghani (Abu'l-Abbas Ahmad ibn Muhammad ibn Kathir al-Farghani) shkroi gjerësisht mbi lëvizjen e trupave qiellorë. Puna e tij u përkthye në gjuhën latine në shekullin e 12. Në fundshekullin e 10, u ndërtua njëqiellvëzhgues i madh afërTeheranit, nëIran nga astronomial-Khujandi i cili vëzhgoi një sërë kalimesh meridiane të diellit, gjë që e lejoi atë të njehsonte pjerrësinë ekliptike.

Persi,Omar Khajam (Ghijat al-Din Abu'l-Fat‘h Umar ibn Ibrahim al-Nisaburi al-Khajami) përpiloi shumë tabela astronomike dhe riformoikalendarin i cili ishte më i saktë sekalendari julian dhe i afrohejkalendarit gregorian.

GjatëRilindjesKoperniku propozoi njëmodel heliocentrik (model që ka si qendër diellin) tësistemit diellor. Puna e tij u mbrojt, u zgjerua, dhe u saktësua ngaGalileo Galilei dheJohanes Kepleri. Kepleri ishte i pari që shfaqi një sistem i cili përshkruante saktësisht hollësitë e lëvizjeve të planetëve me diellin në qendër. Megjithatë, Kepleri nuk i kuptonte arsyet pas ligjeve që ai përshkroi. I mbetej shpikjes sëNjutonitdinamikave qiellore dheligjit të rëndesës të shpjegonte përfundimisht lëvizjet e planetëve.

Astronomia yjore, zhvillimi yjor :Mjegullnaja planetare milingonë. Gazrat dalës nga qendra e yllit që po vdes tregojnë modelet simetrike jo të ngjashëm me modelet kaotike të shpërthimeve të rëndomta.

Yjet mendohet të jenë trupa qiellorë shumë të largët. Me shpikjen espektroskopisë u dëshmua se ata janë të ngjashëm me diellin tonë, por me një kënd të gjerëtemperaturash,masash, dhe madhësish. Ekzistenca egalaksisë sonë,rrugës së qumështit, si një grup i ndarë yjesh u vërtetua vetëm në qindvjeçarin e 20, sëbashku me ekzistencën e galaksive "të jashtme", dhe pak më vonë, zgjerimi igjithësisë vërejtur me largimin e shumicës së galaksive nga ne.Kozmologjia bëri një përparim të madh gjatë qindvjeçarit të 20, me modelin eBumit të Madh mbështetur fuqimisht nga provat e dhëna nga astronomia dhe fizika, si p.sh.rrezatimi i pasëm i mikrovalëve kozmike,Ligji i Habllit dhembushëllimi kozmologjik i elementeve.

Shih edhe

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Vegla astronomike

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Losev, Alexandre (2012). "'Astronomy' or 'astrology': A brief history of an apparent confusion".Journal of Astronomical History and Heritage.15 (1): 42–46.arXiv:1006.5209.Bibcode:2012JAHH...15...42L.doi:10.3724/SP.J.1440-2807.2012.01.05.ISSN 1440-2807.S2CID 51802196.{{cite journal}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)
  2. Unsöld, Albrecht; Baschek, Bodo (2001).The New Cosmos: An Introduction to Astronomy and Astrophysics. Translated by Brewer, W.D. Berlin, New York: Springer.ISBN 978-3-540-67877-9.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Astronomia&oldid=2771534"
Kategoritë:
Kategori e fshehur:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp