Skulpturë mermeri në Muzetë e Vatikanit me mbishkrimin e emrit "Aspasia" në bazë. Zbuluar në vitin 1777, kjo skulpturë mermeri është një kopje romake e një origjinali tëshekullit V p.e.s.[1][2].
Aspasia e Miletit, e njohur zakonisht siAspasia (nëgreqishten e lashtë: Ἀσπασία,Aspasía; rreth470 p.e.s.[3] – rreth400 p.e.s.[4]) qe dashnorja dhe bashkëshortja e politikanit athinasPerikliu, nga i cili pati një djalë,Perikliu i Ri, megjithëse nuk dihen detajet e plota të gjendjes së tyre martesore. Jone dhe me origjinë ngaMileti, mori pjesë në jetën publike tëAthinës nëepokën klasike. SipasPlutarkut, shtëpia e saj u bë një qendër intelektuale deri në pikën e tërheqjes së shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të famshëm, përfshirëSokratin, i cili, nga ana tjetër, supozohet se ka qenë i ndikuar nga mësimet e Aspasias. Përmendet në shkrimet ePlatonit,Aristofanit,Ksenofonit dhe të tjerëve.
Edhe pse ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj të rritur nëGreqi, dihen shumë pak detaje nga jeta e saj. Disa studiues spekulojnë se Aspasia ishte një kujdestare e një bordello dhe një eterë. Roli historik i Aspasias ofron njohuri thelbësore për të kuptuarit e grave nëGreqinë e lashtë. Dihet shumë pak për gratë e kohës së saj. Studiuesja Madeleine Henry shprehet se "të bësh pyetje për jetën e Aspasisë është si të bësh pyetje për gjysmën e njerëzimit".[5]
Dillon, Matthew (2002).Girls and Women in Classical Greek Religion. London, New-York: Routledge.ISBN0-415-20272-8.{{cite book}}:Mungon ose është bosh parametri|language= (Ndihmë!)