Movatterモバイル変換


[0]ホーム

URL:


Kërceni tek përmbajtja
Wikipediaenciklopedia e lirë
Kërko

Arteria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipasudhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemindihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Ky artikull ështëi cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke ezgjeruar atë.

Arteria (ngagreqishtja αρτηρία) është njëenë gjaku nëpërmjet së cilësgjaku largohet prejzemrës.

Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun eoksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut. Arteria më e madhe në trupin e njeriut ështëaorta me diametër prej rreth 3cm. Zemra e pompon gjakun nëpër një sistem gypash, të quajtur enë gjaku.

Karakteristikat

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shtresa muskulore e arterieve në krahasim me atë të venave është e trashë . Kjo do të thotë se arteriet e vogla duke u ngushtuar ose zgjeruar mund të kontrollojnë vëllimin e gjakut që kalon përmes tyre.[1]
  • Shtresa elastike e arterieve , në krahasim me atë të venave , është relativisht e trashë , sepse presioni i gjakut brenda tyre duhet të jetë i lartë , në mënyrë që gjaku të shkojë deri në pjesët më të largëta të trupit . Gjatë çdo rrahjeje të zemrës ( sistola ) , muret elastike të arterieve shtrihen . Kur zemra relaksohet ( diastola ) , muret elastike rikthehen në pozicionin normal , siç ndodh edhe me një shirit të thjeshtë elastik . Shtrirja dhe rikthimi në pozicionin fillestar ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut , që krijohet nga rrahjet e zemrës .[1]
  • Trashësia e përgjithshme e murit të arterieve është e madhe . Një gjë e tillë ndikon në qëndrueshmërinë e enëve për të shmangur çarjet që mund të shkaktohen nga presioni i gjakut.[1]
  • Arteriet nuk kanë valvula (me përjashtim të arterieve që dalin nga zemra) , sepse gjaku është vazhdimisht nën presion të lartë . Ky presion krijohet gjatë tkurrjeve të zemrës . Në këto kushte , gjaku nuk ka mundësi të kthehet mbrapa .[1]

Referime

[Redakto |Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^abcdToole, Susan and Glenn (2018).Biologjia 12 me zgjedhje. Tirane: mediaprint. fq. 117.ISBN 978-9928-08-343-2.
Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Arteria&oldid=2425371"
Kategoritë:
Kategori të fshehura:

[8]ページ先頭

©2009-2025 Movatter.jp