Aritmetika (gr.αριθμός, arithmos = numër) është dega më e vjetër dhe më e thjeshtë ematematikës dhe përdoret gjerësisht në jetën e përditshme për qëllime nga më të thjeshtat, numërimin, gjer në më të përparuarat, si njehsimet në studimet kërkuese dhe në tregti. Emërtimi lidhet me atë degë të matematikës që studion vetitë themelore të disa veprimeve menumrat, veçanërisht menumrat e plotë. Matematikanët nganjëherë e përdorin emërtimin aritmetikë për të treguarteorinë e numrave, e cila nuk duhet ngatërruar me aritmetikën elementare.
Aritmetika në arsimimin shkollor është lëndë mësimore mbi numrat dhe lidhjet e tyre ndërmjet veti. Para së gjithash, aritmetika merret me veprimet themelore llogaritëse si dhe fuqizimin dhe llogaritjen e fuqisë së numrave.
Davenport, Harold (1999).The Higher Arithmetic: An Introduction to the Theory of Numbers (në anglisht) (bot. 7th). Cambridge, UK: Cambridge University Press.ISBN978-0-521-63446-5.
Cunnington, Susan,The Story of Arithmetic: A Short History of Its Origin and Development, Swan Sonnenschein, London,- 1904
Dickson, Leonard Eugene,History of the Theory of Numbers (3 volumes), reprints: Carnegie Institute of Washington, Washington, 1932; Chelsea, New York, 1952,- 1966